Si te sillemi pas nje ndarjeje.....
2 posters
Faqja 1 e 1
Si te sillemi pas nje ndarjeje.....
Si te sillemi pas nje ndarjeje.....
• Kujdes kur ta takosh. Nëse të dhemb dhe të qahet, mos e bëjë para partnerit. Mos ia nxij jetën me gjëra të tilla partnerit dhe të tjerëve. Qaj kur je vetëm.
• Mos rri vetëm në kujtime,! Mundohu të argëtohesh deri në maksimum.
• Mos e luaj rolin e psikopatit dhe të sjellësh vendim që të mos ia len vendin!
• Mos e lut asnjëherë që të t'kthehet. Mund të ndodh që të kthehet po asgjë nuk do të ndryshoj në lidhjen tuaj!
• Është dobësi tejet e madhe njerëzore që në shenjë hakmarrjeje t'ia kthesh gjërat që t'i ka dhuruar gjatë lidhjes apo t'i kërkosh gjërat që ia ke dhuruar! Ja një ide, nëse nuk të duhen pas një kohe, mund t'i falësh dikuj tjetër apo dhe t'i shesesh? Është shumë më e ndershme.
• Mendo çastet e mira por asnjëherë mos jeto në të kaluarën duke ia përsëritur vetes se keni mundur të jeni çift i mrekullueshëm. Nëse keni qenë çift i mrekullueshëm kjo nuk do të thotë që edhe keni mundur të mbeteni të tillë. Gjithçka e ka kohën e vetë. Është shumë vështirë, po aq sa mundeni përqëndrohuni në ardhmëri.
• Nëse je ndarë nga partneri, dhe ndihesh i/e lënduar, i/e braktisur, mos gabo të kontaktosh me shoqen/shokun e ish partnerit apo në raste ekstreme motrën/vëllaun e tij (saj)! Kjo vërtet tregon dobësinë e shpirtit të një njeriu që tash është në gjendje të hakmirret nga urrejtja. Në fund gjithçka do të kuptohet dhe asgjë nuk do të arrihet me këtë. Me ketë vriten edhe ato çaste të bukura në kujtesën e partnerit! Kjo është dobësi që as vetes nuk do të mund t'ia fal njeriu.
• Fol edhe më tej me simpati për partnerin. Nëse jo së paku fol natyrshëm për të me të tjerët. Mos perhap gënjeshtra dhe shpifje. Edhe kjo është marrëzi që nuk falet ngase sidoqoftë, ish partneri ytë mbetet ende pjesë e jetës sate.
• Mos iu hedh në përqafim dikuj tjetër me shpresë se do të zëvendësoj atë që të mungon. Shpesh këto lidhje përfundojnë tmerrësisht keq. Prit, vështro, buzëqeshu. Patjetër do të del dikush që do ta kthejë buzëqeshjen.
• Dilni shëtisni me shokë apo shoqe në shëtitje miqësore. Mos i lodhni me problemin tuaj. Mos u arsyetoni e keni patur mire së bashku por se dini se çka ka ndodhur. Vetëm thuani dhe mendoni se kjo është gjëja më e mire momentalisht për ju. Kushedi pse është mire.
• Qërasni çdo ditë veten me nga një çokollatë. mund ta nderroni pak pamjen tuaj të flokeve, veshjes po jo të ndërmerrni ndryshime drastike.
• Mundohuni që në zemrën tuaj të mbeteni miq të vërtet me ish partnerin. Bisedoni vetëm me miqtë më të ngushtë që vërtet ju kuptojnë.
• Nëse mundeni qani mire kur të mbeteni vetëm. Kjo vërtet ndihmonë. Pra mbani mend, vetëm kur të mbeteni vetëm.
Re: Si te sillemi pas nje ndarjeje.....
interesante shum e bkr tema po sma merr mendja se dy tdashuruar dikur do mbeten miq ne nje te ardhme
Burrelsja- I/e Përjashtuar
- Vendbanimi : Burrel
Postime : 603
Gjinia :
Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha : 29
Hobi : Smogxhije
Similar topics
» Si te sillemi me femijet pas nje divorci
» Femijet kapricoze, si te sillemi me ta
» Si të sillemi me fëmijët kokëfortë
» si duhet te sillemi para aktit seksual
» Femijet kapricoze, si te sillemi me ta
» Si të sillemi me fëmijët kokëfortë
» si duhet te sillemi para aktit seksual
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi