“Big Brother” në start, ja si ndryshon spektakli!
2 posters
Faqja 1 e 1
“Big Brother” në start, ja si ndryshon spektakli!
Për ata që kanë aplikuar, këto janë ditë tepër emocionuese, pasi shou më i madh në Shqipëri, “Big Brother”, do të fillojë shumë shpejt. E shtuna e ardhshme është dita që sipas të gjitha informacioneve do të startojë edicionin e “Big Brother 6”, i cili këtë herë do të vijë tërësisht ndryshe. Loja këtë vit siç kemi mësuar nuk do t’i ngjajë fare Bigut standard që kemi parë deri tani në ekranet tona. Një formatim i ri do ta bëjë këtë shou po aq interesant sa edhe të vështirë për konkurrentët. Do të ketë shumë ndryshime dhe një nga ato që ne kemi mësuar do të jetë pikërisht roli i opinionistit të këtij spektakli. Mësohet se nuk do të jetë më opinionisti klasik siç kemi parë këto vite, por do të jenë disa.Personat që do të bëhen pjesë e programit do të jenë profesionistë të fushave si psikologjia, sociologjia apo edhe filozofia. Pra ekspertë të cilët do të japin një opinion dhe vlerësim më të saktë lidhur me problematikat që mund të kenë banorët në këtë shou gjigant. Deri tani emrat të përfolur por jo të konfirmuar janë Artan Fuga, por edhe Delina Fico. Këta janë emrat që prej disa javësh qarkullojnë si opinionistët e mundshëm të bigut sivjet. Ndërsa gazetari i njohur Arjan Konomi nuk dihet nëse do të jetë më në këtë rol apo jo. Megjithatë, për këtë mbetet fjala e fundit e autorëve të këtij shou, të cilët për momentin nuk kanë dashur të zbulojnë asnjë surprizë në media.
Megjithatë, për të pasur një ide më të qartë se çfarë do të sjellë Big Brother sivjet, autori i suksesshëm Rezart Aga, në një shkrim të botuar një javë më parë në ‘Mapo’ ka thënë: “Mendoj se nuk po e bëjmë këtë program sepse është për t’u bërë. Mendoj se nëpërmjet tij mund të sjellim ende diçka të re për publikun. Në një të ardhme të afërt, mendoj që të fusim dhe persona të njohur, të famshëm në shtëpi”. Transformimet kanë nisur që këtë vit në të vërtetë.
Një linjë e re do i shtohet asaj klasikes, që do e nxjerrë në pension një herë e mirë, të paktën për këtë vit, frazën e pëlqyer “isha vetvetja” dhe debatet pa fund “isha-s’ishe”. Asnjë nga konkurrentët nuk do jetë vetvetja, sepse secili do mbajë një sekret të madh dhe loja e tij përveçse mos të eliminohet nga televotimi, do synojë të mbajë sa më gjatë sekretin dhe të zbulojë sekretin e tjetrit. “Çdo konkurrent do ketë një të fshehtë, do hyjë si një person krejt tjetër nga ai që është, një baba i përkushtuar, do i hyjë si një burrë beqar, një jetim do flasë për prindërit sikur t’i kishte ende gjallë.
Kushdo duhet të përpiqet t’i zbulojë sekretin tjetrit, sepse ky sekret ka një çmim (sa më i madh sekreti, aq më i madh çmimi) që, nëse zbulohet, shuma i kalon zbuluesit. Dhe ky, edhe nëse eliminohet nga televotimi, sepse linja klasike drejt çmimit të madh sigurisht që vazhdon, do jetë publiku ai që nxjerrë banorët dhe do zgjedhë fituesin, do dalë me një shumë parash që e ka fituar nga zbulimi i sekretit.”
Gazeta MAPO

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: “Big Brother” në start, ja si ndryshon spektakli!
se shoh edhe pse thon se esht interesante
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Arjan Konomi: Juria, inkuzicion jo juri spektakli!
» Shqiperia po ndryshon.........
» Kate Hudson ndryshon luk
» Interneti na ndryshon trurin
» Fuqia i ndryshon njerëzit për keq
» Shqiperia po ndryshon.........
» Kate Hudson ndryshon luk
» Interneti na ndryshon trurin
» Fuqia i ndryshon njerëzit për keq
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi