15 pyetje koti
5 posters
Faqja 1 e 1
15 pyetje koti
15 pyetje qesharake që na bëjnë çdo ditë dhe 15 përgjigje që nuk i japim dot
Në jetën tonë të përditshme, përballemi plot herë me ca pyetje që janë fare, po fare pa vend. Për shembull, sa hyn në shtëpi, të pyesin erdhe? E ti ose hesht ose përgjigjesh për inerci: Po erdha. Paçka se të vjen ndër mend ndonjë përgjigje e tipit “Jo mo çne, është sozia ime, unë jam në Hënë”.
Dhe kështu, fjalori ynë i përditshëm, duam apo nuk duam, është mbushur me të tilla pyetje dhe shprehje rutinë, që në më të shumtën e rasteve nuk duan përgjigje. Ose nëse do t’ua kthesh, mund të ndezësh sherr.
Më poshtë gjeni 15 pyetje nga më qesharaket që bëhen thuajse çdo ditë dhe 15 përgjigje alternative, që sigurisht asnjë prej nesh nuk duhet t’i përdorë, të paktën seriozisht jo!
1. Sapo je kthyer në shtëpi dhe kur hyn brenda të pyesin:
- Erdhe?
(Jo, në rrugë jam akoma dhe nuk vij!)
2. Të marrin në telefon te numri i shtëpisë
- Hë mo në shtëpi je?
(Jo jam në arë duke lëruar tokat!)
3. Takohesh me një shok:
- Hë mo ku je?
(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)
4. Shkon në banjë dhe bën gati dushin:
- Do bësh dush?
(Jo e ndeza kot që të harxhojë ca drita)
5. Vishesh dhe bëhesh gati të dalësh, kur dëgjon:
- Po del?
(Jo, po provoj rrobat si më rrijnë mbas trupit)
6. Ha pjatën me gjellë që të është vënë përpara, kur të thonë?
- Të pëlqeu?
(Jo s’më pëlqeu po s’desha me të mërzit!)
7. I thua shokut që ke gjetur një të dashur dhe të pyet:
- E mirë është?
(Jo, po dal se e kam në vend të hudhrës!)
8. Vjen hidrauliku që ke kërkuar për lavamanin në shtëpi dhe e pyet:
- Për lavamanin erdhe?
(Jo, kam ardhë për të varur perdet e reja!)
9. Afër mesnate, vesh pizhamet a tutat, u thua njerëzve në shtëpi natën e mirë dhe shkon për në krevat dhe të pyesin:
- Po shkon të flesh?
(Jo, po shkoj të bëj beton te pallati që po ngrihet përballë!)
10. Ulesh në një lokal dhe vjen një shok:
- Këtu qenke?
(Jo, është hija ime, unë jam në Hënë!)
11. Shkon te karburanti, afron makinën te benzina dhe hap kapakun, kur të pyesin:
- Benzinë do?
(Jo, futi limonadë!)
12. Ke humbur çelësin dhe vjen dikush i shtëpisë pas nja dy orësh. Hap derën dhe të pyet:
-Paske mbetur brenda?
(Jo, isha duke studiuar derën si e kanë prodhuar!)
13. Të marrin nga darka në telefon, e hap e përgjigjesh dhe të thonë:
- Zgjuar je?
(Jo mo çne, jam duke folur përçart në gjumë!)
14. Je në divan përpara televizorit dhe të pyesin:
- Po sheh televizor?
(Jo po vras mizat dhe po vështroj yjet!)
15. Je sallaks (mëngjarash) (person që shkruan me dorën e majtë) dhe vë një firmë, kur të pyesin:
- Qenke sallaks?
(Jo m’u lodh e djathta e thashë t’ia fus me të majtën tashti!).

Re: 15 pyetje koti
Shume nga kto pytje koti i boj dhe vet perdite si per inerci
Dhe gjithmone marr pergjigjen...JO...nga goca vogel kryesisht qe esht i cik karagjoze,..
- He erdhe?
-JO
- u zgjove?
-JO
Ktu qeke mi?
-JO
-Po han?
-JO
Etj etj etj
Dhe gjithmone marr pergjigjen...JO...nga goca vogel kryesisht qe esht i cik karagjoze,..
- He erdhe?
-JO
- u zgjove?
-JO
Ktu qeke mi?
-JO
-Po han?
-JO
Etj etj etj
Re: 15 pyetje koti
Jo
nuk me prite
Jo
nuk e hape telefonin
Jo
nuk kom marr mesazh
Po
e di more
Po
kur ashtu
Po
Pres pra ketu
nuk me prite
Jo
nuk e hape telefonin
Jo
nuk kom marr mesazh
Po
e di more
Po
kur ashtu
Po
Pres pra ketu
Malsori- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Gjermani
Postime : 1966
Gjinia :
Anëtarësuar : 16/10/2010
Mosha : 53
Hobi : Lexim, sport, punë
Re: 15 pyetje koti
Shume vezhguese Ariel. Bravo.
Me keto pytje idiote edhe un kaloj disa minuta te kendshme ne jeten e perditshme.
Psh nuk pyetet shoku "si ke qen" por "si ke mace?"

Vizitor- Vizitor
Re: 15 pyetje koti
Po pra po...duam sduam..na rreshket nonji si kto...
Ja tani isha ke njenlokal afer shpise ktu...e pashe njonen... Dhe pa dashje me doli.... - he mi ktu qeke ti? dhe mu kujtu kjo tema ktu hahahahah
Ose perdit kur vjen goca nga shkolla...he mi erdhe?....Jo..ja pret shkurt ajo ose mamit tim ne tel qepare kur me doli ke shpia...- N'shpi qeke mi gru...se ngela tu i ra qepare.
Nuk i shmangim dot..

Hë mo ku je?
(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)
(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)
Burrelsja- I/e Përjashtuar
- Vendbanimi : Burrel
Postime : 603
Gjinia :
Anëtarësuar : 10/04/2013
Mosha : 29
Hobi : Smogxhije
Re: 15 pyetje koti
[You must be registered and logged in to see this image.]
[You must be registered and logged in to see this image.]sa kam qeshBurrelsja shkruajti:Hë mo ku je?
(Te cepi matanë jam, te sytë që të dalin!)
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Pyetje me Pse..? Pergjigju me Sepse...
» Kam nje pyetje ?
» nje pyetje per ELSEEN
» Pyetje logjike...
» Cila eshte thenia juaj e preferuar?
» Kam nje pyetje ?
» nje pyetje per ELSEEN
» Pyetje logjike...
» Cila eshte thenia juaj e preferuar?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi