Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Buzëqeshja e fëmijëve të rrugës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Buzëqeshja e fëmijëve të rrugës People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Buzëqeshja e fëmijëve të rrugës

2 posters

Shko poshtë

Buzëqeshja e fëmijëve të rrugës Empty Buzëqeshja e fëmijëve të rrugës

Mesazh nga WebMaster Thu 21 Feb 2013 - 12:26

Luela Myftari

-Një ditë më parë, Shoqata Kombëtare Edukim për Jetën (SHKEJ) organizoi në ambientet e Muzeut Kombëtar në Tiranë një ekspozitë me fotografi, ku në qendër ishin portrete të fëmijëve të cilët i gjejmë në rrugë. Ata sy që na duken të rëndomtë në trotuaret e Bllokut apo duke fshirë xhamat e ndonjë makine ishin aty. Të gjithë me një buzëqeshje në fytyrë. Qartazi, kuptohej se kjo shkëndijë shprese që rrëzëllente në sytë e tyre ishte prej vëmendjes që u ishte kushtuar. Të braktisur nga vëmendja e shoqërisë, ata u kanë buzëqeshur fotografëve. Fotografët ishin Franz Kreiner, Tobias, Jurgen, Aniko dhe fotografë të tjerë profesionistë. Magdalena Niklas, përfaqësuese e “Caritas” në Shqipëri, ndërsa foli për kontributet e ofruara nga bashkëpunimi me shoqatën, shtoi: “Ne ju falenderojmë që na lejuat të kemi një bashkëpunim të tillë për të ndihmuar fëmijët që kanë nevojë për ne.” Imelda Poole, përfaqësuesja e IBMV, edhe ky një donator tjetër i rëndësishëm në projektet që i kanë ardhur në ndihmë fëmijëve dhe familjeve në nevojë. “Sado e vogël që mund t’iu duket ndihma juaj, mbani mend se edhe një pikë në oqean është shumë e rëndësishme. Sepse po të mos ishte ajo pikë uji në oqean, ai nuk do të ishte më i njëjti oqean”.

Znj. Poole falenderoi gjithashtu të pranishmit dhe ata që më së shumti kanë ndihmuar në integrimin e familjeve shqiptare dhe sidomos në edukimin e fëmijëve që kishin braktisur shkollën. Organizata SHKEJ deri më tani ka ndihmuar mbi 400 fëmijë me probleme sociale dhe ekonomike. Kanë qenë fëmijë, të cilët jo vetëm nuk kishin marrëdhënie me sistemin arsimor, por edhe nuk figuronin të regjistruar në gjendjet civile. Nga SHKEJ kanë përfituar dhe përfitojnë ende shërbime rreth 238 familje të përqendruara në pjesët periferike të Tiranës apo në zonat e thella shqiptare. Numërohen rreth 400 femra, të cilat kanë marrë mësime dhe janë trajnuar nga kjo shoqatë. Dje organizata festoi 10-vjetorin e saj. Dhe më mirë se vetë portretet e këtyre njerëzve, nuk mund të reflektohej kontributi i kësaj shoqate jofitimprurëse. Fillesa ishte në 2003-shin, atëherë kur një grup të rinjsh, të frymëzuar për të qenë pranë njerëzve në nevojë, u bashkuan në një qëllim të vetëm: “Të promovojnë të Drejtat e Njeriut dhe integrimin social.” Arjel Trajani, kreu i organizatës thotë se dhjetë vjet janë shumë pak. “Tashmë SHKEJ është gati të hyjë në stadin e adoleshencës- në stadin final drejt individit të rritur.”Ai nuk harroi të falenderonte donatorët dhe fotografët që bënë të mundur realizimin e kësaj ekspozite. Nuk harroi të premtonte se projekte të tjera që u vijnë në ndihmë këtyre fëmijëve do të jenë pjesë e rrugës së tij në jetë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Buzëqeshja e fëmijëve të rrugës Empty Re: Buzëqeshja e fëmijëve të rrugës

Mesazh nga Anakonda Wed 22 May 2013 - 19:23

sa gjynah kta buzeqeshin se mos fati ju ven dor por jo fati ka braktisur ashtu si edhe njerzit esht per te ardh keq
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi