Kuraja: Ja dobësitë e Pejës dhe forca e Prishtinës
Faqja 1 e 1

Albatrit Matoshi Publikuar: 01.03.2013 - 10:18
Në prag të derbit më të madh të BKT Superligës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës, parashikimet e tij i ka dhënë basketbollisti i vetëm, i cili ka fituar trofe me të dy këto skuadra.
Edis Kuraja kishte kaluar gjashtë vjet me Sigal Prishtinën, ku kishte fituar gjithçka që mund të fitohej në Kosovë, para se të kalojë te Peja, ku për tre vjetësh tjera me të cilën fitoi titullin dhe kupën e Kosovës. Këtë vit Kuraja është rikthyer në folenë e tij të vjetër, me të cilën synon përsëri përsëritjen e sukseseve të kaluara.
“Do të jetë një ndeshje me shumë emocione, në veçanti për mua për shkak të së kaluarës sime, ku kamë luajtur gjashtë vjet për Sigal Prishtinën dhe tre vet të tjera per Pejën. Është një rikthim emocional në Pejë, ku do të jetë një ndeshje shumë e fortë dhe me rivalitet të madh”, tha Kuraja.
Si një basketbollist që ka luajtur në të dy këto skuadra, ai i njeh më së miri pikat e forta dhe të dobëta të të dy skuadrave. Kuraja çmon lart Dardanin e Samirin te Peja, mirëpo jo edhe mbrojtjen pejane. “Pikat më të forta të Pejës janë padyshim Dardan Berisha dhe Samir Shaptahu, të cilët janë në një nivel më të lartë se të tjerët. Ndërkohë pika më e dobët mbase mund të jetë mbrojtja e Pejës, ku me një trysni më të madhe tonën do të mund ta thyenim atë”, ka thënë Kuraja, duke vazhduar me Sigal Prishtinën.
“Pika më e fortë e Sigal Prishtinës, me të cilën është njohur për një kohë të gjatë, është loja ekipore, mbrojtja e fortë dhe kundërsulmet e shpejta. Nëse këto arrijmë t’i realizojmë me sukses, atëherë besoj që gjithçka do të jetë në të mirë tonë”, ka shtuar basketbollisti prishtinas. Kuraja për herë të parë që kur la Pejën, do të luajë në “Karagaq”, i cili do të jetë i mbushur me “Shqiponjat” në mbrëmjen e 2 marsit, vetëm se kësaj radhe kundër Kurajës dhe skuadrës së tij.
“Është përparësi e Pejës që luan si vendës para shikuesve të saj, mirëpo unë besoj që ne jemi skuadër profesioniste dhe nuk e shikojmë se në cilën palestër luajmë. Ne gjithmonë udhëtojmë për të dhënë më të mirën tonë, andaj nuk e besoj se do të biem pre e atmosferës në Pejë”, ka shtuar Edisi.
Ndërkohë si një basketbollist që ka provuar të dy palestrat si të tijat, ai ka thënë se më mirë është të luash në Prishtinë. “Unë jam djalë Prishtine. Jam rritur këtu dhe hapat e parë të karrierës sime i kam filluar këtu. Andaj, më mirë është të luash në Prishtinë, për qytetin tënd dhe për tifozët tuaj Plisat”.
Sidoqoftë, Edisi ka thënë se cilado skuadër që të fitojë ende nuk ka të garantuar asgjë pasi që kampionati është ende i gjatë. “Nuk besoj që kjo ndeshje do të vendosë titullin, pasi që është ende herët dhe ka ende lojëra për t’u luajtur. Por, megjithatë, skuadra e cila do të fitojë do të tregojë epitetin e liderit dhe do të pozicionohet e para në tabelë, dhe kjo do të jetë një motiv shtesë për pjesën tjetër të kampionatit”, ka përfunduar Edis Kuraja.

LaDescarada- Princeshë
- Postime : 11767
Gjinia :
Anëtarësuar : 29/12/2009
Similar topics
» Lidhja e Pejës (1899-1900)
» Të jetosh i kënaqur me dobësitë e tua.
» Të jetosh i kënaqur me dobësitë e tua
» Plagosje në Aeroportin e Prishtinës
» Forca

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi