Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Harlem Shake” mbi urën e Ibrit (Video) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Harlem Shake” mbi urën e Ibrit (Video) People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Harlem Shake” mbi urën e Ibrit (Video)

Shko poshtë

“Harlem Shake” mbi urën e Ibrit (Video) Empty “Harlem Shake” mbi urën e Ibrit (Video)

Mesazh nga Alberti Mon 4 Mar 2013 - 6:44

Një grup studentësh dhe të rinjsh mitrovicas kanë vallëzuar të dielën në stilin “Harlem Shake” mbi urën kryesore të Ibrit në Mitrovicë, një formë e pazakontë e kërcimit që po shndërrohet në fenomen botëror. Ata thanë se përmes kësaj performance artistike të organizuar pikërisht mbi urë, dëshirojnë të dërgojnë mesazhin se urat duhet të shërbejnë për bashkim dhe lëvizje të lirë të qytetarëve, e jo për ndarjen e tyre.
Musa Damati, absolvent i Fakultetit Juridik dhe njëherësh përfaqësues rinor në Mitrovicë, tha për Kosovapress se urat duhet të bashkojnë, përndryshe humbet kuptimi i tyre.

“Me këtë organizim artistik rinia e Mitrovicës ka për synim të përçoj mesazh në lidhje me atë se urat duhet të shërbejnë si mjet për lëvizjen e lirë të qytetarëve, e jo për ndarje dhe konflikte midis tyre. Gjithashtu me këtë organizim rinia e Mitrovicës apelon tek bashkëmoshatarët tonë serbë në veri, të mos bien pre e grupeve të caktuara kriminale, por të integrohen në jetën shoqërore dhe sociale të shtetit më të ri në Evropë, sepse perspektiva dhe e ardhmja e tyre është këtu në Republikën e Kosovës”, ka thënë Damati.

Ndërkaq, të rinjtë mitrovicas u shprehën të kënaqur me një organizim të tillë, duke thënë se ky qytet me përplot tensione, vërtetë ka nevojë për ngjarje të tilla.

Gjatë kohës së vallëzimit që ka zgjatur rreth gjysmë ore, shumë njerëz janë treguar kureshtarë për t’u tubuar përskaj urës kryesore të Ibrit dhe për të shikuar ngjarjen, ndërkohë që interesim i qytetarëve është vërejtur edhe nga pjesa veriore e qytetit. Policia e Kosovës ka vëzhguar për së afërmi ngjarjen dhe nuk është shënuar ndonjë incident.


Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi