Përfundon takimi, raundi i ardhshëm 20 mars
Faqja 1 e 1

Ka përfunduar raundi i gjashtë i bisedimeve ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Dacic, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, bisedime këto që për qëllim kanë normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Takimi i ardhshëm mbahet më 20 mars.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka quajtur takimin e sotëm si konstruktiv, derisa ka thënë se ka marrë pajtueshmëri verbale për shpërbërjen e strukturave paralele të sigurisë në veriun e Kosovës.
“Ishte takim konstruktiv në frymën e mundësive për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saj. Është bërë progres në kuptimin e asaj që të kemi rend dhe ligj edhe në veri, të kemi rend demokratik, të kemi zgjedhje të lira, zgjedhje ku vetë qytetarët mund të zgjedhin përfaqësuesit legjitimë", ka thënë Thaçi, transmeton Radio Evropa e Lirë. "Natyrisht që është diskutuar edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, gjithmonë sipas ligjeve të Kosovës, por në asnjë rrethanë me ndonjë mandat legjislativ apo ekzekutiv, apo Ahtisaari plus. Përkundrazi, gjithmonë gjithçka do të mbetet në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane”.
“Ka pasur një pajtueshmëri verbale për shpërbërjen e plotë të të gjitha strukturave të sigurisë si dhe për funksionimin e sistemit të drejtësisë sipas ligjeve të Kosovës edhe në veri”, u shpreh Thaçi, i cili shton se nga sot është më optimist. “Nga sot mund të them se jam më optimist për normalizimin e marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duke implementuar agjendën që e kemi para nesh të udhëhequr nga BE dhe të mbështetur nga SHBA”.
Prishtina zyrtare kërkon zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në veri dhe krijimin e një asociacioni të komunave, pa fuqi ekzekutive, por në anën tjetër Beogradi zyrtar kërkon një formë kompromisi kur bëhet fjalë për pushtetin ekzekutiv të këtij asociacioni.
Takimi i sotëm në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Dacic, me ndërmjetësimin e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, pason edhe një debat të vazhdueshëm në Kosovë e Serbi pikërisht për çështjen e këtij asociacioni.
Në Prishtinë, një pjesë e opozitës dhe e shoqërisë civile e kanë vlerësuar këtë nismë si "pengesë për integrimin e komunitetit serb", kurse partitë në pushtet e kanë cilësuar asociacionin si "organizatë joqeveritare" kur bëhet fjalë për fuqitë ekzekutive të tij.
Përparimet në dialog, Bashkimi Evropian u ka vënë si kushte të dyja palëve nëse duan që të avancojnë tutje në proceset integruese evropiane.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Similar topics
» Përfundon me grushta takimi i futbollistëve legjendë
» Vitin e ardhshëm autobiografia e Schwarzenegger
» Lea Metolli ylli i ardhshëm i estradës kosovare?
» Tuna dhe Blerim Destani, çifti i ardhshëm i estradës?
» Cili mendoni se do të ishte kandidatura e duhur për Presidentin e ardhshëm të Shqipërisë?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi