Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çka nënkuptojmë me vaksinë të shtatzënisë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çka nënkuptojmë me vaksinë të shtatzënisë? People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çka nënkuptojmë me vaksinë të shtatzënisë?

Shko poshtë

Çka nënkuptojmë me vaksinë të shtatzënisë? Empty Çka nënkuptojmë me vaksinë të shtatzënisë?

Mesazh nga Alberti Thu 14 Mar 2013 - 6:36

Çka nënkuptojmë me vaksinë të shtatzënisë?

Qëllimi kryesor i trajtimit të çifteve me procedurë të IVF-së, është të arrihet një shtatzëni e shëndoshë.
Dr. Ahmet Payaslı
Specialist i Gjinekolog dhe Obstetër - IVF
Spitali Special “Bahceci”, Kosovë
tel. 049 263 222
email: apayasli@bahceci.com
Në laborator të embriologjisë, pas bashkimit të qelizave (spermatozoideve dhe oociteve), bëhet përzgjedhja e embrioneve më të mirë nga të cilët pritet të arrihet një rezultat i shtatzënisë. Por, ka raste kur edhe pas transferit të embrioneve më të mirë, shtatzënia nuk arrihet.
Arsyet pse nuk vjen deri te moszhvillimi i embrioneve pas vendosjes së tyre në kavitet të mitrës, mund të jenë të shumtë: kualiteti i dobët i vet embrionit, defektet gjenetike të embrionit, reagimi i trupit të nënës ndaj embrionit - të cilën mund ta konsideron si trup të huaj, pengesat të cilat mund të gjinden në kavitetin e mitrës, siç janë septumet, formacionet polipoze, etj.
Pas vendosjes së embrioneve në mitër, në zhvillimin e mëtutjeshëm të shtatzënisë, rol të rëndësishëm luajnë proteinat e shumta, faktorët e rritjes duke ndikuar në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për rritje të embrioneve.
Prandaj, edhe në disa studime të bëra është vërtetuar se, pos tjerash, problem kyç në zhvillimin e shtatzënisë mund të jetë shtresa e brendshme e mitrës, e ashtuquajtur endometriumi.
Qelizat e ndryshme të cilat gjinden në brendësi të mitrës shpeshherë e pengojnë zhytjen e embrionit brenda në mitër. Një gjendje e tillë qon deri te mundësia për dështim të shtatzënisë. Prandaj edhe Vaksina e Shtatzënisë është një metodë e re e trajtimit e cila përdoret gjatë procedurës së IVF-së, qëllimi i së cilës është të ndihmojë në implantimin e embrionit thellë në mitër.Hulumtimet e para rreth këtij zbulimi kanë filluar që në vitin 2006. Në bazë të këtij hulumtimi, përqindja e shtatzënive klinike pësoi një rritje prej 11.1% në 41.2% . Gjithashtu në hulumtimin e bërë në vitin 20011, zbatim të gjerë gjeti në rastet kur kemi të bëjmë me transfer të embrioneve të ngrira.
Procedurat te cilat duhet bërë para se të zbatohet vaksina e shtatzënisë, janë:
1. Së pari analizohet brendësia e mitrës në hollësi, ashtu që përjashtohen pengesat e mundshme të cekura më lartë.
2. Në ditën kur vendosim të mbledhim qelizat vezë nga vezoret e gruas, merret gjaku nga vena dhe pas një pune shumë delikate në laborator ndahen qelizat e ashtuquajtura, monocitet, nga gjaku të cilat kultivohen në mediume të caktuara me solucione specifike dhe vendosen në inkubator.
Pasi të përgatitet solucioni me qeliza të caktuara, paraprakisht ordinohen edhe hormonet e duhura. Dy ditë para se të bëhet procedura e transferit të embrioneve, vendoset solucioni i përgatitur në kavitetin e mitrës e cila së bashku me citokinet dhe faktorët e rritjes të cilët gjinden në endometrium, ndihmon në zhytjen e embrionit brenda në mitër.
3. Derisa në njërën anë kryhet një procedurë e tillë, në anën tjetër bëhet përzgjedhja e embrioneve më të mira, ku me procedurën e zakonshme bëhet caktimi i datës së transferit.
4. Në ditën kur vendoset të bëhet procedura e transferit të embrioneve, matet trashësia e endometriumit.
5. Vaksina e shtatzënisë e përgatitur në laborator, mund jepet një ditë para se të bëhet transferi ose në të njëjtën ditë me procedurën e transferit.Një trajtim i tillë gjatë procedurës së IVF-së, sa i përket aspektit teorik ka treguar rritje të mundësisë të pranimit të embrioneve nga ana endometriumit. Në ato raste kur kemi embrione të cilësisë së lartë, mundësia e implantimit të tyre në edometrium është më e madhe, gjithashtu rritja dhe zhvillimi i një shtatzënie më të shëndoshë si dhe zvogëlimin e mundësisë së hedhjes së embrionit nga ana e endometriumit.
Zbatimi i një protokolli të tillë bëhet me pajtimin e çiftit, sidomos iu propozohet çifteve të cilët kanë pasur disa dështime të përsëritura më parë.
Vaksina e shtatzënisë nuk hyn në protokollin e zakonshëm të procedurës së IVF-se, sepse në të shumtën e rasteve kur nuk kemi problem me pranimin e embrionit nga ana e endometriumit, shtatzënia mund të arrihet. Por, një metodë e tillë sidomos ju referohet çifteve të cilët së paku kanë pas dy IVF të dështuara.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi