Filtri në cigare nuk mbron nga kanceri
2 posters
Faqja 1 e 1
Filtri në cigare nuk mbron nga kanceri
Filtri në cigare nuk mbron nga kanceri
Ekspertët mjekësorë dhe mjekët e Universitetit Ersies në Turqi kanë zbuluar se cigaret me filtër nuk mbrojnë nga kanceri, por që vetëm e drejtojnë atë në organet e tjera.
Udhëheqësi i onkologjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Ersies, Metin Ozkan, ka theksuar që cigaret me filtër nuk mbrojnë nga kanceri, siç edhe pohohet, por që kontribuojnë në përhapjen e tij edhe në organet e tjera.
"Cigaret pa filtër shkaktojnë kancerin epidermoid, i cili, kryesisht, përqendrohet në një vend derisa cigaret me filtër shkaktojnë kancerin adero, i cili përhapet në tërë organizmin", ka thënë Ozkan dhe ka shtuar që "viteve të shkuara më të shpeshta kanë qenë llojet e kancerit të shkaktuara nga konsumimi i cigareve pa filtër, derisa viteve të fundit shumë më të shpeshta janë llojet e koncerit, të cilat i shkaktojnë cigaret me
filtër".

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Filtri në cigare nuk mbron nga kanceri
Kudo që të shkojmë , kudo që të jemi, duhani është
bërë prezent, permanent dhe i pranishëm në shoqërinë tonë, një shok i
keq , i bezdisshëm, por mbi të gjitha i rrezikshëm. Jo rrallë ndodhë me
ata që shkojnë në punë, ta fillojnë ditën me kafe dhe cigare. Njerëz të
punësuar, apo jo, të vjetër ose të rinj mbushin lokalet ndërkohë që
duhani është shoqëruesi i përhershëm. Dhe ç`është më e keqja deri dje,
ky ves ishte përgjithësisht pronë e meshkujve, por që pas viteve të `90,
përdorimi i duhanit nga femrat filloi të rritej në mënyrë të frikëshme,
sa sot në vendin tonë, ashtu edhe në botë statistikat flasin për një
barazim të përdorimit midis dy gjinive . Po t`i pyesësh njerëzit për
dëmet që sjell pirja e duhanit në përgjithësi ata të përgjigjen, se i
dinë dëmet, por prapë vazhdojnë të pijnë duhan.
Njerëzit e
mësojnë ta pijnë duhanin, kryesisht në moshë fare të re, në adoleshencë,
në ato vite ku çdo gjë fluturon, hahet, pranohet dhe besohet se bëhet.
Ata fillojnë t’a pijnë për qejf e teke, për kuriozitet, për tu bërë i
pranishëm në shoqëri, për tu dukur i rritur, i pjekur,burrë. Për humor.
Për tu futurë në lojë, në garë. Për ta bërë provë. Ndonjë e pi edhe kot
së koti, pa ndonjë arsye, apo nevojë. Të tjerë e pijnë kur janë të
mërzitur, kur kanë halle ,ose janë të shqetësuar dhe u duket se
këshillohen me një “shok” që ja largon mendjen dhe e ngushëllon. Ata nuk
e peshojnë mirë dhe nuk e çmojnë siç duhet pirjen e duhanit ;irritimet,
neveritjen dhe shqetësimin , që i shfaq organizmi qysh në pirjen e
cigares së parë; që është një sinjal mjaft domethenës dhe më shumë
rëndësi ; për ta kuptuar , vlerësuar edhe për ta lenë.Vazhdojnë me qejf
ta pijnë atë ku më pas u bëhet rutinë, u kthehet në zakon, krijohet ves,
joshen, ambientohen , u trasformohet në një vetkënaqësi të padurueshme
dhe pa e kuptuar drogohen, bëhen skllevër dhe molepsen prej tij.
Duhani
merret, pihet, rrezikon dhe dëmton organizmin e njeriut në dy forma
kryesore të përdorimit të tij.Në mënyrë direkte apo aktive , kur personi
e pi vet duhanin dhe në formë indirekte ose pasive, kur personi nuk e pi vet por e merr tymin të shkaktuar
nga duhanpirësit. Dëmtimi i organizmit llogaritet të jetë gati i njejtë
nga përdorimi i të dy formave ,në mos më i rrezikshëm , në formën
pasive, sepse dëmet janë edhe më masive.
Duhani shkakton mjaft dëme,
rreziqe dhe pasoja të shumëllojshme, të shumëfishta dhe me efekte dhe
rreze veprimi të gjithëanshme; më të tmerrshme se mikrobi apo bakteria,
që prek një organ .Kjo bimë vlerësohet dhe konsiderohet si një fatkeqësi
madhore që po njeh njerëzimi në historinë e vet, duke ja kaluar
luftërave dhe epidemive infeksioze të kohrave , sepse ato kanë pas një
veprim të kufizuar dhe një mbarim; kurse duhani po merr përpjestimet e
një pandemije, që nuk po njeh mbarim dhe po korrë miliona jetë njerëzish
dhe është transformuar në një sëmundje shoqërore kronike duke patur një
propabilitet rrezikshmërie më të përhapur dhe më të rrezikshëm , se
favorizon dhe ndikon në një kohë , shfaqjen e mbi 50 sëmundjeve të
ndryshme në organizmin e njeriut. Supozohet të konsiderohet ”simbol “ i
murtajës dhe i koleres së kohës moderne.
Anketat dhe studimet
epidemiologjike po dokumentojnë me bindje dhe me fakte të shumta pasojat
e rreziqet e pirjes së duhanit; në plakjen e parakohshme të njeriut, në
rrudhosjen e shprehur të fytyrës dhe të lekurës së trupit të njeriut,
në humbjen mesatarisht 22 vjet jetë. Në botë nga duhani vdesin ç’do ditë
11 mijë njerëz dhe gjatë një viti 4 milion njerëz, d.m.th. një vdekje
ç’do 8 sekonda.Ky numër mendohet të rritet dhe të arrijë deri në 10-12
milion në vitin 2025.
Pirja e duhanit arrinë të shkaktojë në botë më
tepër viktima se SIDA, T.B.C., aksidentet rrugore, vetëvrasjet ,vrasjet,
si dhe vdekjet e nënave gjatë lindjes; të marra sëbashku. Tek
duhanxhinjtë vërehen edhe një serë problemesh të tjera. Kanë tendencë
rritje , receptivteti më të madh ndaj sëmundjeve të ndryshme, për shkak
të uljes së rezistencës së organizmit dhe rënies së imunitetit ; duke
shtuar frekuencën e mortalitetit në një shkallë më të lartë. Aktiviteti i
tyre ditor bëhet më i kufizuar. Ata u shmangen ushtrimeve fizike dhe veprimtarive të tjera të jetës.
Nikotina
si përbërës kryesor i duhanit ka preferencë të veçantë, të dëmtojë një
serë sistemesh dhe organesh të njeriut.Ajo shfaq ndikimin e vet
fillimisht në sistemin nervor qendror, qysh me marrjen e cigares së
parë. Më pas , me pirjen e mëtejshme të duhanit , rreziqet bëhen më të
dukëshme në tru, në palcën e kockave , në nervat dhe me gjerë; të
shoqëruara me çrregullime përkatëse, të shprehura me sëmundje të
ndryshme kronike, nervore dhe psiqike. Ata ankohen se kanë dhembje të
kokës, pagjumësi, ulje të koncentrimit të të menduarit, të kujtesës, të
aftësisë për punë.Tek duhanpirësit janë konstatuar sindrom –shënjash, që
kanë simuluar tumorin e trurit. Kjo shpjegon edhe faktin pse
psikoanalistët e konsiderojnë duhanin ,armikun më të tmerrshëm të trurit
dhe aftësisë mendore të njeriut.
Një prej sistemeve te organizmit te
njeriut i cili te themi është “i preferuari” për nikotinën është
sistemi i organeve të frymëmarrjes,që shkakton një sërë
çrregullimesh,por mbi të gjitha shkakton kancerin e mushkërive,që zë
vendin e parë të vdekjeve nga sëmundjet kancerogjene.
Gjithashtu te prekur nga ky helm janë edhe sistemi i organeve të gjakut,të tretjes,urogjenital etj.
Lista s’ka të mbaruar por njerëzimi ende vazhdon ta pijë duhanin.
Pirja
e duhanit paraqitet me rrezikshmëri të lartë edhe për ndotjen e
mjedisit publik, për ambientet shkollore, biblotekat , institucionet
kulturore dhe për vendet e banuara, mbasi helmimi me tymin e dorës së
dytë, që përmban CO,katran,nikotinë e lëndë të tjera, rrezikon njerëzit
edhe me rëndë në këto mjedise.
Me tymin e duhanit ndoten rrobat,
sendet e ndryshme që ndodhen për rreth; të cilat u vjen era dhe sjellin
neveritje. Këto fakte e bëjne edhe më të domosdoshme dhe shqetësuese
ndalimin e pirjes së duhanit, ku ka grumbullim njerëzish, fëmijë dhe të
sëmurë.Sot, bota aplikon lloj-lloj strategjish për të
luftuar përdorimin e duhanit. Shpenzojnë sasi të mëdha parash për
reklama kundër tyre, nxjerrin ligje për mospërdorimin e duhanit në vende
publike, shkolla, restaurante, në institucione shëndetësore dhe
administrative. Një vlerësim maksimal dhe tepër të veçant i ka kushtuar
ndalimit të pirjes së duhanit, O.K.B.(Organizata e Kombeve të
Bashkuara), forumi më i lartë drejtues, organizativ dhe më autoritar në
botë. Për të realizuar këtë mision, kjo organizatë shpalli një ditë
ndërkombetare për ndalimin e duhanit, ditën 31 Maj, duke patur si moto
parrullën “ luftë kundër duhanit” dhe “mos të pihet duhan”.
Për
ndalimin e pirjes së duhanit luan rol sqarimi dhe argumentimi shkencor i
rreziqeve dhe i dëmeve që shkaktohen nga duhani. Vend të veçantë në
këtë drejtim ka edukimi shëndetësor dhe bisedat shkencore popullore nga
personeli mjekësor e sidomos nga mjekët dhe nga institucionet
shëndetësore. Ata mund të organizojnë biseda me seanca të veçanta
individuale ose kolektive. Në këto raste ka rëndësi edhe shembulli
personal, sidomos i mjekut.Shumica prej mjekëve në botë e konsumojnë
duhanin duke lënë një shembull jo të mirë për të tjerët.
Një
metodë tjetër për ndërprerjen apo lënien e duhanit është metoda e
mjekimit farmakologjik apo terapia zëvendësimit të nikotinës ku
duhanpirësit kanë mundësi ta marrin nikotinën e pastër në forma të
ndryshme, gjë që është më e shëndetëshme pasi nuk marrin edhe lëndët e
tjera helmuese. Kjo metodë ndikon në pakësimin e shenjave adaptuese , që
shoqërojnë nikotinën , ul koncentrimin e saj , largon dëshirën për të
pirë duhan dhe të shpëton nga ndjenja e kënaqësisë që të jep nikotina
dhe mbas një periudhe 3 mujore nikotina fillon të pakësohet dhe
organizmi arrinë të mësohet pa të.
Lufta për ndalimin e pirjes së
duhanit duhet të bëhet mjaft e organizuar, ku të marri pjesë e gjithë
shoqëria, shteti, publiku, mjekësia, mjekët, profesorët, studentët , të
gjithë intelektualet dhe mbarë populli.Për ndërprerjen e pirjes së duhanit , ilaçi
magjik nuk ekziston; por krijohen mundësi të tjera që ndikojnë dukshëm
në lënien e tij. Vullneti, dëshira dhe pasioni , si kategori filozofike;
përfaqësojnë dhe ndikojnë në karakterin, durimin dhe qëndrimin e
individit, për të realizuar qëllimin dhe misionet e tij në jetë; siç
mund të ndodh edhe me pirjen e duhanit. ”Me vullnet të çelikt, dëshirë
të zjarrtë dhe pasion të fortë , mund të fitosh ç’do betejë” thotë një
fjalë e urtë popullore.Prandaj shumë persona i’a kanë arritur qëllimit
ta ndërpresin shkatërrimin e mëtutjeshëm të organizmit të tyre,por ka
edhe të tjerë që prap më të njejtin vullnet e pasion vazhdojnë ta
konsumojnë këtë “vrasëse”.
Duhanin mund ta lësh në ç’do kohë dhe
në ç’do moshë , por lënia dhe përfitimi do të jetë më i madh , më i
shpejtë, më i suksesshëm dhe më i plotë; në se lihet sa më heret ,
sidomos në momentin e fillimit të pirjes.
Rreziqet, dëmet dhe
pasojat e rënda që sjellë pirja e duhanit na bërë më të ndërgjegjëshëm,
më të arsyeshëm ,por edhe më të bindëshëm, për ta kuptuar më mirë, më
qartë, drejtë dhe me vetëdije nevojën; që mos ta pijmë kurrë dhe
asnjëherë duhanin.Ndërsa duhanpirësit duhet të vet-ndërgjegjësohen për
ta lënë menjëherë dhe përgjithmonë, për të evituar ndikimin e tyre tek
brezi i ri dhe për të shmangur rreziqet e mëtejshme në interes të
shëndetit të tyre dhe në emër të jetës. Suksese ne ket luftë... !!!
Disa metoda per lenjen e Duhanit ...
Ekzistojne disa metoda per lenien e duhanit, te
cilat do ti parashtroj me poshte, por dua te theksoj nje fakt qe duhani
lihet shume me lehte nga vullneti dhe deshira e vete personit sesa cdo
lloj metodollogjie shkencore e perdorur. Njeriu eshte nje specie teper e forte dhe arrin te mbijetoje
ndaj cdo lloj eksperience sado e veshtire dhe rrasakpitese qofte ajo:
guximi, kureshtja, forca, vullneti dhe deshira jane armet kryesore dhe
triumfuese ne duart e tij.
Metoda per lenien e duhanit
1. Metoda e ftohte turke
Kjo
eshte metoda me e preferuar dhe perdoret nga te ashtequajturit njerez
ne ndryshim, eshte nje metode qe arrihet nga vete personat pa patur
nevojen e perdorimit te zevendesuesve te nikotines ne forme cimcakezi,
patch apo spray ne rruge nazale. Shume pak njihet rreth kesaj
metodollogjie, dhe per vete faktin se studimet kerkimore mund te
influencojne rezultatet dhe nuk mund te jete me nje proces spontan.
Faktore te forte motivues mendohet te jene, kushtet e nje klime malore,
te pasur me oksigjen, ambjent i pandotur, mjedis i qete, shoqeri e
distancuar nga faktore riskante duhanpiresish; ne efekshmerine e kesaj
metode.
2. Terapia me zevendesuesit e nikotines
(Patch, cimcakez, spray nazale)
Ne
kete metode, nikotina e tejcuar nepermjet cigares zevendesohet nga
nikotina e trasmetuar apo tejcuar nepermjet lekures (nikotine
transdermale ose patch nikotinik); mukozes se hundes (nikotina e dhene
ne rruge nazale me spray) ose muzokes se gojes (nikotine e dhene
nepermjet cimcakezeve).
a. Patch Nikotinik Transdermal (i dhene nepermjet lekures)
Patch-i nikotinik ne pergjithesi tolerohet, dhe arrin te siguroje sasine
e kerkuar te nikotines ne gjak, dhe e mban ate ne nivele konstante
gjate dites dhe gjate nates kur je veshur mire. Ato jane shume te
thjeshta ne perdorim, ndihmojne ne parandalimin e mbipeshes, deshires
per duhan si dhe simptomes se mbingarkeses me nikotine, dhe mbi te
gjitha jane te pranueshem ne shoqeri.
Efektet anesore te patch-eve
Patch-et
mund te shkaktojne reaksion lokal te lekures, pagjumesi si dhe endrra
teper te frikshme. Nje mbidoze nikotinike eshte e mundur, vecanerisht
kur personi pi ndersa ka vendosur ne lekure dhe patchin. Te pish duhan,
ndersa ju keni vendosur patchin eshte teper e rrezikshme dhe mund te
coje ne kriza apo infarkte miokardi. Perdorimi i patchit kerkon mungese
totale te produkteve te duhanit, dmth: mos pirje cigaresh apo perdorim
te cimcakezeve me duhan.
Cmimi i tyre
Patch-et kushtojne shume dhe arrin vleren e 100$ ne nje muaj perdorim.
Tipe patch-esh nikotinike:
- Nicotrol 15,10,5 mg 16 oreshe patch, teper efikase per personat qe
kane pagjumesi me ndonjerin nga llojet e tjera te patcheve, per shkak te
mungeses se tejcimit nikotinik gjate nates.
- Habitrol 21,14,7 mg 24 oreshe patch
- Prostep 22,11 mg 24 oreshe patch
- Nicoderm 21,14,7 mg 24 oreshe patch
b. Nikotine polacrilex nepermjet cimcakezeve.
Eshte
nje metode teper e volitshme dhe efikase ne reduktimin e deshires per
te pire duhan, si dhe ne lenien e tij, megjithate per fat te keq nuk
eshte shume praktike, pasi kerkon qe nje person te mbaje cimcakezin ne
nje kend te gojes, dhe ta kafshoje ate nje ose dy here per te ndalur nje
deshire intensive per duhan. Disa institucione e rekomandojne
perdorimin e tij ne mungese te patcheve ose mbas nderprerjes se patcheve
individualisht nga persona te vecante per shkak te mos kontrollit
gjithnje e ne rritje te kerkesave per duhan ne ta. Ka nje shije pak te
hidhur dhe mund te shkaktoje dhe dhimbje stomaku. Eshte i mjaftueshem ne
dozat 2 dhe 4 mg.
c. Nikotine e dhene ne rruge nazale me spray
Ka
treguar te jete po aq efikase sa dhe perdorimi i cimcakezit ne
reduktimin e deshires per te pire duhan si dhe ne lenien e tij, nese
perdoret te pakten per nje periudhe me shume se 6 jave. Nje doze e vetme
tejcohet nepermjet mukozes se hundes, kur fillon te shfaqet deshira per
te pire.
3. Terapia e sjelljes
Strategjite e terapise te sjelljes per ndalimin e duhan pirjes:
a. Ekzaminimi i faktoreve ambjentale qe predispozojne sjelljen e duhan pirjes:
-
Hiqni nga qarkullimi elemente riskante ( hi, shkrepse, postera, etj )
dhe vendos rregull qe ne shtepine tuaj te mos pihet duhan, ne makinen
tuaj po ashtu, si dhe mbaj nje qendrim te rrepte ndaj atyre qe e pine.
-
identifikoni situata apo ndjenja qe riforcojne tek ju deshiren per te
pire duhan ... orale, manuale, deshira respiratore ... shoqerizimi me
persona duhan pires ose partner duhan pires.- matni dhe monitorizoni sjelljen tuaj prej duhan pirese, e cila do tju
ndihmoje te identifikoni reagimin tuaj kur bini ne kontakt me faktore
apo situata qe ju sjellin ne mend deshiren per te pire ... mbani nje
bllok shenimesh lidhur mbi keto situata apo faktore!!!
b. Tentoni ne gjetjen e menyrave per te ndryshuar sjelljen tuaj duhan pirese:
- Taktika vonimi:
.
prisni nje kohe te gjate perpara se ta ndizni cakmakun apo shkrepsen,
kini parasysh qe te mbani shenim, kur ju lindi deshira dhe sa kohe
zgjati ajo, sa kohe arritet te duronit perpara se ta ndiznit shkrepsen
apo cakmakun.
. praktika te lenies se duhanit per 1 dite vetem.
- Teknika venitjeje:
.
pakesoni sasine e nikotines duke perdorur patch, cimcakez ose duke
realizuar nje ulje graduale te sasise se tar/nikotines ne cigaret qe
pini, me kujdes qe te mos e alternoni me teknika duhan pirese, si
thithje e tepruar e cigares, apo mbajtje e stergjatur e tymit brenda
jush ... ndryshimi i vendbanimit gjithashtu jep nje reduktim te deshires
per te pire duhan, dhe mund te jete ndihmese ...
- Zevendesoni nje sjellje me nje tjeter:
. hani karrota
. cimcakeza, kokoshka
. kruajtese dhembesh
. stervitje, sport, palester
Per te bere dicka nje zakon, beje ate
Per te mos e bere nje zakon, mos e bej ate
Per te cbere nje zakon, bej dicka tjeter ne vend te tij
Epictetus 60-110 AD
c. Situata neverie
bazuar ne dhenien e stimujve negative (sjellje ose mendime) ne sjelljen te cilen personi do te ndryshoje ...
- Pirje e shpeshte dhe e shpejte ne distanca te shkurtra e duhanit derisa tju vije per te vjelle...
kjo
eshte nje metode teper efikase, por duhet te perseritet derisa vetem
ideja se deshironi te pini apo te vini duhan ne goje tu shkaktoje nauza,
dhe te vjellat mund te jene te rrezikshme ne rast gjakderdhjesh apo
aspirime.
- Pirje duhani ne fokusim te plote
ndersa pini ju
imagjinoni efektet e keqija te duhani si probleme te renda ne gjendjen
tuaj fizike dhe mendore, i beni keq te tjereve, hasni ne mosperkrahje
shoqerore, ju ka kthyer ne nje skllav dhe vartes te tij, mendoni per
duhanin si nje i barazvlefshem me vetvrasjen ...
- Prova kohezgjatjesh
beni
nje marrveshje me veten tuaj per te arritur kohezgjatjen me te gjate te
qenies suaj pa pire duhan, sa i afte jeni te duroni, ne kete sprove
tuajen, vini perpara vetes suaj nje kusht, qe nese nuk arrini te duroni
pa pire per nje periudhe kohe te paracaktuar nga ju, do te jeni te
detyruar te beni dicka qe e keni shume inat, apo dicka qe ju ben
qesharak ne syte e te tjereve.
d. Mbeshtetje pozitive
bazuar ne krahasimin e mendimeve apo sjelljeve pozitive me ate qe ju vertet deshironi te arrini.
- Fokusohuni ne qellimin tuaj:
identifikoni dhe mbani shenim te gjitha perpjekjet tuaj per ta lene
duhanin, fokusohuni dhe riprovojini ato sa me shume te jete e mundur!!!
- Fokusohuni ne nje shperblim personal
.
Planifikoni se nese arrini ta lini duhanin ju mund te fitoni dicka,
imagjinoni se cfare mund te beni me gjithe ato para te fituara ...
mendoni rreth te mirave qe ka lenia e duhanit, si mund te jetoni me
gjate, te merrni fryme me lireshem, etj...
- Fokusohuni ne nje shperblim shoqeror
.
Mbeshtetja shoqerore; imagjinoni veten ndersa u thoni te tjereve qe nuk
jeni duhan pires, te kerkoni nje tavoline apo ambjent jo duhanpires ne
nje restorant, te ndihmoni te tjeret se si ta lene duhanin, enderroni
momentet kur te tjeret do te cuditen nga aftesia dhe suksesi juaj ne
lenien e duhanit, ne theniet e tyre UAU! Si arrite tja dalesh mbane? Si
arrite te mos e vesh me ne goje! Si arrite ta mposhtes deshiren?!
e. Pune aktive
- Vetevleresim i aftesive tuaj konceptuale
- Kopjoni stile trajnimi nga te tjeret, stile trajnimi shoqerore qe kane treguar efikasitet.
- teknika relaksimi dhe qetesimi.
Teknikat
mbajtese mujoreshe, do tju ndihmojne ne konsolidimin e zakoneve te reja
... cfare do qe te te ndodhi, cfare do qe te behet, ju nuk duhet ne
asnje menyre qe ta ribeni gabimin qe keni bere me pare ..
...
4. Teknikat e terapise njohese
Perdor
konceptin e marrjes se pergjegjesive per mendimet personale, duke
ndihmuar ne ndryshimin e menyres se si nje person mendon, duke shtuar
shpresen dhe bindjen ne suksesin e kapercimit te barrierave, si dhe ne
identifikimin e disa mendimeve irracionale dhe bindjeve te gabuara te
brumosura ne mendjen e duhanpiresve.
Njohja (sipas modeleve) mund
te rimenaxhohet dhe te ristrukturohet ... se pari duhet kujdes ne
analizimin e bindjeve te tanishme, sipas modeleve, dhe me pas te
identifikohen ndjenjat dhe sjelljet qe i shoqerojne keto mendime ... se
dyti eshte zevendesimi i mendimit me nje tjeter, duke prezantuar shembuj
teper bindes, mundesisht nga eksperienca juaj personale.
Per
shembull, dikush qe thote "Une gjithmone kam deshtuar ..." shpesh fjala
"gjithmone" eshte teper e forte dhe ul shpresen dhe bindjen tek personi
qe mund tja dali, keshtu qe ne kete shembull, mendimi duhet zevendesuar
me "Disa here kam deshtuar, ose me mire, Kam patur shume suksese ne
jeten time!!!"
a. Detyra shtepie
Shkruani keto ne nje vend dhe mbajini me vete, dhe lexojini kur ju shfaqet deshira per te pire duhan...
- rendisni 5 arsye perse ju duhet ta lini duhanin.
- rendisni 5 arsye perse ju doni te pini duhan.
- beni nje liste te te gjitha gjerave qe do beni kur ju lind deshira per te pire nje cigare.
- prioritet dates suaj te lenies se cigares, shkruani cdo cigare qe ju keni pire, kohen dhe vendin ne te cilen e keni pire, ka qene thjesht qetesues stresi apo shuarje e nje deshire per qejf ...
b. Shkalla e vetkontrollit, bindja dhe deshira
Perdorni
nje shkalle nga 1-10 ... shkruani nje numer nga 1 ne 10 duke reflektuar
sesa jeni ne gjendje te kontrolloni ndjenjat dhe deshirat tuaja, sa
bindes jeni per vetveten apo sa e madhe eshte deshira qe ju zoteron...
kjo
do tju ndihmoje per te fokusuar mendimet tuaja ne keto ceshtje, dhe ju
mund te identifikoni ne kete menyre kohet ne te cilat ju jeni me shume
apo me pak vulnerable (i dobet), dhe keto do te jene informacione teper
te vlefshme per ecurine tuaj ... krijoni grafike ditore me keto te
dhena, duke filluar nga dita prioritet i lenies deri disa jave mbas
lenies.
c. Prova njohese te riperseritjes
...psh: praktikoni te perballeni me situata te rrezikshme riperseritjesh te gjendjes tuaj te meparshme ...
Per shembull, ju mund te perseritni se cfare do te thoni kur dikush ju ofron nje cigare ne nje ambjent shoqeror ...
"Jo faleminderit, une nuk e pi duhanin!!!"
d. Bindjet e zakonshme dhe barrierat:
- "Do te dhjamosem ..." Perse mendime te tilla, kur mbipesha mund te kontrollet me dieta dhe aktivitete sportive.
-
"Une do te vdes nga nje gje ..." askush nuk e meriton te kete nje
vdekje te parakoshme, duhanpiresit jane rreth 1 here e gjysem me shume
te predispozuar per te vdekur vitin qe vjen ne krahasim me nje
ish-duhanpires te se njejtes moshe apo gjini.
- "Nuk arrij dot ta shijoj jeten pa pire duhan ..." me pak kolle,
frymarrje me e qete, imunitet me i forte, jete me e gjate ... sdo tju
ndihmonin per ta shijuar jeten me shume?
- "Do ta le ..." nese ju
mund ta beni ate, do tju ndihmoje, por perse te predispozoheni nga nje
rrisk me i madh nga ai qe tashme e keni?
- "Jo te gjithe duhanpiresit
vdesin te rinj ..." e vertete, ka disa individe me fat, dhe jeni ju ai
qe vendosni nese fati eshte me ju apo kunder jush.
- "Kam deshtuar ne
te kaluaren ..." shumica e atyre qe kane arritur ta lene duhanin kane
deshtuar 4 deri ne 5 here perpara se te arrinin sukses ne perpjekjet e
tyre ...
- "Eshte teper vone, tashme jam i semure ..." ka avantazhe
ne lenien e duhanit ne cfaredolloj moshe. Mbas nje infarkti te
miokardit, ata qe vazhdojne te pijne duhan jane 10 here me te
predizpozuar te vdesin sesa ata qe kane qene duhanpires dhe e kane lene.
-
"Do ta le me vone, nese do te kem simptoma ..." rrisku grumbullohet dhe
do disa vite qe te zhvillohet dhe te reduktohet mbas lenies.
- "Une
po demtoj veten time ..." GABIM!!! Personat e tjere qe nuk e pijne
duhanin, por jane shoket apo shoqet tuaja, por ngaqe duan te te
respektojne te rrine afer, e pijne duhani tuaj pasivisht, dhe jane te
ekspozuar ndaj duhanit sikurse dhe ju, dhe do te influencoje ne
shendetin dhe mireqenien e tyre.
5. Metoda te tjera
a. Akupunkture
b. Hipnoza
c. Suplementare famakologjik
- clonidine
Ky eshte nje ilac per presionin e gjakut, eshte perdorur ne trajtimin e
mbidozes me heroine ne saje te veprimin te saj ne sistemin nervor
qendror si pre-sinaptik alfa2 adrenergjik agonist. Me fjale te tjera, ai
inhibon sistemin e adrenalines dhe redukton deshiren per pirje te
duhanit ne disa individe.
- bupropion
Nje antidepresiv i
perdorur per te reduktuar deshiren per te pire duhan dhe ne mbidoze dhe
ka marre aprovimin e FDAs per tu perdorur si suplementar ne trajtimin e
lenies se duhanit. Ai mund te ndihmoje ne rritjen e shkalles se
qendrimit larg duhanit, me shume sesa perdorimi i patchit dhe ndihmon ne
zbutjen e shqetesimit dhe simptomave te depresionit, te cilat jane te
zakonshme ne personat qe jane ne procesin e lenies se duhanit. Doza
fillestare eshte 75 mg dy here ne dite dhe me pas doza rritet
gradualisht deri ne nivelet maksimale 300 mg ne dite ne doza te ndara.
- Mecamylamine
Kjo
molekule vepron si nje antagonist i receptoreve nikotinike ne sistemin
qendror nervor, dhe ekzistojne disa mendime me baza klinike qe
sygjerojne se perdorimi i saj mund te coje ne lenien e duhanit, si
pasoje e bllokimit te efekteve euforike te nikotines, ndersa perdoret i
shoqeruar me patchin: Mecamylamine e kombinuar me patchin nikotinik e
lehteson procesin e lenies se duhanit shume me teper sesa perdorimi i
vetem i patch-it.
6. Faktore te cilet influencojne ne shkallen e rifillimit
Njohja
e ketyre faktoreve mund tju ndihmojne qe te ndermerrni nje program ne
parandalimin e rifillimit ... planifikimi dhe dhenia e disa mendimeve se
si mund te perballeni me keto situata dhe leksione te cilat i keni mesuar nga e kaluara mund tju ndihmojne ne ndermarrjen e hapave te suksesshme ne nje lenie perfundimtare!!!
- stresi dhe nje gjendje negative emocionale
Identifikoni
se cfare eshte stresuese ne jeten tuaj ... mendoni menyra se si
perballeni me to duke perdorur strategjite e sjelljes njohese te
mesiperme, duke u mbeshtetur dhe ne sukseset e meparshme tuajat ndaj
stresit dhe te dini se cila eshte me efikase per ju. Dobesite qe ju mund
te keni gjate periudhave te merzitjes, nevrikosjes, zhgenjimit,
irritimit, qendrimeve tuaja "e kujt ju be vone", keto jane faktore te
rrezikshem dhe teper riskant, qe mund te jene te perhereshem ose te
perkohesshem, dhe nese ju gjeni menyra per ti shmangur apo per ti vene
nen kontroll atehere do te ndieni me te vertete kenaqesine dhe suksesin e
fitores ne kete lufte.
- deshira per te pire duhan ndersa bini
ne kontakt me objekte te tilla si: hi duhani, bishta cigaresh, shkrepse,
paketa duhani, postera reklamimi duhani etj.
Deshira per te pire
mund te jete teper intensive nga kontakte me objekte te tilla apo ne
situata te tjera ... nese ju arrini te kuptoni se jane pikerisht ato
shkaktaret qe ju nxisin ne pirjen e duhanit atehere ju mund tja arrini
te distancoheni nga to ..., per disa kjo gje ndodh kur jane te
frikesuar, pas nje ushqimi, ose kur jeni te nxehur, ose kur jeni ne
shoqerine e disa njerezve te vecante... punoni ne shmangien e situatave
te ketilla dhe/ose mbani veten tuaj te zene me pune ndersa jeni mes tyre
...
- simptoma te mbylljes ne vetvete, mbipesha
Kjo ju ben qe
ju te reflektoni ne ate sesa ju kushton lenia sesa shperblimi qe mund
te fitoni nese e lini ... perpiquni ti kujtoni vetes se duhet lene, dhe
se per kete gje do te shperbleheni!!!
- partneri, shoqeria duhanpirese, presioni i turmes
Nese arrihet
mundohuni ta lini ne te njejten kohe me partnerin tuaj, dhe te shmangni
situata ku presioni i shoqerise eshte i forte dhe rezistent ... mesoni
te kundershtoni me miresjellje oferten e ndezjes se nje cigare te bere
nga ndonje miku juaj, kerkoju miqve tuaj qe te perkrahin dhe te japin
kurajo ne iniciativen tuaj te lenies se duhanit.
- perdorim alkoli
Pirja
e alkolit eshte nje nga shkaqet me frekuente ne ecurine e riperseritjes
... ka shume arsyje perse kjo ndikon ne kete drejtim, por e fundit fare
e tyre eshte qe ju duhet te keshilloheni qe te mos pini alkol te pakten
gjate muajve te pare mbasi e keni lene duhanin ...
7. Prezantimi i rasteve te sukssshme te lenies se duhanit
- perpjekje te meparshme per ta lene
dicka
eshte mesuar nga cdo perpjekje e meparshme per ta lene duhanin ... sa
me shume te mesoni prej tyre aq me te medhaja jane shanset per te qene
te suksesshem heres tjeter!!!
- vetbesimi ne aftesine per ta lene
kjo
reflekton motivacionin e personit ne arritjen e suksesit ... vetem pak
me shume besim ne aftesite tuaja perbejne nje diference te madhe!!!
- nje sistem te mire suportuesndersa perpiqeni ta lini, ju mund te mos jeni shume i shoqerueshem, por
ta dini se kjo nuk eshte koha ne te cilen ju duhet te mendoni per kete
gje ... nje grup i gjere miqsh e shokesh qe ju perkrahin, ju kurajojne,
ju mbeshtesin me te gjithe forcat e tyre, ju bejne te ndiheni me te
forte dhe me te bindur qe ajo qe po beni eshte e mire dhe eshte per te
miren tuaj, ne kete menyre cdo dyshim dhe mosbesim humbet ne syte e se
kaluares.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Një cigare në dite - dy herë rreziku më i madh nga vdekja e hershme
» Shokuese: 4-vjeçarja tymos cigare (FOTO)
» Snoop Dogg me cigare të dyshimtë në koncert
» Regjimi i Adele, cigare dhe alkool nëpër turne
» Dieta që na mbron nga tumoret

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi