Greta Koçi emërohet drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme
Faqja 1 e 1

TIRANE-Që me marrjen e postit të nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Greta Koçi u angazhua seriozisht për të dhënë më të mirën e saj në skenën politike. Dhe në fakt, nëse do t’u referohemi anëtarësimeve të reja në forumin rinor pas angazhimit të saj në strukturat drejtuese, shifrat janë vërtet mbresëlënëse.
Greta u përkushtua shumë dhe ndërmori një tur të gjatë takimesh nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë, ku njohu nga afër të gjithë të rinjtë demokratë. Për hir të angazhimit politik ajo hoqi dorë edhe nga jeta artistike dhe nuk mungoi në asnjë aktivitet të Partisë Demokratike, madje në një pjesë të tyre, truri drejtues ishte pikërisht ajo. Por, asnjë nga këto çfarë ju thamë më sipër nuk përbën lajm. Ajo që ne kemi zbuluar është emërimi i këngëtares së dashur si drejtoreshë e Marrëveshjeve në Ministrinë e Brendshme... Mësohet se që në ditët e para të punës Greta ka nënshkruar një marrëveshje shumë të rëndësishme për institucionin ku punon.
Burime pranë Ministrisë së Brendshme na bëjnë me dije se Greta po shfaq përkushtim të madh edhe në këtë detyrë të re. Kohët e fundit, emri i saj është përfolur si një kandidaturë e mundshme e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 23 qershorit. Greta Koçi ka përfunduar studimet për shkenca politike dhe kohët e fundit ajo mori një zyrë në selinë e Partisë Demokratike, si pjesë e strukturave drejtuese të saj. “Bluetooth” i uron suksese Gretës në këtë punë të re dhe shpresojmë ta kryejë me përpikëri, si çdo gjë që ka marrë në dorë deri tani.
(d.b/Bluetooth/BalkanWeb)

Similar topics
» Greta Koçi së shpejti “milionere”
» Greta Koçi, milionerja e parë
» Greta Koci kandidate per deputete?
» Kur deshtimi kthehet ne sukses – Greta Koci
» Greta Koçi kërkon sukses edhe në politikë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi