Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta

2 posters

Shko poshtë

Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta Empty Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta

Mesazh nga Alberti Sat 20 Apr 2013 - 11:37

Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta

Keni probleme me shpinën? Preferoni të vraponi por më pas ju dhemb shumë gjuri? Mos e kërkoni shpëtimin në tableta por provojini disa "ilaçe natyrale" të cilat japin rezultate të shkëlqyeshme.
Revista “Shape” ka biseduar me disa ekspertë dhe ka publikuar disa "ilaçe' interesante për probleme të shpeshta shëndetësore.
Dhimbja në pjesën e poshtme të shpinës
Zgjidhja: Joga! Vrapimi, ngasja e biçik1etës dhe golfi e ngarkojnë shpinën. Mu për këtë arsye, joga është një formë e shkëlqyeshme e ushtrimit fizik për njerëzit që kanë probleme me shpinën. Relakson muskujt, në mënyrë natyrale e largon dhimbjen, ndërsa ngadalë e "shtrëngon" shpinën. Ekspertët rekomandojnë 75 minuta në javë, por edhe dhjetë minuta në ditë janë të mjaftueshme për mënjanimin e dhimbjes.
Ngërçet në muskuj
Zgjidhja: Kafjalli i ri! Ngërçet në muskuj mund të shkaktohen edhe nga ushtrimet e mundimshme ose jo të rregullta, por edhe nga mënyra e keqe e të ushqyerit. Në mënyrë që ta mënjanoni këtë vështirësi, konsumoni flluska drithërash me gjysmë luge të vogël kanellë dhe me qumësht me pak yndyrë. Mund të shtoni edhe pak krunde për ta shpejtuar metabolizmin dhe për t'i larguar materiet e dëmshme nga organizmi.
Dhimbjet në gjunjë
Zgjidhja: Akupunktura! Zëvendësojini ilaçet kundër dhimbjeve me gjilpëra. Ky trajtim relakson, por edhe e rritë nivelin e serotinës, hormon që ndikon në reduktimin e ndjenjës së dhimbjes. Ekspertët thonë se rezultatet mund të ndihen qysh pas vizitës së parë.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta Empty Re: Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta

Mesazh nga Anakonda Mon 15 Jul 2013 - 19:14

Joga është një sistem gjithëpërfshirës për zhvillimin fizik, mendor dhe shpirtëror. Për zhvillimin fizik, joga, ofron një seri pozicionesh të quajtura “Asana të jogës”…
Asanat
Asanat përbëhen nga lëvizje të ngadalta, të përmbajtura dhe nga pozicione të ndryshme statike. Gjatë praktikimit të asanave, trupi ndodhet në një gjendje të qetë, efikasiteti dhe frymëmarrja e thellë e cila shoqëron në mënyrë të natyrshme asanat, sjell më shumë oksigjen në qarkullimin e gjakut. Është e mundur që të evitohen ose të shërohen shumë sëmundje të trupit dhe të mendjes, duke bërë një jetë të shëndetshme. Një pjesë e rëndësishme e jogës është ndjekja e disa rregullave të thjeshta të dietës dhe shëndetit. Pra Joga na ndihmon për rritjen e elasticitetit te trupit, përmirësimit të frymëmarrjes, pakëson stresin dhe ndikon pozitivisht në shëndetin në përgjithësi.
Joga
Lloji më i përdorur i Jogës është Hatha Joga, që përfshin ushtrime për frymëmarrjen dhe ushtrime fizike. Edhe pse ka disa lloje joga-sh, të gjitha kanë të njëjtin qëllim, jo vetëm përmirësimin e shëndetit mendor dhe fizik, por edhe arritjen e një “uniteti” te shpirtit dhe trupit. Është vërtetuar shkencërisht që Joga përveç rritjes së përqendrimit ndikon edhe në humorin e mirë. Praktikantët e saj kanë pohuar që ndjehen më të lumtur pas orëve të Joga-s. Së fundmi janë hedhur hipoteza që efektet pozitive mund të jenë edhe për çrregullimet e humorit, duke rritur nivelin e oksigjenit në tru.
Sëmundjet që kuron Joga
Joga mund të ndryshojë jetën tuaj. Nëse jeni duke praktikuar joga, por doni të mësoni më shumë rreth saj, ju e dini tashmë se cilat janë potencialet e jogës. Nëse vuani nga ndonjë sëmundje, praktikimi i jogës mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Edhe nëse vuani nga depresioni apo ankthi, apo keni ndjesi lodhjeje gjatë gjithë kohës, joga mund të jetë çelësi për shërimin tuaj. Për ata që kanë probleme kronike me shëndetin si artrit, diabet, etj, praktikimi i rregullt i jogës mund të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së jetës. Studimet e fundit kanë treguar se kjo teknikë është ideale për problemet me tensionin, dhimbjet e kokës etj, pasi pozicionet apo qëndrimet dhe teknikat e frymëmarrjes sjellin lehtësim. Ky sistem gjithëpërfshirës mund të zvogëlojë stresin, rrit fleksibilitetin, përmirëson ekuilibrat në trup, na bën më të fortë, ul tensionin e gjakut, forcon kockat, përmirëson sistemin imunitar, relakson dhe qetëson mendjen dhe promovon mirëqenie shpirtërore.
Praktimi i Jogas
Kur praktikojmë joga ne bëjmë punë shpirtërore dhe ajo ndikon në organizmin tonë. Bëjmë “streching” që na ndihmon për të forcuar muskujt dhe të gjitha këto ndihmojnë sistemin tretës, qarkullimin e gjakut dhe frymëmarrjen. Sistemi nervor gjithashtu forcohet gjatë ushtrimit të jogës. Ne kultivojmë paqen e mendjes dhe kjo ndikon në sistemin nervor, sistemin imunitar, dhe atë kardiovaskular. Nga një këndvështrim terapeutik, ajo është si një pasqyrë për përmirësimin e funksionimit të çdo organi apo sistemi.
Studimi
Në vitet 1983-1984, klinika me bazë në Londër “Yoga Biomedical Trust”, drejtuar nga profesori Robin Monro anketoi 2700 persona, shumica e tyre ishin të moshës 31-60 vjeç të cilët e përdornin jogën për efekte terapeutike. Pjesëmarrësit duhet ta kishin praktikuar jogën për të paktën dy orë në javë për një vit ose më gjatë. Nga anketimi rezultoi se 98 për qind e pjesëmarrësve që vuanin nga dhimbja e mesit pranuan se joga i ka ndihmuar shumë në jetë. Gjithashtu, 90 për qind e pacientëve me kancer, 82 për qind e personave që vuanin nga pagjumësia dhe 100 për qind e të personave të varur ndaj alkoolit pranuan se joga i ka lehtësuar shumë.
Të pavërtetat rreth jogës
Disa njerëz e shmangin praktikimin e jogës pasi mendojnë se ajo është vetëm për ata të cilët kanë një trup elastik. Ata mendojnë se kjo praktikë është vetëm për të rinjtë e ata që janë të fortë dhe me trup atleti. Në fakt kjo ide mund të jetë shkaktuar nga fotot e revistave apo imazheve të ndryshme, reklamave mbi jogën etj, ku shfaqen persona të rinj e me trup elastik. Pra, joga është për të gjithë ata të cilët duan ta ushtrojnë si të rinj ashtu edhe të vjetër, si të sëmurët dhe të dobëtit ashtu edhe ata të shëndetshmit.
Box
Joga nuk është … VETËM PËR
ATA QË JANË TË SHËNDETSHËM
Joga sot praktikohet nga të gjithë si ata me problemet mendore, dhe emocionale: të moshuarit, personat me sëmundje kronike, ata me depresion etj. Joga është përdorur me sukses nga fëmijët me sindromin Down dhe ata me autizëm. Ata të cilët janë të detyruar të qëndrojnë në shtrat ose karrige me rrota mund të bëjnë joga të modifikuar. Shumë persona sot nga e mbarë bota kanë dëshmuar se nëse do ta bëni jogën një praktikë të rregullt në jetën tuaj, ju do të rrisë shanset për t’u ndjerë më mirë dhe më të lumtur në jetë. Nga vëzhgimet e shumta ka rezultuar se për ata persona me probleme shëndetësore të cilët po marrin trajtim me medikamente, pas përdorimit të jogës u vu re që disa nga ilaçet u bënë plotësisht të panevojshëm për përdorim.
Diabeti
Disa praktikues të tjerë që vuanin nga artritit reumatoid ose Diabeti i tipit 2janë shëruar plotësisht vetëm nga përdorimi i rregullt i kësaj praktike.
Joga nuk është … NJË FE
Joga nuk është një fe. Edhe pse joga e ka zanafillën nga India e lashtë nuk është një formë e hinduizmit. Në fakt, joga është praktikuar nga të krishterët, hebrenjtë, budistët, ateistët etj. Meditimin, të cilën shumë njerëz e konsiderojnë efektiv për një sërë problemesh, e ka origjinën nga joga dhe mbetet një pjesë integrale e saj. Edhe pse meditimi është menduar shpesh si një praktikë budiste, Buda vetë ishte një Yogi.
Joga si ilaç
Joga na ndihmon në eliminimin e kaosit mendor, duke na shtuar përqendrimin e rrjedhimisht duke lejuar që t’i shohim gjërat më qartë. Joga më të vërtetë është një ilaç i fortë, por është i ngadalshëm. Mos prisni që të shëroheni brenda natës me joga, Roma nuk u ndërtua për një ditë. Megjithatë duhet të kihet parasysh se joga nuk është trajtimi i duhur për problemet akute si kockat e thyera, infeksionet madhore ose urgjencat kirurgjikale. Me praktikë të qëndrueshme, sidomos gjatë praktikimit të asanave dhe teknikave të frymëmarrjes të njohura si Pranayama, përmirësohet puna e mushkërive, e funksionit të zorrëve, gjendrave limfatike, funksioni i sistemit imunitar, kthehet ekuilibri dhe bëhemi më të fortë për të përballur sfidat e jetës.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta Empty Re: Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta

Mesazh nga Anakonda Mon 15 Jul 2013 - 19:15

Mungesa e proteinave dhe fibrave, kafjalli i privuar nga yndyra dhe porcionet tepër të vogla janë fajtorë për uri të shpejtë pas kafjallit, i cili është ruajtës i peshës së duhur dhe shëndetit, si dhe nxitës i metabolizmit.
Konsumoni proteina për ngopje më të gjatë!
Shumë njerëz për kafjall hanë bukë të lyer me gjëra të ndryshme ushqimore. Ekspertët e ushqimit theksojnë që proteinat janë pjesë e pashmangshme e secilit kafjall, për arsye se treten dukshëm më gjatë se karbohidratet, për shkak të së cilës gjë edhe zgjat më shumë ndjenja e ngopjes pas kafjallit.
Zgjedhje e mirë është një pjatë me flluska misri me 2 dl qumësht ose një vezë e zier.
Më shumë fibra për tretje më të mirë
Sa më shumë që të ketë sheqer në kafjall, aq më shpejt tretet dhe do të ndiheni shumë shpejt të uritur pas tij. Fibrat janë jashtëzakonisht të rëndësishme për ndjenjë më të gjatë të ngopjes dhe për tretje më të mirë, ndërsa secili kafjall duhet të përmbajë pesë gramë fibra. Mielli integral, krundet e grurit, pemët me lëvozhga, si dhe pemët e perimet janë ushqime me një përqindje të lartë të fibrave të shëndetshme.
Yndyra për ndjenjë më të gjatë të ngopjes
Shujta e privuar nga yndyra garanton uri në afat prej vetëm një ore pas kafjallit. Jogurti me yndyrë të plotë, djathi, tuna ose vezët janë të pasura me yndyra të shëndetshme prej të cilave nuk do të trasheni, ndërsa do t'ju ofrojnë një ndjenjë më të gjatë të ngopjes.
Shujta e vogël
Një mollë për kafjall nuk paraqet një shujtë komplete, edhe pse është e pasur me fibra, minerale dhe vitamina. Ajo paraqet vetëm një ushqim para kafjallit. Më së miri është që të hahet 15 minuta para kafjallit për ta hapur oreksin, ndërsa sipas rregullit, kafjalli duhet të përbëhet nga së paku 500 kalori, gjë me të cilën parandalohet ngrënia e tepërt më pas. Gjithashtu, kafjalli duhet të konsumohet në afat prej një ore pas zgjimit nga gjumi. /Telegrafi/
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta Empty Re: Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta

Mesazh nga Anakonda Mon 15 Jul 2013 - 19:15

Si dobësohet njeriu me shërim Akupunktural ?
 

Akupunktura e zvogëlon oreksin , rrit punën e metabolizmit dhe i jep njeriut nje ndjenë të ngishmërisë .

  1. Sa kohë nevojitet për t’u dobësuar me Akupunkturë ?

Ndryshon sipas njeriut,disa mund të kenë sukses të jashtëzakonshëm e disave i nevojitet kohë më e gjatë.

  1. Sa është ideale të dobësohet brenda jave ?

Varet nga njeriu, por në javë 1-2 kg kishte me qenë ideale pa kurrfarë pasoje.

  1. A zbatohet dieta gjatë dobësimit me Akupunkturë ?
  2. Gjithsesi duhet të ketë kujdes në ushqim dhe në pije.
  3. A ka ndonjë program të preferuar për dijet ?

Nga lista e ushqimit hiqen: sheqeri,kripa dhe brumi,poashtu patatja dhe orizi hiqen nga lista e ushqimit pasi përmbajnë nisheste të bollshme.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta Empty Re: Tri ‘ilaçe’ interesante për probleme të shpeshta

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi