Vetëm një gllënjkë e birrës nxit lirimin e hormonit të lumturisë
2 posters
Faqja 1 e 1

Shija e birrës, dhe jo alkoolit në të ndikon në funksionet e trurit të lidhura me dëshirën, ajo nxit sekretimin e hormonit të dopaminës që lidhet me kujtimet e gëzueshme.
Vetë shija e birrës është e mjaftueshme për disponimin e mirë, ka treguar studim i Universitetit Indiana. Në eksperiment janë hulumtuar efektet e birrës në vullnetarët të cilët kanë shijuar 15 ml birrë përgjatë 45 minutave, ndërsa para dhe pas pirjes u kanë skanuar trurin.
Shkencëtarët kanë zbuluar që vetë shija e birrës është e mjaftueshme për lirimin e shtuar të hormonit të dopaminës, kimikatit i cili në tru lidhet me përvojat e këndshme. Deri te lirimi i dopaminës vjen në mënyrë natyrale në situata eksituese nga adrenalina, por edhe pas konsumimit të drogës dhe alkoolit.
Megjithatë birra nuk ka ndikim të tillë në prodhimin e dopaminës, por prodhimi i hormonit të lumturisë lidhet me shijet e saj dhe ndjenjat pozitive që i zgjon, shkruan "Live Science".
"Rezultatet nuk janë befasuese, por për herë të parë kemi vërtetuar që pijet alkoolike kanë ndikim të madh në disponimin tonë se sa ne e dimë", - ka deklaruar udhëheqësi i studimit, profesori David Kareken. Ai tutje shton se si sekretimi i dopaminës ka qenë më i theksuar te meshkujt të cilët kanë pasur raste të alkoolizmit në familje.
"Studimi demonstron që shija vetvetiu ka ndikim në funksionet e trurit të lidhura me dëshirat dhe epshin, - ka thënë profesori Peter Anderson nga Universiteti Newscastle.

Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Vetëm një gllënjkë e birrës nxit lirimin e hormonit të lumturisë
Shumë studime tregojnë që pirja e moderuar e pijeve alkoolike është shumë e shëndetshme. Nëse zgjedhja juaj më e shpeshtë është birra, ja disa arsye pse nuk duhet ta ndryshoni këtë shprehi.Konsumimi i moderuar i alkoolit nënkupton një gotë të pijes alkoolike në ditë për femrat, respektivisht deri më së shumti dy për meshkuj. Nëse tejkalohet ky kufi, rrezikoni shumë – nga konsumimi shumë i madh i kalorive e deri te problemet e zemrës.
Problemet kardiovaskulare
Konsumimi i moderuar i alkoolit çon deri te rreziku i reduktuar nga sëmundjet e zemrës dhe sulmi në zemër dhe madje për 25 deri 45 për qind, shkruan revista “Time”. Ka shumë studime të cilat tregojnë që një gotë alkool në ditë rrit nivelin e kolesterinës së “mirë”, e cili është aleat i shkëlqyeshëm në luftën kundër sëmundjeve kardiovaskulare.
Eshtrat
Birra është burim i shkëlqyeshëm i silicit, i cili forcon strukturën e dhëmbëve, ndërsa ndihmon edhe në luftën kundër osteoporozës, ka treguar studimi i publikua në revistën "Journal of the Science of Food and Agriculture". Studimi, rezultatet e të cilit në qershor i ka publikuar Universiteti shtetëror në Oregon, ka treguar që birra veçanërisht ka efekt të dobishëm në eshtrat e femrave në menopauzë.
Truri dhe kujtesa
Pirja e birrës është e lidhur me rrezikun më të vogël nga sulmi në tru. Përveç kësaj, nëse alkooli konsumohet në sasi të moderuara, shanset që tek ju të zhvillohen problemet me memorien, sëmundjen e Alzheimerit ose format tjera të dementias, janë më të vogla për 23 për qind. Këtë e ka treguar studimi i Qendrës mjekësore Rush në Universitetin e Chicagos.
Lëkura/floku më i shëndetshëm
Po, mirë keni dëgjuar. Birra mund t’ju ndihmojë të ktheni shkëlqimin dhe volumin e flokëve tuaja. Në këtë rast në veçanti mund t’ju ndihmojnë birrat gjermane, pohon Marta Wohrle bashkëthemeluese e sajtit “Truth in Aging”. Birrat gjermane përmbajnë më shumë sumullbari, ndërsa sumullbari ka shumë proteina që janë të shkëlqyeshme për lëkurën dhe flokët tuaj”, shpjegon Wohrle.

Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Zbulohet geni i lumturisë - por e kanë vetëm femrat
» Pirja më e shpejtë e birrës
» Bebja Qe Çmendet Pas Birrës
» Birra nuk është shkaktare e 'barkut të birrës'
» Mbijeton në Alaskë falë birrës së ngrirë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi