Shqiperia: iluzioni i virgjinitetit
Faqja 1 e 1
Shqiperia: iluzioni i virgjinitetit
Edhe pse jemi në shekullin njëzet e një, shoqëria shqiptare vazhdon të ketë tabute rreth çështje të tilla si martesa dhe statusi i grave.
Pavarësisht nga ndonjë modernizim që mund të ketë ndodhur gjatë historisë sonë të kohëve të fundit, duket se liria seksuale e grave përfundon aty ku fillon liria seksuale e meshkujve.
Shoqëria shqiptare ka qenë tradicionalisht patriarkale dhe e bazuar në dominim mashkullor, përderisa femrat gjithmonë ishin në një pozitë më të pafavorshme. Kjo praktikë e diskriminimit në Shqipëri nuk është shfaqur papritmas. Në të kundërtën, i ka rrënjët e saj në kanunin e shekullit të pesëmbëdhjetë të Lekë Dukagjinit. Sipas këtij kanuni, gratë konsideroheshin pronë e të etërve të tyre, e më vonë pronë e burrave dhe familjeve të tyre. Në shumë raste, vdekja i priste ato gra bashkëshortët e të cilëve zbulonin se gratë kishin pasur marrëdhënie intimite para martesës. Të martosh një grua që nuk ishte e virgjine ishte një moment i turpshëm, si për burrin e saj, ashtu edhe për familjen e saj.
Ndërkohë, komunizmi edhe pse ndikoi në përmisimin e situatës në favor të grave, të paktën teorikisht, ne thelb mbeti po ai mentalitet i nënshtrimit të grave. Virgjiniteti u bë një me moralin, dhe shpesh ata që nuk bëni si thoshte Partia akuzoheshin se janë seksualisht imoral.
Kanuni i Lekë Dukagjinit dhe komunizmi ndoshta sipërfaqësisht janë “zhdukur” në Shqipëri, por ideologjia e tyre është kultivuar në gjeneratat shqiptare dhe qëndrimet e tyre deri sot. Në zonat rurale të vendit, pa përjashtuar qytetet e mëdha, ka meshkuj që kërkojnë ekskluzivisht gra virgjine, pavarësisht nga numri i grave me të cilat këta meshkuj kanë fjetur para martesës së tyre. Kjo është arsyeja pse gjithnjë e më shumë vajza vizitojnë klinikat publike dhe (kryesisht) ato private të cilat kryejnë operacione të zëvendësimit të himenit në mënyrë që të hedhin pluhur në sytë e burrave të tyre të ardhshëm dhe t’i bindin që kurrë më parë nuk kanë qenë seksualisht aktive. Shumë vajzave ky operacioni njëzet minutësh mund t’u ndryshojë jetën përgjithmonë.
Sipas gjinekologëve, ato janë nën presion nga anëtarët e familjes apo burrat e tyre që kërkojnë prej tyre të jenë të ‘dlira’ para martesës. Për fat të keq, familjet konservative e gabojnë jetën seksuale të vajzës së tyre me integritin dhe sinqeritin e saj. Në të njëjtën kohë, për disa meshkuj, martesa me një virgjëreshë duket të jetë mënyrë për të dëshmuar burrërinë e tyre. Martesa me një virgjëreshë i bën të ndjehen më të fortë, por në realitet kjo sjellje i bën më të dobët. Ata kanë pritje që të dashurat e tyre të jenë të pastërta seksualisht, përderisa shumë prej tyre bëjnë si duan me gra tjera. Përveç kësaj, mjekët deklarojnë se ka çifte që i vizitojnë në mënyrë që të sigurohen se gruaja ishte me të vërtetë virgjëreshë pasi që nuk ka pasur gjakderdhje gjatë natës së tyre të parë së bashku. Çfarë poshtërimi!
Kuptohet pa e thënë se jo çdo shqiptar me doemos është në kërkim të një vajze virgjine. Fatmirësisht ende ka njerëz me mendje të hapur. Për më tepër, shumë shqiptarë që kanë emigruar dhe janë kthyer janë përpjekur të përvetësojnë një mënyrë perëndimore të jetesës, një që është më liberale dhe që nuk i jep shumë rëndësi stereotipeve. Në anën tjetër, ka edhe emigrantë që duan të martohen me vajza nga vendlindja e tyre dhe duan që ato të jenë virgjine. Natyrisht, procesi i integrimit të shqiptarëve jashtë shtetit nuk mund të ketë të njëjtin sukses për të gjithë.
Në zonat rurale shqiptare, sidomos zonat e margjinalizuar në pjesën veriore të vendit, njerëzit vazhdojnë të respektojnë vlerat, traditat dhe paragjykimet e Kanunit të Lekë Dukagjinit (p.sh. hakmarrjet, virgjiniteti). Injoranca rreth çështjeve gjinore dhe seksualiteti, hipokrizia e shoqërisë shqiptare, si dhe dezinformimi nga mediat, nuk kanë ndihmuar në ndryshimin e mentalitetit të njerëzve. Sa i përket shoqërisë civile, përveç disa materialeve të cilat nuk mund të lexohen nga njerëz të cilët supozohen të jenë grupi i synuar, dhe mjeljes së fondeve të ndryshme, ajo në të vërtetë nuk ka propozuar ndonjë zgjidhje konkrete në këtë fushë të ndjeshme.
T’i kthehemi temës sonë, virgjiniteti dhe jeta seksuale e çdo individi është një çështje personale. Nuk është sëmundje, kështu që nuk ka arsye përse të riparohet në klinika. Askush nuk ka autoritet për t’i treguar dikujt se kur duhet të filloj jetën e tij ose jetën e saj seksuale. Ne vetë vendosim kur të bëjmë një zgjedhje të tillë.
Martesat e ndërtuara në virgjinitet nuk janë martesa. Përveç kësaj, virgjiniteti nuk është shenjë e karakterit. Çfarë është shumë më e rëndësishme është personaliteti, inteligjenca, shoqëria, shpirti, mirësia dhe bukuria e brendshme.

Similar topics
» Ik nga iluzioni, kthehu në realitet!
» Iluzioni optik në 3000 metra katrorë
» Shqiperia..
» Shqiperia????
» Shqiperia,,,,,,,
» Iluzioni optik në 3000 metra katrorë
» Shqiperia..
» Shqiperia????
» Shqiperia,,,,,,,
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi