Samanta Karavella: Të gjithë më donin fituese
3 posters
Faqja 1 e 1
Samanta Karavella: Të gjithë më donin fituese
Në 10-vjetorin e karrierës së saj, rrëmben nga “Top Fest”- i çmimin e madh… Ky ishte fati i Samanta Karavellës, e cila në gjithë këto vite, marrëdhënien me finalet e festivaleve nuk e ka pasur shumë të mirë. Por pavarësisht kësaj, suksesi nuk i ka munguar. Shumë prej këngëve të saj janë kthyer në hite, duke e shndërruar kështu ‘vogëlushen’ e “Etheve” në vajzën që zotëron skenat, ashtu siç divat e mëdha bëjnë… Çmimin e madh i takoi ta merrte nga Elhaida Dani, fituesja e vitit të shkuar në “Top Fest”, e cila me zërin brilant ia doli të rrëmbente vendin e parë në “The Voice of Italy”. Ajo që i lidh vajzat, veç kompozitorit të talentuar Kledi Bahiti, janë talent show-t dhe dashuria e madhe që kanë për muzikën. Po le të zbulojmë bashkë për më shumë emocionet e Samantës, përmes kësaj interviste për “Bluetooth”…
Samanta, sapo je vlerësuar me çmimin e madh në edicionin e dhjetë të “Top Fest”-it, i cili ka përkuar edhe me 10-vjetorin e karrierës tënde. Cilat ishin emocionet që përjetove në ato momente?
Ka qenë vërtet një nga momentet më emocionuese të jetës sime. Mua më dukej një ëndërr, s’arrija ta besoja. Një befasi e bukur në këtë 10-vjetor të karrierës, që për koinçidencë qëlloi të jetë edhe 10-vjetori i “Top Fest”. Megjithëse kënga ishte shumë e pëlqyer nga publiku dhe ishte komentuar shumë pozitivisht nga të gjithë, unë sërish isha skeptike. Jam shumë e kënaqur që erdhi në këtë moment. Ishte i nevojshëm në fakt, sepse me gjithë pjesëmarrjet e mia në disa festivale, ende nuk e kisha një vlerësim. Më vjen mirë që pas kaq shumë kohësh erdhi pikërisht çmimi i parë… Për më tepër nga “Top Fest”-i, ku numëroj pesë vjet pjesëmarrje dhe në katër vitet e para nuk kam qenë as finaliste. “Top Media” më ka bekuar në një farë mënyre me këtë çmim. Dua absolutisht të falenderoj bashkëpunëtorin tim të ngushtë, kompozitorin Kledi Bahiti dhe tekstshkruesin e njohur Olti Curri.
Je në momentin më të mirë të karrierës tënde si këngëtare… Çfarë do të ketë pas kësaj?
Sigurisht që ky është një moment shumë i mirë, por është edhe i rrezikshëm në të njëjtën kohë, sepse tani karriera ime duhet menaxhuar më me kujdes… Duhet të mendohem shumë përpara se të nxjerr një këngë. Çmimi i parë rëndoka goxha (qesh).
Sa mendon se e dëmtojnë thashethemet për çmim të parë një këngë?
Thashethemet janë të pashmangshme, por nuk mendoj se e dëmtojnë një këngë. Nëse ajo është e mirë, do të jetë patjetër fituesja.
Sa ndikoi çmimi i parë që fitoi vjet Kledi në “Top Fest”, për ta zgjedhur atë si kompozitor të këngës tënde konkurruese?
Të siguroj që nuk ka ndikuar fare suksesi i tij në “Top Fest 9”. Me Kledin kam bashkëpunuar edhe më parë dhe e kam vlerësuar për talentin që ai ka. Ka një ndryshim mes Kledit dhe kompozitorëve të tjerë që ka tregu. Ajo që më pëlqen tek ai, është shpirti që di t’u japë këngëve. Unë personalisht baladat i kam shumë për zemër, pasi mbajnë shumë emocion brenda, dhe Kledi është një ndër më të mirët e këtij zhanri.
Do të vazhdosh me balada?
Tani duhet të mendoj për t’iu kthyer muzikës që është aktuale në treg. “Loti i fundit” lindi nga dëshira ime për të realizuar një këngë të madhe, profesionale, një këngë që tregon vlera. Duke qenë se përgjatë këtyre viteve këngët që unë kisha realizuar ishin këngë komerciale – të gjithë këngëtarëve iu nevojiten – doja të tregoja Samantën tjetër, atë që bën këngë profesionale. Ajo që më ka gëzuar më shumë nga pjesëmarrja në “Top Fest”, është se të gjithë e kanë cilësuar çmimin tim, të merituar…
Sa kohë keni punuar për këtë këngë?
Kënga është bërë për 5 minuta… D.m.th. vija melodike e saj është krijuar shumë shpejt, pastaj natyrisht Kledi ka punuar mbi të. Kjo ishte shenja e parë që kënga do të rezultonte e suksesshme, sepse edhe kënga e Elhaidës, që u shpall vjet fituese, është bërë për 5 minuta.
Prej sa vitesh bashkëpunon me Kledin?
Me Kledin njihemi që prej vitit 2007, pasi siç dihet Kledi ka qenë dhe është prej kohësh i angazhuar me koncertet ‘live’. Gjithsesi këngën e parë me Kledin e kam realizuar në vitin 2009… Ishte kënga “Pa përse”, pjesëmarrëse në “Këngën Magjike”, ajo që shënoi startin e këtij bashkëpunimi. Më tej Kledi eci me hapa gjigantë. U bë pjesë e labelit “Threedots” dhe aty filloi të tregojë vlerat e tij të vërteta. Bashkëpunimet tona të fundit kanë qenë këngët “Larg” dhe “All I Need”, të cilave u kam bërë dhe videoklipet përkatëse. Ndërkaq po punojmë për projektin e radhës, që do të jetë një këngë komerciale, me ritëm…
Nuk jeni pak vonë?
Fatmirësisht fushata këtë vit na ka ndihmuar që t’i shtyjmë pak afatet e publikimit të këngëve, duke qenë se vëmendja e madhe këto kohë është tek zgjedhjet…
Përveç çmimit të madh, u vlerësove edhe si këngëtarja më e mirë femër… A e ndjeve xhelozinë e kolegeve?
Absolutisht jo. Të gjithë ishin shumë pozitivë për fitoren time… Madje edhe më herët kolegët më thonin që isha një nga pretendentët për çmimin e madh, por unë vetë nuk doja ta besoja. Jam ende e mrekulluar. Nëse më parë jam mërzitur që s’jam vlerësuar, pasi e kam ndjerë që jam lodhur kot, me këtë çmim më duket sikur gjithçka është shpërblyer. “Top Media” i ka dhënë kuptim karrierës sime.
Për çfarë do t’i harxhosh lekët e çmimit të madh?
Për karrierën time (qesh). Sepse në rast se do t’i shpenzoj për pushime, njerëzit do thonin ‘kjo na la pa këngë. Kaq e pati (qesh)’. Nuk do të kishte kuptim që unë të isha në Miami tani, megjithëse po vdes nga dëshira (qesh)…
Ke planifikuar pushime këtë vit?
Për momentin, e vetmja gjë që mendoj është projekti i ri që do të sjell.
Kujt ia dedikon këtë çmim?
Sigurisht, familjes sime, e cila ka qenë me mua në çdo iniciativë. Emocionet më të mëdha i kam përjetuar kur kam takuar mamanë time, e cila më ka mbështetur, që kur e kam filluar muzikën, tek “Ethet e së premtes”, e deri më sot… Ka kaluar me mua të gjitha streset e veshjeve që s’më bënin, zërit të ngjirur në natën finale…, gjithçka. Madje ajo si nënë i ka përjetuar dyfish.
Dashuria për Samantën. A ke një partner në krah?
Hmm…
Ose më mirë, do sqarojmë si fillim thashethemet që thonë se je në një lidhje me Kledi Bahitin?
Uaaa, edhe këtë e kanë thënë ëëëë… Po kjo është normale, është bërë e modës tani. Të gjitha këngëtaret i lidhin me kompozitorët. Për mua nuk është ndonjë gjë e re, sepse edhe personat me të cilët kam pasur duete më parë, m’i kanë bërë të dashur… Unë kam qenë gjithmonë pjesë e showbiz-it, tani s’është më një shqetësim, por diçka shumë komike.
Dashuria atëherë si shkon?
Dashuria për muzikën…
Jo për muzikën, për një mashkull e kam fjalën…
Për një mashkull ende jo. Ia kam lënë çdo gjë kohës. Siç erdhi suksesi në muzikë, do vijë edhe suksesi në dashuri (qesh). Bluetooth

Re: Samanta Karavella: Të gjithë më donin fituese
qanka rrit kjo
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Re: Samanta Karavella: Të gjithë më donin fituese
Me kete kenge e ka meritu.
Єямєℓiиdå- WebMaster
- Postime : 17963
Gjinia :
Anëtarësuar : 09/10/2010
Mosha : 39
Hobi : Muzika, leximi & noti
Similar topics
» Samanta Karavella: Ja si është e vërteta
» Skandal ne “Top Fest” Përjashtohet Samanta Karavella
» Samanta Karavella ‘rritet’, deklaron të dashurin
» Samanta Karavella me këngë të re “Zgjom një tjetër ëndërr”
» Flirtimi, strategjia fituese

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi