Marrëveshja PS-LSI, Meta kreu i ri i Kuvendit
Faqja 1 e 1
Marrëveshja PS-LSI, Meta kreu i ri i Kuvendit
Ilir Meta do të jetë kryetari i ri i Kuvendit. Kjo është pjesë e marrëveshjes PS-LSI për të bashkëqeverisur në katër vitet e ardhshme.
"Në takim është rënë dakord që në funksion të një ndarjeje të përgjegjësive për të përmbushur me sukses detyrimet që burojnë prej votës plebishitare të 23 qershorit për Aleancën për Shqipërinë Europiane, kryetari i PS Edi Rama do të drejtojë qeverinë e re, ndërsa kryetari i LSI Ilir Meta do të drejtojë Kuvendin e ri. U konfirmua angazhimi publik i PS-LSI për të ndarë mandatin e deputetit nga detyra ekzekutive e ministrit".
PS dhe LSI kanë rënë dakord për ngritjen e një grupi të përbashkët pune nën drejtimin e Sekretarit të Programit të PS, Ilir Beqja, dhe anëtarin e kryesisë së LSI, Edmond Haxhinasto, për të detajuar planin e punës për 300 ditët e para të qeverisë, që do t'i paraqitet publikut në muajin shtator.
[b style="color: rgb(51, 51, 51); font-family: 'Book Antiqua'; font-size: large; background-color: rgb(250, 250, 250);"]Qeveria e Berishës të mos marrë vendime[/b]
Rama dhe Meta kanë shprehur shqetësimi për të dhënat më të fundit që tregojnë se qeveria në detyrë nuk po bën thjesht kujdestarinë dymujore që imponon verdikti plebishitar i 23 qershorit, por po vazhdon në një inerci që nuk është në dobi të vendit e të qytetarëve. Prandaj dy liderët e koalicionit fitues vendosën të bëjnë apel për urtësi e përgjegjshmëri nga ana e kryeministrit në detyrë dhe e qeverisë së tij, në mënyrë që të mos ndërmerren hapa që bien ndesh me etikën e një qeverie kujdestarie. Të ndalen prokurorimet e reja, të mos merren vendime për koncesione të reja të pasurisë publike, të garantohet që administrata të mos përfshihet në veprime antiligjore apo joetike të orës së fundit me arkën e shtetit.
[b style="color: rgb(51, 51, 51); font-family: 'Book Antiqua'; font-size: large; background-color: rgb(250, 250, 250);"]Takimi[/b]
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kanë zhvilluar një takim sot, nga ku mendohet se mund të kenë diskutuar për qeverinë e re.
Ky është takimi i parë mes dy liderëve të dy partive të majta pas zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. Mësohet se takimi nisi rreth orës 11:30 dhe ka zgjatur plot një orë. Pas takimit, asnjë prej liderëve të dy partive nuk ka bërë ndonjë koment për mediat.
[b style="color: rgb(51, 51, 51); font-family: 'Book Antiqua'; font-size: large; background-color: rgb(250, 250, 250);"]/Shekulli[/b]
An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Similar topics
» 7-8 marsi, Topalli hap dyert e Kuvendit
» Opozita largohet nga salla e Kuvendit
» Marreveshja Kosove- Serbi
» Greqi: Marrëveshja për kryeministrin e ri – dështoi
» Greqi, Trichet: Marrëveshja e arritur pozitive
» Opozita largohet nga salla e Kuvendit
» Marreveshja Kosove- Serbi
» Greqi: Marrëveshja për kryeministrin e ri – dështoi
» Greqi, Trichet: Marrëveshja e arritur pozitive
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi