Agron Llakaj, pasi ka kaluar të 50-at u nënshtrohet trajtimeve estetike për fytyrën
2 posters
Faqja 1 e 1
Agron Llakaj, pasi ka kaluar të 50-at u nënshtrohet trajtimeve estetike për fytyrën
Si një personazh i njohur i humorit prej vitesh në ekran, duket se moderatori i spektaklit “Al Pazar” në “Vizion Plus” ka filluar t’i kushtojë më shumë vëmendje pamjes e tij, tani që është 53 vjeç. Vitet bëjnë punën e tyre, por edhe Llakaj ka menduar si t’u shkojë ndesh gjurmëve të moshës në lëkurë, duke nisur një seancë trajtimesh intensive në mbyllje të sezonit televiziv dhe pak ditë para fillimit të pushimeve, që ai si ço vit i bën në plazhet e Greqisë. Këtë trajtim ai madje nuk e fsheh, duke pranuar të pozojë së bashku me estetisten e qendrës “Kleopatra”, ku ai është klient i saj.Ndërkohë nuk e dimë se sa do të kujdeset Agroni për peshën, për të humbur kilet e tepërta që ka vendosur këto vitet e fundit. Moderatori i njohur i spektaklit “Portokalli” u rikthye vitin e kaluar pas dy vitesh në rolin e moderatorit të humorit, ku si shoëman i një “pazari televiziv” me të ftuar solli një spektakël ndryshe. Në këtë format të realizuar me Arian Çuliqin, Llakaj ishte i zoti i shtëpisë që priste e përcillte njerëz dhe ngjarje në 1 orë e 15 minuta spektakël. Për herë të parë ai mori rolin e komentatorit mbi realitetin komik shqiptar, ku dha dhe mendime personale me nota humori. Ndërkohë që le të shohim se si do të shfaqet Llakaj në ekran pas pushimeve, për sa i përket look-ut, edhe pse mund të themi që është nga të paktët meshkuj ekrani të brezit të tij që u nënshtrohet trajtimeve estetike. PanoramaPlus
Re: Agron Llakaj, pasi ka kaluar të 50-at u nënshtrohet trajtimeve estetike për fytyrën
me qen grat kshu ma ka lezet po meshkujt ncncncncnc
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Agron Llakaj: Ju rrëfej projektin tim të ri satiriko-humoristik
» I nënshtrohet terapisë për të lënë Coca-Cola-n
» I nenshtrohet nje operacioni, ka 2 vjet rrjesht vetem qesh
» Kur kirurgjia estetike eshte nje semundje
» Kirurgjia estetike vazhdon te cmend femrat
» I nënshtrohet terapisë për të lënë Coca-Cola-n
» I nenshtrohet nje operacioni, ka 2 vjet rrjesht vetem qesh
» Kur kirurgjia estetike eshte nje semundje
» Kirurgjia estetike vazhdon te cmend femrat
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi