Gjoksi i femrave, për çfarë shërben në të vërtetë?
2 posters
Faqja 1 e 1
Gjoksi i femrave, për çfarë shërben në të vërtetë?
Sipas një shpjegimi shkencor shihet si një anomali, në krahasim me gjitarët e tjerë..Mund të duket një pyetje retorike, por duke e menduar mirë s'është aspak e tillë: përse femrat kanë gjoks dhe për çfarë duhet? Paraardhësit tanë, të afërmit më të ngushtë nga këndvështrimi gjenetik, kanë thithka më të vogla dhe gjëndra qumështore më pak voluminoze. Përkundër kësaj, gjoksi kryen të njëjtin funksion biologjik në të dyja speciet: të ushqejë të voglin. por përse femrat kanë një gjoks ndryshe nga çdo gjitar tjetër?Sipas Carole Jahme, eksperte e psikologjisë evoluese, gjoksi njerëzor përfaqëson një anomali, në kuptimin që asnjë pararendës tjetër nuk ka një gjoks që ka tendencë të "humbasë" funksionalitetin, sapo mbaron periudha e ushqimit me qumësht. Për më tepër te disa vajza, gjoksi mund të zhvillohet përpara fluksit të parë menstrual të femrës. Për më tepër, thuajse të gjitha gratë ruajnë një gjoks të plotë, edhe pas menopauzës. kjo do të thotë që, ndryshe nga speciet e tjera, gjoksi s'mund të jetë një tregues i fertilitetit të gruas e as i faktit që po prodhon qumësht.
Prandaj, për çfarë duhet vërtet gjoksi? Sipas doktoreshës Jahme, më shumë është një lloj thirrjeje për mashkullin. Femrat e gorillës dhjamosen më shumë në zonën e barkut, ekzaktësisht si meshkujt e njeriut, femrat e të cilit kanë tendencë të rrumbullakosen më shumë në zonën e ijeve dhe të gjoksit. Kështu pikërisht marrin atë formën joshëse që është sekreti i "sex-appeal"-it të shumë femrave. Përkundër faktit se koncepti i bukurisë femërore ka evoluar me kalimin e shekujve, figura e saj e rrumbullakosur vazhdon të jetë një faktor tërheqës edhe për meshkujt modernë. Jo më kot femrat duan "ndihmën" edhe të reçipetave speciale, korseve, apo veshjeve të veçanta për të theksuar format e trupit të tyre. Madje për këtë i janë drejtuar edhe kirurgjisë plastike, pasi një gjoks i bëshëm josh mashkullin, duke shfrytëzuar atë instikt "predatori" që është i vjetër me miliona vite.ikub.al
An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Çfarë duhet që të përjetosh intimitet të vërtetë me dikë? Çfarë është dashuria? Çfarë është intimiteti?
» Për çfarë ju shërben gruaja?
» Për çfarë na shërben mëshirimi?!
» Çfarë të bën një mik të vërtetë?
» Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie!
» Për çfarë ju shërben gruaja?
» Për çfarë na shërben mëshirimi?!
» Çfarë të bën një mik të vërtetë?
» Çfarë u pëlqen femrave në një marrëdhënie!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi