Kukësi pranë rekordit historik
2 posters
Faqja 1 e 1
Kukësi pranë rekordit historik
Ëndrra për të parë një skuadër shqiptarë që kalon tre raunde radhazi në kupat e Europës mund të bëhet realitet nga Kukësi, që në “Metalurg Stadium” të Donjeckut thjesht duhet të administrojë avantazhin 2-0 të “Qemal Stafën,” për të shkruajtur historinë me gërma rë arta. Ecuria e jashtëzakonshme brenda një periudhë të shkurtër kohore, ku nga debutues dhe surprizë e superiores, Kukësi u shndrrua në realitetin më të bukur të futbollit shqiptar edhe në aventurën europiane, pritet të shpërblehet me kualfikimin në fazën play-off të Europa Ligë, ku shorti mund t’I vërë përballë nënkampiones se Shqipërisë emra sugjestionues si Totenham Hotspur, Dinamo Kiev apo Fiorentina.
Pavarësisht diferencave të ndjeshme në cilësi dhe buxhet, formacioni që drejtohet nga Armando Cungu beson se më një lojë të mirorganizuar në mbrojtje mund t’I bëjë ballë furisë së Metalurgut, që do të kërkojë hakmarrjen për humbjen turpëruese në Tiranë. Trajneri shkodran për fat të keq nuk do të ketë në dispozicion argjentinasin Lukas Malakarne, I cili nuk arriti të riaftësohej në kohë për këtë sfidë. Në një rreshtim mbrojtës 4-2-3-1, vetëm sulmuesi serb Llazar Popovic do të ketë mundësi të kalojë vijën e mesit të fushës. Portieri Halilaj, heroi I kualifikimit me Sarajevon mbetet titullar I padiskutueshëm në portë, ndërsa në mbrojtje do të rreshtohen Peqini, Brahja, Mallota dhe Hallaci. Erando Karabeci dhe Igli Allmuca pritet të formojnë murin para mbrojtjes, Progni dhe Hoxha do të mbulojnë krahët e mesfushës, ndërsa Alikaj mund të tentojë në momente të vecanta t’i vijë në ndihmë sulmuesit Popovic. Sytë dhe veshët e tifozëve shqiptarë për të paktën 90 minuta do të jenë të drejtuara nga “Metalurg Stadium”, atu ky Kukësi ka shansin të bëjë krenar një komb të tërë.
burimi:shqip

An0nim- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Sarande
Postime : 2383
Gjinia :
Anëtarësuar : 28/03/2012
Mosha : 34
Re: Kukësi pranë rekordit historik
sa mir do ishte qe kukesi tna perfaqsonte sdo isht keq eee
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Kukesi Kualifikohet me tej...
» 30-0 në shtëpi, rekord historik i Barcës në kampionat
» Njeriu më i shkurtër i Nepalit në kërkim të rekordit botëror
» Kukësi, qyteti me familjet më të mëdha
» Beckham pranë Tottenhamit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi