Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ASHURA NË SYTË E TJERËVE  DHE IMAM HYSEJIN People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ASHURA NË SYTË E TJERËVE  DHE IMAM HYSEJIN People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ASHURA NË SYTË E TJERËVE DHE IMAM HYSEJIN

Shko poshtë

ASHURA NË SYTË E TJERËVE  DHE IMAM HYSEJIN Empty ASHURA NË SYTË E TJERËVE DHE IMAM HYSEJIN

Mesazh nga xheladin HAMZA Fri 15 Nov 2013 - 2:35

ASHURA NË SYTË E TJERËVE
DHE IMAM HYSEJIN
 
P ë r k t h e u
Xheladin Hamza
 
 
 
 
 
 
Rahovec, gusht 2006
 
 
 
 
 
 
 
Bismillahirirrahmanirrahim
Fjala e përkthyesit
Lexuesve të nderuar në mënyrë më të ngrohtë ua propozoj që të lexojnë këtë pjesë, në mënyrë që të pasurojnë dijeninë e tyre, me këtë personalitet kaq të denjë dhe të shenjtë, njashtu edhe mbi Islamin në përgjithësi. Allahu xh.sh. le të pastrojë ndjenjat dhe zemrat tuaja dhe të ju ndihmojë në afrimin tek i Lartësuar dhe i Madhërishëm.
Përkthyesi
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
ASHURA NË SYTË E TJERËVE
Ndodhja në Kerbela si dhe kryengritja e Hysejin Ibn-Ali Ibn-Ebi Talibit ka pasur ndikim të madh tek njerëzit në botë, tek myslimanët dhe jomyslimanët. Madhështia e kryengritjes si dhe piedestali i vetësakfikimit si dhe vetit tjera të Hysejinit dhe shokëve të tij ka bërë që të bëhet rrezatimi i një numri të madh mendimesh lidhur me këtë lëvizje si dhe veprimit heroik të themeluesit të ashureve. Bartjen e të gjithave që është thënë, kërkon krijimin e një libri voluminoz, veçanërisht nëse marrim parasysh faktin që disa nga shkrimtarë jomyslimanë kanë shkruar edhe libra të veçanta lidhur me këtë ndodhi. Momentalisht theksojmë vetëm një pjesë të vogël se çfarë kanë thënë mbi Hysejinin, ndihmësve të tij, Zejnebës, Kerbelasë, Ashurës.
 Mahatma Gandi: Detalisht kam mësuar jetën dhe veprën e shehidit të madh islam imam Hysejinit, faqet e Kerbelasë pas kujdesit të mjaftueshëm  më kanë dhënë dijeni, se po që se Indija dëshiron të vijë gjerë tek fitorja duhet përcjellur shembullin e Hysejinit.
Muhamed Ali Xhanah (Zyre e lartë, Pakistan): Në botë nuk ekziston shembulli më i mirë i trimërisë, nga ai që tregoji imam Hysejini në leksionin e mosfrikësimsit dhe të vetësakrifikimit. Besoj se të gjithë myslimanët e botës duhet të përcjellin shembullin e Hysejinit, i cili u sakrifikua në territorin e Irakut.
Çarlls Dikens (shkrimtar i njohur britanik): Sikur të ishte ideja e imam Hysejinit lufta për përfitimin e të mirave të kësaj bote, në atë rast nuk e kuptoj përse me vete ka marr motrat, gratë dhe fëmijë? Pra, kuptimi logjikon, se ai është vetëflijuar ekskluzivisht vetëm e vetëm për islamin.
Tomas Çarli (historian dhe filozof britanik): Leksioni më i mirë të cilin e mësojmë nga tragjedia e Kerbelasë është ajo që imami dhe shokë të tij kanë pasur besimin në ekzistimin e besimit në Zot. Ata me veprimin e tyre kanë treguar që në konfliktin e së vërtetës së mashtrimit, numri i njëjtë nuk luan rol. Fitorja e Hysejinit edhe përkundër faktit se ishte me numër shumë më të vogël, provokon çuditshmërin tek unë.
Edvard Braun (orijatelisti britanik): A është e mundur që të ekzistoj zemra e cila gjatë përmendjes së Kerbelasë që të mos jetë e mbushur me hidhërim dhe dhimbje shpirtërore? Edhe ata të cilët nuk janë myslimanë nuk mund të mohojnë pastërtinë shpirtërore e cila ka ndodhur në këtë luftë islamike nën flamurin islam.
Frederik James: Leksioni i imam Hysejinit dhe çdo trimi tjetër si dhe shehidit në këtë botë janë shenjë se në te ekziston principi i përjetshëm i drejtësisë, dashurisë dhe mëshirësisë e cila nuk pranon ndryshime, dhe gjithashtu jep në dijeni se sa herë ofrohet rezistenca për këto çështje si dhe kur njerëzit qëndrojnë vendosmërisht në rrugën e tyre, ato principe gjithnjë do të ekzistojnë në këtë botë.
L. B. M: Shekuj me radhë njerëzit kanë adhuruar trimërinë, zemërgjerësinë, bujarinë, heroizmin, mu për këtë liria dhe drejtësia kurrë nuk i nënshtrohen forcës të së keqes dhe dobësisë. Ajo ishte zemra dhe madhësia e Hysejinit. I lumtur jam që kam mundur të marr pjesë me atë të cilët në zemrat e tyre kanë lavdëruar dhe madhëruar atë sakrifikim, pa marr parasysh që nga ajo kohë kanë kaluar 1300 vite.
K. Sharladak: Hysejini ka ecur në rrugën e tij me një numër të vogël të bashkësisë dhe mendimtarëve të tij, jo për hir të forcës dhe lavdisë, vetëm për hir të ngritjes sublime të viktimizimit. Çdo anëtar i kësaj bashkije, qoftë burrë apo grua, duke ditur pamëshirëshmërinë e armikut, ishte i gatshëm jo vetëm që të luftojë, por edhe të vdes. Të penguar edhe në ndalimin e ujit për fëmijë, ata në nxehtësinë e rrezeve të zjarrta të diellit si dhe rërës e cila zjarrit i ngjante, kanë mbetur në qëndrueshmërinë dhe konsekuent (principiel), heroikisht duke u takuar me vdekjen, pa asnjë  hamendje më të vogël kanë qëndruar në cakun e tyre.
Washington I. (historian i njohur amerikan): Imam Hysejini ka mundur ta shpëtoj jetën e tij sikur të ishte dorëzuar dëshirës së Jezidit, mirëpo, përgjegjësia udhëheqëse islame nuk lejon që ai Jezidin ta shikoj si halifën. Ai është përgatitur shpejtë për bartjen e presioneve me qëllim të lirimit të islamit nga thonjtë e Beni-Umejjës. Nën diellin i cili fërgon (përzhitë), në tokën e tharë të rërës së zjarrtë arabe shpirti i Hysejinit është i pavdekshëm. O pehlivan, o shembulli i heroizmit, o princ i  guximtarëve, o Hysejin!
 Tomas Masarik (luftëtarë për pavarësinë e Çekosllovakisë): Edhe pse fretërit tanë i mallëngjejnë besimtarët në golgotën e Isaut a. s. Mirëpo, kurrë nuk mund të arijnë afsh frymëzimi dhe përmallimin të cilin e arijnë ithtarët e Hyesejinit. Ndoshta është argumenti i saj fakti që fatkeqësia e Isaut a. s. në krahasimin me atë të Hysejinin si një kashtë e vogël përballë një mali të madh.
Moris Dukberi: Në vajtimet madhështore të vajtimit të Hysejinit, flitet që Hysejini për ruajtjen e nderit dhe dinjitetit të njerëzve si dhe pozitës së lartë të Islamit ka kaluar jetën e vet, pasurinë dhe fëmijët dhe nuk është gjunjëzuar nën vërsuljet e Jezidit për pretendimin mbi zotërimin. Mu për atë ejani e ta marrim si shembull e të mos dorëzohemi në duar të kolonizatorëve e të i japim prioritet vdekjes se shenjtë krahas jetës së nënçmuar. 
Marbin Almani (orientalist): Viktimizimi i njerëzve më të dashur dhe tregimi i faktit që drejtësia është me te, dhe që i është bërë padrejtësia, gjithë botës mbarë i ka treguar leksionin (mësimin) mbi sakrifikimin, e në atë mënyrë ka shënuar islamin dhe të myslimanëve në histori, e në botë i ka bërë krenar. Ky ushtar i ndershëm e ka prezantuar botën islame banorëve të tokës (të kësaj bote) në atë mënyrë që e keqja dhe dhuna nuk mund të mbijetojnë pa marr parasysh se sa duket e madhe dhuna dhe e keqja si dhe ndikimi kundrejt të së vërtetës, është sikurse pupla në erë.
Binti Shati: Zejneba, motra e Hysejinit ka prishur shijen e fitores, në gojën e Ibn Zijadit dhe fisit Benu Umejja. Kupën e tyre e mbushi me helm. Në të gjitha ndodhitë politike, pas ashures, si që është kryengritja e Muhtarit dhe Abdullah Ibn-Zubejrit si dhe në ramjen e Emevisë si dhe vendosjen e pushtetit Abasit si dhe fortifikimin e rrënjëve të shiizmit, Zejneb, trimëreshë nga Kerbelaja ka pasur një rol mahnitës.
Lijakat Ali Khan (vice premier i parë i Pakistanit): Kjo ditë e muajit Muharrem për myslimanët në mbarë botën ka një rëndësi të madhe. Në këtë ditë ka  ndodhur një ndër ndodhitë më të dhembshme, tragjike dhe më të tmerrshme në historinë islame. Shahadeti i imam Hysejinit a. s. në të njëjtën kohë kur është ndodhja e hidhur, numërohet në fitoren shpirtërore përfundimtare në botën islame, sepse tregon shembullin të dorëzimit të vullnetit të Zotit. Ky mësim na mëson pa marr parasysh se sa janë probleme dhe rreziku i madh, ne nuk duhet të kemi frikë nga ta, nuk guxojmë të devijojmë nga rruga e drejtë dhe drejtësia.
Xhorxh Xhordak: Kur Jezidi i ka nxitur njerëzit që ta vrisnin Hysejinin, ata e kanë pyetur se sa do tu paguante. Ndërsa ndihmësit e Hysejinit kanë folur: Ne jemi me ty, edhe nëse na vrasin shtatëdhjetë herë, ne përsëri dëshirojmë që të luftojmë pranë teje dhe përsëri të jemi të vrarë.
Abas Mahmud Akad (shkrimtar dhe letrar nga Egjypti): Lëvizja e Hysjinit nuk ka të ngjashme në historinë fetare si dhe në lëvizjet politike. Shteti i Emevijëve pas kësaj lëvizjeje nuk ka mundur të mbijetoj as kohën e një jete të njeriut mesatar, ashtu që nga shahadeti i imam Hysejinit a. s. e gjerë tek fundosja e tyre nuk ka zgjatur më shumë se gjashtëdhjetë e disa vite.
Ahmet Mahmmud Subhi: Edhe pse në fushën politike dhe ushtarake Hysejini ka përjetuar humbje, mirëpo, historia nuk shënon disfatën më të suksesshme e cila është përfunduar për të atë të cilët humbën. Gjaku i Hysejinit pas tij ka pasur kryengritje të Ibn Zubejrës, dalja e Muhtarit si dhe lëvizjeve të tjera derisa nuk ka rënë pushteti i emvelijëve. Thirrja për hakmarrjen e gjakut të Hysejinit është shndërruar në britmën e cila ka lëkundur frontin dhe pushtetin.
Antoan Bara (krishter): Sikur Hysejini të na takonte neve, në çdo vend do të venim flamurin e tij dhe në çdo fshat do të mbanim ligjërime në nderin e tij, dhe të thërrisnim popullatën në fenë tonë me emrin e Hysejinit.
Gibbon Edward (historian britanez): Edhe meqenëse ka kaluar një periudhë e caktuar nga ngjarja në Kerbela, edhe meqenëse nuk jemi bashkatdhetar me aktorin e tij, megjithatë rëndësia dhe problemi të cilin e ka duruar Hysejini a. s. nxitë ndjeshmëri të rënda të poetëve më të pikëlluar, ashtu që zemra ndaj atij vigani në veti koincidon një lloj emocionesh dhe dashuri. 
Nikollson (orientalist): Benu Umejje kishin mëri dhe janë sjellë në mënyrë tiranike arbitrare, ligjet islame i lanë pas dore dhe bënin nënçmimin e myslimanëve. Kur shikojmë historinë ajo thotë: Feja është ngritur kundër oborrit të urdhërdhënësve dhe pushteti fetar ka mbetur kundër iperijalizmit. Historija, në mënyrë të sinqertë gjykon se gjaku i Hysejinit është në shpinën e Emevijëve.
Zotëri Persi Sikson (orientalist britanik): Është e vërtetë që trimëria dhe vetësakrifikimi të cilin tregoi ky grup i vogël ishte i atij intensiteti që përmes të gjitha shekujve që kushdo që për këtë të ndiej, nga goja e tij do të jep lëvdata. Ky grup njerëzish, adhurues të së drejtësisë kanë lanë pas vetës emrin e lartë që do të jetojë përgjithmonë.
Tamilas Tundum (ish shef i kongresit nacional në Indi): Ky sakrifikim i lartë, si që është e imam Hysejinit, na ngritur nivelin e të menduarit njerëzor, dhe është e nevojshme që kujtimi në te të jetë i qëndrueshëm  përgjithmonë.
Muhammed Zoglul Pasha (në teqen inariane në Egjypt): Ai në këtë vepër është ngritur sipas obligimit të tij fetar dhe politik, dhe tubime të tilla për vajtimin e Hysejinit, zhvillojnë shpirtin e trimërisë tek njerëzit dhe bëhen esenca e fuqizimit të forcës të vullnetit në rrugën e së vërtetës dhe dashurisë ndaj së vërtetës.
Abdul-Hamid Xhudetus-Sihar (publicist egjyptas): Hysejini nuk ka mundur ti bëjë betimin e rrejshëm Jezidit dhe të pranojë pushtetin e tij, nga se në atë rast do ti vente vulën e vlefshmërisë për intrigë dhe gjymtim, dhe do të bënte përforcimin e shtyllave të së keqes dhe dhunës të mbështetura në dëgjueshmërinë e të padrejtës. Imam Hysejin a. s. me te nuk ishte i kënaqur, edhe meqenëse familja e tij dhe të afërmit kanë rënë në robërim, e ai vetë dhe miqtë e tij të vrarë.
Abdurrahman Sherkavi (publicist egjyptas): Hysejini është shehid në rrugën e besimit dhe lirisë. Nuk janë vetëm shii ata të cilët duhet të krenohen me emrin e tij, por të gjithë njerëzit liberal (që kanë mendim të lirë) të botës, duhet patjetër të krenohen me këtë emër të ndershëm.
Taha Hysejin (shkencëtar egjyptas): Hysejini ka kërkuar rastin që të fillojë xhihadin, dhe ta ndjekë rrugën deri ku ka arritur et (baba) i tij, duke u djegur në te. Ai haptazi ka folur për Moavijën dhe veprave të tija, deri në atë masë, që Moavija i është kërcënuar. Mirëpo, Hysejini ithtarët e tij i ka bindur që të jenë të fortë në kërkimin e së drejtës dhe të vërtetës.
Tantavi: Tregimi mbi Hysejinin, nxitë dashurin e liberalëve (njerëz të mendimit të lirë) në sakrifikimin për në rrugën e Allahut, ndërsa ngutja në vdekje konsiderohet dëshira më e madhe gjerë në atë masë që bëhet vrapimi tek vendi i sakrificës. 
El-Abidi (muftija e Mosulit): Tragjedia në Kerbela bie në veprat e rralla të ndodhura në histori, sikurse që janë të rralla aktorët e saj. Hysejin Bin Ali a. s. ka parë obligimin e tij dhe nuk është hamendur në jetësimin e sunetit dhe mbrojtjes të së vërtetës dhe atyre që i është bërë e keqja si dhe luftëra për të mirën publike, e cila është themeluar në urdhëresën e Allahut, në Kur’an si dhe në fjalët e pejgamberit s. a. v. a. Ka sakrifikuar jetën e vet në vendin e vdekjes, dhe në këtë mënyrë tek Allahu hynë në shehidët e gëzuar, e në histori konsiderohet prijës i reformës.
El-Fahri (historiani arab): Kjo është katastrofë për të cilën unë nuk kam guxim shumë të flas, duke e konsideruar si shumë të pikëlluar dhe të trishtuar. Vërtetë kjo ishte tragjedi të cilës asnjë akt i turpshëm i cili ka ndodhur në islam, nuk i është as për së afërmi i barabartë. Atje ka ndodhur një prerje e egër sikurse njeriut kur ia këputni mishin nga eshtrat. Dhe përsëri, unë i largohem tregimeve mbi këtë ndodhi nga tmerri i tij që ka ndodhur. Po, vërtetë kjo është katastrofa më e madhe.
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
HYSEJIN
“Hysejini është pjesë e imja, zemra dhe shpirti im. Allahu le ta dashurojë atë që e donë Hysejinin a.s.!... “ Ishin këto fjalë të cilat shpeshherë i fliste Pejgamberi Muhammed s.a.v.s.
Kush është imam Hysejin a.s.? Hysejini ishte nip i Pejgamberit Muhammed a.s., i biri i bijës së tij të parë të lindur hazreti Fatimes a.s. dhe i imam Aliut ibn ebi Talib.
Të shkruash për këtë dhe personave të ngjashëm është një përgjegjësi e madhe dhe aspak punë e lehtë, dhe kështu diçka mund të bëjnë vetëm ata të cilët mirë e njohin këtë tematikë dhe ndjejnë dashuri të pamasë, në rend të parë ndaj islamit, e pastaj ndaj të gjithë personave që janë shumë të merituar për ruajtjen e tyre. Mirëpo, nuk është rënd të dashurosh këta persona, nga se mjaftojnë vetëm nëse në te ju përkujtojnë fjalë të Pejgambarit Muhammed s.v.a.s. – të cilat janë:
“Dashurojeni Allahun për mirësinë me të cilën ju ka mbuluar, mua më dashuroni për hir të Allahut dhe dashurojeni familjen time për dashurinë ndaj meje, do të angazhohem për ju në Ditën e Gjykimit. Pra, kush është armik i familjes sime është edhe armik i imi, e kush është armiku im, është armiku i Allahut, e kush është armiku i Allahut, Allahu në xhehenem do ta hedh.”
Ishin këto fjalë dhe porosi të Pejgamberit Muhammed s.a.v.s. umetit të tij.
Pra imam Hysejini ishte anëtar i familjes së Pejgamberit dhe imami i tretë. Ishte luftëtar i madh për të vërtetën, i drejt, fisnik, i besueshëm, besimtar, i thjeshtë, dijetar, i ëmbël, zemërbardhë, shpirtmadh, i kujdesshëm, dhe i posedonte të gjitha vetitë të cilat nuk mund të numërohen, e të cilat lexues të nderuar duke lexuar këtë do të mund ti identifikojnë.
Imam Hysejin a.s. është i lindur ditën e 3 të muajit shaban të vitit 626 (4 vite pas hixhrës). Pejgamberi s.a.v.s. përmes engjëllit (melekut) ka marr urdhëresë që t’ia vë emrin Hysejin.
Shumë herët e ka shijuar idhtësinë e jetës. Ka humbur gjyshin, etin (babin), nënën, vëllanë dhe shumë anëtarë të familjes së tij. Pas vdekjes së vëllait të tij imam Hasanit a.s. është bërë udhëheqës shpirtëror i umetit mysliman. Ishte kjo përgjegjësi e madhe, ta udheqësh umetin në kohën kur pushteti është kthyer kundër popullit. Në mënyrë shtypëse janë sjellë ndaj tyre, e në veçanti kundër myslimanëve të cilët ishin besnik ndaj imam Hysejinit a.s. Imam Hysejini a.s. ishte frikë për ta, nga se në te kanë njohur kërcënimin e madh për pushtetin e tyre. E pse?
Pra përgjigje shumë e thjeshtë në këtë pyetje. Vetëm ata të cilët në gjoksin e tyre nuk kanë besimin në Allahun dhe Pejgamberin e Tij, mund të ndjejnë frikë nga ata të cilët kërkojnë të drejtën të cilën Allahu i Madhërishëm ua ka dhënë, ata të cilët tërësisht dëshirojnë ti zbatojnë urdhëresat e Islamit. E imam Hysejini a.s. ishte rrezikim i vërtetë udhëheqësve të tillë. Ai ishte që luftonte për leje të Allahut dhe ndalonte atë që Allahu kishte ndaluar. Qartë e ka ditur se islami nuk mund të jetë vetëm në gjuhët e tyre, e që është padrejtësia që njeriu në radhë të parë ia bënë vetës.
Nuk është çudi se është i tillë, kur është në pyetje zbatimi i fesë, po, në shtëpinë e tyre ka arijtur Shpallja e Allahut, saktësisht gjyshit të tij Muhammedit s.a.v.s., e njashtu edhe udhërrëfyes të mëdhenj ishin në jetën e tij ishin edhe prindërit e tij e të cilat njashtu u janë përmbajtur rregullave islame.
Ka ngritur gjithashtu edhe revolucionin e madh në atë kohë kundër pushtetit të atëhershëm, i cili kundër tij dhe adhuruesve të tij ka dërguar ushtri të madhe. Imam Hysejin a.s. është vrarë në atë betejë në vendin e quajtur Kerbela. Ka ditur që vetëm sakrifikimi i tij do të hapte sytë dhe shndrisë rrugën atyre të cilët akoma nuk ishin të vetëdijshëm për atë se çfarë po ndodhë rreth tyre dhe të cilët ishin të kënaqur me atë që halifa i atëhershëm Jezidi ua shpërndan, duke mos u kthyer në të mirat e panumërta të cilat Allahu xh. sh. ua ka dhënë, dhe i ka premtuar për më vonë nëse u përmbahen rregullave të jetesës islame. 
Imam Hysejini nuk ishte i kënaqur me këtë situatë, si që kishte deklaruar vetë:
“Më mirë të vdesësh me vdekjen e mundimshme se sa të jetosh jetën me shtypësin, nga se jeta e tillë është jetë e humbur.”
Nuk ka mundur të shikoj se si feja të cilën e ka bartur gjyshi i tij, për pakëz të zhduket. Ka pasur të drejt të ndihet ashtu, nga ai ishte që në atë kohë barte përgjegjësinë për ruajtjen e saj në atë kohë.
Shumë është me rëndësi të mësohet mbi këta persona, si dhe të mësohet nga ta, nga se Pejgamberi Muhammed s.a.v.s, në haxhin e tij të fundit ka thënë: “... Ju kam lënë në amanet dy gjëra të mëdha, nëse u përmbaheni atyre nuk do të shpërndaheni pas meje – Librin e Allahut dhe familjen time; e këto dy nuk do të ndahen gjerë në Ditën e Gjykimit.”
Dhe shumë ajete Kuranore janë të shpallura mbi ta: “ Allahu dëshiron nga ju, o familja e Pejgamberit, mëkatet nga ju të largojë dhe tërësisht të ju pastrojë.”
“Nuk dëshiroj kurrfarë dhuratë tjetër pos dashurisë familjare.” – ajeti i cili na obligon ta dashurojmë këtë familje fisnike dhe të pastër.
 
Teksti është marr nga www.mullasadra.com në gjuhën boshnjake, ndërsa në gjuhën shqipe e përktheu Xheladin Hamza
 
xheladin HAMZA
xheladin HAMZA
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 66
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 26/08/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi