Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Meshkujt e vërtetë shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
“Meshkujt e vërtetë shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave” People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Meshkujt e vërtetë shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave”

2 posters

Shko poshtë

“Meshkujt e vërtetë shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave” Empty “Meshkujt e vërtetë shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave”

Mesazh nga Majnola Sun 16 Mar 2014 - 8:17

Në njërën nga ueb faqet me atraksione, hasa në një thënie shumë interesante; “Meshkujt e vërtete shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave” (Real men go for curves, dogs go for bones, org.) – dhe aq ma tërhoqi vëmendjen, sa më bëri që të thellohem, që ta kuptoj “kontekstin” e kësaj thënie.
“Meshkujt e vërtetë shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave” 1607077_660674163973909_266789854_nNga: Getoarbë Mulliqi
E dini se çfarë nënkupton kjo thënie? Me demek, femrat të cilat kanë më shumë kile janë ato që u pëlqejnë meshkujve të vërtetë, ndërsa femrat me figurë 0, qenkan për diçka tjetër.
Dhe gjejeni se çfarë komentesh kishte aty? Ajo fotografi ishte shndërruar në një blog femrash XXL, ku secila e gjente mbështetjen në atë thënie, dhe e mbështeste me komente e fotografi të ndryshme, ku me që ra fjala, kishe foto të Marilyn Monroes gjithandej me bikine, dhe të aktoreve/modeleve në ditët e sotme, po me bikine. Dhe kjo më shtyri të mendoj në atë se, për çfarë duam të dukemi bukur dhe çfarë do të thotë bukur.

Për ata që më njohin, eh po, ju më njihni. Ndërsa, për ju që s’më njihni; unë jam një femër e gjatë 1.78, dhe peshoj 97 kile – e në fakt, do të duhej të isha 68 kile. Pra, hy në “kategorinë” XXL, por me një dallim – unë nuk jam e mllefosur për atë se kam ca kile më shumë se do të duhej... në fakt paskam shumë më shumë! E tregoj këtë, për të mbështetur ato që do t’i them më poshtë.
Kur isha nën peshë, dhe fillova të dukesha si anoreksike, njerëzit më pandehnin për të sëmurë dhe ndjenin keqardhje për mua. Kur u shëndosha shumë, ose mendonin se jam shtatzënë, ose përsëri ndjenin keqardhje për mua. Dhe më lejoni të ju tregoj një gjë, as atëherë kur i kisha 62 kile, e as tani që i kam 97 nuk më bën përshtypje se kush çfarë mendon, përderisa unë jam e kënaqur me veten time.
PARAGJYKIMET GJITHMONË DO TË JENË ATY
Femrat me peshë më të madhe, kanë tendenca të kenë probleme me vetëbesimin. E kjo vjen nga ata që na rrethojnë, duke filluar me masat e rrobave nëpër dyqane - që fillojnë nga XS e mbarojnë në L – përderisa ne që jemi XL e sipër, përfundojmë duke blerë rroba dikund tjetër, dhe detyrohemi t’i blejmë, janë apo jo trendi, ose përndryshe përfundon, NUDO nëpër qytet – eh, kështu do të dukeshim vërtetë keq.
Pastaj, numri i limituar i ushqimeve me më pak kalori, menytë e limituara të disa lokaleve, e shumë e shumë të tjera! Por, pyetja që duhet parashtruar vetes është, vërtetë kaq pak na duhet që të na ulet vetëbesimi?! 
Dhe gjithashtu, paragjykimet apo fjalët e njerëzve, nuk është se do të ndalen ndonjëherë, apo edhe se do të ndryshojnë diçka, për atë se a ke “vija të lakuara” apo “eshtra”.

Nëse një femër me peshë të lartë, ndonjëherë është ndjerë e ofenduar nga ajo se si dikush e ka shikuar me keqardhje, e ka quajtur shtatzënë – edhe pse trashësia e shtatzënisë duket komplet ndryshe , nëse e ka quajtur diçka jo të mirë, duhet ta dijë, se thënia “Meshkujt e vërtetë shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave”, është paragjykim qind për qind, e këtë ua garantoj! Së pari, çfarë u pëlqen e çfarë jo “meshkujve të vërtetë” është diçka individuale, dhe tek e fundja shija është diçka që nuk duhet diskutuar, si dhe t’i bëni femrat nën peshë të ndihen keq duke i quajtur “magnet qensh”, nuk ju bën të dukeni më mirë se paragjykuesit e tjerë, kundrejt jush... dhe më besoni, e di se si mund të lëndohesh në të dyja rastet. Kam qenë pjesë e “grupeve” të të dyja ekstremeve, dhe e paragjykuar! E mbase kjo ishte ajo që më bëri mos të paragjykoj të tjerët. Dhe nuk është se të gjithë njerëzit që i shohim dhe janë nën peshë, kanë zgjedhur të duken ashtu... nuk jemi në lëkurën e tyre, të dimë se si ata ndihen!
“Meshkujt e vërtetë shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave” 6GVF_H
“TRUPIN PESHK”
Ndërsa në diskursin tonë të përditshëm jemi mësuar ta dëgjojmë krahasimin “E kishte trupin peshk”, më lejoni të ju tregoj që si ngjala si balena, hyjnë në grupin e peshqve – jo edhe shkencërisht, por një ditë në plazh dy djem rreth 15 vjeç teksa më shikonin mua dhe një miken time në plazh komentuan: WOW, trupin si peshk e paske! Dhe meqë shoqja ime është modele, e pranoi komentin me një buzëqeshje, dhe me një “faleminderit” në shkrirje e sipër, ndërsa ata i thanë: Për shoqen tënde e pata fjalën. Shoqja isha unë, dhe si e “rrahur nga përvoja” e prita një koment, që një 15 vjeçari i duket qesharak, andaj dhe ua dhashë indikacionin që ta vazhdonin shakanë, dhe më thanë: por ama, si balenë! Shoqja ime u nervozua, ndërsa unë qesha bashkë me ta. Ajo më pyeti se përse po qeshja, dhe unë i thash se BALENA nuk është peshk, dhe se ata djem aq dinë dhe aq flasin. Ndërsa, shoku i tij filloi e qeshi me atë “humoristin” duke i thënë se, do t’i tregoj arsimtares së biologjisë se si ai nuk e ka ditur që balena nuk është peshk! Dhe kështu mësova që me humor, t’i tejkaloj këto “situata”. Pra, ngaqë shumë mendojnë që balena është peshk, dhe mund ta thonë edhe në kuptimin, si më lartë, nuk është as kompliment, e as ofendim thënia “trupin peshk”. Është ashtu si e pranojmë atë.

E pse nuk mund t’i pranojmë të gjitha llojet e “madhësive” ashtu siç janë? Sepse, sigurisht na imponohet një masë e caktuar të cilës duhet t’i përmbahemi. Ta zëmë kur shkojmë për të blerë rroba, të gjithëve na ka ndodhur të blejmë rroba me madhësi S, M dhe L, e që do të thonë SMALL (e vogël), MEDIUM (mesatare) dhe LARGE (e madhe)... pse qenka dikush që është M, mesatare? Ta zëmë, kur unë përdorja bluzat M, pantallonat i kisha L. A po i bie kjo që isha në disproporcion? Duhet ta mendojmë kështu, dhe jo të demoralizohemi se dikush na quan “të vegjël” apo “të mëdhenj”. Ne jemi ashtu si mendojmë që jemi, e jo si na e “determinon” tiketa bezdisshme në rrobat tona, që ashtu-kështu e presim, sepse na e irriton lëkurën.
MESHKUJT DHE PESHA JONË
Oh, po kjo është diçka që nuk duhet përzier në të njëjtën fjali... pse duhet që vendimet tona të bazohen në atë se çfarë kujt i pëlqen. Në këtë formë, do të përfundojmë duke ua bërë qejfin të tjerëve, pasi që preferencat e të gjithëve dallojnë dhe një gjë e tillë është e pamundur.

Ka meshkuj të madhësive të ndryshme, ashtu siç ka edhe femra, por kjo është gjendje e ndryshueshme. Ndryshimi hormonal, mosha, regjimi në ushqim dhe shumë faktorë të tjerë mund ta ndryshojnë këtë gjendje. Unë për një periudhe shumë të shkurtë i kam shtuar 20 kile, ndërsa të tjerat me kalimin e kohës. Mbase do të ulem në peshë, mbase jo... por kjo nuk ka ndikuar në atë se si burri im ndihet lidhur me mua, madje kush e di se çfarë forme më sheh, pasi që unë e shoh si njeriu të cilin e dashuroj, dhe më bëhet çdo ditë më i këndshëm për syrin. Por përsëri potencoj, kjo nuk e bën më “burrë të vërtetë”, se dikë tjetër, i cili tërhiqet pas femrave nën peshë.
Dhe, me një thënie të Marilyn Monroes, që konsiderohet si seks ikonë, do e përmbyllë këtë “paradoks”: Për të gjitha vajzat që mendojnë që jeni të plota, sepse nuk mbani veshur numër ZERO, ti je e bukur; është shoqëria ajo që nuk është e tillë. 
E unë këtë ua them edhe atyre, që i shikojnë si “anoreksike”, kur në fakt kanë zgjedhur të duken ashtu sepse, ashtu iu pëlqen vetja. Andaj të dukeni bukur, do të thotë, të dukeni si vetja e juaj, dhe jo si të tjerët dëshirojnë të ju shohin, sepse përfundimisht përsëri ka nga ata që do të paragjykojnë. Pra, që tjerët të ju pranojnë, pranojeni veten në fillim! /Telegrafi/
Majnola
Majnola
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 55
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 04/03/2014
Mosha Mosha : 33

Mbrapsht në krye Shko poshtë

“Meshkujt e vërtetë shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave” Empty Re: “Meshkujt e vërtetë shkojnë pas ‘vijave të lakuara’, ndërsa qentë i shkojnë pas eshtrave”

Mesazh nga Anakonda Fri 30 May 2014 - 22:14

 WOW, trupin si peshk e paske! Dhe meqë shoqja ime është modele, e pranoi komentin me një buzëqeshje, dhe me një “faleminderit” në shkrirje e sipër, ndërsa ata i thanë: Për shoqen tënde e pata fjalën. Shoqja isha unë, dhe si e “rrahur nga përvoja” e prita një koment, që një 15 vjeçari i duket qesharak, andaj dhe ua dhashë indikacionin që ta vazhdonin shakanë, dhe më thanë: por ama, si balenë! Shoqja ime u nervozua, ndërsa unë qesha bashkë me ta. Ajo më pyeti se përse po qeshja, dhe unë i thash se BALENA nuk është peshk, dhe se ata djem aq dinë dhe aq flasin. Ndërsa, shoku i tij filloi e qeshi me atë “humoristin” duke i thënë se, do t’i tregoj arsimtares së biologjisë se si ai nuk e ka ditur që balena nuk është peshk! Dhe kështu mësova që me humor, t’i tejkaloj këto “situata”. Pra, ngaqë shumë mendojnë që balena është peshk, dhe mund ta thonë edhe në kuptimin, si më lartë, nuk është as kompliment, e as ofendim thënia “trupin peshk”. Është ashtu si e pranojmë atë.
khu mka ndodh e mu me kusheriren,aaaaapap
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi