Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kërko që të marrësh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kërko që të marrësh People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kërko që të marrësh

4 posters

Shko poshtë

Kërko që të marrësh Empty Kërko që të marrësh

Mesazh nga WebMaster Thu 27 Mar 2014 - 2:43

Të gjithë të rinjtë sot në Shqipëri duan një punë, një strehë, një vend në shoqëri. Por duhet thënë se disa i duan dhuratë, t’u bien nga qielli ose t`u shfaqen me shkop magjik. I shohim kafeneve gjysmën e ditës, duke lënë t’u shkasë nëpër duar koha, e cila është gjëja më e çmuar. Disa i shohim tek përpiqen të kopjojnë drejtuesit e këtij vendi, duke mësuar teknika mashtrimi për të çarë e arritur diku, ndjekin drejtues politikë nëpër fushata mashtrimesh, me shpresën se do t’u rregullojnë ndonjë punë. Rinia ankohet për punë, shpesh akuzojnë politikën e njëri-tjetrin në bazë të krahinave, dialektit e përkatësisë fetare. Kërkojnë ndryshim, cilësi jetese, punë të lehtë me lekë shumë. Kjo tingëllon patetike!!! Se si është ky vend e dimë të gjithë. Dikush e pranon, dikush ka frikë ta pranojë, dikush s`ka interes ta pranojë.
I dimë të gjitha: vrasjet, vjedhjet, mashtrimet, korrupsionin. Por, justifikimi se kjo është mendësia këtu e s`ka për të ndryshuar ky vend, pasqyron frikën dhe mungesën e guximit për të vepruar. Shumë të rinj kanë dalë jashtë vendit, kanë parë Europën e Amerikën. Kanë njohur mijëra shembuj të guximit për ndryshim nga miliona të rinj në gjithë globin, nëpërmjet medias, librave, filmave, rrjeteve sociale etj.
Nuk mendoj se duhet protestuar dhunshëm, siç bëjnë të rinjtë e guximshëm e revolucionarë italianë, francezë e britanikë, duke thyer dyer e zyra institucionesh kur një ligj i vetëm u cenon të drejtat e tyre. Por ama, a janë të padurueshme dhe si mund të qëndrosh indiferent ndaj rasteve të hapura të korrupsionit, realitetit të vrazhdë, përballjeve të përditshme torturuese me institucionet arrogante të administratës publike, shkatërrimit të gjelbërimit, nepotizmit dhe klientelizmit në qeveri?
Është revoltues fakti që vendet e punës zihen nga njerëz pa arsim, me gjysmë-diploma apo me diploma të rreme. Ka një rregull themelor në shoqërinë njerëzore, i qartë e i nevojshëm për të vënë në lëvizje shoqërinë: “Kërko që të marrësh”. Të rinjtë e këtij vendit po nuk vepruan, duke mos ndenjur më duarkryq, do të mbeten pre e manipulimeve që do t’u bëhen në interes të “elitave” kleptokratike. Unë ende e kam një fije shprese se diçka mund të bëjmë, diçka mund të ndryshojmë.
Shqiptarit nuk i mungon guximi dhe shpirti i sipërmarrjes (ka me mijëra shembuj suksesi të bashkatdhetarëve tanë në vende ku ky shpirt  i sipërmarrjes është i lirë). Po, së pari, të rinjtë duhet të mësojnë të zemërohen, të revoltohen e të protestojnëkundër paaftësisë, padrejtësisë, vjedhjes, dhunës, mashtrimit. Këtu fillon rruga drejt të një ardhmeje më të mirë, më të drejtë, më demokratike. E pastaj duhet të punojmë, të punojmë shumë…
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kërko që të marrësh Empty Re: Kërko që të marrësh

Mesazh nga dajti modh Fri 28 Mar 2014 - 17:43

Ca lesh desha une.
Kush Iploteson kerkesat?????
dajti modh
dajti modh
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 17309
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 19/01/2010

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kërko që të marrësh Empty Re: Kërko që të marrësh

Mesazh nga Leo_uk Sat 29 Mar 2014 - 9:50

kam 2 vjet qe po ja kerkoj Kleas e spo ma jep.... jo me te kerkosh pune, strehe e nje vende ne shoqeri.  je farewww  je farewww  je farewww  je farewww  je farewww
Leo_uk
Leo_uk
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Postime Postime : 5977
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/10/2010
Mosha Mosha : 46

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kërko që të marrësh Empty Re: Kërko që të marrësh

Mesazh nga Anakonda Fri 30 May 2014 - 22:09

Shqipria esht vendi i varfer,kerko qa tdush se smundesh me gjet asgjo
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kërko që të marrësh Empty Re: Kërko që të marrësh

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi