BIOENERGJIA
Faqja 1 e 1
BIOENERGJIA
BIOENERGJIA
Sikurse të gjitha aparatet teknike që funksionon duke u furnizuar me anë të energjisë, me të cilën janë të lidhura, po ashtu edhe njeriu ekziston duke u shërbyer me energji universi.
Sa i përket bioenergjisë, sot në botë ekzistojnë tri teori: Njëra konsideron se është fjala për fushën e energjisë, e cila i është e njohur fizikës moderne. E dyta konsideron se është fjala për energji ende të panjohur. Ndërsa e treta mohon bioenergjinë, ekzistencën e saj dhe pohon se fjala është për sugjestione dhe hipnozë.
Duhet të kuptojmë se njeriu nuk është i kufizuar vetëm me lëkurën e vet, por me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Këto rreze, kjo energji qarkullon edhe nëpër trupin e tij, nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike (që në kulturën e lashtë indiane quhen çakra) dhe mban organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm. Kjo energji, ndryshe quhet edhe si bioenergji.
Sikurse të gjitha aparatet teknike që funksionon duke u furnizuar me anë të energjisë, me të cilën janë të lidhura, po ashtu edhe njeriu ekziston duke u shërbyer me energji universi.
Në fizikë, energji do të thotë aftësi veprimi, për kryerjen e një pune, ndërsa në psikologji do të thotë forcë, gjallëri e aktivitet psikik.
Energjia fizike paraqitet dhe vepron me forcën e saj në botën e jashtme materiale, ndërsa energjia psikike, mentale, emocionale... paraqet aftësi për kryerjen e veprimeve psikike, kuptimeve mentale, përjetimeve emocionale... pra, nxitje dhe rezultate të proceseve shpirtërore. Natyra e rrezeve fizike (dritës, rrezeve elektromagnetike, rrezeve rëntgen etj.) na është e njohur dhe e dokumentuar me anë të fakteve vepruese si materiale, ndërsa natyra e rrezeve biologjike ende mbetet e papranuar shkencërisht, e pasqaruar definitivisht, e mbështjell me vello mistike etj. etj. edhe pse fakte për t’u dokumentuar ka mjaft!
Duhet të kuptojmë se njeriu nuk është i kufizuar vetëm me lëkurën e vet, por me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Këto rreze, kjo energji qarkullon edhe nëpër trupin e tij, nëpërmjet qendrave përkatëse energjetike (që në kulturën e lashtë indiane quhen çakra) dhe mban organizmin në harmoni me ambientin e jashtëm. Kjo energji, ndryshe quhet edhe si bioenergji.
Fjala bioenergji rrjedh nga fjalët greke: bios - jetë dhe energji - punë, veprim. Bioenergjia i është e njohur njerëzimit që nga lashtësia dhe është përdorur atëherë, e përdoret edhe sot, për shërimin e shumë sëmundjeve ose lehtësimin e dhembjeve tek të sëmuret, me anë të furnizimit natyror me energji, pa ndihmën e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinë tonë personale, me anë të duarve, mbi trupin e të sëmurit, pa e prekur atë.
Edhe Jungu, në teorinë e tij të “Vetëdijes kolektive dhe të simboleve të arketipave”, thotë se njeriu është qenie psikoenergjetike dhe se shëndeti i tij varet shumë nga ajo se si energjia qarkullon nëpër trupin e tij, madje, çfarë ndien, mendon, dëshiron etj.
Siç thamë më lartë, bioenergjia i është e njohur njerëzimit që nga kohët më të hershme. Indianët e njohin këtë energji qysh para 5000 vjetësh she e quajnë “prana”. Këtë energji universale ata e konsiderojnë burim të jetës. Me anë të ushtrimeve të Jogës, ata manipulojnë edhe sot me këtë energji, nëpërmjet teknikës së frymimit, meditimit dhe ushtrimeve fizike, për ta mbajtur organizmin në gjendje të kthjellët, të qetë dhe të shëndoshë.
Edhe kinezët e njohin këtë energji dhe e quajtën Ch’i. Sipas filozofisë së tyre, e gjithë materia e gjallë apo edhe ajo që konsiderohet e “vdekur”, është e përbërë dhe e përshkuar nga kjo energji. Energjia Ch’i përmban dy pole të forcës, Jin dhe Jang. Kur Jin dhe Jang janë në baraspeshë, sistemi i gjallë (organizmi) është i shëndosh, ndërsa kur midis tyre sundon disharmonia (jobaraspesha), si rezultat i saj kemi gjendje të sëmurë.
“Kabala” - teoria mistike e hebrenjve, që ka filluar të paraqitet rreth 450 vjet para Krishtit, bënë fjalë për këtë energji si dritë e shndritshme, dritë astrale. Krishterimi portreton figurën e Isait dhe figurat tjera të larta shpirtërore të rrethuara me dritë të lehtë e të shndritshme (aureolë) mbi kokë. Shumë mësime ezoterike, si tekstet e vjetra hinduse, teozofistët, tibetasit, budistët e Indisë, zen - budistët e Japonisë, Zonja Blavocki, Rudolf Shtajner e shumë personalitete tjera, që janë marr me çështje shpirtërore, flasin dhe e përshkruajnë këtë energji.
Në fillim të shekullit XII, Buraku dhe Liberi kanë vërejtur se qeniet njerëzore kanë energji, e cila mund të provokojë ngacime edhe në largësi. Ata kanë cekur se një person, me vetëdëshirë, mund të provokojë efekte pozitive ose negative tek personi tjetër, pa prekje fizike. Edhe Paracelzusi, në mesjetë, këtë energji e ka quajtur “Ilaster” dhe thoshte se ilasteri është i përbërë nga forca e jetës dhe materies.
Dukurinë e “Energjisë universale”, në vitin 1800, e vëren edhe Mesmeri, i cili në bazë të kësaj energjie e krijoi “mesmerizmin”. Më vonë, Mesmeri këtë energji e përshkruan si hipnotizëm. Wilhem von Rajhenbah kaloi 30 vjet duke eksperimentuar në lëmin, të cilin e quajti “forcë tërheqëse”. Ai zbuloi se forca në trupin e njeriut prodhon polaritet të njëjtë me atë që gjendet në kristale. Në bazë të këtij eksperimenti, Rajhenbahu e përshkruan anën e majtë të trupit si po, negativ, ndërsa të djathtën si pol pozitiv. Ky sistem është pothuajse i njëjtë me sistemin kinez: Jin dhe Jang.
Dr. Wilhelm Reich |
Në vitin 1919, dr. Wiliam Killner bëri publike kërkimet e veta rreth energjisë njerëzore, për të cilën thotë se e ka parë nëpërmjet ekraneve të ngjyrosura dhe filtrave. Ai shkruan se ka parë tri shtresa në formë të mjegullës rreth trupit të njeriut. Këtë mbështjellës ai e quan “aura”. Killner zbuloi gjithashtu se paraqitja e aurës tek njerëzit është e ndryshme, varësisht nga mosha, vetitë mentale - emocionale dhe gjendja e tyre shëndetësore. Në bazë të kësaj, Killner zbuloi sistemin e diagnozimit në bazë të ngjyrave, përmbajtjes dhe dukjes në përgjithësi të mbështjellësit të trupit, pra aurës.
Dr. Wilhelm Reich, psikiatër dhe koleg i S. Frojdit, këtë energji e quajti “orgon”. Në periudhën 1930-1950, Rahji eksperimentoi me këtë energji, duke shfrytëzuar instrumentet më të reja mjekësore të kohës. Ai vërejti se si energjia pulsonte në natyrë dhe rreth të gjitha lëndëve organike dhe joorganike; kishte vërejtur gjithashtu pulsimin e energjisë që rrezatonte nga mikroorganizmat, duke shfrytëzuar mikroskopin e fortë, të konstruktuar posaçërisht për këtë. Gjithashtu, Rahji kishte konstruktuar vetë edhe aparatet për matjen e polit të orgonit.
Para disa vitesh, një grup shkencëtarësh nga ish- Bashkimi Sovjetik, në Institutin e Bioinformatikës “A.S. Popov”, paraqesin zbulimin se organizmat e gjallë emitojnë vibracione energjetike në frekuenca rreth 300-2000 nanometra. Ata këtë e quajtën energji biopolare ose bioplazëm. Ata zbuluan se personat që kanë aftësi për transformimi e energjisë e kanë fushën polare më të gjere dhe më të fortë. Këto zbulime i vërtetoi edhe Akademia e Shkencave të Mjekësisë në Moskë. Gjithashtu, këtë zbulim e përmbajtën edhe edhe shkencëtarët nga nga Britania, Holanda, Gjermania etj.
Zbulim mjaft interesant rreth ekzistimit të aurës është edhe ai i dr. Valovit Hant nga UCLA. Në studimin për efektet e rolfingut (shërimi me anë të lëvizjeve të gishtave) në trup dhe në psikë, ai shënoi frekuenca të ulëta milivolitke të sinjaleve nga trupi gjatë serisë së seancës “Rolfing”. Për t’i regjistruar këto, ai shfrytëzoi një elektrodë të thjeshtë, të ndërtuar nga argjendi, duke e vendosur nën lëkurë. Njëkohësisht, me regjistrimin e sinjaleve, Rozalin Brijer nga qendra e Glendjelit për bioenergji (kaliaforni), vërejti aurën tek personat tek të cilët është bërë rolfingu. Ajo raportonte në mënyrë paralele edhe për ngjyrat, madhësit dhe sjelljet e energjisë nëpër çakra si dhe mjegullat e aurës. Pastaj, shkencëtarët në mënyrë matematikore shqyrtuan struktuar e valëve të regjistruara me anë të analizës furike (të shpejtë) si dhe të analizës me anë të frekuencave të stenogramit. Te dy format e analizave ofronin rezultate interesante. Format konsistente të valëve dhe frekuencave i përshtatëshin saktësisht ngjyrave të cilat i thoshte Rozalin Brijer.
Dr. Hant e përsëriti të njëjtin eksperiment me shtat persona të tjerë, që e lexonin aurën. Ata vërejtën ngjyrat e aurës, të cilat ishin korrelative në strukturën dhe frekuencat e njëjta të valëve. Në shkurt të vitit 1985, rezultatet vazhduese treguan këto korrelacione të ngjyrave (frekuenca Hz - herc ose ciklus - sekondë):
Ngjyra e kaltër 250-270 Hz 1200 Hz
Ngjyra e gjelbër 250-475 Hz
Ngjyra e verdhë 500-700 Hz
Ngjyra e portokalltë 950-1050 Hz
Ngjyra e kuqe 1000-1200 Hz
Ngjyra vjollcë 1000-2000 Hz plus 300-400; 600-800 HzNgjyra e bardhë 1100-2000 Hz
Shifrat e vazhduara të frekuencave të ngjyrave, e kaltra dhe vjollcë, janë si rrjedhojë e gjatësisë së ngjyrave. Frekuencat e matura janë shenja të instrumentit, se sa është energjia, e cila është matur.
Kah fundi i viteve ’60, u lajmërua për herë të parë aparati për fotografimin e aurës (bioenergjisë), të cilin e zbuloi elektricisti dhe fotoamatori Semjon D. Kirlian nga Krasnodova (Rusi), bashkë me të shoqen, Valentinën dhe e quajtën me mbiemrin e tyre “Fotografia e Kirlianit”. Në këto fotografi shihet qartë një lloj drite, diku më e fortë e diku më e dobët (varësisht nga lënda), e cila duket në formë të flakës ose rrezeve. Kirliani, gjatë eksperimenteve të gjata, arriti të konstatoj se secila substancë e ka strukturën e vet tipike. P.sh. gishti i njeriut e ka strukturën krejt të ndryshme të dritës nga gjethi i ndonjë bime. Metali tregon dritë fare të dobët, ndërsa organizmat e vdekur nuk rrezatojnë fare dritë.
S. Kirlian | Disa fotografi të bëra nga aparati i Kirlianit | Aparati i Kirlianit |
Ky aparat përdoret edhe sot për matjen e potencialit të energjisë dhe në bazë të këtij aparati, njerëzve, që kanë energji të madhe, u jepen diploma dhe leje për shërim me anë të duarve.
Fotografia e Kirlianit edhe më tej mbetet një ndër faktet më të forta dhe më bindëse për ekzistimin e bioenergjisë.
Aura, fusha energjetike e njeriut, është manifestim i energjisë dhe është e lidhur ngushtë me jetën e njeriut. Mund të përshkruhet si mjegull, që rrethon dhe e përshkon trupin fizik dhe emeton rreze karakteristike. Kjo fushë e aurës, bazuar përgjithësisht në njohurit e lashta indiane, përshkruhet si shtat shtresore. Secila shtresë e aurës është e lidhur me shtat çakrat. Kështu që shtresa e parë është e lidhur me çakrën e parë, e dyta me të dytën e kështu me radhë.Shtresa e parë dhe çakra e aprë është e lidhur me funksionet fizike, ndjeshmërinë e dhembjes fizike dhe kënaqësitë shqisore. Shtresa e dytë dhe çakra e dytë është e lidhur me aspektet emotive të njeriut. Shtresa e tretë dhe çakra e tretë është e lidhur me jetën tonë mentale, me mendimet lineare. Shtresa e katërt dhe çakra e katërt është rruga nëpër të cilën krijojmë dashurinë. Jo vetëm ndaj polit të kundërt, por edhe ndaj gjithë njerëzimit. Shtresa e pestë dhe çakra e pestë është e lidhur me dëshirat më të larta, me forcën e fjalës dhe me marrjen e përgjegjësisë për veprimet tona. Shtresa e gjashtë dhe çakra e gjashtë është e lidhur me dashurinë qiellore, me dashurinë e cila shtrihet jashtë rrethit njerëzor dhe përfshin gjithë jetën. Shtresa e shtatë dhe çakra e shtatë është e lidhur me mendimet e larta, inteligjencën dhe integrimin e forcës sonë fizike dhe shpirtërore.
Gjithashtu, ekzistojnë lokacione specifike në sistemin tonë energjetik për emocionet, mendimet, kujtimet dhe përjetimet tjera psiko-fizike. Pasi që simptomat fizike janë të lidhura me ato lokacione, do të thotë mund ta kuptojmë edhe natyrën e sëmundjes. Për këtë edhe studimi i aurës mund të jetë urë në mes mjekësisë tradicionale dhe asaj konvencionale.
Nëpërmjet këtyre çakrave supozohet se kalon e gjithë energjia universale nëpër trupin tonë dhe e mban atë në harmoni me natyrën. E në çoftë se ndonjë nga këto çakra çrregullohet, atëherë pason edhe sëmundja, të cilën bioterapeutët me anë të duarve, respektivisht bioenergjisë, e shërojnë, duke ia rregulluar drejtimin e rrotullimit energjisë nëpër çakra përgjatë gjithë organizmit.
Sa i përket bioenergjisë, sot në botë ekzistojnë tri teori: Njëra konsideron se është fjala për fushën e energjisë, e cila i është e njohur fizikës moderne. E dyta konsideron se është fjala për energji ende të panjohur. Ndërsa e treta mohon bioenergjinë, ekzistencën e saj dhe pohon se fjala është për sugjestione dhe hipnozë.
Pavarësisht se cila teori është më afër realitetit, pra mund të jetë e saktë, dhe për çfarë forme energjie është fjala, ajo sot me sukses po përdorët për shërim dhe po tregon rezultate tepër inkurajuese.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi