Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Franz Kafka  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Franz Kafka  People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Franz Kafka

Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:28

Kam nje kafshe te cuditshme; gjysem mace, gjysem qingj. E kam trasheguar nga im ate, po ajo eshte zhvilluar qe kur e mora une; me pare ishte me shume qingj se sa mace. Tani eshte gjysem ashtu gjysem keshtu. Nga macia , ka koken dhe kthetrat; nga qingji-ka trupin dhe formen, nga te dyja ka syte, qe jane te perqndruar dhe te eger, qimen te bute e te shkurter, levizjet qe jane edhe kercime edhe zvarritje. Kur ka diell ajo rri ne parvaz te dritares, gerrhet dhe mbidhet kutulaç; ne livadh rend si e cmendur sa mezi mund ta zesh. Kur ndodhet para maces ia mbath, kur eshte perpara nje qingji sulmon. Kur ndrit hena bredh neper ulluke se ajo eshte rruga qe i pelqen me shume. Nuk di te mjaullije dhe ndjen neveri per minjte. Mund te qenroi me ore e shtrire para pularise, po kurre s'ka perfituar nga rasti qe te mbyse ndonje shpend.
E ushqej me qumesht e sheqer, se ai i ben mire. Ajo e thith me hurpa te medha, duke e kaluar ne mes te dhembeve si te nje shtaze te eger. Kjo gje i terheq shume femijet. Te dielen ne mengjes kam vizita. Une mbaj ne mes te gjunjeve kafshen e vogel, kurse perqark zene vend femijet.
Ata bejne pyetjet me te cuditshme, te cilave askush nuk mund tu pergjigjet. Pse ka vetem nje kafshe te tille? Pse ajo eshte pikerisht ne doren time? A ka pasur para saj ndonje kafshe te ketij lloji? A ndjehet ajo e vetmuar? Si e ka emrin?
Une nuk e vras mendjen ti pergjigjem, po vetem u tregoji ate qe kam. Nganjehere femijet sjellin mace, nje here sollen dy qingja.Ndryshe nga c'prisnin ata, takimet nuk treguan ndonje shenje njohjeje.Kafshet veshtruan njera tjetren me qetesine me te madhe; ata e quajten ezksitencen e tyre si nje dhurate e Krijuesit.
Kur eshte ne prehrin tim kafsha e vogel nuk njeh as frike, nuk eshte agresive. E ndjen veten shume mire kur ndodhet prane meje, e ngjeshur tek une. Eshte e lidhur me familjen qe e ka rritur.S'eshte ndonje besnikeri e jashtezakonshme, po me shume instikti i nje kafshe qe, megjitheate ka shume farefis, nuk ka asnje shok ne tere boten dhe e quan te shenjte mbrojtjen qe ka gjetur tek ne.
Me ze gazi kur e shikoj qe nuhat, me rreshqet ne mes te kembeve, po nuk mundet ta kryeje ate veprim. Mbase eshte e pakenaqur qe eshte mace edhe qingj dhe kerkon te jete edhe qen! Nje dite kur une, s'po iu jepja dot rruge halleve te mija tregtare dhe pasojave qe vijne prej tyre- dhe pasi desha ti heq qafe, u mbylla ne shtepi dhe u shtriva ne kolltuk, me kafshen e vogel nder gjunje; kur ula koken vura re se lotet rridhin mbi mustaqet e saj te bardha.Ishin lotet e mija apo te sajat? Ajo mace me shpirt qingji kishte deshira njerezore? Une nuk kam trasheguar shume , por duhet te them se kjo kam dicka vlen.
E them serizosht.
Kafsha ka shqetesimet e te dyve, te maces dhe te qigjit, sado te ndryshme qofshin, prandaj e ndjente veten ngushte brenda lekures ku ndodhej. Nganjehere krecen nga nje karrike qe me ven kembet ne sup dhe perplas turirin ne veshin tim. Duket sikur me thote dicka dhe vertete pastaj largohet dhe, me sheh ne fytyre per te pare pershtypjen qe me ka bere ajo qe me tha. Qe t'ia bej qefin tund koken dhe bej sikur e kam kuptuar. Atehere ajo hidhet ne dysheme dhe vallezon rreth meje.
Mbase thika e kasapit mund te jete shpetimi per te, po pasi e kam trashegim, nuk jam i atij mendimi. Ajo duhet te prese diten, kur ti mungoje fryma, megjithese nganjehere me veshtron me sy aq njerezor, sikur me fton te kryej nje veprim te arsyeshem.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:28

Tregime te shkurtera nga Franz Kafka

HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota cdo dite e me e vogel. Para syve te tij
parakalonin vetem mure qe lartoheshin e rruge qe beheshin gjithmone e me te ngushta. Nje dite, ai u gjend perballe nje rruge pa dalje. Beri te kthehej prapa kur para syve flakeruan kthetrat e mprehta te maces.

---------------------------------------------------------------------------
VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin kalin nga stalla. Sherbetori nuk
me kuptoi. Shkova vete, shalova kalin dhe ia hipa. Ne largesi degjova nje thirje kumbuese. E pyeta se cfare ishte. Ai s'dinte gje madje nuk kishte degjuar asgje. Tek dera me ndaloi dhe me pyeti : "Per ku po nxitoni keshtu imzot ?" "Nuk e di", i thashe, "Larg prej kendej, tutje. Gjithmone=20 larg prej kendej, vetem ashtu do te mund te arrij ne vendmberritjen time". "Pra ju e dini vendmberritjen, a s'eshte keshtu imzot ?", pyeti. "Po", ju pergjigja, "a nuk ta thashe sakaq? Larg-Prej-Kendej. Atje eshte vendi im". "Por nuk keni marre asnje furnizim me vete", me kujtoi ai. "Nuk me duhet asgje", i thashe, "Udhetimi eshte aq i gjate sa do te vdes urie nqs nuk marre ndonjne gje rruges. Asnje furnizim nuk do te me shpetoje dot.=20 Fatmiresisht, eshte nje rrugetim teper i gjate".

---------------------------------------------------------------------------
ROJTARI

Duke vrapuar i shpetova rojes se pare. Pastaj, per nje cast u tmerrova, u ktheva dhe i thashe: "Une kalova kur ju nuk e kishit mendjen". Ai pa per nje cast dhe nuk tha asgje. "Me duket se nuk duhet ta kisha bere kete gjest", i thashe. Ai serish ndenji pa folur. "Heshtja juaj a do te thote gje miratim per te kaluar ?".
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:29

Kështjella
Përktheu: Amik Kasoruho
Korektore letrare: Nini Ihsani


I

Ishte mbremje vone, kur mberriti K-ja. Fshati ishte mbytur me bore. Bregorja nuk dukej, e fshehur sic ishte nga mjegulla dhe nga terri, dhe as nje rreze e dobet drite nuk jepte te kuptohej ku mund te ishte Keshtjella e madhe. K-ja ndali mjaft kohe permbi uren me derrasa qe conte ne fshat nga rruga kryesore dhe shikoi lart, aty ku dukej se s'kishte vecse zbrazeti.
Pastaj shkoi se mos gjente nje strehe; ne pijetore njerezit ishin ende zgjuar, bujtinari nuk kishte dhoma per te dhene me qira, por i habitur sa s'ka nga ai bujtes ne ate ore te vonte, i propozoi te flinte ne sallen e madhe, mbi nje dyshek kashte. K-ja pranoi. Disa fshatare vazhdonin te rrinin ulur perpara krikllave te tyre me birre, por ai s'deshi te fliste me njeri, shkoi ta merrte vete dyshekun me kashte ne hatulla dhe u shtri prane stufes. Bente vape, fshataret nuk benin zhurme, K-ja i shikoi edhe disa minuta me sy te lodhur, pasta e zuri gjumi.
Por mbas pak e zgjuan. Te koka e shtratit, bashke me bujtinarin, po rrinte nje djalosh i veshur qytetarce, qe kishte nje fytyre aktori, sy te mbrehte , vetulla te dendura. Fshataret s'kishin luajtur vendit, disa i kishin kthyer karriget qe te shihnin dhe te degjonin me mire. Djaloshi, me shume miresjellje, i kerkoi ndjese qe e kishte zgjuar, i tha se ishte djali i deretarit te Keshtjelles, pastaj shtoi:
- Ky fshat i perket Keshtjelles, kush banon apo kalon naten ne te, ne njefare menyre banon apo kalon naten ne Keshtjelle. Kete te drejte s'e ka askush pa lejen e kontit. Dhe ju s'e keni kete leje, apo te pakten s'ja keni treguar kujt.
K-ja u ngrit ndenjur, shtroi flket, pa dy burrat nga poshte lart dhe tha:
- Ne c'fshat qenkam ngaterruar? Paska nje Keshtjelle ketu?
- S'do mend, tha ngadale djaloshi, ndersa dikush prej fshatareve shkundete kryet, - Keshtjella e zotit kont Vestvest.
- Dhe u dashka leje per te kaluar naten? - pyeti K-ja sikur te donte te bindej se s'i kishte degjuar ne enderr fjalet qe i qene drejtuar.
- Duhet leje, posi, - iu pergjigj djaloshi dhe sikur te donte te tallej me K-ne, pyeti bujtinarin dhe fshataret, duke zgjatur krahun drejt tyre: - A ka si behet pa leje?
- Atehere u dashka marre, - tha K-ja duke gogesire. Shtyu tutje batanijen dhe beri te ngrihej.
- Pa shiko! Dhe qysh u beka per ta marre? - pyeti djaloshi.
- Do te shkoj te zoti kont, - tha K-ja. - S'ka rruge tjeter.
- Tashti? Te shkosh t'i kerkosh leje zotit kont ne mesnate? - thirri djaloshi duke bere nje hap mbrapa.
- Nuk eshte pune qe behet? - pyeti K-ja krejt i qete. - Atehere pse me zgjuat?
Kesaj radhe djaloshi u terbua krejt.
- C'eshte kjo sjellje horrash! - thirri. - Kerkoj te tregohet respekt per autoritetin e kontit! Une ju zgjova t'ju njoftoj se duhet te dilni menjehere nga tokat e zotit kont.
- Ta leme kete komedi, - tha K me nje ze jashtezakonisht te ulet, duke u shtrire perseri dhe duke terhequr batanijet qe te mbulohej. - Ju po e teproni pak, djalosh, flasim neser se c'duhet bere. Bujtinari he keta zoterinj do te me jene deshmitare, ne rast se do lypsen deshmitare. Nderkohe ta merrni vesh se une jam arematesi qe ka thirrur zoti konti. Ndihmesit e mi kane per te ardhur neser me karroce, bashke me almiset. Une pata qejf te beja nje shtetitje mes bores, por per dreq ngaterrova rrugen disa here, prandaj mberrita kaq vone. Edhe pa me thene ju, e dija qe c'ke me te se nuk ishte me ora te paraqitesha ne Keshtjelle. Ja pse me mjaftoi kjo strehe, kur ju u treguat aq i panjerezishem, per te mos thene edhe me keq, dhe erdhet e me bezdiset. Nuk kam c't'ju them tjeter. Naten e mire, zoterinj. - Dhe K-ja u kthye nga stufa.
- Arëmatësi? - pyeti mbas kraheve te tij nje ze me medyshje; pastaj mbreteroi heshtja. Por djaloshi e mori veten shpejt dhe i tha bujtinarit me nje ze aq te larte sa mund ta degjonte tjetri: - Do te kerkoj udhezime me telefon.
Qysh? Na paskish edhe telefon ne ate pijetore fshati? Alamet organizimi! Kjo hollesi i beri pershtypje K-se, edhe pse i priste te gjitha. Telefoni ndodhej thuajse siper kokes se tij, por ai s'e kishte vene re, i pergjumur si ishte. tashti, ne rast se djaloshi duhej te telefononte, sado te mos donte, nuk do te mund ta bente pa shqetesuar gjumin e K-se; puna ishte te merrej vesh neser K-ja do ta linte te telefononte apo jo: ai vendosi ta linte. Atehere ishte te kote te shtirej sikur flinte, prandaj u kthye perseri ne shpine. E merrte me mend si do te grumbulloheshin fshataret per te folur me njeri-tjetrin, sepse ardhja e nje arematesi nuk ishte shaka. Porta e kuzhines ishte e hapur, por trupi i shendoshe i bujtinares e zinte te tere; bujtinari iu avit maje gishtash qe ta njoftonte per c'kishte ndodhur. Pastaj filloi biseda telefonike. Dertari ishte duke fjetur, por ne telefon na doli nje nenderetar, njeri nga nenderetaret, njefare zoti Fric.
Djaloshi mbasi i tha se quhej Shvarcer, i tregoi se kishte gjetur K-ne, nje burre rreth te tridhjetave, veshur ne pikte te hallit,qe po flinte qete-qete mbi nje shtrat me kashte, qe kishte vene per nenkrese nje cante te vogel mali dhe qe kishte prane vetes nje stap nejç. I qe dukur menjehere njeri i dyshimte dhemeqe dukej sheshit se bujtinari s'e kishte kryer detyren e tij, i kishte takuar atij, Shvarcerit, te bente te veten, duke i shkuar meselese deri ne fund. Zgjimi, hetuesia, kercenimi, qe ishte i detyrueshem, se do ta debonin nga konteja, kishte ngjallur idinjaten e K-se; mbase edhe me te drejte, sepse ai ngulte kembe qe ishte nje aremates te cilin e kishte thirrur konti ne Keshtjelle. Kuptohet se e kishin per detyre, te pakten nga pikepamja formale, te vertetonin saktesine e ketyre theieve, prandaj Shvarceri i lutej zotit Fric te pyeste ne zyren qendrore, nese prisnin te vinte pernjemend nje aremates dhe t'i jepnin pergjigje sa me pare po me telefon.
Pastaj u be heshtje; andej matane Frici kishte shkuar te pyeste, ndersa kendej pritej pergjigja. K-ka ndenji si ishte, as nuk u kthye; nuk dukej aspak kureshtar dhe shikonte zbrazetine perpara vetes. Raporti i Shvarcerit, ajo perzierje ligesie dhe kujdesi, i jepte nje ide se cfare mejtesh diplomatike kishin edhe vartesit ne Keshtjelle. Dhe punonin me zell, derisa zyra qendrore kishte edhe nje turn nate. Nga ana tjeter, informatat mberrinin shume shpejt, sepse Frici po therriste ne telefon. Por pergjigjja qe shume e shkurter dhe Shvarceri e vuri ne vend dorezen e telefonit, tym krejt.
- E dija une, - thirri, - as qe kane degjuar per ndonje aremates; eshte thjesht nje horr qe genjen dhe mbase edhe me keq se kaq.
Per nje cast K-ja mendoi se te gjithe, Shvarceri, fshataret, bujtinari dhe bujtinarja po i verviteshin siper. Per te shmangur te pakten goditjen e pare, u mblodh grusht nen batanije. Ate cast ra perseri telefoni, madje mjaft fort, te pakten keshtu iu duk K-se. Ai nxori kryet jashte dalengadale. Edhe pse kishte pak te ngjare qe ajo thirrje te kishte te bente me K-ne, qe te gjithe u stepen dhe Shvarceri iu afrua perseri telefonit. Degjoi nje shpjegim mjaft te gjate, pastaj tha me ze te ulet:
- Atehere qenka gabim? Me vjen shume keq. Ka telefonuar vete shefi i zyres? Cudi, cudi. Si t'ia shpjegoj kete pune zotit aremates?
K-ja nderi veshin. Pra Keshtjella e kishte emeruar aremates. Nga njera ane kjo ishte nje e keqe, sepse tregonte qe aty ne Keshtjelle i dinin gjithe c'duhej per te dhe, mbasi kishin peshuar forcen e te dyja paleve, e pranonin ndeshjen me buze ne gaz. Por, nga ana tjeter, ishte edhe nje e mire, sepse simbas tij, donte te thoshte qe e nenvleftesonin dhe se kesisoj do te ishte me i lire nga c'do te mund te ishte ndryshe. Dhe ne u shkonte nder mend ta mbanin te ngerthyer nga nje frike e vazhdueshme, pikerisht fale detyres se tij si aremates - qe pa dyshim i jepte Keshtjelles epersi morale, gaboheshin; ai ndjeu nje rreqethje te lehte t'i shkonte neper tere trupin, po gjithcka mori fund me kaq.
Shvarceri po i avitej i druajtur, por K-ja ia beri me dore te largohej ; nuk degjoi te shperngulej ne dhomen e bujtinarit, edhe pse po ngulnin kembe qe te shkonte, por pranoi nga bujtinari vetem nje pije qe ta ndihmonte per te fjetur dhe nga bujtinarja nje legen, nje sapun e nje peshqir dhe as qe pati nevoje te kerkonte qe ta zbraznin sallen, sepse te gjithe dolen hapalehte e shpejt e shpejt, duke kthyer fytyren nga ana tjeter, qe ai te mos i njihte me te nesermen. U fik llamba dhe mene fund ai gjeti qetesi. Fjeti nje cope deri nemengjes; vetem nje apo dy here e bezdisen minjte qe vraponin.
Mbasi hengri sillen qe , sipas bujtinarit, duhej te paguhej nga Keshtjella, sikurse tere qendrimi i K-se, deshi te shkonte pa humbur kohe ne fshat. Por meqe bujtinari, me te cilin nuk kishin shkembyer vecse fjalet me te domosdoshme, duke sjelle nder mend si ishte sjelle nje dite me pare, nuk reshtete se ardhuri rrotull tij, sikur te donte ashtu t'i lutej heshtazi. I erdhi keq per te dhe e ftoi te ultej paksa.
- Nuk e njoh ende kontin, - tha K-ja, - thone se e paguan bujarisht punen qe kryhet si duhet, eshte e vertete? Kur njeri shkon kaq larg gruas dhe femijes, sic me ka qelluar mua, ia ka qejfi te coje ndonje pare ne shtepi.
- As mos e ki ate hall, zoteri, askush nuk eshte qare qe s'eshte paguar mire.
-Sidoqofte, - tha K-ja, - une nuk jam nje njeri i druajtur dhe di t'ia numeroj edhe nje konti, por dihet se me zoterinjte eshte ku e ku me mire t'i lash hesapet pa bere llafe.
Bujtinari ishte ulur perballe K-se, buze dritares, nuk donte te rehatohej me mire dhe s'ia shqiste syte e tij te zez dhe te trembur. Ne fillim i kishte pelqyer shoqeria e tij, tashti donte t'ia mbathte. Mos kishte frike se mos e pyeste per pune te kontit? S'kishte besim te K'ja, duke e pandehur nje "zoteri"? K-ja deshi ta qetesonte. Pa oren dhe tha :
- Mbas pak do te mberrijne ndihmesit e mi, a ke si i strehon ketu?
- Patjeter, zoteri, - iu pergjigj ai, - por nuk do te banokan me ty ne Keshtjelle?
Domethene bujtinari na hiqte dore kaq kollaj nga klientet dhe sidomos nga K-ja dhe na e degdiste pa nje pa dy ne Keshtjelle?
- S'e di ende, - tha K-ja, - me perpara duhet te marr vesh c'pune duan te me japin. Po te jete se duhet te punoj ketu ne fshat, per shembull, do te ishte me mire sikur te banoja ketu. Sepse druhem qe jeta ne Keshtjella nuk ka per te me kenaqur. Une dua te jem i lire. Ti s'e njeh Keshtjellen, - vazhdoi K-ja, nuk duhen dhene gjykime para kohe. Dore per dore nuk di gje per Keshtjellen, vecse qe jane eksperte per te zgjedhur aremates te afte. Mbase kane edhe te mira te tjera. DHe u ngrit qe 'ti hiqej qafe bujtinarit, i cili po brente buzet tere nerva. Nuk ishte e lehte t'i fitoje besimin atij burri.
Kur po ikte K-se i beri pershtypje nje portret i erret i varur ne mur, ne nje kornize te zeze. E kishte dalluar qe shquante hollesite, kishte pandehur se ishte nje kornize pa kuader ne te, me nje sfond te zi. Por kuadri ishte ne te, tani po e shihte, ishte portreti nga mesi e lart i nje njeriu rreth te pesedhjetave. Koken e mbante te perthyer mbi gjoks, qa sa syte mezi i dukeshin, qendrim qe dukej sikur ishte i detyruar te mbante nga balli i gjere dhe i rende dhe nga hunda e madhe e grepte. Mjekra, qe nofulla ia ngjishte mbas gjoksit, me poshte niste e i zgjerohej. Dore e majte, me gishta te hapur, e kishte shkuar ne floket e dendur, por nuk ia dilte ta ngrite me koken lart.
- Kush eshte ai? - pyeti K-ja. - Konti? - Kishte ndalur perpara kuadrit dhe s'u kthye as per te pare bujtinarin.
- Jo, - iu pergjigj ai, - eshte dertari.
- Paskan me te vertete nje dertar te pashem ne Keshtjelle - tha K-ja, - gjynah qe i biri ishte i sajuar aq keq.
- Jo, - tha bujtinari, e terhoqi K-ne ndaj vetes dhe i pershperiti ne vesh: - Shvarceri e teproi mbreme, babai i tij eshte vetem nenderetar, madje nje nga te dores se fundit.
Ne ato caste bujtinari iu duk si nje femije tjetrit.
- Ah! Qeratuc! - tha K-ja duke qeshur. Por bujtinari nuk qeshi, tha :
- Edhe babi i tij eshte i fuqishem.
- Mos more! - tha K-ja, - ti pandej se te gjithe jane te fuqishem. Edhe une?
- Jo, - u pergjigj bujtinari, i druajtur por seriozisht, - ti nuk je njeri me fuqi.
- Je nje vrojtues i mprehte, - tha K-ja, - pernjemend, ta themi midis nesh, me te vertete qe nuk jam i pushtetshem. Prandaj mbase nuk kam me pak respekt se ti per te pushtetshmit, por jam me pak i sinqerte dhe nuk dua ta tregoj gjithmone.
Dhe K-ja i ra lehte me dore ne faqe bujtinarit, qe ta ngushtellonte dhe t'i hynt ene qejf. Me se fundi ai vuri buzen lehte ne gaz. Ishte me te vertete si nje femije me ate fytyren e tij delikate e thuajse qose. Si ishte lidhur me ate grua te ndares, dukej tek jepte e merrte ne kuzhine, me berrylat larg trupit? Por K-ja nuk deshi ta pyeste me gjate, duke u druajtur se mos i shuhej buzeqeshja qe i qe ndere me ne fund ne fytyre. Prandaj i beri vetem me shenje te hapte porten dhe doli ne ate mengjes te bukur dimeror.
Tani e shihte aty lart Keshtjellen qe spikaste permes kthjelltesise dhe bora qe qe nderur mbi gjithcka me nje shtrese te holle, ia nxirrte edhe me ne pah anetoret e saj. Madje dukej se mbi koder kishte rene me pak bore sesa ne fshat, ku K-ja po ecte me me pak mundim sesa nje dite me pare neper rrugen kryesore. Ketu bora arrinte deri te dritaret e kasolleve dhe rendonte mbi catite e uleta, ndersa aty lart ne koder gjithcka lartohej e lire dhe e lehte, apo te pakten keshtu dukej nga poshte.
Ne pergjithesi Keshtjella, sic dukej nga larg, ishte ashtu sic e kishte perfytyruar K-ja. Nuk ishte nje nga ato keshtjellat feudale dhe as nje pallat i ri dhe luksoz por nje ndertese e madhe, e perbere nga disa ndertesa dykateshe dhe nga shume shtepi te uleta te ndgjeshura njera mbas tjetres. Kush s'e dinte se ishte nje Keshtjelle, do te pandehte se ishte nje qytetth i vogel. K-ja pa vetem nje kulle, por nuk merrej vesh ne i perkishte nje godine banimi apo nje kishte. Rreth e rreth vinin verdalle duke fluturuar nje tufe korbash.
K-ja vijoi rrugen, me syte mberthyer Keshtjelles; nuk i interesonte asgje tjeter.Por kur u afrua, mbeti i zhgenjyer: Keshtjella nuk na qenkish vecse nje qytetth mjeran, nje mishmash shtepizash pa ndonje tipar qe t'i dallonte, pervecse ishin ndertuar me gure, por suvaja kishte kohe qe u kishte rene dhe dukej sikur edhe guri po u shkermoqej. K-se iu kujtua vrikthi fshati i tij i lindjes. Binte shume pak me poshte se ajo e ashtuquajtur Keshtjelle; ne rast se K-ja do te kishte ardhur vetem per te pare, do t'i kishte shkuar rruga dem; do te kishte bere me mire sikur te shkonte per te pare fshatin e tij, qe kishte kohe pa e pare. Dhe me mend krahasoi kambanoren e fshatit te vet me ate kulle aty lart. Kambanorja lartohej thike perpjete, pa pike ngurimi, duke u ngushtuar aty lart ne maje, ku kishte nje cati mbuluar me tjegulla te kuq; ishte nje ndertese tokesore - c'mund te ndertojme tjeter ne? Por me nje synim me te larte se ai rremet banesash tevogla dhe me nje pamje me te ndritur se puna e perditshme.
Ndersa kjo kulla ketu, e vetmja qe dukej, ishte kulla e nje banese, mbase e pjeses kryesore te Keshtjelles dhe kjo kuptohej vetem tashti; ishte nje ndertese rrethore dhe e e njetrajte, pjeserisht e veshur me nje dredhez meshireplote, me do dritare te vockela qe vetetinin ne diell; se kishte dicka qe te rreqethte dhe perfundonte me njefare tarrace, gethapet e te ciles, te pasigurte, te parregullte, pjeserisht te rrenuar shkeputeshin drejt qiellit te kalter, sikur t'i kishte vizatuar nje dore femije e druajtur apo moskokecarese. Te krijohej pershtypja se nje banor i zymte, te cilin e drejtesia do ta kishte denuar te jetonte ne dhomen me te larget e te humbur te shtepise, ta kishte shembur catine dhe te kishte nxjerre trupin jashte, per t'u dukur ne sy te botes.
K-ja ndali perseri, sikur te ishte se po te rrinte ne vend do t'i shtohej aftesia per te arsyetuar. Por e bezdisen. Mbas kishes, ne te vertete ishte vetem nje kapele, qe e kishin zmadhuar dhe e kishin bere si pune kapanoni qe te permbante besniket, prane kishs pra ku kishte ndaluar ai, ndodhej shkolla. Ishte nje ndertese e gjate dhe e ulet, qe bashkonte per cudi tiparin e te perkohshmes me at ete lashtesise, brenda nje kopshti te rrethuar me kangjella dhe qe tani ishte mbushur bore. Nxenesit po dilnin ate cast bashke me mesuesin e tyre. E kishin rrethuar qe te gjithe mesuesin e tyre, te gjithe syte i qene mberthyer atij dhe te gjitha gjuhet flisnin aq shpejt sa K-ja nuk mori vesh asnje fjale. Mesuesi, nje djalosh trupvogel dhe me shpatulla te ngushta, por jo aq sa te dukej si nje gje qesharake dhe qe ecte si i ngrire, e kishte pare K-ne nga larg; sepse, c'eshte e verteta, pervec grupit te nxenesve, ai ishte i vetmi njeri qe dukej derisa hante syri. Duke qene i huaj ne ate vend, K-ja pershendeti i pari, aq me shume sepse mesuesi ishte nje burre i vockel fort autoritar.
-Miremengjes, zoti mesues, - i tha.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:30

Cdo gje vie


Ti nuk ke nevoje ta lesh
dhomen tende. Rri i ulur
tek tavolina dhe degjo. As
mos degjo, thjesht vetem prite.
Bile as mos prite, rri qete
i palevizur dhe i vetmuar. Bota
lirishte do ta ofroj veten e saj ty;
do ta heq masken, nuk ka tjeter
zgjedhje, do te rrotullohet ne ekstaze
prane kembeve tua
.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:30

Franc Kafka


FRANC KAFKA


Franc Kafka u lind ne Pragë, me 3 korrik 1883 dhe vdiq me 3 qershor 1924 ne Vienë te Austrisë .

Ishte një nga shkrimtaret e historive te shkurtra dhe romancieret me te medhenj te gjuhës gjermane te shekullit te XX-te, trupi i shkrimit i te cilit ishte i vetëm ne llojin e tij. Shumica e shkrimeve te tij mbeten te pambaruara dhe u botuan pas vdekjes se tij, megjithse dëshira e tij ishte qe ato te asgjesoheshin - janë bërë ikona ne letersine e Perendimit.

Jeta
E ëma vinte nga një familje e ditur hebrejsh, ndërsa i ati nga një familje zanatcinj fshati, por qe me vonë i buzeqeshi fati e u be fabrikant i vogël.
Ai shpresonte se djali i tij i vetëm Franci do të bëhej një trashegimtar i denjë i fabrikes.. Ndërsa me te shoqen e tre vajzat sillej ashper e shpesh i terrorizonte. Këtë marredhenie djaloshi do ta paraqiste me vonë ne shkrimin "Leter babait". Ne këtë shkrim ai i ankohet te atit qe i thyente vullnetin, ia vriste besimin ne forcat e tij, kurse ai vetë i ndjeshem dhe seder nuk gjente force ta kundershtonte. Zgjodhi rrugën e moskundershtimit, te pajtimit, te peruljes, rrugë nga e cila nuk hoqi dorë deri në fund te jetës.
Pasi mbaroi ne Prage gjimnazin gjerman. Po këtu mbaroi studimet për drejtësi e paralelisht me te ndoqi një kurs leksionesh për artin dhe gjermanistiken.

Nuk janë te pakte shkrimtaret qe kanë mbajtur ditare, ku kanë shkruar për veten e për te tjerët. Ditari i Kafkes pothuajse i tëri i perkushtohet takimeve dhe kuvendimeve me vetveten. Faqe te tërë janë te mbushura me ankesa për shendetin e lig. ankesa kundër turtures se pamundesise.. Asnje shqetësim nuk gjen ne faqet e ditarit te tij për problemet e punës apo ato shoqërore.

Kafka ka qenë deshmimtar i kaosit dhe i perendimit te pashmangshem te perandorise Astro-Hungareze. Ai gjithçka shihte, kuptonte e ndjente, por asgjë nuk bënte, sepse ishte teresisht nën kthetrat e vuajtjes vetjake. Bota jashtë tij u shkri tek ai ne një te pandare me botën brenda vetes.


Trashegimia letrare e kafkes është mbledhur ne dhjetë vellime.
Ka shkruar tregime e novela si:

Denimi.
Ne kolonine e punës se detyruar.
Pasagjeret e hekurudhes.
Prometeu.
Posedoni.
Sanco Panca ....etj

U be i njohur me romanet "Amerika", "Procesi", "Keshtjella" dhe me novelen "Metamorfoza"


Kafka dhe komercializimi- çfarë e bën shkrimtarin kaq të pëlqyeshëm ?

Kafka me aktorët: Jeremy Irons, Theresa Russell, Joel Grey. Regji nga Steven Soderbergh Franc Kafka njihet si një nga shkrimtarët më të njohur të hapësirës gjermanofolëse. Në të gjithë botën tregimet e tij enigmatike, shpesh të errëta përpihen nga gjenerata të tëra.
Kafka lindi në 3 korrik 1883, para 125 vjetësh, në Pragë që në atë kohë bënte pjesë në perandorinë austrohungareze, sot kryeqyteti çek. Ky qytet është tepër krenar për birin më të famshëm të tij, por do të nxjerrë nga ai edhe një lloj përfitimi.

Pullë me rastin e 125 vjetorit të lindjes së Franc KafkësBildunterschrift: Großansicht des Bildes mit der Bildunterschrift: Pullë me rastin e 125 vjetorit të lindjes së Franc Kafkës

Biznesi me Kafkën ka funksioniuar gjithmonë
Zona e turistëve në Pragë. Ajo të çon nga unaza përmes rrugicave të ngushta të pjesës së vjetër të qytetit. Dyqanët e suvenirëve rreshtohen përkrah njëri-tjetrit. Në mes të mallrave të bie në sy emri i Kafkës. "Kemi bluza me emrin e Kafkës, apo filxhanë me fotografinë e tij:" thotë një shitëse e suvenirëve. Biznesi me Kafkën ka funksioniuar gjithmonë tregon ajo. Por edhe në muzeun e Kafkës krahas informacionit mbi jetën dhe vperën e shkrimtarit të njohur, ofrohen gjithëfarëlloj suvenirësh, në kujtim të figurës së tij. Nga shenjueset për lexim me portretin e Kafkës deri tek mausi i kompjuterit me nënshkrimin e Kafkës. E reja e fundit: "është një stilolaps ne të cilin Kafka noton. Një Kafkë që noton. Ky është një suvenir mjaft i dashur."

Kafka lindi në një familje hebreje

Në 3 korrik 1883 para 125 vjetësh Kafka lindi në një familje hebreje në Pragë. Pas një fëmijerie dhe rinie të vështirë me një baba që atij i dukej shpeshherë i padrejtë dhe i plotfuqishëm, vijnë studimet në degën e juridikut dhe një punë në një shoqëri sigurimesh. ky ishte thjesht një profesion për të fituar bukën e gojës. Sepse ajo që donte të bënte Kafka ishte thjesht të shkruante. "Kur Gregor Samsa u ngrit një mëngjes pas ëndrrash të shqetësuara, ai e pa veten në krevat të shndërruar në një insekt të frikshëm."

Kështu fillon tregimi i Kafkës "Metamorfoza" në të cilin Gregor Samsa vazhdon ekzistencën e tij si një insekt, gjithnjë e më shumë i pavlefshëm derisa ai vdes. Një lehtësim për familjen e Samsës. Të errëta, mistike, ireale të duken tregimet e Kafkës. Kafkaeske si bën fjalë studiuesi i letërsisë, Milan Tvrdik: "Kjo është diçka që lidhet së tepërmi me Pragën. Duhet të jetosh në këtë qytet apo vend që ta kuptosh këtë. "Kafkaeske" do të thotë diçka që është e përçudshme, në ëndrra, në botën ireale që ndonjëherë del në krye dhe realiteti në qytet të shenjon më shumë se sa jeta reale."

Absurditetin që përshkruan ai, e kemi përjetuar në vitet e komunizmit

Letërsinë e Kafkës e karakterizon hendeku i madh mes individit dhe shoqërisë, sqaron Tvrdik. Gjithnjë bëhet fjalë për ballafaqimin e një njeriu të vetmuar me ambientin familjar, më nje shoqëri anonime, me një burokraci të pamëshirmshme teknokrate. Edhe punonjësja në biletarinë e muzeut të Kafkës dridhet kur kujton letërsinë e tij: "Vetë i kam lexuar tregimet etij dhe gbjithnjë me një ndjesi tmerri i kam hedhur mënjanë. Me këtë ne nuk jemi ballafaquar ende. Kam përshtypjen se absurditetin që përshkruan ai, ne e kemi përjetuar në vitet e komunizmit."

Por si është e mundur që Kafka është kaq i dashur për turistët?

"Në vitet 90-të pas rënies së Murit. Praga u rizbulua. një qytet, që ende gjendje në errësirë, që mbulohej me lidhjen me Kafkën dhe veprën e tij. Me sa dukej kjo zgjoi interesin për të zbuluar se si jetohej në këtë qytet të largët. Ky është ndoshta një shpjegim për valën e turistëve pas viteve 90-të. Dhe fenomeni "Kafka i pëlqyeshem" është një zbulim iu kohës moderne e postmoderne.

Kafka vdiq në moshën 40 vjeçare nga turbekulozi i mushkërive. Por sipas studiuesit Tvrdik "Kafka nuk do të vdesë kurrë."
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:31

Tregime te shkurtera nga Franz Kafka

HISTORIA E NJE MIU

Miut bota po i dukej bota çdo ditë e me e vogël. Para syve te tij parakalonin vetëm mure qe lartoheshin e rrugë qe bëheshin gjithmonë e me te ngushta. Një ditë, ai u gjend përballë një rrugë pa dalje. Beri te kthehej prapa kur para syve flakeruan kthetrat e mprehta te maces.

---------------------------------------------------------------------------
VENDMBERRITJA

Dhashe urdher qe te me sillnin kalin nga stalla. Sherbetori nuk me kuptoi. Shkova vete, shalova kalin dhe ia hipa. Ne largesi dëgjova një thirje kumbuese. E pyeta se çfarë ishte. Ai s'dinte gjë madje nuk kishte dëgjuar asgjë. Tek dera me ndaloi dhe me pyeti : "Për ku po nxitoni kështu imzot ?" "Nuk e di", i thashë, "Larg prej kendej, tutje. Gjithmonë=20 larg prej kendej, vetëm ashtu do të mund te arrij ne vendmberritjen time". "Pra ju e dini vendmberritjen, a s'është kështu imzot ?", pyeti. "Po", ju përgjigjja, "a nuk ta thashë sakaq? Larg-Prej-Kendej. Atje është vendi im". "Por nuk keni marrë asnjë furnizim me vete", me kujtoi ai. "Nuk më duhet asgjë", i thashë, "Udhetimi është aq i gjatë sa do të vdes urie n.q.s. nuk marrë ndonjne gjë rrugës. Asnje furnizim nuk do të me shpetoje dot.=20 Fatmiresisht, është një rrugetim tepër i gjatë".

---------------------------------------------------------------------------
ROJTARI

Duke vrapuar i shpetova rojes se pare. Pastaj, për një çast u tmerrova, u ktheva dhe i thashë: "Unë kalova kur ju nuk e kishit mendjen". Ai pa për një çast dhe nuk tha asgjë. "Me duket se nuk duhet ta kisha bërë këtë gjest", i thashë. Ai sërish ndenji pa folur. "Heshtja juaj a do të thotë gjë miratim per te kaluar ?
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:32

Përktheu Fatmir Alimani


ËSHTË POSHTËRSI?


Unë kaloj qëllimisht përmes rrugëve, ku janë kurvat. Kalimi pranë tyre më ngashënjen, jep mundësinë e largët por gjithnjë ekzistuese të shkosh me njërën prej tyre.
A është kjo një poshtërsi?
Por nuk di asgjë më të mirë dhe realizimi i diçkaje të tillë më ngjan në themel i pafajshëm dhe nuk më bën aspak të pendohem. Unë dua vetëm një grua të moshuar e të bëshme, me rroba të vjetra, por në njëfarë mase me stoli të bollshme të varura në to.
Njëra prej këtyre grave më njeh, me sa duket. Unë e takova sot pasdite, ajo ishte ende me rrobat e punës, flokët e saj ishin ende mbi kokë, ajo nuk kishte kapele, por një bluzë pune si ajo e kuzhiniereve, dhe mbante disa rroba ndoshta për t’i çuar te rrobalarësja. Asnjë njeri nuk do të kishte gjetur diçka ngashënjyese tek ajo, vetëm unë.
Tani në mbrëmje, kur koha ndërkaq u ftoh, unë e pashë me një mantel të verdhë në bojëkafe, në anën tjetër të rrugës Zeltner, rrugës së ngushtë e të degëzuar, ku ajo po shëtiste. Vështrova në drejtim të saj dy herë, ajo e kapi shikimin tim, por pastaj ika prej saj. (Ditari)

***
Bordello të rregulluara në një mënyrë racionale. Grilat e pastra të dritares së madhe të shtëpisë të lëshuara poshtë. Te lozha e portierit, në vend të një burri, një grua e veshur me sqimë, e cila ndihet kudo si në shtëpinë e saj.
Që në Pragë, unë kam vënë re kalimthi karakterin prej amazone të bordellove.
Këtu kjo është edhe më e qartë. Portierja femërore, e cila vë në lëvizje llambën elektrike, na ndal te lozha e saj, sepse atë sapo e lajmërojnë që po vijnë klientë nëpër shkallë; pastaj dy gra të nderuara sipër (përse dy?) që na presin ne, ndezja e dritës elektrike në dhomën pranë, ku qëndronin në errësirë ose në gjysmëerrësirë vajzat e pazëna, duke formuar tri të katërtat e një rrethi (që e plotësonim ne) rrotull nesh, duke ndenjur me trupin drejt në pozicionet favorizuese të menduara prej tyre, dhe pastaj hapi i madh me të cilin e zgjedhura del përpara, dhe grishja me të prekur që më bën zonja... por unë ndjehem si i shtyrë drejt daljes.
Dhe është e pamundur të përfytyroj sesi dola në rrugë, kaq shpejt ndodhi kjo.
Është vështirë t’i shohësh ato saktësisht, sepse janë shumë, picërrojnë sytë dhe, mbi të gjitha, qëndrojnë tepër afër. Do të duhej t’i shqyesh sytë, dhe për këtë nevojitet të ushtrohesh.
Në kujtesë kam vetëm atë, që qëndroi pranë meje.
Ajo kishte dhëmbë me hapësirë ndërmjet tyre, zgjatej në lartësi, duke mbajtur fustanin me grushtin e mbledhur, duke hapur e mbyllur sytë e mëdhenj dhe gojën e madhe. Flokët e saj bjondë ishin të shprishur. Ajo ishte truphollë. (Shënime udhëtimi)
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:32

FRANC KAFKA






PARA LIGJIT

(tregim)






Përktheu: Gjergj Vlashi






Para Ligjit është një derëtar. Atij i drejtohet një fshatar, i cili do të hyjë te Ligji. Po derëtari i thotë se tani për tani nuk mund ta lerë të hyjë. Njeriu mendohet, pastaj e pyet nëse mund të hyjë më vonë. "Ndoshta, i përgjigjet derëtari, po jo tani". Derëtari tërhiqet anash; me që dera e Ligjit është përherë e hapur; njeriu përulet për të parë brenda. Roja e vë re dhe qesh:
"Nëse të tërheq kaq shumë - thotë - përpiqu të hysh, megjithëse është e ndaluar. Po hap sytë: unë jam i fortë. Dhe jam derëtari i fundit. Çdo sallë ka derëtarin e vet, njeri më i fuqishëm se tjetri. As unë nuk i bëj ballë të tretit". Fshatari nuk e priste këtë lloj vështirësie. Ligji duhet të jetë i lirë që të hyjë brenda cilido, në çdo rast, mendon, po duke e parë mirë derëtarin veshur me gëzof, me hundën e madhe me majë, mjekrën e gjatë, të zezë prej tartari, bindet se është më mirë të presë derisa të marrë lejen për të hyrë. Rojtari i jep një stol dhe i thotë të ulet aty pranë derës. Ai ulet aty për ditë e për vite. Bën shumë përçapje që të pranohet brenda, e lodh derëtarin me lutjet e tij. Roja nganjëherë i bën pyetje, e pyet për fshatin e tij dhe për shumë gjëra të tjera, po janë pyetje pa rëndësi, ashtu siç i bëjnë zotërinjtë; në fund i thotë se ende nuk mund ta lejojë që të hyjë. Njeriu, i cili ishte gatitur për atë rrugë duke marrë plot gjëra me vete, bën përpjekje që ta thyejë rojtarin, duke i dhënë gjithçka, pa pyetur a janë gjëra me vlerë, apo jo. Tjetri nuk zmbraps asnjë dhuratë, por thotë: "Po pranoj vetëm që ti të më thuash se, ke lënë pa provuar ndonjë mënyrë". Për vite e vite njeriu nuk resht duke e vështruar derëtarin. Harron të tjerët dhe i duket se i pari është pengesa e vetme për të hyrë te Ligji. Vitet e para mallkon me zë të lartë, pa marrë parasysh asgjë, fatin e tij të keq, pastaj kur plaket, flet me vete. Bëhet si fëmijë dhe pasi gjatë shumë viteve ka vrojtuar derëtarin dhe ia njeh edhe pleshtat e gëzofit, u lutet pleshtave që ta bindin rojtarin. Më në fund, shikimi i dobësohet dhe ai nuk e di më a mungon drita, apo e gënjejnë sytë. Megjithatë në errësirë e dallon shkëlqimin që shpërthen nga Porta e Ligjit. Nuk i ka mbetur shumë kohë për të jetuar. Para vdekjes të gjitha ngjarjet e kohëve të fundit, të mbledhura në kokën e tij, shndërrohen në një pyetje, të cilën ende nuk ia ka drejtuar rojtarit. I bën një shenjë burrit, pasi nuk mund ta drejtojë me trupin e ngrirë. Derëtari duhet të përkulet, se tani kanë shumë ndryshim trupi, në dëm të fshatarit. "Çfarë kërkon të dish më? e pyet rojtari. Je i pangopur", "Nëse të gjithë synojnë Ligjin, thotë njeriu - si është puna që gjatë tërë këtyre viteve, askush përveç meje, nuk ka kërkuar të hyjë brenda". Rojtari e sheh se burri është nga fundi i jetës dhe që ai ta kuptojë, i ulurin në veshin, tashmë të mbyllur. "Këtu nuk mund të hynte askush, se kjo derë ishte caktuar për ty. Tani po largohem dhe po e mbyll".
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:33

FRANC KAFKA




HIQ DORË

(tregim)





Përktheu: Gjergj Vlashi





Ishte mëngjes herët, rrugët qenë të pastruara e të zbrazura.
Po shkoja te stacioni. Kur krahasova orën time me një orë të madhe, vura re se ishte më vonë se sa kujtoja: duhej të nxitoja! I trembur nga ai zbulim, harrova rrugën, ngaqë nuk e njihja mirë atë qytet. Për fat, aty pranë vura re një polic; iu afrova me vrap dhe duke m'u marrë fryma e pyeta çfarë rruge të ndiqja. Ai më pyeti buzagaz:
- Nga unë kërkon të mësosh rrugën që duhet të ndjekësh?
- Po, iu përgjigja, derisa nuk mund ta gjej vetë.
- Atëherë hiq dorë! Hiq dorë! - tha ai dhe më ktheu shpinën, siç bën një njeri i cili do të qeshë pa e parë askush.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:33

FRANZ KAFKA
(tregime)




Përktheu: Erion Kristo





ZHURMA E MADHE





Jam ulur në dhomën time, në shtabin e përgjithshëm të zhurmës së gjithë apartamentit. Dëgjoj të përplasen të gjitha dyert; falë zhurmës së tyre, të paktën nuk dëgjoj hapat e kujt vrapon përmidis. Më pas dëgjoj të mbyllet deriçka e sobës në kuzhinë.
Babai shpalos dyert e dhomës sime, me rrobdëshambrin veshur, që i krijon një si bisht prapa. Në sobën e dhomës fqinje dikush gërryen hirin.
Vali, duke bërtitur nga paradhoma, pyet nëse kapelja e babait është pastruar apo jo. Një fishkëllimë, që më duket shumë e njohur, i bashkëngjitet klithmës së një zëri që i përgjigjet. Doreza e derës së jashtme luan dhe bën zhurmë si një grykë këlbazore.
Dera hapet me këngën e një zëri gruaje dhe mbyllet më në fund me një goditje të fortë burrërore. Babai ka ikur dhe tani fillon zhurma më e thekshme dhe më pa shpresë, krijuar nga tingujt e dy kanarinave. Dikur kam menduar mbi këtë fakt, dhe sa herë dëgjoj kanarinat mendoj përsëri, nëse duhet të hap paksa derën, të zvarritem si një gjarpër në dhomën përballë, e kështu përtokë t’u kërkoj motrave të mia dhe mikeshës së tyre, pak qetësi.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:33

FRANC KAFKA





GJYKIME MBI KALORËSIT





Përkthu: Erion Kristo




Nëse gjykohet hollë, nuk ia vlen të dalësh i pari në një garë. Lavdia e të qenit kalorësi më i mirë i një krahine, sjell mjaft gëzim, kur banda muzikore fillon të luajë, por nuk e mënjanon dot brerjen e ndërgjegjes mëngjesin e nesërm.
Zilia e kundërshtarëve, njerëz dinakë dhe me mjaft ndikim, na hidhëron, ndërsa përshkojmë me kalë rrugën e ngushtë në drejtim të sheshit, që pak më parë ishte i zbrazët, duke lënë mënjanë disa kalorës, të cilët duken të vegjël në skaj të horizontit.
Shumë ndër miqtë tanë, nxitojnë të tërheqin paratë e fituara nga bastet dhe pas krahëve tanë dëgjohen brohorimat e tyre nga sportelet e largët; por miqtë tanë më të mirë nuk kanë vënë bast mbi kalin tonë, duke patur frikë se mos na mbanin inat, nëse do të kishim humbur; e meqë kali ynë ka mbërritur i pari dhe ata nuk kanë fituar asgjë, kthejnë kokën mënjanë, kur u dalim përpara dhe shëtisin shikimin përgjatë tribunave.
Kalorësit që nuk kanë fituar, mbështetur në takëmet e kuajve, kërkojnë të vlerësojnë fatkeqësinë e tyre dhe padrejtësinë, që në njëfarë mënyre u është dashur të pësojnë, dhe marrin një qëndrim të shlodhur, sikur do të duhej të fillonin një garë të re, vërtet serioze, pas asaj loje fëmijësh.
Shumë zonjave, fituesi u duket qesharak, sepse i rritet mendja pa shkak, megjithatë, nuk ke se si të sillesh me shtrëngimet e vazhdueshme të duarve, përshëndetjet, përkuljet, shenjat nga larg; ndërsa të humburit shtrëngojnë buzët dhe rrahin lehtë qafat e kuajve të tyre, që hingëllijnë vazhdimisht. Madje në fund, fillon të bjerë shi nga qielli i vrenjtur.
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Anakonda Sat 1 Nov 2014 - 5:34

Dialog me te dehurin

Kur dola nga dera e madhe me hapa te vegjel, u sulmova nga qielli me hene e yje, nga kupa e madhe qiellore e nga sheshi i Bashkise, nga kisha dhe Shtylla e Virgjereshes.

Kalova qetesisht nga hija ne driten henore, zbertheva pardesyne dhe u ngroha; pastaj pasi ngrita duart, e bera te hesht zukatjen e nates dhe nisa te persiat:

Po pse silleni sikur egzistoni me te vertete? Doni te ma mbushni mendjen se une jam ireal, zoteri qesharak i ndalur mbi kalldremin e blerte? Eh, ka kaluar shume kohe qe kur ti ishe real, o qiell; dhe ti, o shesh, kurre nuk ke qene real. Natyrisht ju jeni, gjithnje permbi mua, po vetem se une ju le te qete.

I falemnderit zotit, ti hene nuk je me hene! Kot vijoj te te therras hene, mbase sepse hene te therrasin te gjithe. Perse nuk ben me naze kur te therras, o fener i harruar venecian me ngjyra te cuditshme? Perse terhiqesh prapa kur te them Shtylla e Virgjereshes? E perse, o Shtylla e Virgjereshes, nuk e njoh qendrimin tend kercenues kur te quaj: hene qe leshon drite te muget?

Duket se me te vertete nuk ju ben mire kur ndokush rri e mendon per punen tende: ju humbni edhe nga ana shpirterore, edhe nga shendeti.

O zot sa perfitim do kish mendimtari. po te mesonte nga i dehuri!

C'eshte kjo heshtje? Me duket sikur nuk fryn me ere. Dhe shtepizat qe nganjehere me duket sikur e pershkojne sheshin sikur te kishin rrota, jane ngulur fort ne toke...
Hesht, hesht: nuk duket më as vija e zeze e hollake qe zakonisht i ndan nga dheu.

Nisa te rend. Pa veshtiresi bera tri here rrotullimin e sheshit te madh dhe pasi nuk takova asnje te dehur, duke mbajtur po ate shpejtesi, pa ndjere lodhje, u drejtova nga Karlsgasse. Duke u bere perhere me e vogel, hija ime rendte perkrah, prane mureve, ne nje shteg te hapur ne mes te shtepive dhe rruges.

Ndersa kaloja perpara kazermes se zjarrfiksave, degjova zhurma qe vinin nga Klajner Ringu; kur mberrita atje, dallova nje te dehur aty te kangjellat e çezmes, me krahe te hapura, duke perplasur kembet e futura ne kepuce prej druri.

Ndalova qe te marr fryme, pastaj shkova drejt tij, hoqa cilindrin nga koka dhe u paraqita:

"Mirembrema zoteri i nderuar, une jam njezetetre vjec, po nuk kam fituar ndonje farë emri. Ju nga ana tjeter, me emrin tuaj madheshtor e melodioz, vini nga Parisi i madh. Mbani ende me vete parfumin artificial te oborrit te Frances, ku njeriu mezi mund te rrije ne kembe.

Me syte e lyer, keni pare me siguri damat e medha, qe kane mberritur mbi tarracen e larte e te ndritshme, qe sillen ne belin e tyre te holle ne menyre ironike, ndersa bishti i fustanit te ngjyrosur, i shperndare mbi shkalle, ende ju prek reren e kopshtit... Kurse perreth, ka plot shkarthë me bluza te gjata te përhime dhe pantallona te bardha qe kacavaren mbi purteka e hidhen prapa, apo ne nje ane, ndersa bejne perpekje per te ngritur nga dheu pelhura te stermedha te përhime dhe per t'i nderë lart, pasi damat e medha deshirojne nje mengjes te mjegulluar." Ai gromesiu, kurse une thashe i inatosur: "Ju, pra, zoteri, po vini pikerisht nga Parisi, nga Parisi yne, qytet i stuhishem e i papermbajtur?" Ai prape gromesiu, kurse une i merzitur thashe: "Ju po më beni nder te madh, e di?"

Mbertheva shpejt pardesyne, pastaj thashe me zjarr e njeheresh i ndrojtur:

"E di se nuk më mbani te denjë per nje pergjigje, po sikur sot mos t'ju pyesja do pendohesha per gjithe jeten."
"A eshte e vertete, zoteri elegant, ajo qe me kane treguar se ne Paris ka njerez qe mbajne vetem petka te qindisura dhe shtepi qe kane vetem deren e madhe? A eshte e vertete, se ne vere qielli ka nje kaltersi te zbehte, i stolisur me re te bardha ne trajten e zemres? E se ka nje vend teper te ndjekur, ku ka vetem peme me tabeleza plot emra heronjsh, vrasesish, dashnor te shquar?"

"Pastaj kam degjuar edhe nje gje, e cila me duket e genjeshtert: a eshte e vertete se rruget e Parisit bigëzohen paprtimas? Se ka rremuje? Jo gjithnje eshte ne rregull; si do te ishte e mundur nje gje e tille, ne fund te fundit? Ndodh nje aksident, mblidhen njerez duke rendur nga rruget e aferta me ate hap qytetari qe sapo e prek kalldremin; te gjithe digjen nga kureshtja, megjithese i tremben nje zhgenjimi, marrin fryme me shpejtesi dhe shtyjne perpara kokat e tyre. Mjafton qe te preken pak dhe perkulen thelle e kerkojne ndjese: "Me vjen keq... nuk doja... ka shume njerez, me falni, ju lutem... jam treguar i ngathet, e pranoj. Emri im eshte... emri im eshte Zherom Parosh, kam nje tregtore bakalli ne Ry dy Kaboren... më lejoni t'ju ftoj neser, te hamë sillën bashke... edhe ime shoqe do gezohej shume." Flasin keshtu ne zhurmen shurdhuese te rruges se mbushur me tymin e oxhaqeve. A eshte me te vertete keshtu? A eshte e mundur qe ne bulevardin e gjalle te nje lagjeje elegante, qendrojne dy vetura? Sherbetoret hapin hijerëndë dyert? Tete qener ujq te zgjedhur siberiane, kercejne jashte dh hidhen duke lehur ne rruge. Thone se ata jane çunakë spitullaqë te Parisit te veshur ashtu."

Ai mbante syte te mbyllur. Kur mbarova fjalen, ai futi duart ne goje dhe uli mjekren. Petkat ishin te pista, mbase e kishin flakur jashte nga ndonje pijetore dhe ende nuk kishte ardhur ne vete.

Ishte mbase ai intervali i shkurter e i qete ne mes te dites e te nates, kur koka bie prapa dhe gjithcka, pa e vene re, mbetet e palevizshme se nuk e shikojme, e pastaj zhduket. Kur ne te perkulur e te vetmuar hedhim syte perreth dhe nuk shikojme asgje, nuk veme re as ajrin; kur mendojme se prane nesh egzistojne shtepi me pullaze dhe per fat edhe tymtare plot kikla, permes te cileve erresira deperton ne shtepi, duke kaluar nga papafingot ne apartamente. Eshte fat i mire qe neser eshte nje dite ne te cilen, sado e pabesueshme te duket, do vihet re cdo gje.

Ne ate hop, i dehuri ngriti vetullat dhe dicka vezulloi ne mes tyre dhe syve. Me nderprerje tha: "Me nje fjale, ja... Une kam gjume dhe dua te shkoj te fle. Kam nje kunat ne Venzelepslac... dua te shkoj atje, se atje banjo, atje kam shtratin tim... Po shkoj menjehere... Vetem se nuk e di si quhet e ku banon... me duket se e kam harruar... Po nuk ka rendesi, une as qe e di se kam nje kunat... Tani po shkoj me gjithe mend. A thua do ta gjej?

I'u pergjigj vrulltazi: "Me siguri. Po ju vini nga jashte shtetit dhe per cudi sherbetoret tuaj s'jane ketu. A me lejoni t'ju shoqeroj?"

Ai nuk u pergjigj. I zgjata krahun qe te mbeshtetej.


Perktheu: Gjergj Vlasi
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Franz Kafka  Empty Re: Franz Kafka

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi