Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Luhatjet e humorit: Shkaqet më të zakonshme dhe zgjidhjet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Luhatjet e humorit: Shkaqet më të zakonshme dhe zgjidhjet People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luhatjet e humorit: Shkaqet më të zakonshme dhe zgjidhjet

Shko poshtë

Luhatjet e humorit: Shkaqet më të zakonshme dhe zgjidhjet Empty Luhatjet e humorit: Shkaqet më të zakonshme dhe zgjidhjet

Mesazh nga Anakonda Thu 27 Nov 2014 - 2:02

Çdokush mund të ndihet ndonjëherë i lumtur dhe plot energji, por ndonjëherë edhe i lodhur dhe i trishtuar. Këto janë ndjenja normale. Ndërkohë, kur këto luhatje janë të fuqishme, qëndrojnë gjatë në kohë dhe nganjëherë janë të ndryshme nga variacionet normale të humorit, atëherë mund të flitet për një çrregullim humori.
Luhatjet e humorit: Shkaqet më të zakonshme dhe zgjidhjet Luhatjet-e-humorit-3

Ka disa momente në të cilat e ndiejmë tensionin më shumë se të tjerët dhe humbja e kontrollit bëhet shumë më e lehtë. Sa herë e keni humbur trenin dhe papritmas do të doje të ulërije dhe të qaje me dënesë, edhe pse mund të jetë duke ardhur një tjetër pas 5 minutash? Nëse e keni të njohur këtë skenar tipik, ndoshta është mirë të ndaleni dhe të analizoni jetën tuaj pak më thellë, për të kuptuar se si humori juaj është në gjendje të ndryshojë brenda disa sekondash dhe se çfarë e shkakton këtë mekanizëm të pakontrollueshëm. Ja modeli që zakonisht çon në probleme hormonale dhe luhatje humori:

Kaloni shpesh “net të bardha”

Mungesa e një pushimi të mirë mund t’ju bëjë shumë keq; sa më pak të përpiqeni të mbyllni sytë, aq më pak do t’ia dilni që t’ia merrni dorën jetës tuaj. Nëse mungon gjumi, atëherë niveli i kortizolit rritet. Kortizoli është një hormon i cili prodhohet nga gjëndrat e veshkave, ai është në gjendje që të kontrollojë nivelin tonë të stresit dhe të adrenalinës; sa më shumë të rritet niveli i sheqerit në gjak aq më shumë do të rrini zgjuar.

Ndiheni më të stresuar në mbrëmje

Është gjithmonë kortizoli ai që luan një rol fondamental në këtë problem. Nëse shkoni në shtrat me një ndjesi ankthi ose nëse jeni të shqetësuar për diçka, ky hormon nuk përjashtohet. Më saktë, nëse do të rrotulloheni përgjatë gjithë natës në shtrat dhe nëse nuk do të arrini të flini, atëherë ditën tjetër mendja dhe trupi do të vuajë. Përpiquni që t’i përballoni çështjet që ju shqetësojnë përpara se ta vendosni kokën në jastëk, në mënyrë që mos t’i keni në mendje kur të shkoni në shtrat.

Hani ushqime që përmbajnë shumë sheqer


Nëse ju pëlqejnë dhe hani ushqime të ashtuquajtura “jo të mira” ose nëse hani shumë ëmbëlsira, nuk do të jetë vetëm pesha ajo që do të ndryshojë, por edhe organizmi juaj, që do të bëhet gjithnjë e më shumë “imun” ndaj insulinës. Insulina është një hormon që ndihmon në qarkullimin e sheqernave në gjak dhe i jep energji qelizave. Nëse trupi juaj nuk merr mjaftueshëm insulinë, ju do të ndiheni të lodhur, letargjikë. Në rastet më të këqija, kjo situatë mund t’ju bëjë diabetikë.

Ndryshimi i ushqyerjes

Sidomos për ne gratë, një dietë mund të sjellë ndryshime të mëdha në stilin tonë të jetës. Mos zgjidhni një ushqyerje shumë të varfër me kalori dhe as mos bëni një aktivitet fizik të tepërt, sepse ai që do të vuajë do të jetë niveli i estrogjenit. Ky është një hormon seksual femëror shumë i rëndësishëm, që rregullon ciklin menstrual. Nëse niveli i tyre është tepër i ulët, ju mund të keni probleme gjatë atyre ditëve dhe madje ai mund të “bllokojë” ciklin derisa niveli nuk kthehet në normalitet. Gjeni një rrugë të mesme, që të jetë e drejtë dhe e balancuar.

Nuk bëni mjaftueshëm sport

Nëse do të trajnoheni apo nëse do të mund të bëni sport disa herë në javë do t’i lejoni trupit që të lëshojë endorfinë, substancë që transmeton në tru një ndjesi të bukur energjie dhe kënaqësie. Sporti do t’ju bëjë të ndiheni më në formë, por edhe më mirë në aspektin e humorit apo në aspekte të tjera. Endorfina, ndër të tjera rrit dëshirën seksuale.

Çrregullimet e humorit

Çrregullimet e humorit janë shumë të përhapura. Për shembull, është llogaritur se në mbarë botën, më shumë se 330 milionë njerëz vuajnë nga depresioni i rëndë, një gjendje që karakterizohet nga trishtimi mbytës dhe humbja e kënaqësisë në veprimtaritë e përditshme. Sipas llogaritjeve, brenda 20 vjetësh depresioni do të zërë vendin e dytë në listën e sëmundjeve më të përhapura, menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare. Pra, nuk është çudi që disa njerëz thonë se ndër sëmundjet mendore, depresioni është po kaq i përhapur sa ç’është edhe rrufa.

Vitet e fundit i është kushtuar më shumë vëmendje edhe çrregullimit bipolar. Ndër simptomat e kësaj sëmundjeje vihen re luhatje të mëdha të humorit, të cilat kalojnë nga depresioni në mani. “Gjatë fazës depresive,—thuhet në një libër të botuar kohët e fundit nga Shoqata e Mjekëve Amerikanë, mund të të mundojë mendimi i vetëvrasjes. Gjatë fazës së manisë, mund të humbësh gjykimin dhe të mos jesh në gjendje të kuptosh pasojat e veprimeve të tua”. Mendohet se çrregullimi bipolar prek 2 për qind të popullsisë në Shtetet e Bashkuara. Kjo do të thotë se vetëm në këtë vend, ka miliona vetë që vuajnë nga ky çrregullim. Gjithsesi, shifrat e ftohta nuk e përshkruajnë dot se sa sfilitëse është të jetosh me një çrregullim të humorit.
G.shqip
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi