Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave publikoi listën me 153 objekte, People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave publikoi listën me 153 objekte, People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave publikoi listën me 153 objekte,

Shko poshtë

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave publikoi listën me 153 objekte, Empty Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave publikoi listën me 153 objekte,

Mesazh nga WebMaster Sat 21 Nov 2015 - 0:50

Ornela Manjani
Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të
Pronave publikoi listën me 153 objekte, të cilat janë vënë në dispozicion të kompensimit fizik të pronarëve. Objektet janë thuajse në të gjithë vendin. Në listën e publikuar nga AKKP-ja është përcaktuar qarku ku ndodhet objekti dhe emërtimi i objektit. Sipas ligjit, të parët që përfitojnë objektet janë pronarët e tokës mbi të cilin është ndërtuar. Drejtoresha e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, Sonila Qato, tha dje se qeveria shqiptare do të marrë përsipër të gjithë procesin e kthimit dhe kompensimit të pronave. Ajo theksoi rëndësinë e projektligjit të ri për trajtimin dhe kompensimin e pronës, i cili është duke u diskuar në komisione. “Risia që paraqet ky projektligj është fakti se qeveria merr përsipër përfundimin procesit të kompensimit dhe kthimit të pronave. Fakti qëndron se në këto vite janë miratuar akte nënligjore, të cilët kanë tentuar t’u japin zgjidhje këtyre problemeve, por si rezultat, ende kjo problematikë është e pazgjidhur. Nuk u kemi dhënë një pritshmëri pronarëve se ku mund të drejtohen ata për të kërkuar të drejtën e tyre. Kemi pasur edhe objektivin e projektit pilot nga gjykata e Strasburgut për këtë projektligj”, tha Qato. Sipas drejtoreshës së AKKP­së, projektligji përcakton qartë të gjithë metodologjinë që do ndiqet për çdo rast. “Në përbërje të këtij projektligji janë të gjitha metodologjitë, të cilat do trajtohen në të gjitha pikat. Do vihen në pozita të barabarta. Projektligji tregon si se ne i përmbahemi vlerës së tregut për të llogaritur një pronë për kompensim. Kjo është e rëndësishme. Një tjetër element i kontestueshëm nga shoqata, por me rëndësi, është llogaritja e tokës për kompensim sipas zërit kadastral që kemi pasur në momentin e shpronësimit”, theksoi Qato. Ajo shtoi se me kalimin e viteve, sigurisht që toka ka ndryshuar statusin dhe regjimin e saj, duke u shndërruar nga tokë bujqësore në tokë truall, për shkak të zhvillimeve urbane. Në këtë aspekt projektligji llogarit se do të ishte shumë reale llogaritja e zërit kadastral në momentin kur pronarëve u është hequr e drejta e pronës, tokës, me çmimin aktual që ka harta e vlerës së pronës. “Sipas studimeve që kemi bërë ne me rrethin e Tiranës, kemi vënë re se 70% e të gjitha vendimeve për kompensim që presin të përfitojnë nga ky projektligj janë prona që nuk u ka ndryshuar zëri kadastral, që kanë qenë tokë truall dhe qëndrojnë të tilla. Pra, u realizohet 100% pritshmëria që ata kanë pasur. Vetëm 26% e këtyre vendimeve preken nga ndryshimi i zërit kadastral dhe këtu qëndron efekti i kësaj reforme. Përballë një efekti shumë të rëndësishëm që ka marrë qeveria, duke parë se çështja e pronës është një nga prioritetet e BE­së, ajo çfarë i kërkohet Shqipërisë është që të marrë masa efektive që brenda një afati të arsyeshëm të mund të realizohet një proces efektivisht i plotë për kompensimin e pronarëve. Pra, një kompensim i drejtë të ndërmerret për një afat të arsyeshëm”, tha Qato.

    SHARE THIS
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi