Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
​Gjashtë mënyra natyrale për të pastruar trupin në pranverë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
​Gjashtë mënyra natyrale për të pastruar trupin në pranverë People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

​Gjashtë mënyra natyrale për të pastruar trupin në pranverë

Shko poshtë

​Gjashtë mënyra natyrale për të pastruar trupin në pranverë Empty ​Gjashtë mënyra natyrale për të pastruar trupin në pranverë

Mesazh nga Anakonda Sat 30 Apr 2016 - 2:52

​Gjashtë mënyra natyrale për të pastruar trupin në pranverë 4cab9aaafab729376c1b1308afd3762e_XL
Dimri është stina ku njerëzit bëhen më pasiv dhe lënë anash aktivitetet fizike, për shkak të motit të ftohtë. 
Tashmë jemi në sezonin e pranverës dhe është koha ta lëmë mënjanë dimrin me të gjithë ngarkesën e tij.

Është e shëndetshme që aktivitetet fizike t’i praktikojmë sa më shumë dhe të përdorim ushqime më të lehta.
Disa nga mënyrat natyrale për të qenë të shëndetshëm në pranverë janë:
1.Bëj një plan të ri për vaktet
Lëri mënjanë ushqimet e rënda dhe të yndyrshme të dimrit dhe fillo një dietë të re me ushqime organike. Në pranverë sistemi imunitar është akoma i dobët, kështu që ki parasysh të përfshish në dietë ushqime të pasura me vitaminë C, është kusht i çdo dite: kastravecë, karota, domate, ananas, mollë, kungull, selino, qepë të njoma dhe të gjitha frutat dhe perimet jeshile.

2.Pi më shumë çaja bimorë
Çaji bimor, ndosh ta nuk është pija më e shijshme për mëngjes, po është shumë më i shëndetshëm se sa kafja e zezë, madje edhe çaji jeshil transmeton KosovaPress. Filloje ditën me një filxhan çaj bimor: nenexhiku, xhenxhefili ose kamomili, mënyra më e mirë për ta pastruar trupin nga helmet, për të ndihmuar rënien në peshë, por edhe për të rritur nivelin e energjisë.

3.Përgatiti vetë lëngjet e frutave
Ata që e fillojnë ditën me një gotë lëng frutash, duhet të investojë për një shtrydhëse të mirë. Lëngjet e përgatitura në shtëpi kanë veti fantastike pastrimi të organizmit. Disa nga përbërësit më të mirë për të shtuar në lëngje janë molla jeshile, luleradhiqja, majdanozi, avokado, lakra jeshile, zarzavatet e verdha, spinaqi dhe rrushi.


4.Pi më shumë ujë
Pirja e ujit ndihmon për të pastruar organizmin dhe ndihmon tretjen. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në fillim të pranverës. Në këtë kohë nuk është e thënë të pish ujë si zakonisht. Shto disa boronica për të përmirësuar shijen.


5.Eksperimento më shumë me sallatat
Sallata duhet të jetë në krye të menysë së pranverës. Është e shëndetshme dhe e shijshme, por edhe me veti shumë të mira pastrimi, transmeton KosovaPress. Testo me fruta dhe perime në sallatë, të stinës dhe të gjalla, shto edhe fara soje ose fara të tjera që ndihmojnë pastrimin.


6.Mëso të hash me mendje të kthjellët
A e di se një nga arsyet kryesore pse ha më shumë se ç’duhet dhe shton në peshë është e ngrëna pa mendje? Mbi të gjitha, duhet të kesh kujdes që të mos hash duke pasur përballë televizorin, telefonin, laptopin etj. Përtype mirë të gjithë ushqimin në çdo kafshatë./KosovaPress/
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi