Si të visheni ,,fashion'' kur jeni shumë të imta
2 posters
Faqja 1 e 1

Për
ju ndjekëse të modës, përdoruese të masave të vogla, kësaj here po
japim disa këshilla mbi mënyrat më të mira, me anë të të cilave, mund
të vini në pah elegancën (dobësinë) tuaj. Kështu, imtësia e trupit do
të duket si një vlerë dhe jo si mangësi në perfeksionin e siluetës
tuaj.
Prerjet dhe ngjyrat që duhen shmangur
stil
Nëse keni një trup të imët duhet të shmangni prerjet tepër të gjëra
ose shumë të fryra, pasi ato i japin një shtrirje horizontale siluetës.
Gjëja më e rëndësishme është që të gjeni veshje në masën e trupit tuaj.
Asgjë nuk shkon më shumë se një këmbë pantalloni e ngushtë, ose një
mëngë po e tillë.
stil
Shtrati i pantallonave duhet të jetë gjithmonë i lartë, për të dhënë
përshtypjen e një këmbe të gjatë. Preferoni fundet e shkurtra,
xhaketinat, etj. Ekzistojnë truke për të krijuar iluzione. Një jelek i
hapur, një fustan me kopsa, janë gjithashtu truke për të zmadhuar
siluetën, sepse drejtojnë vëmendjen në linjën vertikale. Sa për
ngjyrat, gjëja më e rëndësishme është monokromia; Dy ngjyra shumë të
forta, të cilat krijojnë kontrast ndërmjet pjesës së sipërme dhe asaj
të poshtme të trupit, nuk do të ishin një zgjidhje e rekomandueshme,
pasi silueta juaj ndahet në dy pjesë si me vizore.
stil
Më i përshtatshëm është përdorimi i ngjyrave të përafërta me
pantallonat ose bluzat. Nëse mbani pëlhura me printime, shamngni ato me
motive të vogla, që shkojnë në porporcion me siluetën tuaj dhe
vertikalet nëse janë gjeometrike.
Pjesët e trupit që mund të nxirrni në dukje
stil
Padyshim të parat janë këmbët. Janë ato që kanë përgjegjësinë më të
madhe te trupat me masë të vogël. Duhet patjetër të zgjaten dhe të
vihen në pah me një kanotiere pas trupit, me pantallona të ngushta dhe
me shtrat të lartë, ose pantallona treçerekshe. Të gjitha mënyrat janë
të mira për t’i dhënë gjithë pushtetin këmbëve në harmonizim me
siluetën tuaj. Mbani një rrip me të njëjtën ngjyrë si të pantallonave
ose fundit, dhe me gjerësi mesatare. Por, mund të zgjidhni edhe të vini
në dukje zona të tjera, të cilat janë të bukura te ju, si për shembull,
supet, kraharori, etj. Duke fiksuar vëmendjen mbi një detaj, krijoni
mbi siluetën tuaj një iluzion optik.
Cilat janë këpucët e duhura
U këshillohet femrave me trup të imët, të mënjanojnë këpucët me taka të
larta, edhe nëse ato mund të jenë në modë. Duke qenë shumë voluminoze
ato shkaktojnë një disporporcion të siluetës. Përdorni taka të ulëta
ose me tapë, të cilat i japin këmbëve një formë më harmonike. Ju
mjaftojnë katër deri në pesë centimetra për të rritur dhe vënë në dukje
me shumë finesë siluetën tuaj. Përsa i përket modelit të këpucëve në
vetvete, mos zgjidhni modele që e presin këmbën në nivelin e kaviljes.
Do të ishte më mirë një rrip ose togëz mbi pjesën e sipërme të këmbës,
qofshin këto sandale apo këpucë.
Si të luani me aksesorët
Aksesorët janë një mjet i shkëlqyer “optik”, por vetëm me një kusht.
Respektoni si gjithmonë porporcionet e siluetës, zgjidhni aksesorë me
përmasa të vogla, shmangni vargjet e perlave të mëdha në qafë,
byzylykët e mëdhenj në duar, syzet e mëdha, të cilat krijojnë
përshtypjen se çdo pjesë e trupit tuaj është e vogël. Jepini lartësi
siluetës në pjesën e sipërme të saj, duke i kapur flokët lart topuz ose
bisht, ose duke mbajtur një kordel apo një shall që e lini të varet nga
mbrapa. Kjo mënyrë do t’u zgjasë siluetën. Duke zbatuar këto këshilla
të vogla, të jeni të sigurta se të tjerët kanë për ta përqendruar
vëmendjen mbi ju.

Re: Si të visheni ,,fashion'' kur jeni shumë të imta
un se kam problem ket pune.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Të mërkurën “Kosova Fashion Week”
» Të premten hapet ‘London Fashion Week’
» Miqtë e mi cfarë tipi jeni, a jeni person qe preferoni te falni apo jeni hakmarrës??
» Ashtu si jeni në krevat jeni edhe në lidhje
» Cili esht stili juaj, si visheni?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi