Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë mund të bëjmë sot për atdheun People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Çfarë mund të bëjmë sot për atdheun People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çfarë mund të bëjmë sot për atdheun

Shko poshtë

Çfarë mund të bëjmë sot për atdheun Empty Çfarë mund të bëjmë sot për atdheun

Mesazh nga Vizitor Sat 12 Dec 2009 - 22:13

pa u siellë rreth termit - intelektual, por si një veprim intelektual i mirëfilltë - çka mund të bëjmë sot për atdheun?)

Mbi të gjitha vuajtjet, konfrontimet sociale, ekonomke, politike e kombëtare të djeshme e të sotme, për shqiptarin e kohës sonë, nuk janë të reja, por si një trashigimi e fatit të mijëra shqiptarëve, të cilët i kemi mësuar nëpër shkolla, i kemi lexuar nga veprat e tyre dhe përkundër vdekjes së tyre sketerrave të botës, ata lanë gjurmë kulturore, historike, letrare, artistike, shkencore etj., gjatë asaj jete të tyre shumë
më të vështirë, sesa kjo jeta jonë sot në atdhe e në mërgim...

Çfarë gjurmësh mund të lëmë sot, për të mrën e atdheut?
Sëpari: mendoj se duhet ta ndijmë vetveten të lumtur, kur kemi ku te takohemi, të shkëmbejmë mendime frytdhënëse, të lira, vllazërore kombëtare, edhe në internet (që s'e kanë pasë intelektualët tonë paraardhës, por kanë lënë vepra - e dorëshkrime veprash voluminoze dhe në pamundësi botimi, iu dhanë dhuratë tjerëve dhe me ato dorëshkrime u bënë historianë, albanologë e doktorë shkencash - e authorët e vërtetë si Kristoforidhi etj., mbetën vetëm ata që mbetën...). Kurse ne sot, kemi mundësi uniteti e shpërthimi në fusha të ndryshme të diturisë e shkencës, duke u nisur nga mirëkuptimi
me njeritjetrin, e jo nga egoizmi se kush na qenka më intelektual se tjetri (sepse vepra tregon vetiu), jo duke i ngjarë
një karvani të grumbulluar në rrugë, duke u ngacmuar mesveti
- por, të vazhdohet ecja drejtë ardhmërisë, ecuria me hapa shumë të sigurtë, se na pret udhë e gjatë dhe e mundimshme!

Poqëse, i shtijmë në veprim, disa mësime universitare (të përshtatura kombëtarisht për fatin e shqiptarëve), poqëse e lexojmë sot fatin shqiptar nëpër ato copa politike në Ballkan, duke parë shkronja të plumëta robërie, e plumba shkronjash, që ende duan të na mbajnë nën robëri shekullore - përfyetjeje me zjarr për tu çliruar, përflakje luftarake e politike - shohim tri zona shqiptare ballknike: luftë politike në Shqipëri, luftë zjarri çlirimtar në irjm, luftë politike për pavarësi në Kosovë!

Cila është forca dhe fuqia e intelektit shqiptar (kudo që ndodhet sot), për një unitet kompakt dituror kombëtar (që mund të dali edhe nga ky forum (anipse dikush e mendon lojë interneti, kur njerëzit e aftë e besnikë, bëjnë edhe punë të mëdha shkencore, politike, industriale me miliona dollarë, lidhje kombëtare të fuqishme etj.); sa mund ta ndihmojmë ngritjen e vetëdijes sonë kombëtare, pa i shfrytëzuar çështjet personale dhe egoiste, (duke menduar mirë në fjalën të themi e shkruajmë), që të bëhemi një forcë kompakte kombëtare dhe të dalim si një zgjidhje e çështjes shqiptare! (Dikush mund të thotë, po ku është projekti e platforma e tillë - po a mund ta formulojmë bashkarisht një të tillë...?)

Kur duhet ne si komb të dalim haptazi para botës (mbase liderëve tonë nëpër "forume politike të ndara" nuk po iu shkon zëri i bashkimit, mbase, edhe ata kanë një qëllim të nëndheshëm dhe iu diktojnë kushtet...) a mundemi ne, ta formojmë në Zë Unik Kombëtar, të dalim në skenë botërisht!?

Kërko brënda vetvetes me zëmër të lirë e mendje reale! Ato tri zona shqiptare ballkanike, presin ndihmën tonë në të gjitha anët e botës! Çka mund të bëjnë intelektualët shqiptarë, duke mbijetuar ndasitë e sotme politike, provinciale, fetare, për një qëllim kombëtar - Zgjidhja e çështjes shqiptare në Ballkan!

Mos të shprehemi për të arriturat e deritashme në këtë drejtim, por, të lidhemi vllazërisht, kush i thotë vetvetit intelektual dhe njihet si i tillë!
Unë personalisht, paraqita një njoftim - nisma jonë aktuale dhe kemi pengesa nga disa hipokrit të moderuar, që i frigohen
bashkimit shqiptar - i cili duhet të vijë medoemos brënda një periudhe kohore dhe bashkimi i kombit është i pandalshëm, përkundër trilogjive dogmatike dhe provinciale të disave (që jo që iu duket i paarrijtshëm - sa janë të njëanshëm dhe duke qenë i tillë, vetëm mund të pengoshë çështje kohe...).

Mendoj, se një veprim yni kombëtar, do ta ndihmonte një stabilitet në Shqipëri, një Pavarësi të Kosovës dhe një njohje shtetformuese shqiptare në Maqedoni edhe më gjërë... sepse koha bën kushte të cilat duhet t'i shfrytëzojmë...

post skriptis: për të mos e zgjatur, presim reflekset...që të vazhdojmë më tutje...
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi