Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Shko poshtë

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ Empty MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 3:26

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Kohën e fundit të gjithë jemi dëshmitarë se shumica e njerëzve për shumë sëmundje, brenga jetësore, çrregullime të ndryshme psikike dhe shqetësime shpirtërore, kërkojnë ndihmë nga terapeutët laikë të metodave alternative të shërimit.
Kur në jetën e përditshme ballafaqohet me situata të këtilla, edhe skeptikut më të madh, me një edukatë të fortë materialiste, dyshimi i parë intim që do t'i bie ndërmend është: "Mos jam vallë nën ndikimin eventual të magjisë së zezë?!"
Jo vetëm tek ne shqiptarët, por frika nga magjia e zezë ekziston dhe ka ekzistuar përherë, edhe tek të gjithë popujt tjerë, pa marrë parasysh shkallën e zhvillimit të tyre kulturor dhe civilizues. Nëpër shumë shtete të Evropës së sotme si dhe në kontinentet e tjera, ekzistojnë dhe përherë kanë ekzistuar kulte të ndryshme, të cilat e kultivojnë magjinë e zezë. Ato janë bashkësi dhe shoqata të ndryshme që veprojnë legalisht, gjysmë-legalisht, ose të fshehura pas ndonjë shkolle të ushtrimit dhe të edukatës psikike. Këto kulte dhe shoqata kanë një numër të madh anëtarësh, e shpesh në mesin e tyre gjenden edhe personalitete të larta të jetës shoqërore-politike.
Bie fjala HITLERI, themeluesi i nazizmit famëkeq, ka qenë anëtarë aktiv i një sekti të magjisë së zezë në Gjermani e ashtuquajtur "TULLA". Edhe simboli nazist i kryqit të thyer është simbol magjik që ka prejardhjen nga simbolet e magjisë së Egjiptit të lashtë.
Edhe pse njohuritë për magjinë e zezë në Kosovë dhe tek populli shqiptar në përgjithësi, janë nga lashtësia, fatkeqësisht, kjo frikë, edhe sot e kësaj dite, me përmasa të mëdha është e shprehur ende tek gjeneratat tona të reja. Përveç termit të popullarizuar "magji e zezë", për këtë dukuri, në popullin tonë mund të dëgjojmë edhe termet: "sehire", "të bame" etj.
ÇKA ËSHTË, NË REALITET, MAGJIA E ZEZË?
Magjia e zezë është ndikimi psikik i një personi në personin tjetër nga larg, pa dijeninë e tij, me qëllim që atij ose ndonjë anëtarit tjetër të familjes, t'i shkaktohet dëm apo çfarëdo e keqe. Magjia e zezë kryhet nga personi i caktuar që disponon aftësi të jashtëzakonshme të ndikimit psikik nga larg dhe quhet magjistar. Këta persona, aftësinë e veprimit përmes magjisë së zezë, e kanë të lindur, të trashëguar nga njeri prej të afërmve (zakonisht prej prindërve) ose të arritura me ushtrime të caktuara mentale si pjesëtar i ndonjë kulti të magjisë së zezë. Praktika ka treguar se magjistarët që aplikojnë magjinë për qëllime negative, aftësitë e tyre i kanë vërejtur tek pas tejkalimit të ndonjë krize mentale, prandaj me plot të drejtë mund të konstatojmë se ata janë njerëz psikikisht të sëmurë.
Magjistari, zakonisht ritualin e caktuar të magjisë së zezë e kryen me porosinë e personit të tretë dhe për këtë veprim realizon të mira të konsiderueshme materiale.
Rituali i magjisë së zezë mund të kryhet në mënyrë direkte, ku mjafton vetëm emri, emri i njërit prind, mbiemri dhe mosha e viktimës, si dhe në mënyrë indirekte, përmes sendit të caktuar fizik ndërmjetësues. Si send ndërmjetësues fizik, zakonisht kërkohet: fotografia e viktimës, copa e thoit, qimja e flokut, copa e veshjes intime që është bartur një kohë të gjatë nga viktima, gjaku te femrat nga një vatë higjienike e mbeturinës menstruale, unaza etj.
Njëra ndër veprimet më të rëndësishme të bërjes së magjisë së zezë është parafytyrimi tejet i qartë i ngjarjes. E keqja që duhet t'i ndodhë viktimës duhet të vizuelizohet qartë nga magjistari në pëlhurën filmike të paramenduar si figuracion psikik. Pasi të kryhet ky ritual, përdorohet metoda tjetër e mbushjes emocionale të ngjarjes së paramenduar dhe, së fundi, e tërë kjo si formë tejet e fortë energjetike bartet (induktohet) tek sendi fizik i viktimës. Po të bëjmë krahasime, ky veprim përafërsisht është i njëjtë sikurse tek magneti aktiv, i cili pas fërkimit me forcën e vet magnetike, magnetizon në metal tjetër. Më pas, sendi fizik i viktimës ku është kryer rituali induktiv i magjisë, i dorëzohet porositësit duke i sugjeruar që atë ta vendosë diku afër vendit ku më së shumti qëndron viktima gjatë ditës: tavolinisë së pupnës, shtratit të fjetjes, pragut të shtëpisë etj.
Kur jemi tek format energjetike të induktimit psikik, vetëm të konkretizojmë se, kjo energji mentale që e përdor mendja gjatë koncentrimit të fortë dhe induktimit të saj kah sendi i caktuar, nuk është energji e ndonjë forme kinetike që e njeh fizika e jonë si shkencë, por kemi të bëjmë me një energji nga dimensionet astrale të absorbuara përmes gjendjes së koncentruar të transit psikik. Pasi që kjo energji nuk mund të regjistrohet nga asnjë instrument sado i sofistikuar matës, mu për këtë shkak, magjia si mënyrë e ndikimit psikik tek të tjerët nga larg, mohohet prej shkencës zyrtare si një besëtytni e kotë paganë. Nëse do të arrihet ndonjëherë deri te një zbulim i ndonjë instrumenti të tillë, atëherë pa dyshim se kjo do të jetë arritja më e madhe e njerëzimit. Kjo do të na mundësonte që lehtë të regjistrohen dhe të lexohen edhe mendimet e të tjerëve.
SI VEPRON NDIKIMI MAGJIZEZË?
Për ta sqaruar veprimin e ndikimit të magjisë, në rend të parë duhet sqaruar kuptimin e trupit astral që është pjesë e ndërtimit të tërësisë së çdo gjallese. Njeriu si qenie e përsosur fizike me të gjitha organet e veta funksionale, përbëhet edhe nga trupi energjetik që ndryshe quhet si: "trupi astral", ose në shumë literatura të popullarizuara ezoterike, si "AURA". Ajo, në një distancë prej 7,5 cm, e përshkruan tërë trupin fizik të njeriut. "Trupi astral" është substancë energjetike dhe ajo nuk mund të vërehet me shqisat tona normale, edhe pse ka njerëz të prirë dhe të ushtruar mentalisht që "Aurën" e regjistrojnë edhe me shqisa fizike. Se "Aura" si mbështjellëse energjetike e trupit vërtet ekziston, nuk ka dyshim edhe për shkencën bashkëkohore, sepse kohën e fundit janë zbuluar shumë instrumente tejet precize digjitale elektronike që e regjistrojnë dhe e incizojnë atë. Këtu si ilustrim mund të përmendim kamerën e popullarizuar të KIRILIJANOVIT (sipas mbiemrit të zbuluesit sovjetik). Trupi astral, pra, është trup energjetik dhe funksioni i tij është i shumëfishtë. Si detyrë themelore ka, që në rend të parë ta furnizojë me ENERGJI VITALE (jetësore) tërë qenien tonë, të cilën e pranon nga Universi. Në "trupin astral", (që gjendet në AURË) përveç funksionit të furnizimit me energji vitale, në forma të "valëve elektromagnetike" janë të regjistruara të gjitha mendimet, emocionet dhe synimet tona në përgjithësi, së bashku me ngjarjet e ndryshme që na kanë ndodhur dhe presin të ndodhin në të ardhmen.
Për nga funksionaliteti i tij, "trupi astral" është neutral dhe nuk bën dallime në mes të mirës dhe të keqes. Nëse ato kanë depërtuar në ndërdijen tonë, aty regjistrohen dhe ekzekutohen të gjitha mendimet, përjetimet emocionet dhe parafytyrimet e ndryshme. Ky funksion i natyrshëm i qenies sonë është tërësisht i pavetëdijshëm, prandaj ne as që mund ta vërejmë me vetëdije të plotë. Ai nuk njeh largësi të shprehura me metra ose kilometra. Në të nuk ekziston hapësira e caktuar e veprimit dhe as koha.
Një "trup astral" individual, njëkohësisht është integrim në trungun e përgjithshëm astral kolektiv që ne ndryshe e quajmë edhe si "ndërvetëdije kolektive" (sipas K.G. Jungut). Prandaj, në të, përveç aktiviteteve të vetëdijshme të mendjes sonë, regjistrohen edhe porosi telepatike (transmisive) që përmes planit "astral kolektiv" përcillen në planin "astral individual" konkret.
Pas këtij sqarimi, t'i kthehemi sërish sendit fizik ku është kryer rituali i magjisë së zezë. Kur personi i caktuar-viktima, vjen për së afërmi në kontakt me pjesën e vet fizike, në të cilën më parë nga magjistari është induktuar porosia magjizezë, atëherë "Aura" e tij e njeh atë si diçka e vetja, ashtu që pa kurrfarë pengesa e pranon mbushjen energjetike nga ai send. Kështu energjia e indiktuar nga sendi ndërmjetësues transmetohet në "Aurën" e viktimës dhe, varësisht nga forca e mbushjes energjetike që është induktuar, pret momentin e caktuar të realizimit.
ZBULIMI DHE EVITIMI I MAGJISË SË ZEZË
Së pari duhet pasur kujdes se çdo problem, "fati i zi", apo ndonjë sëmundje e pashërueshme, nuk duhet të merret decidivishtsi e shkaktuar nga magjia e zezë. Sepse, nëse për vete permanent krijojmë mendime negative në formë të frikës, dyshimeve... etj., atëherë edhe këto gjendje psikike, si valë elektromagnetike, përmes shtypjes, depërtojnë dhe regjistrohen në ndërvetëdijen tonë, duke pritur aty çastin e favorshëm të realizimit. Çdo mendimi i yni, pa marrë parasysh në është negativ apo pozitiv, krijohet si figuracion i vizuelizuar dhe nëse përcillet me një emocion të fortë shpirtëror, si valë elektromagnetike, regjistrohet në ndërvetëdijen tonë. Përsëritja e përhershme shkakton mbushjen energjetike dhe kjo porosi e shkaktuar nga vetë ne është reale, me tendencë që të materializohet në praktikë.
Pra, analizën e parë në evitimin e magjisë së zezë duhet nisur nga vetvetja. Mos jemi vetë shkaktarë të saj? Nëse kemi indice të forta se, vërtet, jemi nën ndikimin e magjisë së zezë, atëherë hapi i dytë që duhet bërë është zbulimi i sendit ndërmjetësues fizik. Kjo ka një rëndësi të madhe dhe të shumëfishtë, sepse nga shëruesi (terapeuti) i aftë me zbulimin e sendit ndërmjetësues, mund të vërehet se çfarë metode e ndikimit energjetik është kryer në të (ritualit të ajrit, zjarrit, ujit ose tokës). Më pas, përmes djegies, hedhjes në lum, varrosjes në tokë, bëhet asgjësimi i sendit ndërmjetësues dhe pengohet ndikimi i mëtejmë i tij.
Të kemi kujdes!
Me zbulimin dhe asgjësimin e sendit ndërmjetësues fizik nuk është shkatërruar edhe ndikimi i magjisë së zezë, e cila veç ka depërtuar. Ajo, si "larvë" ekziston në "AURËN" e viktimës dhe ende vepron. Prandaj, duhet lajmëruar terapeutin e aftë, i cili posedon aftësi që me metoda të kundra ndikimeve pozitive (magjisë së bardhë), ta asgjësojë në tërësi nga "Aura" veprimin e mëtejmë të "lavrës" së mbetur negative.
PREVENTIVA DHE MBROJTJA NGA MAGJIA E ZEZË
Në të gjitha literaturat profesionale ezoterike të shumë shkollave të magjisë së bardhë, përveç disa metodave terapeutike vetëmbrojtëse, si metodë më e fortë dhe më efikase theksohet mosbesimi në magjinë e zezë (negacioni i vetëdijshëm i ndikimit të saj). Por, sa është reale që vërtetë dhe me gjithë qenien tonë e mohojmë se ajo ekziston? Frika nga e keqja dhe pasiguria permanente në vete na bëjnë tolerant dhe diku në intimen e shumë njerëzve ekziston doza e caktuar e dyshimit.
Metoda tjetër rituale tejet efikase është metoda e autosugjestionit, përmes së cilës, si vazhdimësi ndikojmë në vetvete duke rrënjosur gjithnjë mendime pozitive të vetëbesimit. Kështu krijojmë një barrierë të fortë energjetike rreth "Aurës" sonë, e cila pengon çfarëdo ndikimi negativ nga jashtë.
Autosugjestioni duhet të jetë i përhershëm dhe me besim të fortë në suksesin e saj. Kur për veten krijojmë "larva" të forta energjetike pozitive, atëherë në "Aurën" tonë kurrë nuk do të ketë plasaritje për ndikime të padëshirueshme nga jashtë. Personalitetet e ndryshme me karakter dhe vetëbesim të fortë, kurrë nuk ka mundësi të jenë nën ndikimin e veprimeve nga jashtë: "Aura" e tyre është e mbyllur dhe vepron vetëm në brendinë e vet funksionale.
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ Empty Re: MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 3:27

Sihri (magjia) është prej llojit të kufrit dhe njëkohësisht është prej shtatë mëkateve më të mëdha dhe sjell vetëm dëm e jo dobi. Allahu subhanehu ue teala thotë: "…dhe ashtu mësonin çka u sillte dëm e nuk u sillte dobi atyre." (El Bekare, 102), si dhe: "…e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë." (Ta Ha, 69)
Ai që bën sihër (magji) konsiderohet qafir (jobesimtar). Allahu subhanehu ue teala thotë: "Po Sulejmani nuk ishte i pafe, djajtë ishin të pafe, sepse u mësonin njerëzve magjinë. (ndoqën) Edhe çka u zbriti në Babil dy engjëjve, Harutit dhe Marutit. E ata të dy nuk i mësonin askujt (magjinë) para se t’i thoshin: “Ne jemi vetëm sprovë, pra mos u bëj i pafe!" (El Bekare, 102)
Dënimi i magjistarit (sihërbazit) është me vdekje, kurse fitimi i tij është haram dhe i fëlliqur. Injorantët, zullumqarët dhe njerëzit me iman të dobët shkojnë te magjistarët për t’i bërë dikujt sihër, që të marrin hak ndaj atij personi apo për t’i bërë dëm, kurse një grup tjetër njerëzish bëjnë haram duke shkuar tek magjistari për të larguar sihrin që u ka bërë dikush. Këta njerëz në këtë rast duhet t’i kthehen Allahut subhanehu ue teala dhe të kërkojnë prej Allahut subhanehu ue teala, që t’i shërojë me fjalët e Tij (Kuran) apo me lutje të tjera.
Falltari (el-kehan) dhe parashikuesi (el-arraf) janë qafirë (jobesimtarë), sepse që të dy pretendojnë se e dinë të fshehtën (gajbin), por të fshehtën (gajbin) nuk e di askush përveç Allahut subhanehu ue teala. Shumica e tyre përdorin naivitetin e njerëzve për t’ua marrë paratë me metoda të ndryshme e të planifikuara, si: leximi i fatit duke shikuar dorën apo filxhanin, shikimi i topit të kristaltë apo shikimi i pasqyrës etj.. Nëse ata thonë të vërtetën një herë, do të gënjejnë nëntëdhjetë e nëntë herë, kurse njerëzit e humbur dhe naivë mbajnë mend vetëm rastin kur këta gënjeshtarë ia kanë qëlluar e jo kur i kanë gënjyer. Kështu ata vazhdojnë të shkojnë tek ata për të ditur të ardhmen e tyre, se a do të jenë të lumtur apo të mjerë në martesë a biznes, ose shkojnë tek ata dhe i pyesin për gjërat e humbura dhe për nevoja të tjera.
Ai që shkon te këta persona dhe u beson atyre, ai është qafir (jobesimtar) i dalë nga feja islame. Argument për këtë është hadithi që transmeton Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, se Pejgamberi salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Ai i cili shkon te një falltar dhe i beson atij, ai vetëm se ka mohuar atë që i ka zbritur Muhamedit (salallahu alejhi ue selem)." (Ahmedi 2/429, hadithi është sahih, shih Sahih El Xhami 5939).
Kurse ai i cili shkon te këta persona (falltari dhe parashikuesi) dhe nuk beson se ata kanë mundësi të dinë të fshehtën (gajbin), mirëpo shkon tek ata që të shikojë se ç’thonë, ky person nuk bën kufër (nuk del prej fesë islame), mirëpo nuk i pranohet namazi dyzet ditë. Argument për këtë është hadithi ku Pejgamberi salallahu alejhi ue selem thotë: "Ai i cili shkon tek një falltar për ta pyetur për ndonjë gjë, nuk do t’i pranohet namazi dyzet net." (Muslimi 4/1751). Edhe pse nuk i pranohet namazi, ai e ka obligim të falet dhe të pendohet tek Allahu subhanehu ue teala
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ Empty Re: MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Mesazh nga Vizitor Sun 27 Dec 2009 - 3:39

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ Affraid MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ Affraid su besoj ketyre
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ Empty Re: MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 3:42

un u besoj per vete,jam tip supersticioz , se kam par plot raste te tilla qe kan vuajtur nga magjia e zez
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ Empty Re: MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Mesazh nga Vizitor Sun 27 Dec 2009 - 3:46

sdua te besoj,se e di qe zoti ka force me te madhe ti luftoj keto,do preferoja te besoja ne magjin e bardh pasi flet per te bere mire e jo keq,se njerezit kan nevoj te besojn diku e te jen me optimist
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ Empty Re: MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Mesazh nga Aristogata Sun 27 Dec 2009 - 3:48

po sigurisht qe ne jemi pro magjis se bardh po nuk duhet len menjan fakti qe magjia e zez egziston si kundervenie e magjis se bardhe
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ Empty Re: MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Mesazh nga Vizitor Sun 27 Dec 2009 - 5:10

besoni zotit me zemer dhe shpirt se krijusi i jon i shkatron te gjitha magjijat
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ Empty Re: MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi