Emisioni i “Pasdites”: Magjia e zezë
2 posters
Faqja 1 e 1
Emisioni i “Pasdites”: Magjia e zezë
Mund të zgjidhim ta besojmë ose jo, por të gjithë ne kemi përceptimin tonë për magjinë dhe për formën e saj më të rrezikshme, atë të zezë. Emisioni i “Pasdites”, në serinë e tij të parë për vitin 2012, u ndal pikërisht në trajtimin e kësaj teme, që pavarësisht arritjeve të shkencës, qëndron pothuajse ende një enigmë e plotë.
Për të debatuar mbi këtë çështje, në studio u përplasën tre njerëz me profile të ndryshme. I pari, Hadit Myftari, është një imam në një xhami të Prizrenit. Arjana Reli, psikiatre përfaqësonte pjesën shkencore, ndërsa Elona Nallbani, soliste në “TOB”, solli përvojën e saj si një njeri supersticioz dhe që është i prekur nga kultet e magjisë jo në mënyrë direkte.
“Magjia, në vetvete është një pakt me Djallin”, shpjegoi në marrjen e fjalës imami Myftari. “Allahu, në Kuran na ka përmendur magjinë dhe na ka paralajmëruar se puna me të është e rrezikshme dhe i nxjerr nga feja besimtarët e i bën renegatë. Kjo ndodh sepse magjia është diçka që njeriu, magjistari, vepron nëpërmjet djajve”.
Myftari shpjegoi se si funksionon kjo magji. “Duke i marrë thonjtë njeriut që do të sëmurë, qimet, rrobat dhe kështu me radhë, e dëmton në trupin e tij dhe ndikon në marrëdhëniet e tij. Dëmi i magjisë është i madh. Dëmton trupin e njeriut, ai mund të shkurorëzojë dikë nga gruaja, mund ta heqë nga puna, mund ta sëmurë deri në paralizim dhe mund t’i krijojnë sëmundje të pashpjegueshme, pasi analizat dalin të gjitha saktë. Magjia e keqe mund të sjellë edhe vdekje”.
Imami shpjegoi se janë dy mënyrat për t’u çliruar nga ky mallkim. “Nëse analizat dalin saktë dhe vazhdon vuajtje, atëherë mund të jesh i prekur nga magjia. Shërimi i magjisë ndodh në dy forma, në mënyrë të lejuar dhe illegal. Një nga format është duke lexuar citime kurani, lutje të Profetit dhe me lejen e Allahut arrihet shërimi. Magjistarët gjithashtu mund të sjellin shërim, duke kënaqur Djajtë që sjellin magjinë nëpërmjet veprimeve kundër Allahut”.
Nga ana e saj, Arjana Reli u përpoq të sillte një shpjegim shkencor për këtë fenomen. “A është trill i mendjes? Unë jam pjesë e armatës së shkencëtarëve, por në materialet tona bashkëkohore nuk mohohet tërësisht ndikimi i këtyre fenomeneve tek njeriu. 35 fakultete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ofrojnë kurse të mjekësisë alternative, që merret drejtëpërdrejtë me trajtimin e pasojave qe këto fenomene shkaktojnë tek njeriu”.
Sipas Relit, kundërshtia midis bestytënive fetare dhe shpjegimeve shkencore nuk është e madhe. “Ne i pranojmë, mundohemi të japim shpjegim shkencor, deri kur jemi të paqartë për pjesën që është e panjohur dhe deri këtu ndalojmë… deri kur ne i shpjegojmë, do të thotë që edhe përpiqemi të japim argument për ta zgjidhur këtë lloj enigmash. Nga këndvështrimi i psikiatrisë, këto përjetime nga personi i ndikuar nga magjitë apo fenomene të tjera, pjesa e lidhjes së mendjes me trupin është shumë e rëndësishme”.
Një soliste në Teatrin e Operës dhe Baletit, Elona Nallbani u shpreh se “Nuk kam ndonjë informacion shumë të gjerë, s’kam argumente ekzakte dhe absolute. Unë besoj në Zot, por nuk kam një besim fetar specific. Nisur nga kjo e kam të vështirë të pranoj besimin në magjinë e zezë absolute. Është relative dhe nuk diskutohet, por nëse ti nuk e ke përjetuar dhe ta kesh të faktuar, është e vështirë të thuash që ekziston apo jo… Gjithsesi, jam deri diku supersticioze. Në ditët e mia të këqija, atëherë kur humori nuk është i mirë, gjëja e parë që më vjen ndërmend është që mund të më kenë marrë më sysh”.
Në vazhdim të serisë së “Emisionit të Pasdites”, dy sekuenca filmike dëshmuan se sa i përhapur është besimi në magji në popullsinë shqiptare. Kamerat e “TCH” intervistuan banorët e fshatit Baldushk dhe identifikuan një grua që pretendonte se prishte magji në Libofshë, Fier, material që mund t’i shikoni në brendësinë e emisionit të plotë, midis galerive të videove në faqen tonë të internetit.
I pyetur për ritualet konkrete të magjisë, imami Myftari u shpreh: “Magjia nuk duhet patur frikë. Midis rasteve që kemi prishur kemi patur zhivë, pe me nyje, që bëhen me anë të magjistarit, me lexime dhe bashkëpunim me Djajtë që kundërshtojnë Allahun drejtëpërsëdrejti dhe bën që një njeri të sëmuret. Kokër lajthi e futur në zhivë, që është edhe e ndaluar ligjërisht pasi zhiva nuk duhet të tregëtohet, pretendon se e mbron atë që e ka, porn ë fakt e çmend”.
Sipas imamit, “e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur është nëpërmjet besuimit tek Allahu. Ne, përpara se t’I lexojmë citate nga Kurani, i dërgojmë besimtarët tek mjeku dhe i trajtojmë vetëm nëse nuk kanë patur shërim tek ata. Pra, nëse një rast është për psikiatër, ne nuk e marrim përsipër”.
Duke u thelluar tek magjia, “Napa e të vdekurit, uji me të cilin është larë i vdekuri, sjell ftohje midis çiftit bashkëshortor. Ky është vetëm një rit, pasi magjia është një profeson që magjistarët mësojnë njëri-tjetrin. Thonjtë, lecka e rrobave përdoren dhe bëhen si adresë ku të shkojë Djalli e ku të dëmtojë”.
Së fundmi, edhe Reli u përpoq të tregonte mbi botëkuptimin shkencor për magjinë. “Mendja njerëzore ndikohet nga fenomenet mistike. Megjithatë, vendi ku janë vendosur intervistat dhe grupmoshat e të intervistuarëve që pamë më bën përshtypje. Unë do të thoja që janë më shumë të sugjestionueshëm mbi pasojat e ndikimit të magjisë zonat me nivel më të ulët të njohurive dhe një grupmoshë e madhe, të paktën në Shqipërim.
Në klasifikimet që bëjmë në psikiatri, bëjmë një manual mbi kritiret e të cilit vendosim diagnozat dhe nuk anashkalojmë botëkuptimin, cilës klasë i përket dhe çfarë botëkuptimi fetar ka. Dmth, nëse unë kam përballë një besimtare muslimane dhe më thotë që unë nuk ndihem mirë dhe kam lexuar se janë ndikimet e magjisë, më duhet ta pranoj këtë, pasi formimi i saj fetar e përfshin këtë dhe është antishkencore nga ana ime ta trajtoj si psikozë apo delusion, një bindje fallso”.

Aяtємιѕα- I/e Përjashtuar
- Postime : 10065
Gjinia :
Anëtarësuar : 20/06/2011
Re: Emisioni i “Pasdites”: Magjia e zezë
ta kallka daten
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» MAGJIA E ZEZE DHE NDIKIMI I SAJ
» “Barbie” dëbohet nga emisioni live
» Pse trupit tonë i pëlqen gjumi i pasdites?
» Aromat, magjia e ringjalljes së kujtimeve të vjetra
» MAGJIA E BARDHË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi