Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit

2 posters

Shko poshtë

Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit Empty Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit

Mesazh nga WebMaster Wed 4 Mar 2009 - 1:39

CA KUJTIME MBI AT GJECHOVIN.

(Màrrë fjalë per fjalë prej fletores "Dielli" 18 Marc 1930, nr. 5156, fq. 2.
E perdorem ket artikull me të cillin Ekscelenca e Tij Ministri i Shqypnís në Washington Z. Faik Konitza na e paraqet aq gjáll Françeskanin Shqyptár A. Shtjefnin Gjeçov e me nji stil aq të rrjedhshem, sa tuj na u dukë ky artikull si nji kunorë e çmueshme letratyre, qi Z. Konitza desht të vête mbî bûca të njoma të vorrit të të pervajtueshmit A. Shtjefen, na u duk si detyrë t'a biejshim edhè në ket kryevepren e tij.)

At Gjeçovin e pata njohur me anë letrash disa vjet perpara luftës Ballkanike. Më 1913 shkova në Shkodrë dhe atjè, në Kuvënt të Franciskânëve, nji ditë u-njohmë me sy e me fjalë të gjalla. Mendimet nderimi, që kisha patur për At Gjeçovin për së largu, m'u-shtuan ca mê tepër që kur u-poqmë. I mesmë nga gjatësia e trupit, pakë si i thatë, me një palë sy të zeza ku çkëlqente mendia po dhe zëmërmirsia, At Gjeçovi fitonte menjëherë besimin dhe dashurinë. Fjalët i kish të pakta po kurdoherë në vënt. Vetëm kur në të kuvënduar e sipër takohej nonjë pikë mi të cilën kish dituri të veçantë – si për shembëll Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjetëritë greko-romane – At Gjeçovi çelej ca mê gjatë, dhe ahere ish gëzim t'a dëgjonte njeriu. Asì kohe At Gjeçovi ish "famullitar", domethënë prift i ngarkuar me shërbimin e një fshati ose rrethi, dhe rronte në Gomsiqe, i pari katûnt i Mirditës mb'udhë nga Shkodra n'Orosh. A i vemi musafirë At Gjeçovit nonjë ditë të kësáj jave? Më pyeti një herë At Fishta, me të cilin píqesha çdo ditë në Shkodrë. Mendimi i një vizite At Gjeçovit më pëlqeu pa masë. Ashtû, pa humbur kohë, u-nismë. Një gjë për të vënë ré, dhe që më mbushi me habí dhe trishtìm, është se nga Shkodra gjer në Gomsiqe, një udhëtìm shtat' a tet' orësh me kalë, nukë gjetmë as katûnt as shtëpí; veç një hani të varfër, ku qëndruam për të pirë kafé, s'pamë gjëkundi nonjë shënjë gjallësie: një vënt i zbrazur e i shkretë, si i harruar nga Perëndia dhe nga njérëzit. Po mërzia e udhëtimit na u-çpërblye përtèj shpresës posa arrijtëm në Gomsiqe, ose, që të flasim me dréjt, në famullí të Gomsiqes, – se katundi vetë i shpërndarë tutje-tëhû, një shtëpí këtû, një shtëpí nj' a dy mile më tej, as që dukej.
Famullia – një biná prej guri, e ndritur dhe e pastër, gjysm' e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zëmëra e madhe dhe nga buzëqeshja e të zotit shtëpisë – qëndronte, mirëpritëse dhe e qetë anës një lumi. Këtû ronte At Gjeçovi. Këtû e shkonte jetën, në mes të lutjes e mësimeve, një nga njérëzit më të lartë që ka patur Shqipëria: një lartësí e përulur, në munt t'afròj e të lith dy fjalë aqë të perkûndërta; një lartësí shpirti dhe mendjeje e panjohur nga njeriu vetë, i cili, bir i vërtetë i të Várfërit t' Assisit, në pastërí e në vobësí të zëmrës tij e dinte veten të vogël. Famullia, shkollë dhe vënt këshillash të mira, u jipte fëmiíjëve themelet e stërvitjes, u përndante fjalët e urta dhe ngushëllimet njérësve në nevojë. Kohën që i tepronte, At Gjeçovi j' a kushtonte studimit.
Merej ahere me institutat e vjétëra të Shqipërisë, nga të cilat një që arriu gjer në ditët t'ona është Kanuni i Lekë Dukagjinit. Askùsh nukë munt t'i afrohej At Gjeçovit në diturín' e këtíj Kanuni. Na tregój një dorëshkrìm nj'a dy-mij faqesh, sudiím i palodhur e i hollë ku kish mbledhur, radhitur e ndritur të gjitha sa kanë mbetur nga mendimet juridike të Shqipërisë në Kohën e Mesme, mendime të cilat ngjan t'i kenë rrënjët shumë përtèj Kohës së Mesme.
Në kat të sipërm të famullisë, permi një tryezë të madhe, ishin shtruar një tok vjetërsirash greko-romane, të zbulúara e të mblédhura një nga një, me një fatbardhësí të rrallë dhe me një shie të mbaruar, nga dora vetë e At Gjeçovit. Mbaj mënt, veçàn, një enë të vogël të qojtur "lacrumatorium" lotore, asìsh që të vjétërit, në besim se të vdékurit qajnë të shkúarit e jetës tyre, i mbulojin në varr bashkë me të vdékurin që ky të kish se kû t'i mblithte lottë. Nuk më shkonte ahere kurrë nër mënt se pas ca vjet sicilidò prej nesh, miq dhe admironjës të tij, do të kishim nevojë qi në gjallësí për nga një lotore ku të mbledhim lottë t'ona për At Gjeçovin…
Bir i përulët i Shën Franciskut, e ditur me një diturí pa tingëllìm, po dhe Shqipëtár i kthiellt, At Gjeçovit, që përkiste çdo mirësí, nuk i mungój asnjë hidhërim, asnjë çpifje, më e çudítshmia e të cilave ndoshta është të mohúarit se ay ish Shqipëtár. Sepsè ish lindur në një kufí gjúhërash, në një kufí ku sot mbaròn shqípia dhe nis një tjatër, ca mëndje të klasës katërt, të pazonjat të kuptojnë se fólësit e shqipes në vijën me të përparuara janë stërnípërit e atýreve që me qëndrimin e tyre në Kohën e Mesme dhe pastaj ndaluan të mbrápsurit e vijës më tehû, ca mëndje të klasës katërt e përmbysin të vërtetën dhe e kthejnë në të sharë atë që është një lavdí.
Po At Gjeçovi është përmi çdo sharje. Emëri i këtíj njeriu të rrallë do të vejë duke u-ritur – dhe një ditë famullia e Gomsiqes do të jetë një nga gurët e shëntëruar të Shqipëtarësisë.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit Empty Re: Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit

Mesazh nga WebMaster Wed 4 Mar 2009 - 1:44

Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit Leka
Lekë Dukagjini

SHEMBUJ NË KANÛ TË LEKË DUKAGJINIT

"Kush të vjedhë në qelë a tbânë të Famullitarit, do të lajë dý per nji gjânë e vjedhne, 1000 grosh Kishës per nderë të mârrun e 100 desh e 1 ká giobë Bajrakut".
NDERTIMI I FAMILJES.



Familja âsht nji të mbledhun gjymtyrësh, të cillët gjallisin nen nji kulm, qellimi i të cillvet âsht të shtuemt e gjindes nper mjet të martesës, të mkambunt e tyne kah
zhdrivillimi i shtatit e kah zhvillimi i mendes e i shises
.


Edituar për herë të fundit nga KLEA në Wed 4 Mar 2009 - 1:57, edituar 1 herë gjithsej
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit Empty Re: Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit

Mesazh nga WebMaster Wed 4 Mar 2009 - 1:52

Kushdo nieri i leters e i kalemit, e qi të jetë i zoti me perftue në mende të vet idén «Atdhé», kupton mirfillit randsín e madhe qi per kóm ká në vedvedi të mbledhunt e «folklorës» së tij komtare.
«Folklora» âsht pasqyra e kthjelltë e psihes së komit; âsht rrasa mermerit, më të cillen historija zgavrron t’endunt e të shendunt e popujvet; asht cehja e pashterrshme e gjuhsís e e letersís komtare. «Folkloren», po, do të skjyrtojsh, po deshte me shkrue historín e komit, e cilla me hamende nuk shkruhet, por qi edhè pa tê komi jetë nuk ká; «folklores» do t’i siellesh, po deshte me shtue pasunín e gjûhës me fjalë të permvehtsueme, me frazeologí shprehsore, me shembulltyra të gjalla, dramatike; në «folklorë» prap ké me ndeshë më type mâ të nalta, më karaktere mâ të forta, e më motive mâ t’ardhuna e të perkueshme per zhvillimin e leteratyrës komtare. – Epopét mâ të mdhá e mâ të bukura të botës: si nji «Iliade», nji «Shah-Name», nji «Niebelungen», nji «Fingal» etr. etr. kan ngallitë e janë zhvillue mbí bazen e «folklorës» komtare.
Mjerisht disa nder atà të bij të fisit shqyptar, qi mbahen per intelektuala e udhëhjeksa të fatit e të shartevet të komit, por qi shkolla, neper të cillen paten kênë pershkrue, nuk mrrîjti me u a qirue shpirtin krejt prej zdramit të do parimeve sterelizuese e shkatrrimtare, e as me u a hjekë at lmashk pedantizmi e kulimlleku vagabond-modern, qi ata quejn «kultur», perbuzin njomsín e vallevet popullore, bâjn n’asgja bukurín gjithmonë të njethtë e të kerthnestë të rapsodijavet kreshnike, kerveshin buzen mbí randsí të vendimevet të kanunit doketar – droit coutumier – mbí fjeshtsín e artë të mytologís, të prrallavet, e mbí marë «folkloren» t’onë komtare. E pra, sa bukurija thânjesh, sa njomsija e naltsija mendimesh nuk âsht strukë permbrenda ksajë «folklore», më të cillen ká punue psihja heroike e komit marë e i kan rá më limë kavaljetet e gjata, të palodhshme! Per shembull: kû m’a ké – s’po tham në leteratyrë shqype: se mâ kjo e shkreta hecë faqet per dhé, sie grami; por edhè nder leteratyra të reja të komevet të gjytetnueme – nji pershkrim, prû me njyre mâ të gjalla, me shembulltyra mâ të pershtatuna, e me nji burrní mâ bujare, mâ fisnike e te njerzishme mbí hijeshín e nji vashe, se, pershkrimin, me të cillin fatosi i rapsodís «Martesa e Halilit», botue ne «Hýll të Dritës» (1924, f. 261) paraqet hijeshín e Tanushës, së bijs së krajlit:
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit Empty Re: Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit

Mesazh nga WebMaster Wed 4 Mar 2009 - 1:53

3. – Kanuni i Lekë Dukagjinit.
Fjala kanûn s’ká dyshim, se etimologisht rrjedhë prej fjalet greqishte «kanón», qi don me thânë : mastár – njajo vegel drunit a e ndonji brumit tjeter, qi vien me terhjekë viza të ndrejta. Metaforikisht shenjon shtillin e ligjvet gojdhânse e të pa kodifikueme, mbas të cillave hecte dikúr hullija e jetës e e veprimit të popullit shqyptár.
Por pse i thonë: i Lekë Dukagjinit? qe nji çashtje e cilla enè nuk âsht zhvillue krejt mirë e me sugurí të plotë. Nji palë thonë, se quhet i Lekë Dukagjinit, per arsye qi ky Leka e paska mledhë e kodifikue i pari. Ktij mendimi duket se ká kêne edhè Dr. Milan Šufflay, i cilli ne librin e vet «Serbtë edhè Shqyptarët» (perkthye prej slavishtes) thotë në faqe 90 – «Gojdhâna, mbas së cillës këto zakone ligjare të quejtuna me êmnin «Kanuni i Lekës», âsht në lidhje me Lekën III. Dukagjinin» (1459-1479). E vertetë se Auktori i famshem, nuk thotë, se ky Lekë Dukagjini III. ká permbledhë e kodifikue Kanunin në fjalë; por prej do vendeve tjera të librit të tij të sypripermendun mund të thohet edhè, se pernjimend Kanuni ká mûjtë me kênë kodifikue prej Lekës III.
Prej vepret të citueme të Dr. Šufflay theksohen do fakte, qi mund të kenë të perpjekun me kodifikim të ligjvet në Shqypní. Qe nji herë Auktori thotë, (f. 23 et seq.) se që prej së të tremdhetes qindvjete nder do gjytete të Shqypnís gjindeshin zyre noterjale, kû u shkruejshin e prej kahë u perhapshin lajmet gjygjtare të vendit. «Prej trajtës e prej mbrendsís së lajmevet noterjale shqiptare – dukljane, shkruen mandej (f. 25 et seq.) mund të xjerrim ndonji gjâ mbí faret e statutevet të gjytetevet...»
Në nji tjeter vend mandej shton (f. 27) «...qytetasit e Durrsit kishin qenë të shternguem t’i mshehshin statutet e veta. Në fillimin e periudhës së Venedikut (1398) u gjet vetem nder Franciskâjt e atjeshem neni i 35 i nji Statuti, i shkruem mbí papír». Paska pasë pra aso kohe statute të shkrueme në Shqypní.
Mâ teper (op. cit. f. 87 et seq.) Dr. Šufflay kallxon, se si rreth së të tremdhetës qindvjetë filluen me u trajtue në Shqypní si do republika të vogla të permbâme prej disá fshatesh a bajrakësh, «tue marrë me vedi dý elemente të reja: nji ushtarak e nji ligjuer» Kshtû (1414 «e mâ tutjè») bâhet jashtzaonisht i fortë fisi i Hotit, kryetari i të cillit quhej: Kapetan (Capitaneus montanae Hottorum), e rreth vjetit 1415 trajtohet lidhja e barjakvet të Mirditës, e cilla aso kohe mund të dyndte nji ushtrí 12,000 luftarësh. – Se do të ketë pasë dikúr kso republikash të vogla në Shqypní, na difton – mbas mendimit t’êm – fakti, qi ktû ka vise, qi quhen me dy êmna pllojcë. Per shembull: Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Shllak e Temal, Mat e Çidhen etr. Tash, tue kênë se Auktori thotë, se edhe Drishti n’interland të verit të Shqypnís – ká pasë Statutin e vet të kodifikuem (op. c. f. 25) nuk âsht krejt fjalë e pa vend, me thâne, se edhè kto republika kan mûjtë me pasë të kodifikueme ligjët e veta – mos seecilla m’vedi, nji kanûn të perbashktë të gjitha.
Masandej Auktori shkruen, (f. 91 e 180 op. c.) se disá nder kryetarë fisesh në Shqypní u naltsuen në dinast të pamvarun. T’a merr mendja prá, se kta dukë e princa, qi drejt per së drejti e n’êmen të vet lidhshin besë e merrshin e epshin me Shtete të mdhá t’Europës, s’do të kenë lânë mbas dore kodifikimin e ligjvet per vise të veta: mbasì aso kohe u gjindshin kso ligjësh e kso statutesh të kodifikueme. Prandej âsht të gjith gjasa se «Kanuni i Lekë Dukagjinit» dikúr ká kênë i kodifikuem. Ket punë e dishmojn edhè analogít e shumta, qi ligjët e Kanunit te sodshem kan me ligjë të Romës, të Byzantit, të Serbvet. – Merret vesht prej vedit, se, mbas të hîmit të Turqvet në Shqypní, «Kanuni i Lekës» ká hupë si formë kodi, e âsht perdhosë si landë drejtsije.
E po nder cillat vise të Shqypnís qitej në punë, a – si thonë sot – zbatohej «Kanuni i Lekë Dukagjinit»? Qe nji tjeter pvetje, së cilles nuk mund t’i pergjegjet me sugurí; pse mjerisht per shum do arsye mungojn shenime pozitive mbí ket çashtje. Por, per me folë pergjithsisht, mund të thohet se ká pasë vlerë legale nder Lekë (Malsorë të Mbíshkoders) e në Dukagjin. – Dukagjini nder kohë të kalueme perfshîte Shalë e Shosh, Pukë e Iballe, Mirditë, Kthellë e Selitë e Zhuben (Malsín) e Lezhës. – Per ket punë thonë nji palë, se Kanuni quhet i Lekë Dukagjinit, jo pse ká kênë kodifikue prej Lekë Dukagjinit, por pse ká kên zbatue nder «Lekë» e «Dukagjin»; pra: «Kanuni Lekë-Dukagjin», e jo i «Lekë Dukagjinit». Kto çashtje tash i zhvillon me kohë historija.
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit Empty Re: Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit

Mesazh nga WebMaster Wed 4 Mar 2009 - 1:56

KJO ESHTE HISTORI QE KANUNUNET E LEKE DUKAGJINIT SKAN MBARIM SEPSE ESHT NJE LEGJEND QE KA KOHE QE JETON NE SHQIPERI KANUNI NUK MBARON KETU
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 45
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit Empty Re: Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit

Mesazh nga rifati Wed 4 Mar 2009 - 4:34

une po te them dicka e nderuar moderatore


leke dukagjini nuk ka shkru kurr ligje , po ligjet i ka shkru i vellaj , dhe leka e ka qorru ne te dy syte me hekur te skuqyr ne zjarr,

dhe e ka lene te gjalle per me ja mare ato qe ka shkru ,kjo eshte historia e vertete ,dhe nuk eshte vlesru leka qe ka shkru


--------po thuhet ----- kanuni-----i lekes ,dhe jo leka
rifati
rifati
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Postime Postime : 2973
Anëtarësuar Anëtarësuar : 07/02/2009

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit Empty Re: Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit

Mesazh nga Vizitor Wed 4 Mar 2009 - 5:39

Kam konsiderate per Kanunin e Lekes! Është nje baze e fuqishme per te deshmuar se shqiptaret funksiononin sipas parimeve juridike !
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit Empty Re: Bashkëpunëtuert në projektin e botimit të Kanunit

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi