Pasojat e Kanunit pare me syte e te huajve
2 posters
Faqja 1 e 1
Pasojat e Kanunit pare me syte e te huajve
[You must be registered and logged in to see this image.]
Gazetari Andrea Miluzzi është ndalur në Shkodër, “një qytet me 100 mijë banorë që bëhet shpesh pronë e përmbytjeve nga reshjet e ku mbahet ende gjallë Kanuni, një sistem ligjor me origjinë shumë të hershme që gojë më gojë ka ardhur deri në shekullin XXI”.
Historia e familjes Papleka sjell në vëmendje familjen tipike malësore në gjak.
Burrë e grua dhe dy fëmijët: një djalë e një vajzë, jetojnë në një shtëpi mes halleve të përditshme, tymit të cigares e fotografive të gjyshërve e stërgjyshërve që nuk janë më.
Të detyruar nga gjakmarrja, Paplekajt janë zhvendosur nga zonat malore të veriut, drejt rrugicave më të fshehta të Shkodrës. Një jetë e vështirë në arrest shtëpiak, pa pasur mundësinë as të prezantohen me emrin e vërtetë.
Përshkrimi i familjes nuk është larg nga mjerimi Migjenin
“Një karrige ku ulet nëna, një jastëk përtokë për të bijën. Një qese me rruaza, tel hekuri e një palë pinca. Mjetet e nevojshme për të bërë një rruzare. Madje jo një, por 144 brenda 4 ditësh. Ngec fijen me dy këmbët e bashkuara dhe fillon ta mbushë me rruaza. Ajo që mban në dorë është veçse mjeti që do t’i sigurojë ushqimin për familjen.
Më parë punonte në një fabrikë këpucësh, por një alergji e detyroi të largohej. Atëherë një prej kunatave të saj i propozoi këtë mënyrë të nxjerrjes së parave. Prej dy vjetësh, gruaja mbush vargjet me rruaza. “Në fillim mu duk e lehtë, por më vonë kuptova se puna më jepte dhimbje në këmbë, dhimbje koke e djegie sysh. Kur mbaroj punën, nuk arrij të shoh mirë”.
Një tjetër histori, ajo e Anës 35-vjeçare, një tjetër viktimë e Kanunit, që rrit pesë fëmijët e saj pas vrasjes së të shoqit.
“Ajo është 35 vjeç, por pakkush mund t’i jepte kaq pak. Flokë të gjata të zeza si rrobat që mban veshur, një zgjedhje e detyruar për shkak të vdekjes së burrit, që do ta shoqërojë deri sa të mbyllë sytë. Ajo dhe 5 fëmijët e saj jetimë janë viktima të Kanunit. I vetmi ushqim që mund t’i lejojnë vetes janë makaronat, edhe ato dhuratë. Çdo muaj duhet të paguajë 10 000 lekë për qiranë e shtëpisë e të mbajë fëmijët.
Punën e nis në 9 të mëngjesit, për ta përfunduar në 3 pasdite. E më pas fillojnë punët e shtëpisë, e ndihmuar nga fëmijët më të mëdhenj”.
Ana ka vetëm një kërkesë: të paguhet pak më shumë. E ka provuar t’ua kërkojë këtë punëdhënësve, por përgjigjja ka qenë e qartë: Mund ta lësh kur të duash. Paguhet 18 lekë për çdo rruzare, në fakt do të donte 20, por është e detyruar të vazhdojë.
Artizanet e rruzareve fitojnë në muaj 17 000 lekë, por Ana e ka pranuar këtë punë. Bashkë me këto para, ndihmën nga i vëllai dhe një shoqatë fetare italiane (Giovanni XXIII), Ana rrit fëmijët e saj.
Burimi : albeu.com

Emona- WebMaster
- Postime : 46759
Gjinia :
Anëtarësuar : 12/03/2010
Re: Pasojat e Kanunit pare me syte e te huajve
E prandaj nuk hyjme dot ne europe,me keto kanune.
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Itali, kryebashkiakja e parë e të huajve zgjidhet 25 vjeçarja shqiptare
» Orena Bici: “I kemi parë me sytë tanë perversitetet e saj me djemtë”
» TKOB, Arie nga Opera e parë shqiptare dhe dokumenti i parë i muzikës shqipe
» Seldi Qalliu ft. Mimoza Shkodra - Pare pare (Official Video)
» Historiku i Kanunit të Labërisë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi