Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si i kopjuan evropianët urat e varura të inkasve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Si i kopjuan evropianët urat e varura të inkasve People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Si i kopjuan evropianët urat e varura të inkasve

2 posters

Shko poshtë

Si i kopjuan evropianët urat e varura të inkasve Empty Si i kopjuan evropianët urat e varura të inkasve

Mesazh nga Erika Wed 20 Jan 2010 - 9:14

Si i kopjuan evropianët urat e varura të inkasve 1178798879-inkas-bridgeÇfarë i solli civilizimit teknologjia e peruanëve të vjetër, të cilët ndërtonin me bimë e drurë
Kolonizatorët nga Spanja shkuan në Amerikën e jugut dhe kur mbërritën atje thonë se mbetën pa fjalë. Ata kurrë nuk kishin parë në Evropë ura si ato të Perusë. Kronikanët e asaj kohe shkruanin se ushtarët spanjollë u tmerruan për vdekje kur u vunë përpara kushtit për të kaluar mbi këto ura bërë prej bimësh zvarritëse, që lidhnin rrëpirat e thella të Andeve.
Ende në kohën e kolonive, urat e varura të inkasve ishin shumë të rëndësishme dhe ato ishin pjesë e kulturës së Andeve edhe në qindvjeçarin kur në tokën e tyre mbërritën spanjollët, pra më 1532. në këto vende nuk ishte e njohur praktika e ndërtimit të urave prej guri ose mjetet me rrota, por ata ishin përshtatur përsosmërisht në përpunimin e fibrave bimore për tekstile, varka dhe armë si dhe ishin mjaft të familjarizuar me sistemin me nyje, për matjen e largësive.
Kështu urat e bëra prej litarëve të fibrës, aq të trashë sa busti i një njeriu, ishin një zgjidhje teknologjike, sepse inkasit jetonin në një terren të rrëshqitshëm ku nuk mund të zhvillohej ndërtimi me gurë. Sipas disa përcaktimeve, në territorin e Perusë së sotme kishte të paktën 200 ura të varura deri në shekullin e 16-të. Ndonjëra prej tyre u bë edhe njohur përmes letërsisë; shkrimtari Thornton Uilder fliste për një urë të tillë në lumin Apurimac, në një nga novelat e tij.
Gjithashtu studjuesit janë marrë me sistemitn e rrugëve në qytetërimin e Inkasve, në periudhën para Kolumbiane. Xhon Oshendorf nga Instituti i Teknologjisë së Masaçusetsit thotë se historianët dhe arkeologët e kanë lënë pas dore rolin e urave në qytetërimet e vjetra.
Kërkimet e Oshendorfit në fushën e urave të varura inkase, filluan ndërsa ai ishte ende student në Universitetin e Kornelit, teksa i duhej të ilustronte për një detyrë kursi të inxhinierisë me drejtim arkeologjik, ku qëllimi ishte të kombinoheshin njohuritë shkencore, të eksperimentohej duke u mbështetur në atë që dihej dhe në vrojtimin e asaj çka ishte tradicionale në këtë fushë, pa harruar të dhënat e zbulimeve arkeologjike. Shumë bashkëstudentë të tij u morën me këtë temë, por për studjuesin urat e varura u bënë qëllimi i jetës.
Materialet e eksperiencës njerëzore
Tashmë, pas kërkimesh dhe studimesh të gjata, studentët e sotëm janë duke ndërmarrë një detyrë hetuese që përfshin gjetjen e çelësit të teknologjieve të lashta të ndërtimit, detyrë që fillon me hetiemt nga mënyra se si mund të jenë ndërtuar piramidat e Egjiptit e që shkon deri tek urat e varura peruane. Ky lloj kursi që quhet tashmë “Materialet e eksperiencës njerëzore”, ka filluar të projektojë në ditët tona, ndërtime të ngjashme me ato të të stërgjyshërve tanë, që i përdornin me lehtësi këto mjete të natyrës. Kursi i studentëve amerikanë që merren me studimin e teknologjive të lashta të ndërtimit, është duke përgatitur tashmë një pjesë ure të varur, njëlloj si ato të inkasve të dikurshëm. Studntët kanë arritur të ndërtojnë një gjatësi prej më shumë se 18 metrash. Ata po përpiqen të ndërtojnë në kampusin e universitetit një urë eksperimentale këtë fundjavë. Ura do të lidhë dy nga ndërtesat uiversitare dhe të kalojë mbi një basen të thatë midis.
Teknologjia që u kopjua
Në rastin e urave të varura perune vetë spanjollët e pohuan se sa kuptimplote dhe komode ishte kjo teknologji për rrethanat dhe burimet që inkasit kishin. Ata jetonin në harmoni me natyrën dhe pikërisht kjo harmoni demonstrohej edhe në urat e tyre. Vetë spanjollët, e vlerësuan së tepërmi këtë mënyrë ndërtimi të inkasve.
Dr. Oshendorf, specialist i arkitekturës dhe inxhinierisë së lashtë, thotë se qeveritë e kolonizatorëve filluan të praktikonin në Evropë këtë lloj ndërtimi, për të lidhur brigjet e kanioneve. Por ndërtiemt e tyre dështuan, derisa në teknikën e ndërtimit të urave hynë materialet si hekuri dhe çeliku. Njohuritë peruane nuk kishin fare lidhje me teknikat evropiane të ndërtimit, por peruanët njihnin mirë matrialet e tyre dhe forcën e rezitencën e tyre. Ata i njihnin përsoshmërisht fibrat e bimëve të mjedisit të tyre dhe bazoheshin tek kjo njohuri. Fibra pambuku, bari, fidanësh, lëvore dhe shkopinj si dhe fije të holla si lesh, që ishin mbështjellëse bimësh, u bënë materialet e tyre bazë për të krijuar urat e varura.
Urat e varura inkase ishin të gjata deri në 45 metra, mbase edhe më të gjata. E kjo gjatësi isht absolutisht më e madhe se e çdo ure evropiane në kohën kur ato u zbuluan nga kolonizatorët. Ura romake më e gjatë në Spanjë asokohe ishte maksimumi më pak se 30 metra. Dhe asnjëra nga urat e ndërtuara deri atëherë në Evropë nuk kishte lidhur kanione aq të thella sa ato që lidhinin urat e inkasve.
Evolucioni i ndërtimeve
Peruanët duket qartë se e kanë zhvilluar shpikjen e tyre të fibrave si materiale ndërtimi për urat e varura, krejt të pandikuar nga kultura të tjera. Por ndërtimet e mëvonshme të urave të varura u dedikohen atyre dhe prandaj nuk mund të quhen arritje krejt të pandikueshme të botës moderne, thotë Dr. Oshendorf. Ai ka parasysh urat e Amerikës moderne, e sidomos urat e njohura në SHBA.
Ai shkruan: “ Inkasit janë i vetmi qytetërim i lashtë amerikan që zhvilluan ura të varura. Siteme të ngjashme urash të varura ekzistojnë edhe në rajone të tjera të botës, për shembull, ndër më të njohurat janë ato në Himalajë dhe në Kinën e lashtë, ku ura e parë e varur me zinxhirë hekuri, ekzistonte që në shekullin e tretë përpara Krishtit”.
Versioni i parë modern i urës së varur u ndërtua në Britani në fund të shekullit të 18-të, në fillim të revolucionit industrial. Më e gjata urë e tillë në ditët e sotme është ajo që lidh dy ishuj të Japonisë, me një gjatësi më shumë se 1800 metra. Ajo dhe urat e llojit të saj mund të quhen pa frikë rrugë të varura dhe jo ura të varura. Ato ndërtohen mbi kulla mbështetëse, që vendosen në konstruksion në disa pika e kanë gjithashtu sisteme portative për të ulur dhe ngritur krahët, në varësi të tafikut.
Erika
Erika
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : diku neper bote
Postime Postime : 6656
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : studente

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Si i kopjuan evropianët urat e varura të inkasve Empty Re: Si i kopjuan evropianët urat e varura të inkasve

Mesazh nga Anakonda Mon 16 Apr 2012 - 5:12

EDHE KETA CDO BEJNE
Anakonda
Anakonda
V.I.P Anëtarë
V.I.P Anëtarë

Vendbanimi Vendbanimi : Australia
Postime Postime : 31717
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha Mosha : 34
Hobi Hobi : Once Upon A Time

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi