Shqiptari shpik qesen plastike që nuk ndot mjedisin
3 posters
Faqja 1 e 1
Shqiptari shpik qesen plastike që nuk ndot mjedisin
Një produkt kimik në SHBA merr emrin e kimistit korçar, Mirel Sharrëxhi. Kush është Sharrëxhi dhe si emigroi në tokën amerikane |
Një produkt që zëvendëson qeset e plastmasit dhe një sërë nënproduktesh të naftës, si ndotësit më të mëdhenj të mjedisit, që së shpejti do të pushtojë tregjet, është “pagëzuar” me emrin e një kimisti shqiptar, i cili është edhe shpikësi i tij. Kompania “Metabolix” dhe gjiganti ADM shpallën disa ditë më parë, në një konferencë të përbashkët shtypi në Massachusest Institute of Technology (shkolla më e mirë në botë, që është cilësuar si djepi i teknologjisë botërore), që materialit plastik t’i vihet emri MirelTM. Ky produkt i ri, që mori emrin e kimistit korçar, Mirel Sharrëxhi, konsiderohet si një alternativë ndaj plastikave tradicionale të prodhuara nga nafta. Por “MirelTM” ka përparësinë që shpërbehet në dioksid karboni dhe ujë pa dëmtuar mjedisin. Kimisti korçar, Mirel Sharrëxhi, ka shkuar në SHBA në vitin 1997 dhe pas disa specializimeve të kryera, në vitin 2000 vendoset në Cambridge, Boston. Ai punësohet nga prof. Oliver Peoples dhe bëhet pjesëtar i ekipit të tij në kompaninë “Metabolix”. Qëllimi i kompanisë është të prodhojë në mënyrë industriale produktin e cilësuar si “çudibërësi”plastik, që nuk ndot ambientin dhe zëvendëson produktet plastike të prodhuara nga nafta. Produkti “MirelTM” Sasia e madhe e mbetjeve urbane, të krijuara nga ambalazhet plastike me prejardhje nga nafta në SHBA, por edhe në gjithë globin, konsiderohen si ndotësit më të mëdhenj, pas automjeteve. Kjo pasi këto lëndë e ndotin mjedisin edhe kur dekompozohen. Për këtë qëllim, në SHBA, prej disa vitesh kishin filluar studimet për zëvendësimin e tyre me një lëndë që nuk lë pas ndotje. Dhe vetëm para disa ditësh, “Metabolix Inc. MBLX”, një kompani udhëheqëse në përdorimin e bioshkencës për të gjetur metodika të pastra dhe kohëgjata për plastikat, karburantet dhe kimikatet, bashkë me kompaninë “ADM”, edhe kjo një firmë e njohur në tregjet botërore, shpallën nxjerrjen e produktit të ri Mirel (TM) Plastik Natyral, ku natyrisht kontributin më të madh për këtë produkt e ka dhënë edhe kimisti shqiptar Mirel Sharrëxhi. Në komunikatën zyrtare të kompanisë thuhet se “MirelTM” mund të përdoret si një alternativë e plastikave të formuara nga nafta në shumë procese konvertuese, duke përfshirë format plastike me injeksion, letrën me shtresë të hollë plastike, shtresat e holla në formë filmi. “Metabolix” është duke punuar për 60 aplikime, duke përfshirë produkte të konsumuesve: qese, gota, paketime, produkte që përdoren vetëm një herë, produkte që përdoren në agrikulture etj. Kush është Mirel Sharrëxhi Shkencëtari nga Shqipëria ka lindur më 28 mars 1967 në qytetin e Korçës. Ka mbaruar shkollën e mesme për teknologji-kimike në qytetin e Elbasanit dhe më pas studimet e larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, në degën Kimi Industriale. Gjatë viteve të tranzicionit ai nuk mundi ta ushtronte profesionin në Shqipëri, pasi dihet situata e industrisë kimike. Në vitin 1997 emigron në SHBA. Fillon punë si kimist analitik në kompaninë “Emerson and Cumming”. Në vitin 2000, profesor Oliver Peoples i ofron një punë të përkohshme në kompaninë e sapoformuar “Metabolix”, me qendër në Cambridge, Massachusets. Pas tre muajsh, duke parë përkushtimin e tij, ai i ofroi punë të përhershme si kimist analitik. Në vitin 2007 mbaron “Masterin” në degën e Kimisë në Universitetin e Massachusetsit dhe konsolidon pozitën si drejtues i grupit analitik në kompani. Ai, së bashku me stafin e kompanisë kryejnë shpikjen e produktit kimik, që merr emrin e kimistit shqiptar. Kjo do të ketë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e mjedisit, pasi çdo vit i gjithë planeti ndotet nga miliarda tonelata lëndë plastike. |
Erika- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : diku neper bote
Postime : 6656
Gjinia :
Anëtarësuar : 30/09/2009
Mosha : 34
Hobi : studente
Re: Shqiptari shpik qesen plastike që nuk ndot mjedisin
she ti ja edhe shpikes kemi ne amerike
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Re: Shqiptari shpik qesen plastike që nuk ndot mjedisin
SA TE ZGJUAR I KEMI KETA DJEMT SHQIPTARE NE
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» 2 am, Film i shkurt qe te ndot
» Bill Gates: Do te shpik tualetin pa uje
» Greenpeace: Interneti ndot ambientin
» Pro apo kunder nderhyrjeve plastike?
» Stop kirugjise plastike ne vere
» Bill Gates: Do te shpik tualetin pa uje
» Greenpeace: Interneti ndot ambientin
» Pro apo kunder nderhyrjeve plastike?
» Stop kirugjise plastike ne vere
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi