ASDRENI...
Faqja 1 e 1
ASDRENI...
Asdreni (Aleks Straver Drenova, 1872-1947). Poet i shquar dhe publicist.
Lindi me 11 Prill 1872 ne Drenove. I mbetur jetim ne moshe te re la
shkollen e mesme dhe mergoi ne Rumani me 1889. Ishte aktivist ne
komunitetin e shqiptareve te Bukureshtit. Nisi te shkruante poezi dhe
publicistike nga fillimi i shek XX. Ne krijimet e para poetike te cilat
i permblodhi ne librin “Rreze dielli” (1904), Asdreni vijoi
ne traditat e poezise se Naim Frasherit, te cilat kishin karakter
atdhetar. Nje tjeter permbledhje eshte “Endrra e lote”
(1912), e cila shquhet per pasurine e motiveve dhe nivelin artistik.
Disa nga poezite e ketij vellimi titullohen “Zeri i
kryengritesve”, “Cperblimi” etj. Ngjarjet qe pasuan
renien e shtetit te lire kombetar shkaktuan tek poeti nje deshperim te
thelle, qe u shpreh ne krijimet e periudhes 1914-1920 “Shqiperia
me 1914” Ne kete periudhe Asdreni shkroi nje sere poemash si
“Burri i dheut” (1920), "Hymni i festes", "Fisniket e
Shqiperise", "Republika Shqiptare", "Psallme murgu" (1930) "Trashegimi"
(1935). Vellimin e vete te katert “Kambana e Krujes” nuk
arriti ta botonte kur ishte gjalle. Asdreni vdiq ne Bukuresht ne 1947.
Sot eshtrat e tij gjenden ne atdhe.

Next- I/e Regjistruar
- Postime : 2536
Gjinia :
Anëtarësuar : 26/01/2009
Mosha : 36
Re: ASDRENI...
Asdreni
Aleksandër Stavre Drenova, i njohur në letërsinë
tonë me pseudënimin Asdreni qe nga ata poetë krijimtaria
e të cilëve u përket njëherësh dy periudhave.
Poezia e tij u shkri që nga faza e fundit e Rilindjes deri në
periudhën e Pavarësisë. Poeti pati një jetë
të gjatë krijuese, rreth dyzet vjet.
Asdreni lindi në fshatin Drenovë të Korçës
më 1872. Mësimet e para i mori në Korçë.
Që në moshën trembëdhjetëvjeçare shkoi
në kurbet, në Rumani, ku vazhdoi shkollën e mesme, dhe
më vonë fakultetin e shkencave politike, të cilin nuk
arrit ta mbaronte. Për të fituar bukën e gojës dhe
për të vazhduar studimet djali i ri detyrohet të
bëjë gjithfarë punësh të rënda. Që
herët lidhet me lëvizjen atdhetare të shqiptarëve
të Bukureshtit dhe bëhet një nga përfaqësuesit
më të shquar të saj. Në vitin 1900 filloi të
botojë vjershat e tij të para në shtyp dhe të
bëhet i njohur si talent i ri që premtonte. Poezia e tij e
kësaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende
individualitetin e vet, është nën ndikimin e Naimit.
Në të njëjtën kohë Asdreni botoi në shtyp
artikuj me formë të përparuar demokratike dhe
antifeudale. Më 1904 botoi vëllimin me poezi "Rreze dielli"
që do të pritej mirë nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do
të përshëndetet nga Çajupi me fjalët
entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin që la ai
bosh e zure ti".
Asdreni u bë një nga udhëheqësit e lëvizjes
atdhetare ndër shqiptarët e Rumanisë. Ai çeli
një shkollë shqipe në Kostancë për
fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë, pasqyroi
në shkrimet e veta ngjarjet e Shqipërisë, mblodhi ndihma
për kryengritësit e Kosovës, bashkpunoi me Nolin
për shkëputjen e kishës shqiptare nga kisha greke, ishte
sekretar i mbledhjes së Bukureshtit që e kryesonte Ismail
Qemali në vjeshtë të vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja
e menjëhershme e Pavarësisë. Jo më kot
pikërisht në atë vit del në dritë vëllimi
i dytë me vjersha i Asdrenit "Ëndërra dhe lotë" ku
shfaqet plotësisht talenti i tij dhe që solli një
ndihmesë të shquar në letërsinë shqiptare
të Rilindjes.
Më 1914 Asdreni erdhi në atdhe që të ndihmonte
në forcimin e pushtetit kombëtar, po, i zhgënjyer nga
turbullimet e kësaj kohe, u kthye në Rumani. Ai priti me
gëzim Kongresin e Lushnjes, i bëri jehonë flakë
për flakë luftës së Vlorës. Pas vitit 1924 u
tërhoq nga jeta politike, duke shprehur kështu në
heshtje qëndrimin e tij kundërshtues ndaj regjimit të
Zogut. Në fakt në vëllimin e tij të tretë me
vjersha "Psallme murgu" të botuar më 1930 gjejmë aludime
për këtë qëndrim të tij. Revoltën e tij
Asdreni e derdhi edhe nëpër disa vjersha të mbetura
në dorëshkrime. Por zhgënjimi i tij nga realiteti
shoqëror politik i frymëzoi edhe vjersha pesimiste ose
vjersha të ftohta që nuk janë që nuk janë
veçse ushtrime formaliste. Gjejmë kështu çaste,
rënieje në krijimtarinë e tij. Me rastin e 25-vjetorit
të Shpalljes së Pavarësisë, Asdreni u kthye në
Shqipëri, po gjeti një pritje tepër të ftohtë
nga përfaqësuesit e regjimit. Poeti shkoi sërish në
Rumani për të mos u kthyer më kurrë në atdhe.
Vitet e fundit të jetës përgatiti një vëllim
"Këmbanat e Krujës".
Asdreni u bë i njohur si publiçist, por ishte edhe autor
tekstesh shkollore e përkthyes. Po ai, para së gjithash,
mbetet në letërsinë tonë si një poet i
talentuar lirik.
LIRIKA ATDHETARE E SHOQËRORE
Në lirikën e vet poetike Asdreni u rikthehet të gjitha
temave të poezisë së Rilindjes, po u jep një
frymë më të hapur kushtruese. Jo më kot ai
lëvron kryesisht llojet e himnit dhe të marrshit. Të
njohura janë vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) që pas vitit
1912 u bë dhe është Himni ynë Kombëtar,
vjersha "Përpara", që dallohen nga një stil
patetiko-oratorik, i cili shpreh një patos të zjarrtë
të brendshëm. Vargjet e shumta dhe dinamike dhe
njëkohësisht të thjeshta, kanë një forcë
komunikuese të veçantë.
Lart, Shqipëri,
ti je e zonja,
nga lufta sot mos ndalesh;
me trimëri
porsi shqiponja
armiqve mos iu falesh.
Krahas kësaj retorike që shkrihet në vjershën
"Përpara" me një ndjenjë të sinqertë,
gjejmë edhe lirika të tjera ku dashuria për atdheun
shprehet më me thjeshtësi e spontanitet ndjenje përmes
shkrimit të mallit për atdhe të mërgimtarit të
djegur:
Me sa mall e sa dëshirë
Atë ditë po e pres,
që edhe unë atje i lirë
pranë prindërve të vdes!
("Në mërgim")
Asdreni si Çajupi, vë gishtin te plaga e dhimbshme e
kurbetit dhe e dënon atë si shkëputje të forcave
më të mira nga atdheu, dënon ata që e harrojnë
vendin e tyre.
Poeti vijon ta lëvrojë lirikën atdhetare dhe pas
Shpalljes së Pavarësisë. Më vonë kjo
lirikë u drejtohet temave historike, merr një karakter
më meditativ, po i ftohet deri diku frymëzimi.
Asdreni ka meritë të veçantë për
thellësinë e problematikës shoqërore që
lëvron për herë të parë në
letërsinë tonë: ai shtron hapur çështjen e
frymëzmit klasor, pasqyron konfliktin ndërmjet shtresave
të larta dhe popullit, duke e parë këtë të
fundit si forcë lëvizëse të historisë.
Asdreni, madje, ëndërron për një çlirim
shoqëror të masave të shtypura, po s'e ka të
qartë prespektivën. Problematika shoqërore i
frymëzon Asdrenit vjersha tepër të fuqishme si
"Zëri i kryengritësve" (1912) "Çpërblimi" ku
ballafaqohen klasat kundërshtare me një varg dinamik e
një fjalor të ashpër. Edhe në këto vjersha ka
retorikë, po ajo tretet në dufin e fuqishëm të
revoltës. Te "Burri i dheut", duke i kënduar Luftës
së Vlorës, Asdreni thekson karakterin popullor të saj
dhe krijon një portret kolektiv të popullit të
shfrytëzuar. Më vonë, më 1935 Asdreni do të
shkruajë një vjershë po aq të fuqishme.
"Trashëgimi", që jep një tabllo tronditëse të
gjendjes së mjeruar politike, ekonomike, shoqërore e
kulturore të Shqipërisë në kohën e Zogut.
Një patos satirik tepër i ashpër përshkon vjershat
"Fisnikët e Shqipërisë" dhe "Republika Shqiptare".
Tema shoqërore i ka frymëzuar Asdrenit edhe vjersha ku ai
shfaq shpresën tek populli, si vjersha "Lulëkuqja" (1912),
çuditërisht e thjeshtë dhe plot lirizëm, po edhe
plot forcë ku nëpërmjet këtij simboli të
gjetur bukur himnizohet populli dhe pohoet besimi tek ai.
Asdreni e pasuron letërsinë tonë edhe në
lirikën e dashurisë dhe në lirikën e natyrës.
Lirika e tij e dashurisë trajton tema të ndryshme dhe
dallohet nga konkretësia, çiltërsia, thjeshtësia,
nga një lirizëm i ngrohtë që shkrihet
herë-herë me një humor të lehtë. Asdreni
shkruan edhe balada me subjekt me këngë dashurore që u
përhapën në popull.
Në fazën e dytë të krijimtarisë Asdreni
shkruan lirika dashurie disi të stërholluara dhe abstrakte
që dëshmojnë se rënia shpirtërore për
shkak të atmosferës mbytëse që e rrethon, i ka
dëmtuar edhe frymëzimin. Poeti kërkon shumë në
fushën e formës dhe thith edhe nga rrymat moderniste të
kohës, po jo me shumë sukses.
Në lirikën e natyrës Asdreni tregohet tepër
origjinal duke na e dhënë natyrën (për herë
të parë në krahasim me rilindësit e tjerë)
të shkrirë me jetën e vet. Më shpesh në
lirikat e veta të natyrës. Asdreni do na japë tablo
të gjalla, konkrete e të dhimbshme të vendlindjes.
Asdreni e pasuron në mënyrë të veçantë
poezinë tonë edhe në lëmin e formës, duke
krijuar lloje të reja strofash e vargjesh, duke lëvruar madje
edhe vargun e lirë. Ai sjell në letërsinë tonë
një figuracion të begatshëm. Simbolet, krahasimet dhe
epitetet e tij shquhen në përgjithësi për
origjinalitetin e tyre. Poezitë më të bukura Asdreni i
shkruan kur shkrin origjinalitetin në brendi e në formë
me thjeshtësi. Poeti ka meritën që e lidhi poezinë
tonë me poezinë bashkëkohore evropiane.
Veçse në kërkimet e tij për forma të reja
Asdreni nuk ka sukses kur nuk i mbetet besnik individualitetit të
vet krijues.
Në poezinë e Asdrenit ka një farë racionalizmi
që në vjershat më të mira mënjanohet nga
shpërthimi i ndjenjës ose vështrimi i realitetit
nëpërmjet prizmit të humorit të
shëndetshëm fshatarak.
Asdreni është një figurë tepër origjinale dhe
e ndërlikuar si poet. Poezia e tij, ndonëse nuk pati ndikimin
e asaj të Naimit dhe të De Radës, e pasuroi në
mënyrë të ndjeshme letërsinë tonë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi