Me pllakate i hakmerren dashnorit
2 posters
Faqja 1 e 1
Me pllakate i hakmerren dashnorit
Sharmanti Paul Marshall për shkak të mbajtjes së dy lidhjeve të dashurisë në të njëjtën kohë ka përfunduar në pllakatet e rrugëve. Mirëpo teksti nuk ka qenë aspak i këndshëm, pasi që femrat e tradhtuara nga ai kishin vendosur t’i hakmerren.
Në 150 shtylla të rrymës nëpër tërë Southamptonin kanë zbardhur pllakatet me fotografitë e mashkullit anonim i cili është përshkruar si “pervers gjakftohtë dhe i pashpirt”, së bashku me vërejtjen për të gjitha femrat që të ruhen prej tij. Pak kohë pas kësaj është lajmëruar dyzetvjeçari Paul Marshall, mashkulli nga pllakatet, dhe u ka kërkuar falje të gjitha femrave të cilat i ka lënduar në të kaluarën.
Paul ishte në lidhje tetëmuajshe me 44-vjeçaren Lisa Henessy, po ashtu nga qyteti Southampton, mirëpo në të njëjtën kohë po mbante lidhjen edhe me ish të dashurën e tij. Femrat, natyrisht, nuk e dinin për njëra-tjetrën, e kur e zbuluan këtë muhabet vendosën që t’i bien në qafë.
Marshall u ka kërkuar shumë të falur, e ka pranuar gabimin dhe ka thënë se e ka kuptuar se e ka mësuar mësimin. Sigurisht ka ndikuar edhe porosia nga pllakati: “Kujdes nga ky mashkull. Ai është gjakftohtë dhe pervers i cili bën gjah në femra, i shfrytëzon, i mashtron dhe në fund ua thyen zemrat”.
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Me pllakate i hakmerren dashnorit
hahaahaah ci passkan bere...........
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi