Zbulon se një nga binjakët e të njëjtës barrë nuk ishte i tij
2 posters
Faqja 1 e 1
Zbulon se një nga binjakët e të njëjtës barrë nuk ishte i tij
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi. Babai i 2 binjakëve përmes një testi të ADN-së zbulon se vetëm një prej dy fëmijëve është në të vërtetë djali i tij. Ngjarja ka ndodhur në Stamboll dhe protagonist është një burrë në prag të divorcit nga gruaja e tij.
Burri, i cili kishte filluar proceduarat e divorcit me gruan e tij, kishte dy binjakë, dhe ka zbuluar një surprizë të pakëndshme, në sajë të testeve të ADN-së.
Ngjarja - një fenomen i rrallë i njohur shkencërisht si "super-fekondim" – bëhet e ditur në të përditshmen turke “Sabah” sipas të cilës burri, një agjent i shërbimeve sekrete në Stamboll, me inicialet A.K., kishte filluar të dyshonte në besnikërinë e bashkëshortes së tij.
Ndaj, para se të fillonte procedurat e divorcit, ka vënë të dy fëmijët në testim gjenetik, nga i cili vetëm një nga binjakët rezultoi 99,.99% djali i tij biologjik, një rezultat ky i konfirmuar edhe nga një laborator i dytë i caktuar nga gjykata për të përsëritur testin.
“Shpjegimi qëndron në faktin se gruaja, para se të martohej nën presionin e familjes së saj me agjentin turk A. K., kishte një të dashur tashmë i martuar dhe babai i tre djemve. Lidhja e tyre është ruajtur edhe pas martesës së gruas.
Një të njëjtën ditë nënë e dy binjakëve ka pasur dy marrëdhënie seksuale, me të dashurin në mëngjes dhe në mbrëmje me burrin e saj. Fenomeni statistikisht ndodh një herë në një milion, dhe atë ditë gruaja ka pasur ovulacion të dyfishtë dhe kështu ajo ka mbetur shtatzënë dy herë” citohet në “Sabah”.
Gjykata i ka caktuar të drejtën e kujdestarisë A. K . vetëm të djalit biologjik, ndërsa fëmija tjetër është dërguar në jetimore.
Gruaja- që ndërkohë ka marrë kërcënime me vdekje nga anëtarët e familjes si dhe nga ato të burrit të saj - ka marrë dhe një paralajmërim nga gjyqtari që të mos i afrohet më pak se 500 metra shtëpisë së ish-bashkëshortit. /
Alberti- Legjendë
- Postime : 41743
Gjinia :
Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha : 36
Hobi : Tenisi
Re: Zbulon se një nga binjakët e të njëjtës barrë nuk ishte i tij
po si ka mundesi?
Anakonda- V.I.P Anëtarë
- Vendbanimi : Australia
Postime : 31717
Gjinia :
Anëtarësuar : 02/12/2011
Mosha : 34
Hobi : Once Upon A Time
Similar topics
» Perdhunon te mituren per vite, me pas zbulon qe ishte e bija
» Ishte martuar me të atin! Pas vdekjes së tij zbulon të vërtetën
» Cfar mendoni per lidhjet ndermjet te njejtes gjini???
» Binjakët e ndryshëm
» Binjaket me te vjetra ne bote!
» Ishte martuar me të atin! Pas vdekjes së tij zbulon të vërtetën
» Cfar mendoni per lidhjet ndermjet te njejtes gjini???
» Binjakët e ndryshëm
» Binjaket me te vjetra ne bote!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi