Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
7 Prill 1939 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
7 Prill 1939 People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

7 Prill 1939

Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:23

Shkeputur nga "Historia e Shqipnis" e Z. Tajar Zavalani

Faqe 304
nënshkruente nji marrëveshtje me Francën
për të rregullue disa çashtje qi pritshin me
u zbërthye prej shum kohe. Me kët mënyrë
grabitja e Shqipnis do të bahej në nji
atmosferë kënaqësije, sidomos në Francë,
prej ku mund të vinte kundrështimi ma i
fortë.
Komendatore Giro, nji gang^ster i
fashizmit, u dcrgue në Shqipni për të
pregatitë sheshin politik. Në raportet q'i
dergoi Cianos, ai u mburr se kishte ndën
kontroll elemente të randësishëm të
popullit shqiptar, të cilët po ktheheshin
«kundër Mbretit dhe hajdutve qi e
rrethonin». Qëllimi i Cianos dhe i agjentit
të Hj Giro, ishte me provokue trazime në
Shqipni për të paralizue çdo rezistencë
kundër agresionit fashist. «Mbretit Zog,
shkruen Ciano, - do t'i japim nji jot (anije
luksi private) me nji ekipazh italian, në
mënyrë qi të mos ket se si me u arratisë.»
Parashikimet e Cianos, i cili ishte fare i
sigurtë përsa i përket suksesit të
«grushtit», shkonin aq larg sa me llogaritë
fitimet ekonomik qi kishte me prue zaptimi
i Shqipnis. Nji grup ekspertësh qi kishte
ba studime në vënd i kishte raportue se
zbatimi i nji programi të gjanë kanalizimi
dhe irigacioni të tokave bujqlsore do të
shtonle prodhimin e drithit për bukë me
200.000 ton në vit, dhe kjo sasi do të
shërbente për ushqimin e Italjanve.
Nji pikë tjetër e komplotit sajue me kaq
kujdes nga klika e Cianos ishte se, ditën qi
të debarkonte ushtërija italiane në brigjet e
Shqipnis, Mbreti Zog do të vritej nga
bandat besnike t'Italis qi do të zbrisnin në
Tiranës prej maleve të veriut. Në gjyqin qi
u ba në Romë mbas lufte, Jakomoni mohoi
se ishin ba plane për të vra mbretin Zog.
Sidoqoftë për të plotësue leggjendën se e
gjith kjo punë do të kryhej me pëlqimin e
viktimave të agresionit fashist, Ciano
kishte caktue qi nji grup Shqiptarësh «të besueshëm» të shkonte në Romë për me i
ofrue kunorën e Shqipnis Viktor Emanuelit
tëIII.

Në pranverën e vitit 1939 divizionet
panzer të Hitlerit marshuen në
Çekosllovaki pa gjetë asnji kundërshtim.
Mussolini vendosi se ishte radha e tij me
gllabërue Shqipnin për të ruejtë terezin në
mes të dy anëve të boshtit Romë-Berlin.
Duçja i dha urdhën ministrit t'Italis në
Tiranë, Jakomonit, me hudhë parullën e
kryengritjes, për të cilën të gjitha pregatitjet
dukej se ishin ba; po në at kohë, komanda
e flotës muen urdhën me pasë gati nji
skuadër luftanijesh në Taranto. Ditën qi
lindi princi trashëgimtar Leka, Mbretit Zog
iu dorzue ultimatumi i Mussolinit, i cili
lypte të drejtën me shkarkue ushtëri në
tokë shqiptare, qoftë me pëlqimin e Mbretit
ose tue përdorë forcën. Tash pritej qi të
vërtetohej parashikimi i Cianos se Mbreti
Zog do të pranonte me u ba vasal i Italis
për të shpëtue vehten dhe familjen.
Ciano e thotë troç se kërkesat qi Musso-
lini i bani Mbretit Zog në ultimatumin e
prillit 1939 do të përfundonin me
aneksimin e Shqipnis nga Italija. Kto
kërkesa duheshin pranue pa asnji
ndryshim, përndryshe do të ndërhynte
ushtërija për me zaptue Shqipnin. Tue
pasë kët mundësi parasysh, qeverija
italiane kishte përqëndrue katër regjimente
«bersaglieri» në Pulie, nji divizion të
kambsoris, nji fuqi të madhe
bombarduesash, si dhe nji skuadër
luftanijesh. Simbas ditarit të Cianos, kto
pregatitje ishin ba qysh me 23 mars 1939,
domethanë dy javë para të Premtes së Zeze
të invazionit. Mbasi Jakomoni të dorzonte
ulmatumin, simbas Ditarit të Cianos, në
Shqipni do të shpërthenin trazimet për të
shërbye si pretekst (sebep) për ndërhyrjen
ushtarake t'Italis.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:23

Në ditët e para të prillit 1939 në
Shqipni qarkulluen përshpëritje
shqetësuese. Njerës qi ktheheshin prej
Italije kallzuen se kishin pa ose ndigjue
mbi përqëndrim ushtërije në Bari dhe në
Brindisi, me qëllim qi me invadue
Shqipnin. Planet agresive t'Italis duelen
sheshit deri në at shkallë sa me alarmue
qeverit e Europës. Por Mussolini me
hipokrizin dhe paturpësin karakteristike të
fashizmit nuk ngurroi me i dhanë mbretit
t'Italis nji deklaratë zyrtare, të cilën ai e
lexoi solemnisht nga tribuna e Senatit në
Romë. Në deklaratën thuhej se
marrëdhaniet miqësore me Shqipnin do të
vazhdonin dhe Italija do t'i ndihmonte
shtetit mik me u rimëkambë ekonomisht.
Ciano vet i forcoi kto sigurime tue i thanë
ambasadorit të Britanis së Madhe në
Romë, i cili kishte shkue me i lypë
skjarime, se lajmet e përhapuna mbi
pregatitjet për invazionin e Shqipnis ishin
të pathemelta. Përkundrazi, Italija kishte
qëllimin e premë me respektue situatën e
krijueme në Mesdhe mbas luftës se parë
botnore, tue këqyre Adriatikun si nji pjesë
po të asaj zone.
Në Shqipni kurrkush nuk iu besoi
këtyne deklaratave dhe nji valë indinjatë
shpërtheu anembanë vëndit kundër
qëllimeve të errëta t'atyne qi paraqiteshin
si miq dhe dashamirës. U dha kushtrimi
«Atdheu në rrezik» dhe të gjith Shqiptarët,
me pak përjashtime, u treguen gati me
rrëmbye pushkën për me e mbrojtë. Çdo ggja
tjetër u harrue; cmiret, nakaret, padrejtësit,
pësimet e kaq vjetve u përlanë nga dishiri i
flaktë mos me lanë Shqipnin të bjeri përsëri
ndën zggjedhën e huej. Në ankthin e ditve
të para të prillit u farkue bashkimi i shenjtë
dhe spontan i kombit shqiptar për të
mbrojte lirin e tij. Në Tiranë dhe në qytetet e tjerë u banë demonstrata për të protestue
kundër agresionit fashist qi po avitej dhe
për të lypë armatosjen e popullit. Mjerisht,
ata qi e kishin sundue popullin për kaq
vjet kishin frikë me pa me mija njerës tue
marshue nëpër rrugë, megjithqi zemrimi i
turmës ishte drejtue kundër anmikut të
jashtëm. Prandaj maqina e reggjimit policor
u vue menjiherë në veprinn dhe disa vet u
arrestuen në Tiranë si «shkaktarë të
trazimeve». Kjo ishte nji akuzë e randë
dhe e padrejtë, mbasi demonstruesit kishin
mbajtë nji disiplinë shëmbullorë për mos
me i dhanë shkak Italis të ndërhynte.
Sikur të kishte vazhdue kjo gjendje, ishte
rrezik qi të shpërthente nji konflikt i hapët
në mes të popullit dhe të qeveris. Situatën
e shpëtoi providencialisht lindja e princit
trashëgimtar. Efekti i mahnitëshëm i kësaj
nggjarjes gazmore ishte shembja e gardhit qi
ndante popullin nga krenët e shtetit.
Menjiherë demonstratat u legalizuen,
mbasi populli fitoi të drejtën me çfaqë
gëzimin qi dinastija Zog u përjetësue.
Në agimin e ditës së 5 prillit 1939
populli i Tiranës u zgjue prej ggjumit nga
oshëtima e topave qi kasnecuen lindjen e
princit trashëgimtar. Në fillim njerzija u
tmerruen tue kujtue se kishte fillue
invazioni. Kur u muer vesht shkaku i
vërtetë, turmat u derdhën nëpër rrugët e
kryeqytetit dhe u mblodhën përpara
sheshit të Bashkis. Zyrtarët e naltë kishin
dalë në ballkonin e ndërtesës dhe u
mbajtën fjalime për të shënue randësin e
asaj dite. Tue dijtë se Mussolini ishte gati
me i ba vorrin Shqipnis, kishte njifarë
ironije me ndigjue oratorët zyrtar qi
shpallnin se «dinastija Zog ishte
përjetësue». Për me e ba të mundun qi kjo
dinasti të mbretnonte brez mbas brezi
duhej me i rezistue deri në pikën e fundit të
gjakut agresionit të jashtem. Fare logjikisht
demonstrata për lindjen e Princit

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:23

mbretnuer u kthyen në demonstrata
kundër Italis fashiste.
Ndoshta kurr deri më atë ditë nji
ceremoni zyrtare nuk kishte ngjallë
enthuziasëm aq të sinqertë. Mbasi muer
fund relebrimi përpara Bashkis, turma u
radhitë si për nji proçesion dhe muer
rrugën e 28 nandorit për kah Pallati
mbertnuer. Për herë të parë në historin e
Monarkis kangjellat e hekurta u çelën dhe
populli eci përmes kopshtit deri ke shkallët
e mermerta qi çonin në pallat. Gjith ajo
mori njerzish kishte vetëm nji dishir: me e
pa Mbretin, me ndigjue nji fjalë
inkurajuese prej gojës së tij, me i tregue
besnikin ma të bindun dhe me kërkue qi
t'iu printe në luftën kundër agresorit. Ma
në fund, Mbreti duel në nji dritare të
pallatit, bani salutimin kombëtar dhe
buzëqeshi. Njerzija pritshin nji fjalim, por
Madhnija e Tij preferoi mos me thanë
kurrgja. Për disa orë rresht, turma shkoi
posht e përpjetë ndën dritaret e pallatit tue
lypë armë për me mbrojtë atdheun në
rrezik. Demonstrata si kjo u banë në Korçë
dhe në qytetet e tjerë të Shqipnis.
Të nesërmen më 6 prill mitingjet
publike filluen përsëri.
Populli lypte nji shpallje zyrtare të
qeveris ku të shpjegohej se si po
shvilloheshin negociatat me Italin dhe
çfarë masash ushtarake ishin marrë në rast
se fillonte nji luftë. Fa dijtë hollësinat e
bisedimeve nd mes të qeverive shqiptare
dhe italiane, populli shqiptar e kishte
kuptue me instinkt se kët herë puna nuk
do të mbaronte me nji kompromiz.
Prandaj, pleq dhe të rinj ulurinin për me u
reggistrue si vullnetarë. Por qeverija
ngurronte me armatosë popullin, megjithqi
rreziku ishte te dera. Kabineti bisedonte
dhe ministrat nuk shifeshin kurrkund.
Turma u grumbullue përpara nninistrive
dhe nji delegacion i improvizuem çau
kordonin e policis dhe u futë në ndërtesën
e kryeministris. Kryeministri Koço Kota i
siguroi përfaqësuesit e popullit se qeverija
po bante detyrën dhe se gjendja nuk ishte
fort e pashpresë. Por në ishte se qeverija
kishte vendosë me rezistue, atehere përse
mbaheshin në burg ata qi ngritën zanin të
parët kundër agresionit qi po pregatitej në
Romë dhe në Bari. Mbas fjalëvë të
kryeministrit, ky ishte nji gabim i

7 Prill 1939 Mbreteresha

MBRETNESHA GERALDINE

autoritetit lokal dhe ai premtoi me dhanë
urdhën qi patriotët e burgosun të lirohen.
Ndërkaq, ministri i mbrendëshëm do të
ngarkohej me rekrutimin e vullnetarve në
rast nevoje. Nji shpallje zyrtare do t'i
kallzonte të vërtetën popullit shqiptar mbi
negociatat qi po shvilloheshin me qeverin
italiane. Po të vinte puna për me luftue, tri
vija defensive ishin parashikue për
mbrojtjen e kryeqytetit.

Turma, e qetësueme nga kto sigurime,

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:24

marshoi drejt qendrës së gjindarmëris në
rrugën e Durrësit ku mbaheshin patriotët e
burgosun. Kta u liruen aty për aty dhe
banë nji kthim triumfal në sheshin e
Bashkis, ose te Skënderbeut si quhet tash.
Atë mbasdreke proçesioni u formue përsëri
dhe shkoi para Pallatit. Alje duel Mehdi
Frashëri dhe deklaroi se disa dit ma parë
Italija i kishte dërgue qeveris shqiptare nji
notë ku ishin formulue disa kërkesa të
papajlueshme me pamvarësin e shtetit
shqiptar, domethanë bashkim monetar dhe
doganor në mes të dy shteteve, instalim i
përhershëm i nji divizioni të ushtëris
italjane në tokë shqiptare, me detyrë qi të
okuponte skelat dhe disa pikë strategjike
gjatë kufinit toksuer. Kërkesa ma e
damshme për ardhmenin e kombit ishte qi
nënshtetasit italian të kishin të drejtë me
ble toka bujqësore dhe me u instalue
përggjithmonë në Shqipni. Me fjalë të tjera,
Italija fashiste donte me e përdorë
Shqipnin si nji vendbanim për tepricën e
popullsis qi nuk kishte ku me emigrue.
Kurse, në parashikim të nji mundësije të
tillë, shteti shqiptar e kishte ndalue me
liggjë blemjen e tokave bujqësore nga të
huejt. Mehdi Frashëri theksoi se pranimi i
këtyne kërkesave do të thonte mbarimin e
shtetit shqiptar të pamvarun, prandaj kur
ishte pyetë nga Mbreti me dhanë
mendimin, ai kishte këshillue refuzim
kategorik. Për me fitue kohë qeverija kishte
parashtrue kundërpropozime. Por Roma
kishte ngulë kambë qi të 17 pikat e notes së
saj të pranoheshin pa asnji ndryshim. Me
5 prill, porsa u muer vesht lindja e princit
mbretnuer, ministri i Italis Jakonnoni kishte
kërkue përgjegjjen e notes italiane mbrenda
24 orëve, domethanë se qeverija shqiptare
ishte vue përballë nji ultimatumi. Çdo
shpresë kompromizi ishte çdukë dhe lufta
dukej si e paevitueshme. Mbnenda asaj
dite qeverija shqiptare do të lëshonte nji
shpallje zyrtare për me i shpjegue popullit
qëndrimin e saj përballë kësaj krize
kombëtare.
Fjalët e Mehdi Frashërit e banë popullin
me marrë frymë çkujdesun, mbasi ishte
çdukë frika e nji kapitulimi të turpëshëm.
Ai hyni në Pallat me premtimin se do të
kujdesej qi shpallja zyrtare për të
konfirmue ato qi na kishte thanë me gojë të
botohej sa ma shpejt. Ndërsa vargu i
demonstratorve kalonte nëpër rrugën e 28
nandorit, veturat e legatës italjane, mbushë
me njerës dhe me plaçka, kaluen në drejtim
të Durrësit, gjoja për arësye se nështetasit
italian ishin në rrezik me u vra nga turma.
Kët provokim të fundit populli i kryeqytetit
e priti me dinjitet dhe gjak të ftofët, tue qenë
i vendosun mos me i dhanë shkak Italis
për ndërhyrje ushtarake, kinse për të
mbnojtë nënshtetasit e saj të kërcënuem.
Ma në fund, atë mbramje u botue
shpallja e Zyrës së Shtypit që pritej me aq
padurim. Pa pritë e pa kujtue, thoshte
komunikata, qeverija italjane parashtroi'
kërkesa të papjtueshme me dinjitetin dhe të
drejtat e nji shteti të pamvarun. «Mbreti
dhe qeverija shqiptare nuk do të pranojne
me asnji mënyre, - vijonte shpallja, - me i
ba ndonji fuqije të huej koncesione qi
mund të vejnë në nrezik pamvarësin
politike ose tansin toksore të atdheut.»
Kuptimi i kësaj deklarate ishte se Italija
do ta zaptonte Shqipnin, por së paku jo me
pelqimin e qeveris shqiptare. Përkundrazi
do të bahej luftë në skelat e Shqipnis, sado
qi perfundimi nuk mund të ishte në
dyshim, tue marrë parasysh pregatitjet në
shkallë kolosale qi Mussolini kishte ba në
Italin e jugut. Natyrisht, rezistenca do të
kishte qenë shum ma e vazhdueshme dhe
ma e kushtueshme për invaduesin sikur
qeverija të kishte armatosë popullin, i cili u
nggjir tue bërtitë për me lypë armë.
Veteranët e Vlonës dërguen në Tiranë nji

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:24

delegacion po me at qëllim dhe qeverija e
përcuell me duerbosh. Le kjo qi nuk u ba,
por duel në shesh se edhe ushtërija nuk
ishte armatosë si duhej për me ba nji luftë
në rregull. Kaq vjet me radhe gati gjysma e
buxhetit ishte shpenxue dhe, në ditën e
rrezikut, ushtërija kombëtare tansisht nuk
hyni në asnji punë.

Në agimin e 7 prillit, qi ishte e Premte e
Zezë e Kristianve. banorët e kryeqytetit u
zgjuen prej gjunnit nga gjëmimi i artileris.
Kët herë topat nuk kasnecojshin nji ngjarje
të hareshme si dy dit ma parë. Ishin baterit
e luftanijeve italjane qi po bombardojshin
Durrësin në pregatitje të debarkimit të
ushtëris. Mussolini kishte vendosë me vue
në zbatim «grushtin» pikërisht në at dite
zije dhe lutjesh. Asnji shkrupull moral,
asnji respekt për nji grue lehonë, për fjalën
e dhanun, për traktatet e nënshkrueme,
nuk e trazuen shpirtin e diktatorit
këmishëzi.

Oshëtimi i topave ishte si nji sihariq,
mbasi provonte se invazioni ndeshi në
rezistencë të armatosun. Bombarduesat
Caproni fluturuen në qiellin e kaltërt të
Tiranës për nne i dhanë popullit me kuptue
se mjeti ma i fundit dhe ma mizuer do të
përdorej për zaptimin e Shqipnis.

Në zyrat e Bashkis ku ishin vendosë
studiot e Radio-Tiranës, Mehdi Frashëri
kishte fillue punën, i rrethuem nga
intelektualë të rinj qi shërbenin si sekretarë
dhe si përkthyes. Në kët çast historik dhe
për hir të së vërtetës, ishte e domosdoshme
me i shpallë botës së lirë se nji komb i vogël
po martirizohej në emën të politikës
imperialiste të fashizmit. Kjo ishte aq ma
tepër e nevojshme tue dijtë se propaganda
e Romës do të mbushte botën me rrena e
fallsifitete mbi «enthuziasmin me të cilin
ushtërija italjane qi zbriti në Durrës e
gjetke u brohoritë nga populli shqiptar».
Gjithashtu, për hir të së vërtetës, vlen të
merret në shënim se në kët çast historik për
fatin e kombit, ishte kryetari i këshillit të
shtetit Mehdi Frashëri dhe jo kryeministri
Koço Kota, qi muer përsipër detyrën e
ndriçimit të opinionit botnuer mbi dhunën
qi po i bahej Shqipnis në mes të Europës.
Prijësi i improvizuem i popullit shqiptar e
kreu detyrën historike qi i kishte ngarkue
vedit, me zotësi dhe guxim të pashoq.
Mesazhi i tij drejtue Mussolinit, për me i

7 Prill 1939 Mehdiu

MEHDI FRASHERI

hudhë në fytyrë krimin qi ishte tue krye,
kumboi në radiot e botës. Mehdi Farshëri i
përmendte diktatorit fashist fjalët qi kishte
thanë në nji rast tjetër: Nuk meriton lirin
nji popull qi nuk asht gati me vdekë për të.
Pra, ai nuk mund të priste qi Shqiptarët, të
cilët kanë luftue kundër invazioneve të
hueja gjatë historis së tyne mijvjeçare, të
pritshin trupat fashiste me tufa lule dhe
banda muzike. Mesazhi guximtar i Mehdi
Frashërit u përkthye në gjuhët kryesore të

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:24

Europës dhe u transmetue vazhdimisht me
radio nga folës të imporvizuem.
Lajmet nga balli i luftës ishin
inkurajues në fillinn. Italjanët, tue pasë
besim se gjatë dy javëve të fundit kishin
paralizue vullnetin dhe aftësin e
Shqiptarve me rezistue, kujtuen se po
dabarkojnë sikur me shkue në nji paradë
ushtarake. Forcat shqiptare, ndën
komandën e majorit të gjindarmëris Abas
Kupi, pritën sa zbriti në tokë nji numur i
madh nga invaduesit dhe mandej çelën
zjarrin dhe banë kërdin në mes të ushtarve
qi nuk pritshin me u sulmue. Motoskafët u
mbushen me njerës dhe morën drejtimin e
luftamjeve. Baterit shqitare filluen
barazhin, nji ggjyle ra mbi guvertën e nji
luftanije dhe nji tjetër përmbysi nji nga
motoskafet në det. Orvatjet u përsëritën
ggjashte herë pa sukses. Atëhere komanda
italjane urdhnoi bornbardimin nga baterit
e flotës dhe mitralozët e mbrojtësve
shqiptar u nxuerën jashtë veprimit
njimbasnji. Por edhe mbasi invaduesit
kishin zanë kambë në skelë, lufta vazhdoi
në rrugët e Durrësit. Luftëtarët e përbamë
nga gjindarmë, ushtarë dhe civila
vullnetarë, kishin zanë pozita në shtëpijat
ggjatë rrugës kryesore dhe shtinë papremas
mbi ushtarët italjan qi marshonin si në
paradë. Po kjo gja, në nji shkallë ma të
vogël u vërtetue në vise të tjerë të bregdetit:
Shingjin, Vlonë, Sarandë.
Mussolini kishte kujtue se, tue
mobilizue 100.000 ushtarë, 180 luftanije
dhe 400 ajroplanë do ta zaptonte Shqipnin
pa shkrefë asnji pushkë. Prandaj qysh në
mëngjezin e 7 prillit agjencija telegrafike
Stefani kishte përhapë lajmin se trupat
italjane debarkuen në portet e Shqipnis
dhe u pritën me enthuziasmë nga populli
shqiptar. Kurse Radio Tirana, mbas
protestes diretke të Mehdi Frashërit drejtue
Mussolinit, filloi me dhanë mesazhin e
mbretit Zog drejtue popullit shqiptar.
Mbasi shpjegonte me pak fjalë thalbin e
kërkesave italjane, të papranueshme për
nji shtet të pamvarun, mesazhi mbretnor
ftonte Shqiptarët nne i rezistue invazionit.
Në mbasdreken e 7 prillit gjendja u
ndryshue kryekëput. U përhap lajrni se
Mbreti me ggjith familjen ishte largue nga
pallati dhe kishte shkue në shtëpin e
kryeministrit në Tiranën e re. Mbretnesha
lehonë ishte nise me nji ambulancë të
improvizueme drejt kufinit të Gneqis. Pritej
qi edhe mbreti me ggjith qeverin të nisej po
atë dit. Ndërkaq, ajroplanat italjan
fluturonin mbi kryeqytet dhe me nji
shpejtësi të rrufeshme u përhap lajmi se do
të fillonin me lëshue bombat, pa marrë
parasysh se nuk kishte asnji mjet për me u
mbrojtë. Policët me biçikleta patrulluen
rrugët e Tiranës dhe, kudo qi panë grupe
njerzish, i nxitën të shpërndahen dhe të
kërkojnë strehë. Nji atmosferë paniku
shpërtheu anekand dhe nuk mbet gati
asnjeri nëpër rrugë. Mbasi u pa se
shtëpijat nuk mund të ishin nji mbrojtje
kundër bombave prej qiellit, Tiranasit
vendosën me dalë në fushë të jgjanë, tue
marre me vehte çdo plaçkë qi iu binte në
dorë. Kush kishte nji kalë e ngarkoi me
tesha dhe, tue zvarrisë fëmijë e plaka,
vrapoi drejt katundit ma të afërm. Ata qi
nuk e përfillën kët fushatë frikësimi dhe
qëndruen nëpër rrugët, panë kah muzgu
nji varg veturash zyrtare qi morën
drejtimin e rrugës së Elbasanit...
Trupat italjane, të primuna nga njisi të
motorizueme, hynë në Tiranë, nji qytet i
vdekun, me 8 prill 1939. Kaluen së paku
dyzet dit para se të plotësohej okupacioni i
tanë Shqipnis, por edhe atëhere trupat
italjane nuk e ndienë kurr vehten të
sigurtë, sidomos jashta qyteteve.
Opinioni publik i botës së qytetnueme e
dënoi grabitjen e Shqipnis si nji krim

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:24

kundër njerzimit. Shkrimtari dhe gazetari
anglez Sir Harold Nicolson shfreu zemrimin
kundër oportunistëve profesional qi
pretenduen se kurrgja nuk kishte ndryshue,
mbasi Shqipnija kishte qenë ndën
protektoratin e Italis para 7 prillit.

«Këtyne njërësve qi kanë frikë me
këqyrë realitetin në sy - shkruente Sir
Harold Nicolson në revisten angleze
Spectator, - mund t'iu përmend se Signor
Mussolini, tue invadue Shqipnin, ka
shkelë 7 traktate dhe marrëveshtje
ndërkombëtare, dhe Britanija e Madhe ka
pasë nënshkrue katër prej tyne. Ata qi e
kanë ba zanat me çfajësue agresorin,
tronditen nga ky fakt, mbasi duen qi të
respektohen formatjuridike. Kur zihen
fare ngushtë, ata përdorin argumentin ma
të përbuzëshëm, tue shpallë se, sidoqortë,
Shqipnija asht nji vend i mrapambetun
dhe Mbreti Zog nuk ishte demokrat. Ktu
asht rasti me përmendë se ata qi duen me i
ikë së vërtetës përdorën pak a shum
argumente të njiilojtë kur na tradhëtuem
Prezidentin Benes.»1

Fletorja Times, në kryeartikulhn e 8
prillit, hudhte poshtë tezen e propagandës
fashisto-naziste dhe mandej bante pyetjen:

«Duem me dijtë, mbas gjith fjalëve qi u
folën, se si diplomacija naziste dhe
fashiste do të pajtoje invazionin (e
Shqipnis) me traktatin e 1927-es. Në të
vërtetë, agresioni i urrejtun i Mussolinit, jo
vetëm qi nuk mund të pajtohet me kushtet
e traktatit të 1927, ku Mussolini zotohej me
e mbrojtë Shqipnin kundër agresionit të nji
shteti të tretë, por përban nji shkelje brutale
të shum detyrimeve të tjera qijanë
shkruejtë në vendimin e Konferencës së
Ambasadorve me datë 9 nanduer 1921, në
statutin e Lidhjes së Kombeve, dhe
sidomos në traktatin anglo-italjan të

1. The Spectator, 14 prill 1939

nandorit 1938. Mbas krahasimit të 'l
goditun qi bani Z. Attleei, grabitja e
Shqipnis asht nji dhunim aq i madh i
marrëveshtjes anglo-italjane, sa okupimi i
CekosHovakis ishte për marrëveshtjen e
Mynihut.»

Z. Xavier de Courville (Zavije de
Kurvile), ish-drejtori i Liceut të Korçës,
mbasi u kthye në Paris mbajti nji
konferencë mbi invadimin e Shqipnis. «Në
skelën e Durrësit, - tha profesori francez, -
puna e parë qi banë «ngadhnjyesit» ishte
me nxjerrë me pahir banorët e qytetit qi
kishin gjetë strehë në bodrumet e
shtëpijave për të shpëtue nga bombardimi,
me i radhitë gjatë molos dhe me i detyrue të
bajnë salutimin fashist. Fotograrit e kësaj
sqene të trillueme u botuen mandej në
shlypin italjan për të bindë botën se
populli i Durrësit kishte brohoritë
debarkimin e ushtëris së Mussolinit. Në
mbramjen e 7 prillit Shqipnija nuk kishte
ma nji za të lirë për të denonsue kto
mashtrime dhe për të shpallë vullnetin e
saj me jetue e pamvarun.»

«Për të justifikue të drejtën e Shqiptarve
me jetue si komb i lirë mjafton qi Mbreti
dhe qeverija i thanë «jo» kërkesave të
Mussolinit, - vijon Z. de Courville, - Po në
at kohë, Shqiptarët lurtuen mjaft sa me i
tregue botës se refuzojshin me iu
nënshtrue sundimit të huej. A nuk janë
Shqiptarët të parët qi guxuen me i thanë
«jo» nji ruqije imperialiste në Europë qi
donte me iu rëmbye lirin dhe me i
skllavërue në vendin e tyne?»

Mjerisht kriteret morale të qeverive
europiane kishin ra aq poshtë saqi asnji za
nuk u ngritë për të protestue kundër
martirizimit të nji kombi të vogël në skajin
e kontinentit. Të ashtuquejtunat fuqi të
medha ishin gati me marrë agresorët më të
mirë, tue sakrifikue lirin dhe begatin e të
tjerëve. Ministri i jashtëm britanik, Z.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:25

Z. Chamberlain deklaroi në Dhomën e
Komuneve se Shqipnija ishte përtej zonës
së interesave të Britanis së Madhe. Sa për
denonsimin e zaptimit të Shqipnis në
emën të statutit të Lidhjes së Kombeve Z.
Chamberlain nuk e gjeti kohën të
përshtatun. Përkundrazi, Mussolini gjeti
nji aprovim të tërthortë për krimin e tij
kundër njerzimit, kur ministrija e jashtme
britanike pranoi qi të mbyllej legata
shqiptare në Londër, dhe Shqipnija të
përfaqësohej prej ambasadës italjane.
Qeverit e Turkis dhe të Egjyptit nuk e
njoftën aneksimin e Shqipnis dhe legatat
shqiptare në Stamboll dhe në Kajro mbetën
çelë deri mbas luftës së dytë botnore. Po
kjo ndodhi edhe në Paris, ku i Ngarkuemi
me Punë Milto Noçka nguli kambë qi
ministrija e jashtme franceze t'i dërgonte
nji notë zyrtare për të kërkue mbylljen e
Legatës dhe ta merte vetë në dorëzim.
Franca nuk e kishte aq mirë me Italin
fashiste prandaj nuk deshi me mannë nji
masë të tillë dhe Legata e Parizit nuk u
mbyll deri ditën qi Franca u shkel nga
Gjermanët.

Përsa i përket fqinjve toksuer të
Shqipnis qëndrimi i tyne ishte me u përulë
përpara faktit të kryem. Qeverija
jugosllave ndoshta priste me marrë hisen e
saj në Shqipnin e Veriut mbas pazarllëkeve
që Ciano kishte ba në Belgrad. Qeverija
greke u tregue edhe ma e përvujtun kur
kryeministri Metaksas, katër dit mbas
invazionit, ngarkoi ministrin e Greqis në
Romë t'i transmetonte ministris së jashtme
italiane kët mesazh: «Jam fare i bindun se
tash e tutje kurrgja nuk do të ndodhi për të
prishë miqësin tradicionale në mes të
Greqis dhe Italis. Nji fazë e re
marrëdhaniesh të përzemërta dhe
paqësore në mes të dy shteteve ka për të
fillue prej ditës së sotme.» Sikur nuk
mjaftoi kjo, disa muej ma vonë,

kryeministri Metaksas siguroi Cianon,
prapë me anën e ministrit të Greqis në
Romë, se qeverija greke i njifte Italis nji rol
të dorës së parë në pellgun e Detit Mesdhe,
prandaj qeverija greke e kishte si parim me
i vue marrëdhaniet me Italin mbi themele
të shëndoshta. Kjo ishte aq ma e vërtetë
dhe e nevojshme tash qi Italija u ba fqinje e
Greqis, jo vëtem në det, por edhe në tokë.»1

Mbjellja e fashizmit

Pa mbarue mirë pushtimi ushtarak i
Shqipnis, autoritetet italjane shpallën nji
tok masa politike për të legalizue
aneksimin e vëndit tonë qi u ba nji koloni
italiane. Megjithatë, në propagandën e saj
dhe në format qi u përdorën, Italija deshi të
krijonte përshtypjen se lufta ishte ba
kundër Mbretit Zog dhe se pamvarësija e
Shqipnis kishte mbetë e pacënueme. U
formue nji qeveri me Shqiptarë, të cilet
duket se i besuen kësaj legjende dhe
kujtuen se dot'i shërbenin atdheut ma
mirë se ndën regjimin e maparshëm. Në të
vërtetë, roli i qeveris ishte me transmetue
urdhnat dhe me zbatue vendimet e
Italjanve qi kishin pushtetin e vërtetë në
dorë, prej Jakomonit në Tiranë e deri tek
«këshilltari» fashist në çdo prefekturë.

Ndërsa gjeneral Guzzoni kishte shpallë
shtetrrethimin dhe kushdo qi kapej me
armë në dorë pushkatohej në vënd, forcat e
karabinjeris prunë në Tiranë gati me
përdhuni parin e krahinave, të zgjedhun
nga nji listë, për të luejtë rolin e
përfaqësuesve të kombit ne nji Kuvend
kushtetues. Jakomoni kishte ngarkue
Xhafer Ypin, ish-inspektor i Oborrit
Mbretnuer, me u njoftue «delegatve»
qëllimin për të cilin kishin qenë prue në
kryeqytet.

1. Libri i Bardhë i qeveris greke, Londër 1942

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:25

«Zotërinj, - tha Xhafer Ypi, - po ju lexoj
mocionin qi keni më aprovue, ashtu si m'u
dorzue nga Legata italjane qi e hartoi.»
Mocicni shpallte rrezimin nga froni të
Mbretit Zog dhe bashkimin e kunorës së
Shqipnis me atë t'Italis. Mocioni kishte
qenë nënshkrue dy dit ma parë nga
Ministri i Italis në Tiranë, Jakomoni dhe
nga Sekretari i tij Babusdo-Rizzo. Kësisoj
Viktor Emanuel i 111 bahej dy herë mbret
dhe nji herë imperator. Jakomoni u ba
zavendësmbreti i Shqipnis dhe dekretoi nji
tok marrëveshtje qi kishte nënshkrue me
«qeverin» shqiptare si përfaqësues
fuqiplote i Italis.
Kuptimi i këtyne marrëveshtjeve ishte
me prue në vend pikat e ultimatumit qi
Mbreti Zog kishte hudhë poshtë. Vetëm ky
fakt mjafton me provue se sa e padrejtë
asht me thanë se Shqipnija ishte nji koloni
italjane edhe para 7 prillit. Por ma mirë le
të ndijjojmë mendimin e gazetarit të
mirënjoftun anglez Garvin, i cili shkruente
në fletoren «0bserver» të Londrës me 9
prill 1939: «Shkurt, Mussolini asht tue
shtie në dorë kontrollin e plotë ushtarak
mbi Shqipnin, gja qi nuk muejti ta bante
derisa Mbreti Zog ishte në krye të shtetit
shqiptar. Me fjalë të tjera, Mussolini asht
tue ba në Shqipni atë qi Hitleri bani në
Çekosllovaki.»
Shqipnija humbi pamvarësin e saj
tregëtare me çdukjen e kufinit doganor me
Italin. Frangu shqiptar, qi ishte bazue në
arin, u lidhë mbas liretës italjane dhe i ra
vlefta menjiherë, tue relë rrugën e inflacionit
qi ka vazhdue qysh atëhere. Pika e tretë dhe
ma me randësi nga pikpamja ekonomike
ishte se Italija fitoi të drejtën ekskluzive me
shfryt^zue pasunit toksore të Shqipnis dhe
me ndërtue vepra botore.
Për mos me lanë asnji dyshim se
Shqipnija e pamvarun kishte mbarue,
ushtërija, gjindarmërija dhe ministrija e


jashtme u syprimuen dhe u zavendësuen
nne entet përkatëse t'Italis. Ma në fund,
erdhë marrëveshtja me nji nen qi do të
kishte prue çdukjen e Shqiptarve si nji
komb. Prej ditës qi u nënshkrue kjo
marrëveshtje famëkeqe Italianët fituen të
drejtën me u vendosë në Shqipni si banorë
të përhershëm, me u ba pronarë tokash
bujqësore dhe me u emnue në ofiqet ma të
nalta të shtetit. Fill mbas invazionit nji
italian u ba Drejtor i Zyrës së Shtypit dhe
Propagandës, dhe të ashtuquejtunit
këshilltarë italjanë në ministri dhe
prefektura morën drejtimin efektiv të
punve të shtetit në dorë. Nji rrjedhim edhe
ma i rrezikshëm i marrëveshtjes me nji nen
do t'ishte kolonizimi i tokave shqiptare
nga emigrantë italjan derisa, nji dit prej
ditve, Shqiptarët të mbeteshin nji pakicë në
vendin e tyne.
Mbas aneksimit politik erdhë monopoli
ideologjik, simbolizue nga këmisha e zezë
e fashizmit. Nji nga të parat masa
konknete të okupatorit ishte përkthimi i
statutit të partis fashiste në gjuhën shqipe.
Me kët, dhjaten e diktaturës moderne në
dorë, Commendatore Giro iu përveshë
punës për të formue me dekret partin
fashiste të Shqipnis. Mbrenda ditësh
atdheu i jonë u mbulue me nji rrjetë të re
burokratike. U krijue aparati drejtues i partis
me sekretarë të përgjithëshëm në qendër dhe
federalë e fiduçiare ndër krahinat.
Me imponimin e monopolit ideologjik
të rashizmit, Shqiptarët humbën at farë liri
kulturore qi gëzojshim ndën Monarkin.
Nji nga viktimat e para të mbjelljes së
fashizmit ishte Liceu i Korçës qi u mbyll
me urdhën të Jakomonit. Me brutalitetin
karakteristik të partizanve të
«manganello's», urdhni për mbylljen e
liceut u vue në zbatim kur kishte vetëm
disa javë deri në mbarimin e vitit
shkolluer. Profesorët francez morën

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:25

urdhën me u largue mbrenda ditësh, sikur
të kishin qenë spiunë ose kusarë. Nxanësit
nuk e përfillën terrorin qi mbretnonte dhe
përcuellën mësuesit e tyne tue këndue «La
Marseillaise» (La marsejezë). Disa nga
nxanësit u arrestuen, të paditun si nxitës të
këtij manifestimi antifashist. Kështu filloi
perse'-utimi i Shqiptarve qi refuzuen me iu
përulë zgjedhës së re. Mbas liceut
frenggisht u mbyllën edhe shkollat shqipe,
tue vue si shkak ushtërin italjane qi
debarkonte vazhdimisht dhe gjoja kishte
nevojë për banesa. Kjo po ndodhte në
muejin maj kur moti ishte i kthjellët dhe
ushtarët mund të flinin në ladëret si asht
zakon në at mjeshtëri. Arësyeja e vërtetë
ishte natyrisht se nxanësit u banë pararoja
e rezistencës kundër fashizmit. Kjo
provohet nga fakti se vetëm nji numur i
vogël nga shkollat qi u zbrazën u okupuen
nga ushtërija italjane. Riçelja e shkollave
në vjeshtën e atij viti u shoqnue me nji
rerormë radikale arësimore, sidomos tue
vue në përdorim libra shkolluer të rij, të
përkthyem nga italishtja dhe të frymëzuem
nga dogmat, ose ma mirë me thanë dokrrat
e së ashtuquejtunës doktrinë fashiste.

Nji varg masash të tjera u vunë në
zbatim për të izolue Shqipnin nga bota e
lirë demokratike. Misioni arkeologgjik
francez, i kryesuem nga Z. Lëon Rey, u
detyrue të pezullonte veprimet dhe të
largohej prej Shqipnije. Po kët fat pesoi
edhe Misioni i Fondacionit Rockefeller qi
kishte krye nji punë të madhe në luftën
kundër malarjes. Në lamin e kulturës
errësina intelektuale e doktrinës rashiste u
plotësue me ndalimin e të gjitha librave,
revistave dhe fletoreve të hueja, pënveç
atyne qi vijshin prej Italije. Ma në fund,
Shqipnija si shtet u izolue nga bota e
jashtme, kur diplomatët italjan morën
përsipër me e përfaqësue në kryeqytetet e
botës. Kjo pikë e rundit u shkruejtë në
kushtetutën e re qi proklamoi Viktor
Emanuelin e III si mbret i Shqipnis. Nji
nënsekretar i shtetit pranë ministris së
jashtme t'Italis do të merrej me punët e
Shqipnis, dhe nëpunës shqiptar do të
shërbenin ma tepër si përkthyes pranë
ambasadave dhe konsullatave italiane
kudo. Partija fashiste shqiptare do të
vepronte ndën urdhnat direkte të
Mussolimt dhe antarët e saj do të
betoheshin me qenë besnik ndaj Duçes.

Shfrytëzimi ekonomik

Porsa u plotësue okupacioni ushtarak i
Shqipnis, Mussolini dërgoi nji komision
ekspertësh për të hetue pasunit natyrale të
vendit. Ky komision, i kryesuem nga
shkencëtari Bennini, i paraqiti «Duces» nji
raport ku përshkruente me enthuziasëm
pasunit e mëdha minerale qi kishte zbulue
në ggjiun e tokës shqiptare. Disa pikë të
këtij raporti vlejnë të citohen tekstualisht,
jo vetëm për informatat konkrete, por edhe
si nji model i stilit fashist.

«Burimet e mineralit të hekurit qi janë
vërtetue deri tash në afërsinat e Liqenit të
Ohrit arrijnë së paku 20 milion ton. Mund
të themi se burimet e hekurit në Shqipni
janë në nji shkallë aq të gjanë sa me
influencue në mënyrë vendimtare sasin
dhe kualitetin e prodhimit të çelnikut
n'Itali. Përpjestimi i metalit të pastër në
minerahn qi asht zbulue deri tash
kapërcen 60 përqind. Shfrytëzimi mund të
fillojë menjiherë mbasi minerali ggjindet
gati në sipërfaqe dhe nuk do të jet nevoja
me çelë llogore në thellësi. Komisioni ka
formue bindjen se mund të hartohen sakaq
plane për të nxjerrë nji milion e gnysëm ton
mineral hekuri në vitin e parë të punimeve
prej tetuerit 1940 deri në tetuerin 1941.
«Janë zbulue burime të mineralit të
kromit qi kapin së paku 500.000 ton. Kjo

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:26

sasi mund të sigurojë nevojat e Italis në
metalin krom për dhjet vjet, nëmos ma
tepër. Parashifet mundësija me prodhue
nji sasi kromi ma të madhe sesa mund të
përdori industrija italjane, kështu qi mund
të teprojë diçka për të eksportue.
«Në Shqipnin e Veriut ndodhet nji sasi
e konsiderueshme e mineralit të bakrit, me
nji përmbajtje metali prej 10 përqind.
Sasija e përgjithëshme e këtij minerali
besohet të jet 5 milion ton. Shoqnija
industriale Parodi-DeIfino ka marrë
koncesionin me organizue prodhimin e
6.000 lon bakri të pastër në vjet.»
«Shoqmja A.I.F.A. ka zgjanue zonën e
prodhimit të vojgurit deri në Pathos, qi ka
qenë koncesioni i shoqnis Anglo-Persiane.
Perspektivat e prodhimit të vojgurit në kët
zonë të re duken fort inkurajuese.»
«Në Selenicën e Vlonës grupi i
ndërmarrjeve Parodi-Delrino shpreson të
jet në gjendje me prodhue vitin qi vjen
20.000 ton asfalti të kalitetit ma të mirë.»
Informata nga burime të tjera thojshin
se gjatë Luftës se Dytë Botnore, Italjanët
kishin zbulue burime të tjerë nafte në
Shqipni dhe prodhimi i benzinës kishte
arrijtë gati nji gjysëm milion ton në vit.
Asht për t'u vue re se statistikat italiane
nuk japin shifra mbi prodhimin e vojgurit
në Shqipni mbas vitit 1939.
Tash le të kthehemi pursëri në raportin
Bennini ku përshkruhen triumfalisht
fitimet materiale qi zaptimi i Shqipnis
kishte me i prue Italis.
«Në qarkun e Korçës, - shkruen Signor
Bennini, asht vërtetue pranija e mineralit
amiant.I Shoqnija Cave di San Vittorio ka
për të fillue punën për shrrytëzimin e këtij
minerali të çmueshëm.»
«Nji projekt me randësi përmirësimi
bujqësor do të vihet në zbatim në fushën

1. Amiant: nji lloj asbesti i bardhe qi duron fort zjarrin.

e Kavaj'ës.»
«Në Korçë„ 0 Duce, do të ndërtohet nji
fabrikë sheqeri, tue përdorë rrepën qi do të
mbillet në at fushë shum pjellore.»
«Ma në rund, rrjeta e rrugëve të
asfaltueme do t'arrije 2.000 kilometra dhe
do të plotësohet mbrenda afatit qi ke
caktue ti, 0 Duce!»
Simbas raportit Bennini, Shqipnija
mbrenda pak muejve do të kthehej në nji
kantjer ndërtimesh për dobin ma të madhe
të ekonomis italiane. Toka shqiptare, qi na
patën thanë se ishte fare e vorfën, duel
paprimtas e pajosun me begati natyrale
shum të çmueshme. Ajo qi nuk ishte ba
gjatë 15 vjetve «bashkepunimi miqësuer»
do të kryhej me nji shpejtësi të rrufeshme
tash qi mineralet dhe gruni i Shqipnis do
t'i shërbenin lulëzimit ekonomik t'Italis.

Luftë në tokë shqiptare

U duk fare shpejt se invadinni i
Shqipnis nuk ishte nji qëllim në vetvehte.
Në trillimet e Mussolinit dhe të dhandrrit
Ciano, Shqipnija do të shërbente si
piknisja e zgjanimit të «imperos fashiste»,
mbas gjurmave të Romës së vjetër. Kështu
shpjegohet zaptimi ushtarak i Shqipnis,
mbasi Italis nuk i vinte ndonji rrezik nga
bregu linduer i Adriatikut ndën regjimin e
maparshëm. Edhe sikur njani nga shtetet
fqij të ishte orvatë me zaptue Shqipnin,
Italija do të kishte pasë kohë me debarkue
ushtëri në vëndin tonë në bazë të lidhjes
ushtarake, por tue ardhë si aleat dhe jo si
invadues.
Shvillimi i ngjarjeve mbas 7 prillit e
vërtetoi plotësisht kët interpretim. Në
skelën e Durrësit shkarkimi i tankeve,
topave dhe i pajimeve luftarake gjithfarësh
vazhdoi dit e natë. Karvanet e kamioneve
të ushtëris mbushën rrugët e Shqipnis, tue
shkue gjithmonë nga bregdeti drejt kufinit.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:26

Trafiku nëpër rrugët ishte aq i dendun sa
qi autobusi i pasagjerve prej Tirane në
Korçë merrte dy herë ma shum kohë sesa
zakonisht. Kryeqyteti ishte ba si nji kamp
ushtërije me njisina të tankeve, artileris
dhe 1 ..mbsoris rreth e përqark. Prej agimit
në muzg, kodrat e blerta gmmojshin nga
zhunna e topave qi përdoreshin për
stërvitje ushtarake. Mbrenda disa javëve
gati 100.000 ushtarë italjan me gjith armët
e tyne nna të përsosuna kishin zanë kambë

7 Prill 1939 Noli

IMZOT FAN NOLI

në Shqipni. Pjesa ma e nnadhe e kësaj
ushtërije ishte përqendrue në Shqipnin e
Jugut, me Korçën dhe Gjinokastrën si baza
kryesore.
Nga 2 miliard lireta qi do të
shpenxoheshin në Shqipni, me urdhën të
Mussolinit pjesa ma e madhe do t'i
kushtohej pregatitjeve strateggjike. Me nji
energgji qi meritonte me u përdor për
qëllime konstruktive, autoritetet e
okupacionit punuen për me e ba Shqipnin
nji kryeurë prej së cilës fuqit e Boshtit
Rome-Berlin do të realizonin planin e tyne
me sundue Europën. Ndërtimi i
ajrodromeve ndën tokë dhe i fortifikatave
ggjithfarësh do t'ishin mjetet e këtij zggjanimi
kah lindja, mbas gjurmave të Perandoris
Romake.
Meggjithqi kto pregatitje strateggjike për
qëllime agresive baheshin gati haptazi
kurrkush nuk u mundue t'i ndalonte para
se të bahej tepër vonë. Vala e disfatizmit qi
kishte plakosë Europën kishte paralizue
vullnetin e rezistencës edhe kur rreziku
ndodhej te dera. Fqinjët e Shqipnis rrejtën
vehten tue i besue sigurimeve me fjalë të
Mussolinit se nuk kishte qellim me i
sulmue. Qeverit e Athinës dhe të Belg^radit
shpallën pa qeshun se ishin fare të qetësu-
eme nga premtimi i «Duces» me respektue
pamvarësin dhe tansin toksore të tyne.
Natyrish Mussolini nuk do ta kishte
vështirë me gjetë nji shkak për t'i shpallë
luftë Greqis ditën qi pregatitjet ushtarake të
ishin plotësue. Dhe kështu ngjau në të
vërtetë. Mussolini u ba çempioni i
nacionalizmit shqiptar për të futë disi në
kallëp agresionin e paprovokuem kundër
Greqis. Propaganda fashiste paditi
qeverin greke për persekutimin e
Shqiptarve të Çamëris. Bile u zgjodhë edhe
nji viktim i këtij persekutimi, nji farë Daut
Hoxha, për të derdhë lotë krokodili mbi
vuejtjet e tij fizike dhe morale. Mrapa
sqenës, ministri i jashtëm Ciano punoi,
mbas pohimit të tij, për të sigurue suksesin
e aventures fashiste. Hetimet e tij e kishin
bindë se qeverija greke ishte korruptue deri
në palcë, kështu qi përparimi i ushtëris
italjane deri në Athinë do t'ishte, si me
thanë, nji paradë ushtarake.
Nji dit të tetorit 1940 bota mësoi me
habitje të vërtetë ose të trillueme se Italija i
kishte shpallë luftë Greqis. Mbasi i pat
mohue popullit shqiptar lirin me çfaqë

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:26

vullnetin e vet, Mussolini nuk ngurroi me
bashkue Shqipnin në aventuren e tij
kriminale.
Në fillim u duk sikur parashikimet e
Cianos ishin të vërteta. Ushtërija italjane u
rut në tokën greke pa ndeshë nji rezistencë
serioze. Tue zgjedhë rastin ma të
përshtatun, ushtërija greke u ra Italjanve
në shpinë dhe i detyroi të tërhiqen në pikë
të vrapit. Ritirata u kthye në katastrofë dhe
ordhit e Mussolinit u shtërnguen me
zbrazë Korçën dhe Gjinokastrën. Suksesit
të ushtëris greke i ndihmuen në mënyrë
vendimtare Shqiptarët e mobilizuem nga
fashizmi, të cilet i kthyen pushkën
okupatorit, tue shkaktue tmerr dhe rëmujë
në radhët e armatës fashiste. Shqiptarët
shkuen me shpresë se, tue luftue kundër
anmikut të përbashkët, do të rifitonin lirin
e tyne. Nji inkurajim i papritun erdhë nga
shtypi i botës së lirë, i cili muer në shënim
dhe brohoriti përpjekjen e guerriljeve
shqiptar me shkaktue disfatën e ushtëris
italjane. Shkrimtari i mirënjoftun anglez
Bernard Newman, në librin e tij «The New
Europe», qi u botue mbas lufte, i përmbledhë
me kto fjalë ngjarjet e asaj kohe:
«Qysh në fazën e parë të ofensivës
italjane kundër Greqis, shumica e ushtarve
shqiptar u tërhoqën nga balli i luftës si të
pabesueshëm. Në tokë shqiptare veprat e
sabotazhit kundër ushtëris italjane u kryen
vazhdimisht me qellim qi me paralizue
orvatjen luftarake të saj. Shqiptarët u
inkurajuen edhe ma tepër nga proklamata
e qeveris greke qi u premtonte lirin mbas
fitores kundër Italis.»
Pikërisht kur ushtërija greke hyni në
Korcë, kryeministri Metaksas bani
deklaratën ku tha se Greqija luftonte jo
vetëm për të mbrojtë vehten, por edhe për
çlirimin e Shqipnis nga sundimi fashist.
Ky premtim i dhanun botnisht erdhë si nji
ngushëllim i madh për Shqiptarët qi

kremtonin për herën e parë Ditën e
Flamurit ndën zgjedhën e huej.
Nga Londra miku i vjetër i Shqipnis,
Lord Cecil of Chelwood u drejtoi
Shqiptarve, po me at rast, nji mesazh ku
thoshte: «Sulmi tradhëtar i Mussolinit
kundër vendit tuej ka qenë padyshim
dhunimi ma i shemtuet në dam të nji
kombi fqi në kohët e vështira qi jemi tue
kalue. Megjith orvatjen guximtare qi batë
për të nnbrojtë lirin tuej ordhit fashiste
duelen fituese. Por nama e zezë po e pret
tiranin fashist. Asht me vend qi miqte tonë
grek, me ndihmën tuej dhe të Britanis së
Madhe, t'i japin agresorit grushtin e
merituem. Nuk mund të themi qysh tash
nëse i ka ardhë shembja tiranis së
Mussolinit. Nji gja qi dihet me siguri asht
se Britanija e Madhe do të nguli kambë qi
Shqiptarët të rifitojnë pamvarësin e tyne
dhe, mbas asaj, do të ndihmojë me çdo mjet
për lulëzimin e vendit tuej heroik.»
Mjerisht shpresat qi nggjalli deklarata e
kryeministrit Metaksas u përgënjeshtruen
fare shpejt nga sjellja e autoritetit grek në
tokë shqiptare. Komandanti i trupave
greke qi u foli Korçarve nga ballkoni i
Bashkis çfaqi gëzimin me pa Korçën «at
qendër të kulturës greke», me u bashkue
me atdheun helenik. Mbas fjalëve erdhën
veprat dhe Himara u shpall si nji pjesë e
pandame e Greqis në emën të mbretit
Jorgos. Njerës të damkosun në syt e
Shqiptarve si peshkopi Gjermanos dhe
Kalyedani Vardas u kthyen përsëri për të
luejtë role në tokë shqiptare. Propaganda
fashiste nuk mungoi me acarue
pezmatimin e Shqiptarve tue spekulue mbi
rrezikun e përsëritjes së mizorinave të
1914-15-ës. Nuk asht për t'u çuditë qi
Shqiptarët pushuen me i ndihmue ushtëris
greke dhe banë me dështue orvatjet e saj
për të zaptue Tepelenën. Përparimi i
ushtëris greke u ndal kudo gjatë frontit të

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:26

luftës italo-greke. Qeveritarët grek, të
verbuem prej lakmis me përvehtësue
Shqipnin e jugut, anmiqësuen Shqiptarët
përsëri dhe hunnbën rastin e andrruem për
të dëbue Italianët prej Balkanit para se
Hitleri të ndërhynte për të nxjerrë prej
baltës aleatin e tij fashist. Imperializmi i
cekët i udhëheqësve të Greqis, në nji kohë
kur ekzistenca e botës së lirë ishte në
rrezik, i kushtoi shum shtrenjtë Britanis së
Madhe, e cila po përballonte vetem
pushtetin ushtarak të Gjermanis naziste.
Mbas nji dinnni të rreptë, ggjatë të cilit
qytetet e Shqipnis u bombarduen nga tri
fuqi ajrore të ndryshme, dhe ushtarët
italjan vdiqën nga të ftotit, pse strategët e
Romës nuk pritshin qi lufta të shkonte kaq
ggjatë, Hitleri leshoi divizionet e tij me tanke
dhe topa të motorizuem dhe zaptoi krejt
Gadishullin balkanik mbrenda disa
javësh. U provue edhe nji herë në
rrethanat ma traggjike se shtetet e Balkanit
gllabërohen fatalisht nga nji fuqi e madhe
sa herë qi mundohen me i hangër kryet
njani-tjetrit. Mbasi dërrmoi fuqin
ushtarake të Greqis dhe Jugosllavis, Hitleri
duket sikur i tha Mussolinit: Merri
Shqipnin dhe Jugosllavin, ndërsa në Greqi
do të sundojë ushtërija jeme.» Kjo
shpjegohet mbasi në Greqi kishin shkue
ushtarët britanik për të ndalë përparimin e
ushtëris ggjermane. Me humbje shum të
randa, forcat britanike muejtën vetëm me
vonue për pak kohë okupimin e Greqis nga
Gjermanët.
Jugosllavija u shkatërrue si shtet. Italija
aneksoi drejtpërdrejt Dalmacin dhe
Sllovenin. Kosova dhe Çamërija u
bashkuen me atdheun shqiptar qi nuk
ishte ma i lirë. Simbas nji deklarate të
ministrit të jashtëm Ciano në senatin
fashist, tetqindmijë Shqiptarë të Kosovës
dhie Dibrës u bashkuen me vllaznit e tyne
qi kishin jetue të lirë. Ironi e fatit e deshi qi

ideali i Shqipnis etnike të realizohej në nji
kohë kur atdheu i jonë ishte pushtue nga
nji fuqi e huej. Shqiptarët qi kishin jetue të
lirë vajtonin me të drejte humbjen e
pamvarësis së tyne, kurse për Kosovarët
bashkimi me Shqipnin e okupueme nga
Italija ishte si nji rilindje kombëtare. Ata
fituen të drejtën me ndie dhe me jetue si
Shqiptarë pa frikë se mund të burgosen, të
torturohen, të dërgohen në Turqi ose edhe
të vriten. Kosova u pajisë me nji
administratë shqiptare ndën mbikeqyrjen e
Italjanve si në kusurin e Shqipnis. U çelën
shkolla shqipe në qytete dhe në katunde
për Kosovarët e djegun me mesue në
gjuhën amtare. Gëzimi me pa atdheun e
bashkuem i bani Shqiptarët me harrue për
nji kohë se ishin ndën sundimin e nji fuqije
të huej. Mjerisht edhe ky bashkim, qi u
realizue në saje të okupatorit italjan, zggjati
për aq kohë sa vazhdoi lufta e dytë
botnore. Komunistët ia dorzuen Kosovën
Jugosllavis së Titos, mbasi kishin dërgue
atje brigadat partizane qi derdhën ggjakun
për me e shpëtue nga sundimi i Boshtit
nazistofashist.

Epilog

Po e mbyll kët kapitull me nji shënim
mbi Mbretin Zog mbas largimit të tij prej
Shqipnije. Mbasi kaloi nëpër Greqi, Mbreti
Zog, megjith Mbretneshën qi shpëtoi ggallë
për mrekulli, dhe me suitën, u vendos në
Stamboll për disa muej. Në vinggjillë të
luftës së dytë botnore, Mbreti Zog, me gjith
familjen mbretnore, shkoi në Paris, tue
udhëtue përmes Polonis dhe Skandinavis
për mos me kalue nga Gjermanija. Meqi
fuqit perëndimore nuk e pranuen Shqipnin
si aleate dhe nuk njoftën nji qeveri në
mërgim, Mbreti Zog nuk muejti me shvillue
nji veprimtari politike si kryetar shteti. Fill
nnbas luftës së dytë botnore Mbreti Zog, me

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Alberti Fri 5 Feb 2010 - 1:26

Mbretneshën dhe suitën u nis për në
Egjypt ku qëndroi deri me 1955. Disa kohë
mbas .'rëzimit të Mbretit Faruk, Mbreti Zog
u nis prej Aleksandris për me u vendos në
Cannes të Francës jugore. Në fillim të vitit
1961, sëmundja prej së cilës vuente u
keqësue dhe Mbreti Zog u transferue në nji
spital të Parizit. Tue pasë Mbretneshën
Geraldine dit e natë pranë tij, Mbreti Zog
vdiq me 9 pnll 1961 dhe u varros në Paris.
Në bazë të statutit të Monarkis, dhe tue
qenë se Mbreti Zog nuk kishte abdikue sa


ishte gjallë, Prind Trashëgimtar i suksedoi
legalisht. Ai u proklamue Mbret me emnin
Leka i I nga Shqiptarët e mërgimit qi kishin
shkue në Paris për vorrimin e Mbretit Zog.
Ky akt do të jet i vlefshëm derisa vazhdon
diktatura komuniste në Shqipni. Ditën qi
të jet i lirë me çfaqë vullnetin e tij, populli
shqiptar do të caktojë me shumicë votash
formen e regjimit dhe do të vendosë nëse
me vazhdue ose jo Monarkin kushtetore
ndën dinastin Zog.

Alberti
Legjendë
Legjendë

Postime Postime : 41743
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 23/11/2009
Mosha Mosha : 36
Hobi Hobi : Tenisi

Mbrapsht në krye Shko poshtë

7 Prill 1939 Empty Re: 7 Prill 1939

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi