Lufta Nacional Clirimtare 1939-1944
Faqja 1 e 1
Lufta Nacional Clirimtare 1939-1944
Ne kete teme do te perpiqem tiu sjell informacione e dokumenta te luftes Nacional Clirimtare, te betejave e ngjarjeve te viteve 1939 - 1944
Beteja e Dunices
Për 2 orë e gjysëm u zu rob një
brigadë e tërë prej 500 vetësh dhe komanda e saj prej 14
vetësh -
Beteja e Dunisës është është një nga
më të suksesshmet e LANÇ. Aty u vunë përballë kush
luftonte për çlirimin e vendit e kush bashkëpunonte me
gjermanët e tmerronte popullin. Batalioni V i Brigadës
I, prej fillimit të shkurtit 1944, operonte në krahinën
e Oparit dhe Gores. Komanda e Batalionit u vu në dijeni,
se në krahinën e Mokrës, po bëntë reprazalje mbi
popullsinë e pafajshme brigada balliste e Haki Blloshmit
e përbërë prej 500 vetësh e mbështetur nga një kompani
gjermane prej 120 ushtarë e oficerë. Ballistët në Mokër,
në çdo fshat që hynin, i detyronin fshatarët t’u
shtronin darka e dreka me pula, mish e raki. Veç këtyre
u kërkonin para dhe prodhime në natyre, si ndëshkim për
lidhjet që kishin me partizanët. Gjithashtu u kërkonin
t’u jepnin edhe vajzat, ashtu si u kishin dhënë
partizanëve. Kërkesa të tilla u bënë edhe fshatarëve të
Dunicës. Kishin hartuar lista që shumë fshatarëve t’u
merrnin sasira të shumta lekësh, të digjnin 10 shtëpi të
familjeve që kishin partizanë, të merrnin dhe vajza për
t’i rreshtuar në radhët e tyre.
Të 500 ballistët kishin ditë që qëndronin në Dunicë.
Hanin e pinin, binin për të fjetur dhe ngriheshin kur
t’iu donte qejfi. Kjo bandë bashibozukësh, po tmerronte
fshatarët. Ishte mbrëmja e 6 Marsit 1944. Forcat tona u
grumbulluan në perëndim të fshatit Niçë. Na u komunikua
ndarja dhe drejtimi i këtyre forcave për të goditur
armikun në krahinen e Mokrës. Tri kompani të Batalionit
V, një kompani e Batalionit “A. Gramshi” dhe Batalioni
“Reshit Çollaku” do të kalonin Malin e Lenijes. Rruga
ishte e gjatë dhe e vështirë, një rrugë skëterrë. Grupi
i Mortajave i përbërë nga 20-25 partizanë të drejtuar
nga Stavri Treska, partizan i vjetër dhe oficer me
shkollë të lartë ushtarake, do të përshkonte fshatin
Osnatë, malin e tij dhe do të dilte në Malin e Dunicës,
në kuotën më të lartë, nga ku të kishte një fushëqitje
sa më të mirë pë tërë pllajën e Mokrës. Kompania IV e
komanduar nga komandanti Batalionit Feti Smokthina, do
të përshkonte një rrugë të gjatë dhe, në mëngjesin e 7
Marsit, do të pozicionohej në Malin e Kozikut, me qëllim
që të zbrapste ndonjë forcë eventuale, që mund t’u vinte
në ndihmë forcave armike. Kompania IV e Batalionit V e
Komanduar nga Qamil Mane, do të qëndronte në fshatin
Osnatë si mbraparoje. Para se të niseshin, Komisari i
Batalionit “Reshit Çollaku” Misto Treska, iu drejtua
partizanëve me fjalë që edhe sot, pas 66 vjetësh,
tingëllojnë si profetike: “Shokë partizanë! Në këtë
errësirë dhe këtë të ftohtë të madh, po nisemi në një
aksion të madh e të rëndësishëm që do të jetë një aksion
historik….” .
Duke ecur në formacion luftimi arritëm afër Dunicës. Ora
ishte rreth 8.00 e mëngjesit. Fshtarët sapo kishin
filluar të nxirrnin. U informuam se armiku ishte i
dislokuar e grumbulluar i tëri në fshat. Pa humbur kohë
u bë rrethimi i Dunicës nga të gjitha anët dhe filloi
menjëherë sulmi. Dy skuadra të Kompanisë II të
Batalionit V, e para e drejtuar nga Xhevit Barjami nga
Hekali, Mallakastër me mitralier “Sharrës” gjerman,
Ibrahim Zenelin nga Çorrushi, nën drejtimin e komisarit
të Batalionit Arif Hasko, u urdhërua të pozicionohej në
fund të fshatit nga veriu, në grykën që çonte poshtë
Mokrës për nga Qukësi. Ky rezultoi se ishte sektori më i
vështirë. Ballistët për t’i shpëtuar fundit fatal
tentonin të kalonin pikërisht këtu. Skuadra e dytë e
komanduar nga Shaban Mborja nga Korça, një burrë trim
dhe i pjekur, grupi mitrolozit të rëndë “Breda” me
mitralier Beqo Myftarin, u vendos të qëndronin me
komandantin e Batalionit Muhamet Prodani dhe u
pozicionuan në një kodër, në veri të një fushëze të
vogël mbi lagjen e Brinjës, nga ku dominohej qendra e
fshatit. Komandanti Batalionit qëndroi aty, sepse nga ai
pozicion kishte fushëpamje me të mirë për të drejtuar
tërë veprimet luftarake dhe sulmin mbi forcat armike.
Forcat kryesorë goditëse, të drejtuara nga
zv/komandanti, zv/komisari, anëtari i shtabit, itedenti
batalionit, komisari batalionit italian, së bashku me
komandantët e kompanive, u vendosën të marrin pjesë
drejtpërsëdrejti në vijën e parë të sulmit, të drejtonin
dhe njëkohësisht të luftonin së bashku me luftëtarët.
Ata u urdhëruan të lëviznin drejt shtëpive të lagjes, pa
zhurmë, të pozicionoheshin dhe të bëheshin gati për
sulmin që do të fillonte sapo të jepej sinjali me
hedhjen e fishekzjarrit dhe me një breshëri të
mitrolozit të rëndë. Pas 10-15 minutash u dha sinjali i
sulmit… Zumë të gjithë pozicionet e luftimit. Ora po
shkonte. Në fshat nuk kishte asnjë lëvizje. Komandanti
tha: Djema bëhuni gati për sulm! Nxorri nga çanta
pistoletën dhe e shkrepi… Krisma e saj u shoqeruar nga
breshëri mitralozësh e mortajash... Ato breshëri i
ngjanë një bubullime të forte. Në çast në tërë vijën e
sulmit, u dëgjua thirrja e njëzëshme dhe e fuqishme që
tronditi fshatin, por më tepër mercenaret ballistë.
“Urra” dhe “Para partizanë të Brigadës së Parë”! U
shkrepën pushkët e para mbi muret e çatitë e shtëpive.
Shpërthyen bombat e dorës. Grupi i mortajave lëshoi
predhën e parë nga pozicioni ku ishte dislokuar në Malin
e Dunicës. Panik e tmerri në radhet e mercenarëve
ballistë. Filluan të dalin nga shtëpitë në grupe. Ata që
ishin strehuar në shtëpitë e fundit të fshatit, vraponin
për të zënë grykën që të çonte përmes Mokrës në drejtim
të Qukësit. Partizanët i paralajmeruan të mos tentonin
të largoheshin se do t’i qëllonin. Mortaja çdo 10-15
minuta lëshonte predha jo mbi turmë. Ballistët të
tmerruar vraponin si të çmendur… Por s’kishin nga vinin
se ishin të rrethuar. “Trimat” e ballit të lemerisur nuk
gjenin vrimë ku të fusnin kokën. Grupi komandues i
ballistëve i përbërë prej 14 vetësh me Haki Blloshmin në
krye, sapo filloi sulmi, dolën nga banesat ku ishin
strehuar dhe tentuan të kalonin përruan, por pa sukses
për shkak të ujit të shumte e të vrullshëm. Zunë
pozicion buzë përroit pas shkembinjve dhe filluan të
hapin zjarr kundër forcave tona partizane. Urdhërat për
partizanët qenë të rrepta dhe duhet të zbatoheshin
pikëpërpikë. Unë dhe Novrus Sulaj “thyem disiplinën”
duke u larguar nga skuadra e Shabanit që ishte caktuar
për mbrojtje se donim të ishim në sulm. Nuk kishte
kaluar as 10-15 minuta nga fillimi i sulmit, një grup
ballistësh me shumë se 100 veta, nga ata të strehuar në
shtëpitë e fundit të fshatit, në panik e të tmerruar,
vraponin për të shpëtuar sejcili kokën drejt asaj gryke
që çonte poshtë nga Qukësi. Por ndeshen në zjarrin e
“Sharesit” të Ibrahimit dhe të gjithë partizanëve të
përqëndruar në atë grykë. Të gjendur në këtë situatë,
turma e tmerruar dhe në panik u kthye mbrapsht. Rrugës u
ndeshën me 100-200 ballistë të tjerë. Të dy grupet e
ballistëve u kthyen mbrapsht për në qendër të fshatit…
Ballistët, pasi mblodhën veten filluan të qëllojnë me
furi kundër partizanëve. Në Grupin e Komandës në Lagjen
e Brinjës u plagos zv/komisari Irakli Tërova. Shkuam me
të shpejtë. Plumbat i kishin dërrmuar fytyrën… Nuk i
dilte zëri… As rënkonte, as fliste dot… Gjaku i rridhte
pa pushim dhe fryma po i dilte… Me të shpejte thirrëm
infermier Gaqon, i cili i dha ndihmën e shpejtë… Por ai
nuk i përballoi dot plagët e marra… Një plumb godet
Sazanin, zv/komandantin dhe e plagos. Infermieri ia
mjekoi… Duke ecur drejt një grupi ballistësh që po
vraponin, hoqa bombën nga brezi dhe e hodha drejt tyre,
por pa mbërritur bomba një plumb më godet në shpullën e
dorës së djathtë… Ulem pranë një guri dhe fillova të
shtërngoj plagën për të ndaluar gjakun… Një plumb i dytë
më fishkëlleu në vesh… Isha vënë në shënjestër prandaj u
shtriva për tokë. Pas pak minutave u njoftuam për
vrasjen e zv/komandantit të kompanisë së dytë, Riza
Kodheli nga Hekali i Mallakastrës. Përsëri njoftohemi
për plagosjen e itedentit të Batalionit Hasan Murati…
Gjaku i dilte curril. Ra në agoni dhe shqiptonte vetëm
dy emra: Qamil, Idris… Dy shokët e tij më të ngushtë. U
mblodhëm rreth tij pa ditur se çfarë ndihme t’i jepnim.
Vjen Skender Hysi nga Vërzhezha e Skraparit i cili me
mjeshtëri i bllokoi plagën dhe rrjedhjen e gjakut… (Sot
ai ka hyrë në të nëntëdhjetat, por ajo anë e trupit i ka
mbetur e paralizuar dhe zërin e ka të ngjirur). Po aty,
në pozicion luftimi plagoset edhe komisari i Batalionit
Italian dhe partizani Enver Isaj nga Salaria. Që të dy
morën plagë të lehta. Ne të plagosurit na grumbulluan
bashkë. Zumë vend te shkolla dhe vëzhgonim çdo veprim në
atë betejë. Pas dy orë e gjysëm luftimesh beteja
përfundoi. Ishte një betejë e suksesshme e partizanëve.
Komandanti i ballistëve Haki Blloshmi u fsheh nëpër
shkëmbenj që të mos binte në duart e partizanëve. Por
edhe ai doli nga stofka ku ishte fshehur dhe u dorëzua.
U zu rob një brigadë e tërë prej 500 vetësh dhe komanda
e saj prej 14 vetësh. Kriminelët iu dhanë gjyqit
partizan, ku dhanë llogari përpara popullit dhe morën
dënimin e merituar. Ballistët u lanë të lirë. Disa
shkuan në shtëpitë e tyre, disa erdhën partizanë.
Fshatarët e Dunicës ndjeheshin të çliruar nga tmerret që
kishin hequr. Në sytë e tyre buronte gëzimi dhe dashuria
për partizanët.
Kete pershkrim na i jep nje veteran lufte deshmitar i ngjarjeve

Edituar për herë të fundit nga TONII në Wed 5 May 2010 - 9:42, edituar 1 herë gjithsej
Tonii- V.I.P Anëtarë
- Postime : 5860
Gjinia :
Anëtarësuar : 11/12/2009
Re: Lufta Nacional Clirimtare 1939-1944
Kur u dogj shtëpia e parë në Pezë
Babë Myslimi nuk joshej me ofiqe, grada dhe para
Nga SALI VERDHA,
komandant i Brigadës XXII Sulmuese Partizane
Më 7. 12. 1941 në fshatin Gërmenj pushtuesit fashistë,
duke menduar se do të mund ta joshnin Myslim Pezën me
premtime të mëdha, me grada dhe me para nuk guxuan që ta
egërsonin atë, por goditën rëndë njërin nga pjesëtarët e
çetës: Avdi Kasallin. Më 7 dhjetor 1941 këtij të fundit
i dogjën shtëpinë dhe i burgosën gruan bashkë me të 3
fëmijët e vegjël në Tiranë.
Gruaja e Avdiut, një fisnike nga Gurrasi, me emrin Nafie
Kasalli, bashkë me djalin e madh, Ibrahimin 9 vjeçar,
Aliun 6 vjeçar, dhe me vajzën e vogël, Hamidenë 3
vjeçare, mbasi i arrestuan, për t’i terrorizuar në
prezencën e tyre u dogjën shtëpinë. Barbarët i vunë
përpara Nafien me tre fëmijët dhe i dërguan në Tiranë,
ku i burgosën.
Terrori i tyre dëshpëroi fshatin, veçanërisht babain e
Avdiut, të cilët e kuptuan veprën e ndyrë të fashistëve,
të cilët donin t’i merrnin krahët Çetës duke i
dëshpëruar pjesëtarët e saj. E bën shëmbull në fillim
shtëpinë dhe familjen e Avdi Kasallit. Ky veprim i
fashistëve pati një reagim të kundërt nga sa shpresonin
fashistët. Me këtë vepër të tyre ata e mbushën zonën
akoma me më shumë urrejtje. Që nga ky veprim në çetë
erdhën akoma më shumë fshatarë nga Gurrasi dhe nga
fshatrat e tjera, të cilët ngushëllonin trimin Avdi
Kasalli dhe ishin gati të sakrifikonin edhe shtëpitë e
tyre.
Me këtë vepër ata, sipas logjikës së tyre, donin të
dobësonin forcën e Myslim Pezës, por ndodhi e kundërta.
Veprën kriminale të tyre e vazhduan, duke djegur
shtëpitë e atyre që qëndronin në çetë dhe forconin
jehonën e saj, duke luftuar përkrah Myslim Pezës. Pas
saj, dogjën shtëpinë e Kasem Sinanit, Sadi Sinanit,
Shaban Rexhës dhe disa të tjera, por nuk korrën atë që
deshën. Herëpashere kur zhvillonin operacione në Pezë i
shkallëzonin masat kundër popullit të Pezës, duke djegur
shtëpi e duke vrarë popullin pa dallim në se ishin
popull apo partizan.
Me rastin e 65 vjetorit të djegies së shtëpisë së Avdi
Kasallit dhe burgosjes së familjes së tij ne sot
përkujtojmë këtë vepër makabër të fashizmit për ta
mbajtur të gjallë urrejtjen që barbarët fashist kanë
mbjellë në vendin tonë.

Mos i atriboni Abaz Kupit merita që s’i
takojnë
Në një artikull të botuar në gazetën
“Shekulli” të datës 16 shkurt 2010 ku flitet për
veprimtarinë e SOE – Angleze në Shqipëri gjatë viteve të
Luftës së Dytë Botërore, duke analizuar grupimet e
forcat politike në vendin tonë, në vitet 1943-1944,
shkruan:
“Meqë anglezët ishin antikomunistë (misioni i parë
ushatark SOE që erdhi në Shqipëri K.D.) së pari morën
kontakte me Abaz Kupin, ushtarak i vendosur dhe trim, që
përfaqësonte mbretin Zog, që rrotull kishte trima
besnikë që kishin dhënë prova kundër fashistëve italianë
në prill 1939”.E vërteta historike tregon se Abaz Kupi,
më 7 prill 1939, si komandant i xhandarmërisë dhe anëtar
i Shtabit Ushtarak Operativ në Durrës, nuk ka dhënë
asnjë provë trimërie kundër forcave pushtuese italiane
në Durrës dhe operacionit të zbarkimit të tyre.
Qëndresën e patriotëve shqiptarë që luftuan e ranë në
fushën e betejës i ka vëzhguar nga Ura e Dajlanit nga
kodrat e Rrashbullit dhe së fundi nga Shijaku.
Ja ç’thonë dëshmitarët e kohës:
Një nga funksionarët e Qeverisë së Zogut, Mirash Ivanaj
ish- kryetar i Këshillit të Lartë të Shtetit, në ditarin
e tij dyditor 6-7 prill 1939 shkruan: “Më 7 prill 1939,
në orët e paradites, përpara komandës ushtarake në
Tiranë, pashë që, me një makinë të vogël ngjyrë hiri,
zbriti Abaz Kupi. Unë nuk u besova syve të mi. Si është
e mundur që një komandant të largohet nga sheshi i
luftimeve sot”?!
Në kujtimet e tij, oficeri i ushtrisë Nuredin Pustina që
ishte kursant në shkollën e Plotësimit në Tiranë dhe që
u dërgua në Durrës më 5 prill 1939, në kujtimet e tij,
për këtë qëndresë shkruan:
“ Më 5 prill 1939, më dërguan pranë Shtabit Operativ
Ushtarak në Durrës.
Më 6 prill u morëm me dislokimin e forcave ushtarake.
Mbas orës dy të natës u nda nga mua Kapteri Mujo
Ulqinaku dhe në mëngjes ai shkoi me armë te Kalaja afër
Portit. Para nisjes unë i dhashë atij armatime nga
depoja.
Më 7 prill unë u bashkova me rojet e kufirit që
komandoheshin nga kapiten Kadri Rustemi (nga Dibra).
Ushtarët italianë zbarkuan në molo dhe u drejtuan drejt
nesh që kishim zënë pozicione afër ndërtesës së Bankës.
Me që lidhjet me Shtabin Ushtarak në Durrës dhe atë të
Tiranës ishin ndërprerë, atëherë komandanti i rojeve
bregdetare, shtiu me armë drejt tyre. Më vonë ne u
tërhoqëm meqë sulmi i forcave italiane ishte i fortë dhe
shkuam drejt Shijakut ku takuam Abaz Kupin me disa
oficerë”.
Në kujtimet e tij patrioti matjan Ali Kurt Koleci, i
cili bashkë me disa fshatarë nga Mati dhe Mirdita ishin
të internuar në Durrës si antizogistë tregon:
“Më 6 prill 1939, i kërkuam komandës së xhandarmërisë që
të na jepnin armë për të luftuar kundër italianëve, por
ato na e refuzuan kërkesën tonë, nga frika se mund t’i
përdornim për të vrarë Abaz Kupin. Në mbrëmjen e 6
prillit 1939 ne shkuam në depon e armëve të Postës së
Xhandarmërisë, ku xhandarët ishin larguar. Neve u
armatosëm dhe natën u bashkuam me forcat e Mujo
Ulqinakut që kishin zënë pozicion në Turben e Kalasë së
Durrësit. Të nesërmen goditjet e para ndaj forcave
italiane që zbarkuan në molo u bë nga grupi i
luftëtarëve të Mujo Ulqinakut, me të cilët ishin
bashkuar edhe ne, si dhe shumë vullnetarë të Durrësit.
Nga kjo goditje që forcat italiane nuk e prisnin patën
shumë të vrarë e të plagosur.
Edhe sulmi i dytë i forcave italiane u thye. Pas kësaj
forcat italiane morën një kundërsulm më të gjerë e më të
fuqishëm, ku vumë në përdorim artilerinë e anijeve
luftarake që ishin në det dhe të aviacionit. Nga anijet
zbarkuan në molo dhjetra tanke të shoqëruar nga qindra
trupa. Pas luftimeve e bombardimeve të ashpra mbeti i
vrarë Mujo Ulqinaku dhe shtatë vullnetarë durrsakë.
Meqë rezistenca jonë, duke mos i përballuar sulmet e
armikut, u detyruam të merrnin rrugën për të dalë nga
qyteti. Tek ura e Dajlanit takuam Abaz Kupin si dhe
shumë oficerë të tjerë. Dhe së bashku morën rrugën drejt
Shijakut, ku me urdhër të Abaz Kupit u hodh në erë Ura e
Erzenit. Së bashku u larguam drejt Vorës, Krujës e
Tiranës”.
Nga dëshmitë e mësipërme të personave që e kanë
përjetuar qëndresën që i bëri populli shqiptar forcave
ushtarake pushtuese të Italisë fashiste në Durrës më 7
prill 1939 (duke mos përjashtuar dhe qëndresat në Vlorë,
Sarandë, Shëngjin etj.), vërtetojhet se në portin e
Durrësit kanë qënë Mujo Ulqinaku, me shokët e tij
vullnetarë dhe disa roje kufitare që kanë luftuar kundër
trupave pushtuese fashiste, disa nga të cilët dhanë
jetën. Ndërsa Abaz Kupi, ushtaraku e trimi juaj i çmuar,
zoti Qafzezi jo vetëm që nuk ka zbrazur ndonjë pushkë,
por me elitën e tij ka qëndruar jashtë qytetit të
Durrësit dhe i ka vëzhguar luftimet me dylbi nga Kodrat
e Rrushbullit e nga Shijaku. Mos e mashtroni sot
popullin shqiptar me gënjeshtra, me sajime e fantazira,
por i thoni të vërtetën ashtu siç ështëe. Politizimi i
historisë, me siguri për interesa personale apo të
ndonjë gupi të caktuar, ka bërtë që brezat që nuk e ka
përjetuar këtë periudhë, duke mos i thënë të vërtetën
ashtu siç është, të çoroditet.
Docent Kadri Dingu
Historian, veteran i LANÇ
Në kuadrin e 9 Majit- 65-vjetorit
të fitores mbi nazifashizmin
MASAKRAT DHE INTERNIMET NGA
GJERMANO-BALLISTET NE FSHATRAT E BREGDETIT
Gjermano- ballistët për 9 ditë
luftimesh pushkatuan 50 burra, dogjën 18 shtëpi,
rrëmbyen 3000 krerë bagëti të imta dhe 300 krerë gjedhë
etj.
Pas masakrave u arrestuan dhe u nisën për në kampin
nazist të Moosburgut “STALG-7” 182 burra: 42 nga Nivica,
48 nga Shënvasia, 40 nga Lukova dhe 52 nga Piqerrasi.
Nazifashistët dhe bashkpunëtorët e tyre ballistët, në
kuadrin e operacionit të Qershorit të vitit 1944, në
fshatrat e bregdetit të poshtëm, sot komuna qendër në
Lukovë të Sarandës, ndërmorrën veprime të ashpra
luftarake që përfunduan me masakra çnjerëzore në tërësi
e sidomos në Nivicë e Shënvasi. Historia e LANÇ e
Popullit Shqiptar, përfshiu shume data e ngjarje të
këtyre fashatrave si ajo e 7 Prillit 1939, që në
luftimet dhëmbë për dhëmë me fashistët Italiane në
Sarandë, bie dëshmori i parë në qarkun e Gjirokastrës
biri Niviciot Mitro Dhimertika si dhe plot veprime
luftarake si në Brodan, Zhupden, Kalaja e Sopotit, Qafa
e Dërrasës e plot episode të tjera. Çdo ngjarje ka
historin e vet, por në këtë shkrim do të ndalem në
masakrat dhe reprezaljet që u bënë në fshatrat e kësaj
treve. Si të gjitha fshatrat e bregdetit dhe më gjërë
kishin vënë në dispozicion të LANÇ djemtë e vajzat,
shtëpitë dhe gjithë pasurinë sipas mundësive që ata
kishin, kjo gjë i shqetësonte krerët e ballit, prandaj
ata në periudhën Shkurt –Mars të vitit 1944 para
fillimit të Operacionit të Qershorit ndërmorën një sërë
masash me karakter propogandistik me qëllim që nga
popullsia e atyre fshatrave të kishte më shumë
mbështetje për Ballin Kombëtar mbasi me përjashtime të
vogla në ndonjë fshat, në shumicën dërrmuese Balli nuk
kishte mbështetje.
Nisur nga kjo situatë u detyruan që të vinte në fshatrat
e bregdetit të poshtëm edhe vetë kreu i Ballit Kombëtar
për Qarkun e Gjirokastrës Bari Omari, i cili në
pamundësi për t’i bindur asnjë nga krerët e fshatrave
dhe të gjithë as popullsinë. Ai i dëshpëruar ndër të
tjera deklaroi: “Këtë do ta paguani shtrenjtë” si për të
vërtetuar bashkpunimin e ballistëve me nazifashistët
gjermanë në operacionin luftëtarak të koduar me emrin
“ENHRON” kishte për objektiv spastrimin e Shqipërisë së
jugut nga çetat partizane, konkretizohej më së miri edhe
nga përmbajtja e urdhërit të komandës gjermane, në të
cilën theksohej që: Trupat operuese të pushkatojnë në
vënd të gjithë partizanët që do të kapen pavarësisht nga
seksi; të arrestohen dhe të grumbullohen në pika të
caktuara të gjithë meshkujt vendas nga mosha 16-60 vjeç;
të digjen dhe të plaçkiten shtëpitë e fshatrave të zonës
dhe të sekuestrohen bagëtitë për ti përdorur ato për
furnizimin e forcave të tyre.
Në zbatimin e planit të operacionit, në drejtim
Sarandë-Shënvasi, Borsh, Qafa e Dërrasës–Kuç, veprovin
forcat e grupit luftarak “Shtajzer” në përbërje të
korpusit të 22-të të ushtrisë gjermane, të cilat pasi
zunë vijën e bllokimit Delvinë–Bamatat-Ura e
Kalasës-Sarandë, fillojnë veprimet luftarake me rreth
1000 ushtare të grupit “Shtajzer” në bashkpunim me një
kompani ballistësh të komanduar nga Idriz Jazo, duke u
nisur në kolonë marshimi gjatë rrugës automobilistike
Sarandë-Shënvasi-Borsh, marshimi fillimisht nuk pati
sukses pasi u goditën ashpër nga forcat e Brgigadës së
6-të Sulmuese dhe forcat territoriale të fshatit Nivicë
e Shënvasi. Epërsia e forcave në mjete e ushtrise
gjermane bëri që vija e bllokimit të thyhej dhe
reprezaljet e dëmet në njerëz e materiale të rriteshin
nga dita në ditë. Kështu në harkun kohor të 9 ditëve
luftimesh, bilanci i humbjeve të popullsisë vendase
arriti në 50 burra të pushkatuar, 18 shtëpi të djegura,
3000 krerë bagëti të imta dhe 300 krerë gjedhë të
rrëmbyera, si dhe 10 ha të mbjella me grurë të djegura
dhe mallra të përvetësuara.
Ndersa, disa nga ballistët arritën deri atje sa të
shqyenin nga banesat edhe dyert, dritaret, tavanet dhe
dyshemetë e tyre. Por, bëmat ç’njerëzore të gjermaneve
dhe ballistëve nuk kishin të sosur në këtë zonë, pasi me
23 Qershor 1944 veçojnë 31 burra nga 140 të arrestuar, u
japin kazma dhe lopata dhe i nxjerrin në afërsi të
fshatit Shënvasi dhe pasi i detyrojnë që të hapin një
varr masiv, më pas me disa breshëri mitralozi i
pushkatojnë të gjithë. Ne nderim të kësaj ngjarje
tronditse shtë ngritur lapidari në qender të fshatit
Shënvasi. Duke mos u mjaftuar me këtë masakër vazhduan
reprezaljet ndaj popullsisë së fshatave të bregdetit të
poshtëm. Kështu vazhduan arrestimet masive dhe nisja për
në internim 182 burrave nga të gjitha fshatrat e
krahinës përkatësisht: 42 nga Nivica, 48 nga Shënvasia,
40 nga Lukova dhe 52 nga Piqerrasi.
Për këtë aventurë Andon Gurma, njëri nga të internuarit,
bir i fshatit Nivicë dhe i internuar në kampin nazist të
Moosburgut “STALG-7”, me numër matrikulli 135020, ndër
të tjera kujton:
“Ditët e fundit të Qershorit, kolonat me të arrestuarit
u nisën për në Delvine dhe, më andej, për në Selanik te
Greqisë. Pas 8 ditëve dhe netëve udhëtimi, pa bukë dhe
pa ujë, të mbyllur në vagona hekuri, ku çdo nevoje
kryhej aty brenda, të internuarit, në muajin Korrik
1944, mbërrijnë në kampin nazist Moosburgut “STALG-7”.
Për gati 1 vit i nënshtrohen regjimit në kampin e
përqëndrimit nga ku 2 prej tyre Nako Spiri dhe Arsen
Papadhima nga fshati Nivice, nuk i përballuan dot
vuajtjet dhe vdesin në kamp për të mos u kthyer as
eshtrat ne vendlindje”.
Vetëm pas kapitullimit të Gjermanisë naziste më 9 Maj
1945 u ndez drita jeshile që të internuarit e fshtarave
të Bregdetit e të gjithë Shqipërisë të kthehen në Atdhe.

Similar topics
» Hajrush Idrizi - D I T A R- LUFTA, O MËSUES, LUFTA!
» Me 5,6,7 Mars Epopeja Clirimtare
» 7 Prill 1939
» BACI-LUFTËTAR I TRI LUFTËRAVE ÇLIRIMTARE
» Ushtria Çlirimtare e Kosovës / Dëshmorët e Kombit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi