Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ÇMENDURIA DHE HËNA E PLOTË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
ÇMENDURIA DHE HËNA E PLOTË People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

ÇMENDURIA DHE HËNA E PLOTË

Shko poshtë

ÇMENDURIA DHE HËNA E PLOTË Empty ÇMENDURIA DHE HËNA E PLOTË

Mesazh nga Aristogata Wed 10 Feb 2010 - 9:33

A shkakton vërtetë sjellje të çuditshme Hëna e plotë?

Nëpër
shekuj, shumë persona kanë pëshpëritur frazën: 'Duhet të jetë Hënë e
plotë atje përjashtë", në një përpjekje për të shpjeguar ngjarje të
çuditshme natën. Në të vërtetë, perëndesha romake e Hënës mbante një
emër që mbetet i njohur edhe sot: Luna, ose prefiksi i fjalës lunatik -
i çmendur.

Filozofi grek, Aristoteli dhe historiani romak,
Plakushi Plin thoshin se truri ishte organi "më i lagësht" në trupin e
njeriut dhe si rrjedhim më i prekshëm nga ndikimet e Hënës, e cila
shkakton dallgët.

Besimi në "efektin e çmendurisë hënore", apo
"efekti i Transilvanisë" siç e quajnë ndonjëherë mbizotëroi në Europë
edhe në Mesjetë, atëherë kur qeniet njerëzore mendonin shpesh për
shndërrimin në njerëz-ujq apo vampirë gjatë netëve me Hënë të plotë.

Edhe
sot, shumë njerëz mendojnë se fuqitë mistike të Hënës shkaktojnë
çrregullime, shtrime në spitale psikiatrikë, vetëvrasje, vrasje,
aksidente në trafik, përleshje, kafshime qensh dhe gjithfarësoj
ngjarjesh të çuditshme

Uji ?

Duke ndjekur Aristotelin dhe
Plakushin Plin, disa autorë bashkëkohorë, si psikiatri nga Majemi
Arnold Lieber kanë hedhur idenë që efektet e hënës së plotë mbi
sjelljen vijnë për shkak të ndikimit ndaj ujit. Në fund të fundit,
trupi i njeriut është 80 përqind ujë, kështu që ndoshta Hëna vepronë me
magjinë e saj, duke prishur reshtimin e molekulave të ujit në sistemin
nervor.

Por ka të paktën tre arsye, përse ky shpjegim nuk qëndron.


pari, efektet gravitacionalë të Hënës janë shumë të vegjël për të
gjeneruar efekte të dukshëm mbi aktivitetin e trurit, jo më sjelljen.
Siç thotë një astrolog, një mushkonjë mbi krahun tonë ushtron më shumë
tërheqje gravitacionale se sa Hëna.

Së dyti, forca
gravitacionale e Hënës ndikon vetëm në trupat e hapur me ujë, si oqeane
e liqene, por jo burime të mbyllur uji, si trupi i njeriut. Së treti,
efekti gravitacional i hënës është i fuqishëm vetëm gjatë Hënave të
reja - kur Hëna është e padukshme për ne.

Nga buron

Nëse
efekti i Hënës është thjeshtë një legjendë urbane astronomike dhe
psikologjike, përse është kaq i përhapur? Ka disa arsye të mundshme.
Sigurisht që mbulimi mediatik luan jnë rol. Shumë filma amerikanë i
përshkruajnë netët me Hënën e plotë si skenat e ngjarjeve të tilla si
therje, vrasje dhe sjellje psikotike.

Po kështu, studimet
tregojnë se shumë njerëz bien pre e një fenomeni që psikologu Jean
Chapman e quan "korrelacion iluziv" - perceptimi i një asosacioni që në
fakt nuk ekziston.

Për shembull, shumë njerëz që kanë dhimbje
të kyçeve këmbëngulin që dhimbja e tyre rritet gjatë kohës me shi,
ndonëse studimet e hedhin poshtë këtë. Pak a shumë si mirazhet me ujë
që ne vëzhgojmë në rrugë të lira gjatë ditëve të nxehta të verës,
korrelacionet iluzivë mund të na bëjnë të perceptojmë fenomene kur këta
nuk ndodhin.

Megjithatë, ky shpjegim ndonëse mund të jetë një
pjesë e rëndësishme e gjëzës, nuk tregon se si nisi nocioni i Hënës së
plotë. Një ide intriguese për origjinën e tij na vjen prej psikiatrit
Charles Raison dhe shumë kolegëve të tij. Sipas Raison, efekti i
çmendurisë hënore mund të përmbajë një pjesëz të vërtetë në kuptimin që
dikur mund të ketë qenë real.

Raison mendon që përpara
mbërritjes së ndriçimit të jashtëm në kohët moderne, ndriçimi i madh i
Hënës së plotë nuk i lejonte njerëzit që jetonin jashtë që të flinin -
duke përfshirë shumëkënd që kish çrregullime mendore.

Për
arsye se mungesa e gjumit shpesh herë shkakton sjellje të çrregullta me
disa kushte të caktuara psikologjikë, si çrregullimi bipolar (më parë i
quajtur depresion maniak), Hëna e plotë mund të ketë qenë lidhur me një
rritje të numrit të sjelljeve të çuditshme në një epokë të shkuar.
Kështu që, ky efekt, në fjalët e tyre mund të jetë një "fosil
kulturor".

Ne mund të mos e mësojmë asnjëherë nëse ky shpjegim
është i saktë. Por të paktën në botën e sotme, efekti i çmendurisë
hënore duket se i ka shumë të dobëta bazat.

Scott O. Lilienfeld, Hal Arkoëitz
Aristogata
Aristogata
WebMaster
WebMaster

Vendbanimi Vendbanimi : made in albania
Postime Postime : 47912
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/03/2009
Mosha Mosha : 32
Hobi Hobi : poezia

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi