Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dasma Tiranase, nga dita e nuses te vjedhja e dhendrit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Dasma Tiranase, nga dita e nuses te vjedhja e dhendrit People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dasma Tiranase, nga dita e nuses te vjedhja e dhendrit

Shko poshtë

Dasma Tiranase, nga dita e nuses te vjedhja e dhendrit Empty Dasma Tiranase, nga dita e nuses te vjedhja e dhendrit

Mesazh nga WebMaster Fri 20 Mar 2009 - 13:06

Dasma Tiranase, nga "dita e nuses" te "vjedhja e dhëndrit"
Petrika GROSI

Veshje qytetare tiranase
Kësaj here shkrimi mbi traditën dhe ritualet kryesore të jetës, si dasma, lindja e vdekja, ka për shtysë interesimin e madh të treguar nga lexuesit on-line dhe si burim kryesor disa forume, në të cilat qytetarë të shumtë nga Tirana, të nxitur nga reportazhet e mëparshme të "Shekulli-Kontakt", kanë treguar diçka mbi zakonet e trevës së tyre.

"Edhe nga anët tona dasma fillon që të enjten, ku hapen dyert e shtëpive dhe priten me muzikë e ëmbëlsi vizitat e shoqerisë (ku shumica shkon tek nusja, se aty e kanë qejfin; dhëndrit një kostum i është veshur, pak ka ndryshuar). Gjithsesi, tek ne dhëndrin nuk e veshin dhëndër deri ditën që shkon e merr nusen...",- kështu shprehet një nga pjesëmarrësit në forumin ku diskutohej tema në fjalë, duke vijuar të tregojë se "pastaj e premtja është dita që nisin pajën për te shtëpia e dhëndrit, apo shtëpia e ardhshme e nuses... Gratë vijnë e shikojnë se ça` do çojnė dhe gratë andej nga dhëndri shikojnë se ça` ka sjellë nusja (se doemos, po nuk na i pa dhe komshiu brekët ne, nuk ka derman!). Shumë familje kanë traditat e tyre të vogla, që i kalojnë brez pas brezi. Unë, në të gjitha dasmat tiranase që kam parë, mbaj mend që në çdo valixhe të pajës nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si për të treguar një fillim të ri e me ëmbëlsi".

Dita e shtunë, për tironsit quhet dita e nuses. Kjo jo më kot, por sepse atë ditë nusja feston fundin e beqarisë dhe bën darkë pa burrin, si hera e fundit që "është e lirë". Sipas zakonit, darka fillon rreth orës 20.00 dhe atëherë zhvillohej në ndonjë prej oborreve më të mëdha të lagjes, ndërsa në ditët e sotme kryhet sipas qejfit, në lokale të ndryshme pasi është më praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj. Krushqit vijnë në darkë vetëm pas mesnate dhe janë një rreth i ngushtë familjar i dhëndrit, por që siç thamë, të pashoqëruar nga dhëndri. Ata nuk qëndrojnë më tepër se një orë dhe janë të detyruar që sipas adetit, të hedhin valle për nder të familjes...

Kurse të dielën, nusja përgatitet që të lërë shtëpinë e nënës dhe zakonisht rreth orës 11 vjen dhëndri me dajën dhe me një fëmijë të vogël, i afërm të tyre, i cili i jep lule nuses ndërkohë që ajo duhet ta dorovitë. Më pas ata hipin në makinën e zbukuruar (dikur pelë e bardhë) dhe bashkë me shoqëruesit nisen drejt shtëpisë së dhëndrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, në madhështinë e saj të tejplotë. Kur hyn dhëndri në dhomë, takohet me të gjithë dhe përpara i del vëllai i nuses, ose nëse nusja nuk ka vëlla një kushëri i saj, i cili më pas e gjuan djalin me një shuplakë. "Të gjithë bërtasin bjeri, bjeri fort, por ne nuk i biem, se kemi hall mos i dalin shenjat e gishtrinjve dhe na prishin fotografitë e dasmës",- thotë Albani. E gjitha kjo bëhet sa për t'i treguar dhëndrit, se ka dikush këtu për këtë vajzë dhe ai duhet të sillet me kujdes ndaj saj, ta respektojë dhe të mos ta përdhosë sipas qejfit...".

Njëri nga krushqit e dhëndrit, është si zakon që duhet të tregohet i shkathët dhe më i zoti se njerëzit e shtëpisë së nuses, për t'i vjedhur një objekt apo send të çfarëdoshëm para se të dalin jashtë dhe më pas t'ia japë të zotit të shtëpisë, duke i thënë se "ne jemi më të zotët. Jua hodhëm...!". Imagjinoni pak, një atmosferë me muzikë, urime, ecje dhe qëndrime me kujdesje në të njëjtën kohë, për t'u ruajtur se mos shkelet ndonjë zakon, sikundër duhet krijuar dhe atmosfera festive dhe humori që ndez festën. E mes këtyre të gjithave, përfytyroni krushqit që ruajnë palën tjetër se mos ju vjedh gjë, megjithëse gjithmonë del dikush i zoti nga "hajdutët" për shkak dhe të gjithë rrëmujës së krijuar. Nusja?! Ka lezet të qajë pak...! Teksa nusja është duke kaluar pragun e shtëpisë i hedhin tek këmbët raki... Kjo ka mbetur si zakon, për të mbajtur larg shejtanin dhe syrin e keq. Por nusja pa lot në Tironë s'ka pas lezet, ndaj ka qenë si "modë" për nuset të bënin sikur qanin njëçikë (pa dashur t'u hyjmë në hak, atyre që kanë qarë me gjithë mend...). Por nga bisedat e zhvilluara në forumet prej nga përzgjodhëm materialin e dasmës së sotme, dikush, mes të tjerash thoshte: "Ne themi që nuk ka lezet nuse pa lot, por kam parë unë edhe nga ato, që sapo dalin ja fillojnë me "oiii" e mbajnë kujë sikur po i pushkaton!

Hiqen sikur po i martojnë me zor, e sikur nuk deshën burrë...!". Më pas, porsa nusja del jashtë, ia shtron valles me komshijtë e të afërmit përpara pallatit dhe shtëpisë, ku muzika dhe atmosfera festive nuk pushojnë për asnjë çast. Pas kësaj, nusen e zbukuruar e hipin në makinë, të cilës i kanë vënë dhe një sixhade sipër. Ndërkaq, nusja duhet të hedhë një vezë mbrapsht, motiv të cilit për momentin nuk ja kemi gjetur ende domethënien simbolike. Pas kësaj, makinat nisen karvan duke u rënë borive dhe bëjnë xhiro në qytet. Të gjitha shkojnë ama në një vend të bukur, siç është Kopshti Botanik, ku dhe dasmorët bëjnë foto që t'i kenë kujtim.

Nusja te vjehrra? Sa i afrohen shtëpisë nusja me krushqit, shohin vjehrrën që del e pret te dera me një llokume, që gjysmën e ha vetë dhe gjysmën ia jep nuses, si dhe me një pjatë me mjaltë, në të cilën nusja ngjyen dy gishtërinj dhe i fshin te pragu i portës. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do që nusja të hyjë brenda dhe të qëndrojë e gjora për disa orë rresht me kokën ulur, pa shikuar askënd në sy e fytyrë, duke i takuar të gjithë, e duke u thënë veç "Faleminderit!", teksa e urojnë që të trashëgohet dhe të ketë jetë të lumtur. Pas kësaj, nusen e marrin dhe e fusin në dhomën e saj, ku i tregojnë se si ja kanë mobiluar. Nëse nusja nuk e pëlqen kjo duket shumë shpejt, pasi acarimet me vjehrrën për pozicionimet e krevatëve, kolltuqeve, tavolinave, do të jenë të pashmangshme dhe sa vjen e më të shpeshta... Kur nusja hyn në dhomën e saj shkon tek krevati, ku i vjen një vogëlush i afërm i burrit, të cilin ajo duhet patjetër që ta dorovisë. Në atë çast në dhomë hyn dhëndri, i cili ia heq këpucën nuses dhe nis t'ia mbushë me florinj (mjerë ai që i bie nusja me numrin e këmbës 42!).

Bestytnitë tiranase, nga morti deri te... vampirët
Riti funeral në Rrethin e Tiranës, i përshkruar prej disa informatorëve në vitet 1970-'74, gjendet i dokumentuar në dorëshkrimet e shumta të Arkivit të Etnografisë në Institutin e Kulturës Popullore. Studiuesi Bledar Kondi, i atashuar pranë këtij Instituti, ka pranuar të na ndihmojë duke treguar diçka specifike më tepër, mbi traditat e trevës së Shqipërisë së Mesme dhe Tiranës në veçanti;

Shenjat e para-vdekjes: Tiransit e vjetër besojnë se kur i sëmuri flet me vete, thuhet se po flet me të vdekurit, po e thërrasin të vdekurit. Po kështu edhe kur i ngul sytë në një pikë, ajo është shenjë e sigurtë e vdekjes. Të agonizuarve, hoxhallarët u këndonin kapituj nga Kur`ani dhe i shkruanin nuska. Personi që ishte duke ndëruar jetë linte "amanete" dhe "hallashtisje" (falje e çdo faji). Populli beson se në vdekje, shpirti ndahet nga trupi dhe prandaj për të vdekurin thuhet se "dha shpirt", "fali shpirt", "i doli shpirti", "e lëshoi shpirti".

Vdekja: Dyert e dritaret mbahen mbyllur gjatë momentit të daljes së shpirtit. Si rregull, hoxha lante burrat, kurse baxhia lante gratë. Të vdekurin e vendosin me drejtim nga Kibla, d.m.th., në mes Jugut dhe Lindjes. Duart shtrihen përgjatë trupit. Banorët e fshatrave përdornin si aromatik për xhenazen, bahur (bar i bardhë) dhe trëndafila.
Gjatë natës i vdekuri "përgjohet" që të "mos e marrin shpirtrat e këqij". Si rregull, fytyra e të vdekurit mbulohej dhe nuk i ekspozohej gjindjes që vinte për "kryeshnosh". Gratë lidhin nga një shami të bardhë në grykë dhe një shami tjetër rreth kokës. Lidhja e njërës shami në grykë dhe e tjetrës kryq rreth kokës, është simbol zie.
Ditën, i vdekuri vendoset në dhomën e grave, ku qahet e vajtohet "me katrime" (me lot e me fjalë). Dikur ka qenë zakon që të paguheshin edhe vajtojca.

Për vdekjet e rënda ekziston shprehja "me e qa me llahinka", që do të thotë ta qash me llahinka, gra vllahe ortodokse, që paguheshin për të vajtuar në familjet qytetare myslimane. Në Shqipërinë e Mesme besohej se trupi i të vdekurit nuk duhej prekur, ngaqë ndjente një dhimbje aq të madhe, saqë "i shkonte zëri në vesh të Allahut". Në rastet kur një person vdiste larg shtëpisë dhe trupi i tij nuk mund të gjendej ose të sillej, atëhere rrobat dhe armët e të vdekurit ekspozoheshin në shtëpinë e tij, dhe njerëzit mblidheshin dhe vajtonin rreth tyre.

Njerëzit varrosen sipas kohës kur vdesin dhe ardhjes së njerëzve. Sapo i vdekuri nxirrej nga shtëpia për t'u përcjellë në varrezë, të gjitha enët e mbushura të shtëpisë zbrazeshin. Babai i të vdekurit nuk lejohej që të vinte në varrezë. Gjatësia e varrit matej me bisk hardhije, i cili, pas varrimit këputej në dy pjesë dhe vendosej tek koka dhe komët e varrit. Pasi hoxha e thërret të vdekurin në emër të së ëmës, besohet se i vdekuri ngrihet mbi bërryla brenda në arkivol, dhe thotë: "Ah gjidi dynja! Paskam vdekur!". Dy hunj piketonin varrin e myslimanit tiranas, gjatë shekujve të kaluar. Shamia në qafën e njërit prej hunjve, simbolizonte kryet e të vdekurit. Deri në shek.XIX, datëlindja dhe datëvdekja shkruhej në gjuhën arabe dhe vetëm gjatë shek.XX, filloi që të përdorej mbishkrimi në shqip. Deri në vitet 1960, varret e myslimanëve dhe të krishterëve qenë të ndara, por më pas dallimet u rrafshuan.

Në varrezë shpërndahej "hallva e rahmetit" (simbol i ëmbëlsirës funerale) e pregatitur detyrimisht nga një vejushë, vetëm për moshën e mesme dhe të vjetër, por gjatë regjimit socialist, ajo u zëvendësua nga llokumja (simbol i ëmbëlsirës martesore dhe i ngjarjeve të gëzuara). Më parë, tek varrezat, për të vdekurit e pasur dhe të mesëm, thereshin kurbanë dhe mishin u ndanin të varfërve. Të vdekurin mund ta varrosin paradite, mbasdite ose në mbrëmje vonë. E lara e fytyrës dhe e duarve në varrezë, duhet të kryhet detyrimisht, për të mos sjellë mortin në shtëpi. Më pas do të shtrohej edhe sofra e vdekjes. Të linjtat që ruhen për ditën e vdekjes, quhen "plaçka e vdekës". Tre ditë pas vdekjes së personit, familjarët ia falnin rrobat e brendshme të të vdekurit njerëzve të varfër. Megjithëse hoxhallarët e ndalonin veshjen e zezë tek femrat myslimane për periudhën e zisë, komuniteti tiranas nuk e ka miratuar asnjëherë thyerjen e zisë, pa kaluar "mot-motat e të vdekurit".

Vampiri dhe Lugati i Selitës
Konti Drakula, nga i cili ka lindur dhe legjenda e vampirit (duke e quajtur babain e tyre), del jashtë loje për tironsit... Koncepti i kësaj treve mbi vampirin dhe historinë e tij, është krejt ndryshe... Ashtu si të gjithë shqiptarët, edhe tiranasit besojnë se shpirti i një burri të keq rikthehet në trup dhe bëhet lugat. Pas vdekjes, lugati mund të kryejë marrëdhënie me gruan e tij të gjallë dhe prej këtej lind "dhampiri". Egziston një legjendë në periferitë e Tiranës: "...Një lugat me emër dhe që ka qenë i tmerrshëm, siç thonin në shekullin e kaluar (XIX) në Rrethin e Tiranës, ka qenë Lugati i Selitës. Familjarëve të cilëve u përkiste lugati, i këndonin dhe i shkruanin nuska tek hoxhallarët e tek shehelerët, i digjnin varrin me gëlqere etj. Dhampiri e njeh lugatin, si i biri të atin. Thuhet se dhampiri ka ushtruar profesionin e "nallbanit" (për të mbathur, siç besohet, ndofta edhe patkonjtë e djajve që endeshin poshtë e lart).
WebMaster
WebMaster
Fondatori i Forumit
Fondatori i Forumit

Vendbanimi Vendbanimi : Ku te dua un
Postime Postime : 98857
Gjinia Gjinia : Female
Anëtarësuar Anëtarësuar : 11/01/2009
Mosha Mosha : 46
Hobi Hobi : Të përballoj jetën

http://www.klealove.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi