Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosova e gatshme të respektojë konventat për anëtarësim në KE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Kosova e gatshme të respektojë konventat për anëtarësim në KE People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kosova e gatshme të respektojë konventat për anëtarësim në KE

Shko poshtë

Kosova e gatshme të respektojë konventat për anëtarësim në KE Empty Kosova e gatshme të respektojë konventat për anëtarësim në KE

Mesazh nga Vizitor Tue 23 Feb 2010 - 5:03

Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka pritur të hënën kryesuesin e Komisionit për Çështje Politike të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe raportues mbi situatën politike në Kosovë, Bjorn Von Sydow.
Pas takimit, Kuçi ka thënë se ka kërkuar për kontakte të drejtpërdrejta me Këshillin e Evropës, dhe se beson që fillimisht do të ketë kontakte të drejtpërdrejta, përfaqësim adekuat me Këshillin e Evropës dhe pastaj një anëtarësim të plotë.
“Kosova është e gatshme që t’i respektojë të gjitha konventat që kanë të bëjnë me kërkesat për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe standardet tjera që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut, të komuniteteve, demokracinë, rendit dhe ligjit, si dhe zhvillimet tjera që kërkohen në Këshillin e Evropës. Besoj se gatishmëria e tij është një përfaqësim i mirë për Kosovën dhe Kosova është me fat që ka një njeri si z. Sydow që raporton në Këshillin e Evropës”, tha zëvendëskryeministri.
Ndërkohë, pas takimit me Kuçin, Sydow theksoi se obligimi i tij është për të gjetur një formulë mbi të cilën përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës mund të gjejnë një pozicion të përbashkët.
Ai tha se synimi i tij është për të gjetur një mënyrë që njerëzit e thjeshtë në shumicë apo të pakicave ta gjejnë mënyrën për të jetuar një jetë të mirë, me standarde evropiane dhe shtoi po ashtu se objektiv i tij është të gjejë formulën e lehtësimit të plotësimit të kërkesave për të drejtat e njeriut për Kosovën dhe qytetarët e saj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi