Tuneli i Kalimashit gati deri në fund të marsit
2 posters
Faqja 1 e 1
Tuneli i Kalimashit gati deri në fund të marsit
Kukës, 23 shkurt - Tubi jugor i tunelit të Kalimashit, i cili pësoi një shembje më 5 nëntor të vitit kaluar është pastruar nga inertet dhe dherat në pjesën e shembur. Ndërkohë pas pastrimit të inerteve ka rezultuar se pjesa e shembur është vetëm 25 metra dhe jo 80-100 metra që ishte përfolur në kohën që ndodhi shembja. Gjithashtu edhe lartësia e shembur është disa herë më e vogël nga sa ishte parashikuar. Burime të kompanisë “Bechtel & Enka” kanë bërë të ditur për “Kohën Ditore” se dje ka përfunduar plotësisht pastrimi i dherave dhe inerteve në të gjithë gjatësinë e pjesës së shembur të tubit jugor të tunelit të Kalimashit nga ku ka rezultuar se gjatësia e kësaj pjese është rreth katër herë më e vogël nga sa ishte përfolur në media në kohën që ndodhi shembja, ndërkohë që edhe lartësia e pjesës së shembur është shumë më e vogël sesa parashikimi. Specialistët e kompanisë shprehen optimistë se fundi i marsit të këtij viti do ta gjejë tubin jugor të tunelit të Kalimashit të betonuar plotësisht. Krahas betonimeve, kontraktues të tjerë po vazhdojnë me të njëjtin ritëm me punimet elektrike në tubin jugor të tunelit.
“Strukturat shkëmbore që pësuan shembje dhe që më pas janë përforcuar me beton tashmë janë solide” theksojnë specialistët e kompanisë “Bechtel&Enka”.
Sipas burimeve të kompanisë, po vazhdon betonimi i tubit jugor si nga ana veriore dhe jugore e portalit të tubit jugor. Por, si rezultat i shembjes dhe problemeve në tunel nga ana e kompanive “Bechtel & Enka”, si dhe specialistëve austriakë është rishikuar dizajnimi i tunelit, i cili tani parashikon që izolimi primar i zonave të pabetonuara të kryhet në një trajtë ovale dhe forcimi të bëhet përmes betonimit dhe forcimit me struktura prej hekuri të profilizuar.
Tubi jugor i tunelit të Kalimashit, i cili pësoi shembje më 5 nëntor, mendohet të hapet i pari. Pas hapjes së këtij tubi punimet do të vazhdojnë në tubin verior, në të cilin është qarkulluar gjatë verës së shkuar.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Re: Tuneli i Kalimashit gati deri në fund të marsit
PO MIRE PER 25 METRA DUHEN 5 MUAJ ME E VENE NE PUNE ..
QENKAN DEME TE VOGLA SDO JETE FATURA SHUME E MADHE BESOJ PER 25 METRA RIPARIME
QENKAN DEME TE VOGLA SDO JETE FATURA SHUME E MADHE BESOJ PER 25 METRA RIPARIME
dajti modh- V.I.P Anëtarë
- Postime : 17309
Gjinia :
Anëtarësuar : 19/01/2010
Similar topics
» Hapet tuneli i Kalimashit, Olldashi ne ceremoni
» Totti: Nuk dorëzohemi deri në fund
» Kukës, shembje në minierën e Kalimashit, vdesin dy persona
» Nganjehere shakat jane fatale - Shiko Videon deri ne fund.
» Kinë, besnik deri në fund, qeni që ruan varrin e padronit
» Totti: Nuk dorëzohemi deri në fund
» Kukës, shembje në minierën e Kalimashit, vdesin dy persona
» Nganjehere shakat jane fatale - Shiko Videon deri ne fund.
» Kinë, besnik deri në fund, qeni që ruan varrin e padronit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi