Shërbyesit civilë caktojnë 15 marsin për plotësimin e kërkesave të tyre
Faqja 1 e 1
Shërbyesit civilë caktojnë 15 marsin për plotësimin e kërkesave të tyre
Prishtinë, 26 shkurt - Dy kryesitë e sindikatave të pavarura, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës dhe Sindikata e Pavarur e Administratës Publike, që përfaqësojnë të drejtat dhe interesat e shërbyesve civilë, sipas një komunikate të tyre për media, sot kanë mbajtur një takim me ministrin e Administratës Publike të Kosovës, Prof.Arsim Bajramin, në lidhje me kërkesat e shërbyesve civilë të Kosovës.
Sipas komunikatës, në këtë takim ministri Bajrami, ka dhënë ofertën e Qeverisë së Kosovës në formë të shkruar, të cilën përfaqësuesit e të dy sindikatave e kanë refuzuar, duke e konsideruar oferët jo serioze dhe të papranueshme për shërbyesit civilë.
Megjithatë, gjithnjë sipas komunikatës së tyre për media, përfaqësuesit e të dy sindikatave këtë ofertë do t’ua komunikojnë këshillave të përgjithshme të sindikatave të tyre dhe në formën e shkruar pastaj t’ia kthejnë përgjigjen Qeverisë së Kosovës, përkatësisht ministrit të Administratës Publike, Prof. Dr. Arsim Bajramit.
Ministri Bajrami ka pranuar që oferta e paraqitur në formën e shkruar, me vërejtjet që do t’i bëhen draft - marrëveshjes së ofruar nga MAP, do të shqyrtohet edhe njëherë nga ana e Qeverisë dhe do të shikohen mundësitë se deri në ç’ masë mundë të plotësohen kërkesat e shërbyesve civilë.
Vërejtje me shkrim nga të dy sindikatat, Qeverisë së Kosovës do t’i dorëzohenderi të hënën, pra më 1 mars.
Që të dy sindikatat, siç thuhet në komunikatë, kanë përsëritur edhe njëherë kërkesat e tyre, të cilat, nëse nuk plotësohen deri më 15 mars, do të rezultojnë me grevë dhe kërkesa për dorëheqjen e zyrtarëve të lartë qeveritarë.
Komunikata ishte nënshkruar nga kryetarët e të dy sindikatave – Mursel Zymberi dhe Ndue Kalaj.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Raporti KE-së: Shqipëria e vonuar në plotësimin e kushteve
» A duhet të korigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?
» Gëzuar 8 marsin!
» Berisha uron mesuesit per 7 Marsin
» Shoqëria civile, apel politikës
» A duhet të korigjohet historia shqiptare, sipas kërkesave të Republikës së Turqisë?
» Gëzuar 8 marsin!
» Berisha uron mesuesit per 7 Marsin
» Shoqëria civile, apel politikës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi