Mourinho, nuk ndal "sulmet" ndaj Chelseat
Faqja 1 e 1
Mourinho, nuk ndal "sulmet" ndaj Chelseat
Milano, 26 shkurt - Trajneri portugez Jose Mourinho është shumë optimist se me skuadrën e tij, Inter, do të kalojë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Interi e mposhti ish-skuadrën e Mourinhos, Chelsean, të mërkurën mbrëma, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve (2:1). Fituesi i kësaj sfide do të vendoset më 16 mars në "Stamford Bridge". Mourinho është i bindur se në "Stamford Bridge" do të dalë fitues.
"Mourinho nuk humb në 'Stamford Bridge'. Do të jetë mjaft emocionuese për mua rikthimi në 'Stamford Bridge', këtë e di. Mirëpo unë atje vij për të kryer një punë - për të fituar", ka thënë Mourinho.
Mourinho ishte trajner i Chelseat nga viti 2004 deri në vitin 2007. Ai me skuadrën londineze fitoi dy tituj të Premier Leagues së Anglisë, para se të shkarkohej në shtator të vitit 2007. Portugezi veçanërisht njihet për serinë e pamposhtmërisë në "Stamford Brdige". Këtë seri e ka edhe te Interi në stadiumin "Giuseppe Meazza".
Interi me shumë mund mposhti Chelsean në ndeshjen e parë të zhvilluar të mërkurën. Mirëpo Mourinho nuk është i brengosur. Në fakt, ai është më i qetë se që ishte para ndeshjes.
"Është një fitore që ka shumë kuptim dhe nuk ka kuptim fare. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë. Është kryer vetëm gjysma e punës. Ne jemi në epërsi dhe kemi 90 minuta për të luajtur në 'Stamford Bridge'. Chelsea ka ambiciet që të përmbysë rezultatin. Ne kemi ambiciet tona për të arritur në çerekfinale. Unë jam më optimist se që isha para të mërkurës. Ne tash jemi në epërsi, ndërsa më herët ishte 0:0", ka thënë Mourinho.
Chelsea ishte skuadër më aktive dhe pati më shumë goditje në portë, por për Mourinhon këto statistika gënjejnë.
"Statistikat mund të gënjejnë në futboll. Gjuajtjet në gol llogariten, ndonëse nuk janë as afër që të gjejnë cakun. Mua vetëm më kujtohen dy raste të rrezikshme të Chelesat. E para ishte traversa e goditur nga Didier Drogba dhe e dyta ishte ai rast i Frank Lampardit, gjuajtjen e të cilit e ndali Julio Cesar. Kaq ishin rastet e Chelseat", ka thënë Mourinho.
Ndërkohë, skuadra londineze Chelsea është ankuar në referim. Chelsea thotë se i është mohuar një penallti në pjesën e parë kur u ndal në mënyrë të palejueshme sulmuesi Salomon Kalou nga argjentinasi Walter Samuel.
"Është mëkat se me çfarë rezultati përfundoi ndeshja, pasi Chelsea luajti shumë mirë. Mirëpo, nuk është rezultat i keq. Është mëkat që nuk na u referua penallti në pjesën e parë. Me arbitrin spanjoll Mejuto Gonzalez sa isha në Milan patëm problem edhe në finalen e vitit 2005 në Stamboll. Mirëpo, prapë unë e vlerësoj atë si një arbitër fenomenal", ka thënë trajneri italian i Chelseat, Carlo Ancelotti.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Juventus "vetevrasje" ndaj Sienes
» Mourinho mendon ta rrezikojë Ronaldon ndaj Lyonit
» Kujt i ngjani me shume: "mamit" apo "babait" ???
» Derbi i takon Chelseat !
» Denimi me vdekje, Shqiptaret e duan, krimi s'ndalet!
» Mourinho mendon ta rrezikojë Ronaldon ndaj Lyonit
» Kujt i ngjani me shume: "mamit" apo "babait" ???
» Derbi i takon Chelseat !
» Denimi me vdekje, Shqiptaret e duan, krimi s'ndalet!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi