Boks: Turne për 11-vjetorin e intervenimit të NATO-s
Faqja 1 e 1
Boks: Turne për 11-vjetorin e intervenimit të NATO-s
Prishtinë, 26 shkurt - Kryetari i klubit të boksit Prishtina, Aziz Salihu, ka njoftuar të enjten se do të organizojë një turne për nder të intervenimit ushtarak të NATO-s ndaj forcave serbe. Ky turne do të mbahet më 24 mars, në 11- vjetorin e fillimit të intervenimit 78-ditor të NATO-s.
Turneu do të mbahet në Prishtinë dhe Salihu thotë se do të mbledhë disa nga boksierët më të mirë shqiptarë nga e gjithë bota. Ai ka paraparë dhjetë meçe amatore, përfshirë këtu edhe dy në konkurrencën e femrave.
"Unë jam i lumtur që mund të bëj diçka për NATO-n, do të jetë turne i madh, siç është edhe falënderimi ynë për këtë aleancë", ka thënë Salihu në një konferencë për media. "Tashmë boksierë të konfirmuar janë: Vilson Hysa, Vilson Dama e Feliks Kruja nga Shqipëria, pastaj Enver Halili nga SHBA-ja, Besart Nimani nga Gjermania dhe Besim Brahimi, Ismet Dobratiqi, Marigona Beadini, Myrvete Uka, Bekim Dermaku e Xhevat Krasniqi nga Kosova".
Sipas Salihut, turneu është emëruar "NATO Thank You, We Love You!".
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Shokuese, fëmijët bëjnë boks në Tajlandë
» Rita Ora në turne me Coldplay
» Regjimi i Adele, cigare dhe alkool nëpër turne
» Shqipëria, ndihmë nga NATO
» Serbia nuk ka në plan për të hyrë në NATO
» Rita Ora në turne me Coldplay
» Regjimi i Adele, cigare dhe alkool nëpër turne
» Shqipëria, ndihmë nga NATO
» Serbia nuk ka në plan për të hyrë në NATO
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi