Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Serbia nuk ka në plan për të hyrë në NATO People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Serbia nuk ka në plan për të hyrë në NATO People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbia nuk ka në plan për të hyrë në NATO

Shko poshtë

Serbia nuk ka në plan për të hyrë në NATO Empty Serbia nuk ka në plan për të hyrë në NATO

Mesazh nga Vizitor Sun 7 Feb 2010 - 2:22

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic tha se vendi i tij nuk ka ndonjë plan për të hyrë në NATO ose në ndonjë aleancë tjetër ushtarake.
Duke folur në konferencën ndërkombëtare për sigurinë në Munih, Jeremic tha se Serbia do të qëndrojë e paanshme ushtarakisht. Por ai shtoi se Beogradi, do të bashkëpunojë me NATO-n dhe vendet e tjera për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ballkanin perëndimor.
Jeremic tha se Beogradi është veçanërisht i shqetësuar rreth paqes dhe stabilitetit në Kosovë. Ai u tha zyrtarëve që po diskutojnë rreth sigurisë globale, se një nga përparësitë kryesore të Serbisë është, që Kosova të diskutohet në nivelet më të larta ndërkombëtare. Beogradi ka thënë se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës.
Rusia e ka mbështetur qëndrimin e Beogradit për Kosovën dhe ashtu si Serbia, nuk e njeh shtetin e ri ballkanik.
Por i dërguari i përhershëm i Moskës në aleancën e NATO-s, Dmitri Rogozin, ka thënë se Serbisë do t'i duhet të heqë dorë nga lufta për Kosovën, në se dëshiron të bashkohet me aleancën perëndimore.
Në një intervistë të botuar të shtunën në revistën Blic, përfaqësuesi rus tha se NATO-ja mund ta pranojë Serbinë vetëm me kufijtë e saj të rinj, siç u shpreh ai, që nënkupton, pa Kosovën.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi