Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vdes një e lëndohen 4 persona People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.


Join the forum, it's quick and easy

Klea Love Forum
Klea Love Forum - Welcome
Vdes një e lëndohen 4 persona People-icon
Mirë se vini në Klea Love Forum, Ju ftojmë që të Regjistroheni, në mënyre që të keni aksese në të gjitha kategorit dhe temat, në Klea Love Forum, mund të gjeni Shoqeri, Filma Shqip dhe të huaj, Muzikën më të re 2013, DVD Humore shqip, Këshilla Mjeksore, Diskutime, Video Klipe, Kuriozitete, dhe Lajmet më të reja nga vendi dhe bota.

KleaLove.com / Staff.
Klea Love Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes një e lëndohen 4 persona

Shko poshtë

Vdes një e lëndohen 4 persona Empty Vdes një e lëndohen 4 persona

Mesazh nga Li12i-GG ARMY Fri 26 Feb 2010 - 4:08

Vdes një e lëndohen 4 persona 2li7vvc

Malishevë, 26 shkurt – Një person ka vdekur dhe 4 të tjerë kanë pësuar lëndime në një aksident trafiku, që ka ndodhur të premten në orët e mëngjesit në periferi të fshatit Temeçinë, në rrugën rajonale Malishevë-Duhël, njoftojnë burime policore dhe ato nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë. Sipas njoftimeve i vdekuri në aksident është Maksut A Gegaj, 36 vjeç nga fshati Lladrofc i Malishevës, punëtor i PTK-së në Therandë, ndërkaq të lënduarit janë nga fshatrat Gjinovc dhe Vraniq të Suharekës. Merret vesh se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7e 25 minuta në vendin e qujtur “Bregu i Temeçinës”, në rrugën rajonale Malishevë-Duhël. Sipas burimeve nga Stacioni Policor i Malishevës viktima e këtij aksidenti tragjik, në momentin kritik, po udhëtonte në drejtim të Suharekës me veturën “Audi B4” me targa 448 KS 045, me të cilën ka rrëshqitur në rrugën e mbuluar nga një shtresë e hollë akulli dhe është përplasur me një furgon me targa 540 KS 974. Katër personat, që gjendeshin në furgon, 3 nga fshati Gjinovc dhe një nga Vraniqi, kanë pësuar lëndime të shkallëve të ndryshme dhe sipas njoftimeve ata janë d[rguar për trajtim mjekësor në Spitalin rajonal të Prizrenit, ku mësohet se jeta e tyre nuk është në rrezik. Burim Kilaj, infermier në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ka njoftuar se viktima e këtij aksidenti ka vdekur në vendin e ngjarjes dhe më kot ekipi i QKMF-së kishte provuar t’i ofrojë atij ndihmën mjekësore. Pasi kufoma e viktimës është sjellë në QKMF-në e Malishevës, ajo është përcjellë për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në vend të ngjarjes ka qenë edhe policia e Malishevës si dhe zëvendëskomandati i policisë së trafikut rajonal si dhe prokurori
Li12i-GG ARMY
Li12i-GG ARMY
I/e Regjistruar
I/e Regjistruar

Vendbanimi Vendbanimi : iTaLY
Postime Postime : 295
Gjinia Gjinia : Male
Anëtarësuar Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi Hobi : RRuGeN

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi