Austria jep 100 mijë euro për të përmbyturit në Shkodër
Faqja 1 e 1
Austria jep 100 mijë euro për të përmbyturit në Shkodër
Tiranë, 27 shkurt - Presidenti i Dhomës Federale të Ekonomisë së Austrisë, Dr. Kristog Laitl, në një letër drejtuar kryetarit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ka deklaruar se "Këshilli i Ministrave të Austrisë ka rënë dakord të mbështesë Shqipërinë me ndihmë humanitare në shumën prej 100.000 eurove".
"Dëshiroj të shpreh simpatinë time më të thellë për popullin shqiptar në lidhje me përmbytjet e mëdha dhe emergjencën civile në Shqipërinë veriperëndimore", thuhet në letrën e Laitlit.
Laitl bën të ditur në letrën dërguar Jakës se një numër kompanish austriake me reputacion të lartë kanë dhënë donacione në shuma të konsiderueshme parash, apo kanë ofruar donacione në formë ndihme për viktimat e përmbytjeve dhe rikonstruksion infrastrukture.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës i është drejtuar homologëve të saj në vende të ndryshme të Evropës për të ndihmuar në rimëkëmbjen sa më të shpejtë të këtyre zonave dhe kthimin në normalitet të saj. Në fillim të muajit mars do të deklarohet gjithë shuma e mbledhur në euro në llogarinë e ngritur posaçërisht, e cila do të dërgohet pranë Shtabit të Emergjencës Civile.
Li12i-GG ARMY- I/e Regjistruar
- Vendbanimi : iTaLY
Postime : 295
Gjinia :
Anëtarësuar : 22/02/2010
Hobi : RRuGeN
Similar topics
» Nora Istrefi ndërton vilë mbi 600 mijë euro dhe blen makinë 32 mijë euro
» Maltezi vuri bast 1 euro, gjeti 19 ndeshje dhe fitoi 700 mijë euro!
» 250 mije euro per nje pellumb
» I lë taksistit 300 mijë euro
» Japonezi lë 96 mijë euro në WC publike
» Maltezi vuri bast 1 euro, gjeti 19 ndeshje dhe fitoi 700 mijë euro!
» 250 mije euro per nje pellumb
» I lë taksistit 300 mijë euro
» Japonezi lë 96 mijë euro në WC publike
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi