Funksionalizohen konsullatat
Faqja 1 e 1
Funksionalizohen konsullatat
Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë më nuk do të kenë nevojë të vijnë gjithqysh në Kosovë për t’i nxjerrë dokumentet e udhëtimit. Që nga qershori i këtij viti, ata do të kenë mundësi që këto dokumente t’i nxjerrin në konsullatat më të afërta.
Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës pritet që në qershor të fillojë ofrimin e shërbimeve të para konsullore për qytetarët kosovarë që jetojnë në vendet e Evropës Perëndimore dhe për ata në SHBA.
MPJ-ja, siç ka shpjeguar zv/ministrja e Jashtme, Vlora Çitaku, për të përditshmen “Lajm”, është në fazën përfundimtare të miratimit të infrastrukturës ligjore, e cila do t’u shërbejë konsujve si udhërrëfyes për ofrimin e shërbimeve konsullore për shtetasit kosovarë në botë.
‘Tashmë shumica e ambasadave kanë filluar të funksionalizojnë misionet konsullore, ndërsa ne në Prishtinë jemi në fazën përfundimtare të miratimit të infrastrukturës ligjore. Ketë po e bëjmë së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe, sigurisht në gjysmën e parë të këtij viti do të fillojmë të ofrojmë shërbimet e para konsullore për qytetarët tanë në botë”, ka thënë Çitaku për “Lajm”.
Kosova do t’i hapë 13 konsullata, kryesisht në vendet ku popullata shqiptare është më e theksuar. Në Zvicër dhe në Gjermani do të hapen nga tri konsullata

Vizitor- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi